Shopping Cart
Your Cart is Empty
Quantity:
Subtotal
Taxes
Shipping
Total
There was an error with PayPalClick here to try again
CelebrateThank you for your business!You should be receiving an order confirmation from Paypal shortly.Exit Shopping Cart

Albanian-American Freedom House

Albanian-American Freedom House

News

News


view:  full / summary

XHELAL KOPRENCKA

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on June 28, 2019 at 1:00 PM


XHELAL KOPRENCKA


Nga Islam Spahiu


Ky ishte këndi i mbretërisë së Plutonit, kampi i Spaçit me numrin fatal 303. Këtu e njoha Xhelal Koprenckën, këtë hero që dua ta kujtoj këtu. Ishin ditët e para të vuajtjes në atë kamp. Ndërsa po bisedoja, nuk di sesi, veç mbaj mend që ishte fjala për Bonapartin. Aty më tërhoqi vëmendjen një zë kumbues, burrëror, i njërit që kisha aty pranë. Vërej: Ishte një moshatar i im, 46 vjeçar. Ajo që më ra menjëherë në sy ishte trupi i tij i shkurtër. "Një Napoleon", mendova sakaq. Pse, vallë, ky krahasim? Sepse aty ishte fjala? Ndoshta, nuk e di. "Përshtypja e parë është më natyralja" ka thënë një i mençur. E me të vërtetë, shprehësia e fytyrës të bënte të harroje vogëlsinë e trupit dhe të shihje atë madhështi, jo materiale, atë të shpirtit. Kjo shihej përmes syve të tij të larmë, rrezatues që spikatnin në sfondin e errët të fytyrës vezake. Rreth tij mblidheshin jo vetëm moshatarët por edhe të rinjtë, madje më të rinjtë. Shumë herë kur e shihja në mes atyre që e dëgjonin me admirim, i thoshja: “Je bërë si Sokrati me dishepujt e tij", dhe qeshnim. Ishte interesante një gjë: Shumë nga ata që ai kish afruar kishin bërë një jetë të shthurur më parë. Ishin nga ata që zakonisht quhen "gangsterë". Xhelali, për të cilin ishin të huaja vesi dhe imoraliteti, dinte ta zbulonte dhe ta nxirrte brumin e pastër, që mbulonte edukata e keqe, e gatuante atë dhe formonte karaktere të shëndoshë. Kështu ai me këta "harrakatë" kish mundur të formojë një gardë trimash të disiplinuar kundër degjenerimit moralo-politik të atyshëm. Kjo u bë një forcë nga e cila dridheshin sidomos spiunët. Kështu, nga një grusht burrash të vërtetë dominohej pjesa e korruptuar e kampit. Tradhtia ndëshkohej sapo nxirrte krye. Ish e njohur se Xhelali gëzonte një autoritet në kamp më shumë se komandanti i repartit. Këtë gjë e ndiqte me vërejtje operativi i sigurimit. Ky dukej e zhdukej si fantazmë, i thatë si skelet, me fytyrën e tij të verdhë si meit. Sa herë e ndjeja nevojën e ngushëllimit shpirtëror, shkoja e rrija me Xhelalin. Ai ishte i sëmurë, prandaj nuk punonte. E kishin lënë në "papunësi". Po nuk ish vetëm ky shkaku. Ky njeri duhej të qëndronte sa më larg të tjerëve. Kështu evitohej influenca e tij. Pra, ky rrinte zakonisht në qoshen ku kish shtratin, në dhomën prej 50 vetësh, të cilët rrinin shtrirë në raftet trekatësh. Aty bisedonin me zë të ulët. Flisnin për politikën, artin, shkencën dhe filozofinë. Aty nuk lejoheshin librat, prandaj i vetmi thesar bibliografik ishte kujtesa. Ato që lejoheshin ishin vetëm "veprat" e diktatorit të mistifikuar gjer në kultin e një Bude. Pra, ne kënaqeshim me ato që mbanim mend. Përmendnim citate nga njerëz të mëdhenj, analizonim vepra dhe kryevepra letrare, recitonim poezi etj. -Pa thuaje një herë atë këngën e Francesca da Rimminit ose të Conte Ugolinit!... Nganjëherë debatonim mbi korrektësinë e tekstit. Xhelalit i shkëlqenin sytë e zjarrtë. Ishin këngët që kishim mësuar në shkollën fillore. Kujtime të ëmbla fëmijërie kur sëbashku me qumështin e nënës, na ishte ushqyer dashuria për Atdhe. Dostojevski ka shkruar: "Një kujtim i shtrenjtë i fëmijërisë vlen më shumë se edukata e një jete të tërë". Retë e zeza të fatit tonë, sa vinin e po dendësoheshin. Në çdo çast priteshin rrufetë. Unë kisha arsye të kisha frikë më shumë për Xhelalin se sa për vete. Ai rrezikonte shumë. Një ditë më tha: -Kam përgatitur një letër për demonët e kuq. Nuk durohen më. Ata duhen sfiduar se mjaft po tallen me fatet e popullit tonë të mjerë. E di që unë do të humbas si person, por do t’u bëj mirë të tjerëve, që do të mbijetojnë. Efekti do të jetë i sigurtë. Dikush do ta bëjë këtë. Një shembull është kryengritja e kampit në vitin 1973. Mjaftoi kjo që të tronditej nga themeli Tirania e urryer. -Nuk duhet të rrezikosh kaq, vëlla, - i thashë, - Jeta jote nuk të përket vetëm ty. Për njerëz si ti ka nevojë kombi, atdheu. Të lutem kij kujdes! -Nuk mundem ndryshe, - më tha - e kam menduar shumë dhe kam vendosur. Letra i drejtohej personalisht diktatorit. Po çfarë ishte shkruar aty? Aty tërhiqej vëmendja mbi gjendjen e mjeruar ku e katandisi vendin tonë klika e kuqe. Për arsyet e lakmive të ulëta të dhespotit mesjetar, vendi ishte kredhur në një robëri të pashembullt në hapësirë dhe në kohë. Për tradhtinë, krimet dhe mizerjen, ai ose pasardhësit e tij do të jepnin llogari një ditë, etj. Dhe kështu u bë. Letra u dërgua dhe përgjigjja e saj do të vinte me një cinizëm djallëzor, me një rrebesh arrestimesh e raprezaljesh. Një spiun i deklaruar më tha një ditë me qesëndi: -Nesër do të arrestohet një shok i yti. -Kush është ai? -Pas një ngurrimi ai tha: -Xhelal Koprencka Qeshi dhe iku. Ç'të bëja? Ti thoja Xhelalit? A mos do të ndihmonte gjë kjo? Sidoqoftë e kërkova menjëherë dhe e gjeta. Më tregoi ai i pari, e kishte marrë vesh. Ishte një mëngjez pranvere, sapo kishte dalë dielli. Oborri i kampit ishte mbushur plot e përplot me katrorin e masës së të burgosurve të heshtur si gurët. Në të katër qoshet ishin vendosur policë. Përballë, mbi një mur që shërbente si podium, ishte rreshtuar komanda e kampit bashkë me zyrtarë të degës së Punëve të Brendshme dhe të prokurorisë së Rrëshenit. Një nga këta, ndonjë hetues besoj, një i ri fodull që mbante një çantë zyre në dorë, na shikonte i ngrysur duke tundur kërcënueshëm kokën e tij me kaçurrela të zes. Se si m’u kujtua britma e Karontit në Komedinë Hyjnore: "Mjerë ju për vete, o shpirtra të këqinj!". Pasi "u vendos" çdo gjë sipas rregullit, komisari i repartit shqiptoi formulën makabre të arrestimit: -Për vazhdim të veprimtarisë armiqësore, Xhelal Koprencka arrestohet në emër të popullit! Menjëherë pas kësaj kumboi zëri prej luani i Xhelalit: -Çfarë populli, more?!... Në emër të armiqve të popullit! -Fjalë arit! - u dëgjua një zë tjetër. Ishte djaloshi trim shkodran Ramiz Memçe. Mbretëroi një heshtje varri. Si me magji u ul për tokë ajo tribunë xhelatësh dhe në të njëjtën kohë u ngrit vigane figura heroike e Xhelal Koprenckës. Vura re që fytyra e komisarit u zbeh, u bë gëlqere dhe ai u shtang. Asnjë nuk gëzonte. Gjithë qiejt qenë copëtuar, jeta kish sfiduar vdekjen. Xhelali kaloi para kampit të rreshtuar me kokën lart, me duar të lidhura pas shpine, ato ishin të nxira nga shtrëngimi i hekurave. Gishtat karakteristikë ishin kthyer lart. Kjo ish hera e fundit që e shikoja këtë shok vuajtjesh dhe ideali. Ca kohë më vonë dëgjuam që e kishin dënuar përsëri për agjitacion dhe propagandë dhe kishte marrë maksimumin e dënimit sipas nenit përkatës, 10 vjet të tjera. Mirëpo kjo nuk e kënaqi inkuizicionin e kuq, u duk pak. Pra ai proces u anullua dhe "me urdhër nga lart", u akuzua për tradhti të lartë. Paskësh formuar qeveri në burg e me këtë kish rrezikuar "Pushtetin Popullor"!!! Pastaj u dënua me vdekje dhe u ekzekutua. Ne u njoftuam indirekt. Në kamp u shpërndanë ca fotografi me pamje nga ekzekutimi. Njëra paraqiste të dënuarin para ekzekutimit, pranë një grope të hapur. Tjetra e paraqiste atë të vrarë po aty. Të tilla ishin edhe fotografitë e Fadil Kokomanit dhe Vangjel Lezhos të ekzekutuar ne të njëjtën kohë. Varri nuk dihet. Së paku atëherë. Ç'mund të thuhet për atë hero, trupi i të cilit nuk gjindet? Mund të themi atë që tha Carducci për Sandër Petof-in: "Mori? No. Spari come un bel Dio della Grecia!" (Vdiq? Jo! U zhduk si një perëndi i bukur i Greqisë!). ISLAM SPAHIU, Kolbermoor, Gjermani, 19.03.1993

RRETH INTERVISTES SE NJE ISH HETUESI TE MINISTRIS SE BRENDSHME

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on September 3, 2018 at 8:50 AM


Nga Lekë Tasi


EDHE MBAS GJYSEM SHEKULLI E FSHEHIN TE VERTETEN QE NA NDERON


Kohët e fundit nëpër gazeta po dalin materiale që ritregojnë ngjarje të periudhës komuniste me do elemente plus të panjohura deri dje. Në fushën e editorisë kjo frymë është edhe më e theksuar; kanë dalë plot libra seriozë që tregojnë të verteta që mbuloheshin ose shtrëmbëroheshin në versionet zyrtare. Kur shfletova gazeten TemA dhe pashë të flitej për Kolonel Haxhi Hajdar Manin, u bëra menjëherë kurioz, dhe u vura ta lexoj. Një zhgënjim i thellë qe rezultati. Intervista sipas meje dhe besoj edhe sipas shumë qytetarve që i njohin ngjarjen, mund të duket si një qerthull fjalësh që vjen rrotull dhe nuk prek fare thelbin e çështjes.Haxhi Hajdar Mani kishte miqësi me një malsor, emri i tij Nosh Kola, i cili i dërgoi fjalë se po rrezikohej nga Sigurimi. Mani u zhduk nga Shkodra për këtë arsye: që t`i vinte në ndihmë mikut. Kjo qarkulloi por nën zë, e mbaj mend mirë. Mundet që ta ketë biseduar edhe me Mehmet Shehun si një shkelje të legjislacionit, sepse tek disa karaktere është e vështirë të zbehet vizioni njerzor, burrnor i gjërave, dhe të zëvendësohet me një tjetër, që e quan të vdekur atë lloj raporti. Nëpërmjet njerzve të shtëpisë siç kam dëgjuar, ai e furnizoi me ushqime dhe ujë mikun e ngujuar në shpellë, ndofta edhe me municion. Pastaj, kur u shtrëngua edhe vet kur ra në sy duke blerë ushqime, shkoi te shpella, dhe aty forcat e shumta u ranë me top dhe i asgjësuan. Në kuptimin literal të fjalës. Duke mos e thënë këtë fakt të plotë hetuesi i intervistuar, 90-te vjeçari Shyqyri Çoku, ia fsheh edhe sot gjestin burrnor Haxhi Hajdar Manit, oficer madhor por edhe njeri i besës, gjest i rrallë, i flijimit për shokun. Me një fjalë reduktohet vetflijimi në një banalitet absurd, se si dikush që ishte mirë e bukur, i shkrepi papritmas të arratiset... Nuk na e merr mendja që të harrohen qoftë dhe në pleqëri të thellë gjëra të tilla, shkaku dhe motivi i ngjarjes... E kam konstatuar edhe në raste të tjera këtë negligjencë të qëllimshme të detajeve, si psh në tregimin e dalë disa herë në gazeta të shoqërimit plot rreziqe të infermiereve amerikane që ranë në tokën tonë aksidentalisht në 1943, dhe u përcollën nga partizanët gjer në bregdet për tu evaduar nga një nëndetse. Me klimën e gëzueshme që dominon sot si pjesëtarë të NATO-s që jemi, rrethanat e rrezikut dhe shpëtimit, sidhe fotografitë, tregohen gëzueshëm si një episod i aleancës (me demek e kemi miqësinë qysh në kohën e luftës) dhe lihet mënjanë pushkatimi i Kostaq Stefës pak më von, që u dyshua për agjenturë, pikërisht sepse, nuk e dyshoi fare rrezikun (e importuar dhe partiak që mund t`i kanosej), kur si anglishtfolës iu bind urdhërit të Shtabit të Përgjithshëm t`i përcillte. Mora vesh në artikullin e djeshëm mbi arratisjen dhe asgjësimin e Haxhi Hajdar Manit vet i dytë, se është realizuar edhe një dokumentar nga Dashnor Kaloçi dhe Monika Shoshori Stafa, në kuadër të ciklit “Përballje me të kaluarën”, bashkëpunim i prezencës së OSBE dhe TV publik Shqiptarme drejtor Th. Gëllçi, nuk di se sa i plotsuar me të gjitha këto aspekte që përmenda, uroj që po. Kërkova në Internet, por më tepër se 1 minutë s`japin, sot një vit pasi është transmetuar, dhe në atë minutë nuk përmendet shkaku i vërtetë, pra gjesti vetmohues i kolonelit. Sidoqoftë, le të shërbejë ky shënim në shtyp që Zonja Claudia Wollmer e prezencës së OSBE, të vihet në dijeni të këtij aspekti të çështjes, për të patur njëherazi edhe një ide më të qartë edhe për predispozitën dhe besueshmërinë e organeve të informacionit drejt një transparence reale me të kaluarën.

Barbaret u ulen kembekryq

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on May 15, 2018 at 12:35 AM


Nga Gazmend Kapllani


Degjova qe dikush nga keta te medhenjte tha se drogen dhe prostitucionin Shqiptaret i gjeten ne Europe. Se ne komunizem nga keto nuk kishim. Ne fakt ne burgun e Spacit dhe ne burgje te tjera ku kalbej ajka e inteligjences Shqiptare, ne fshatrat e te internuarve ku qelbeshin shpirtrat e njerezve, ne fabrikat tona te ndryshkura me tre turne ku ndryshkeshin mendjet e njerezve, ne rruget tona gjithe balte ku ndyheshim dhe zhgryheshim, ne kooperativat tona ku rrisnim derrat te lumtur dhe lopet e kolektivizuara, ne rradhet e qumshit qe ne mesnate, ne tollonat e mishit, ne radhen e vajgurit, ne qytetet tona me te zymta se varrezat, mbushur me spiuna, sekretare te pare, perdhunues, xhelate dhe mashtrues, ne atdheun tone te izoluar nga bota nga mafia komuniste per gjysem shekulli si kopesht zoologjik, ne bunkeret tane krenare qe na bejne edhe sot te ngjajme me cmendine, ne rrobat tona te varfra dhe te zymta te nje stili te papare ne rruzullin tokesor, ne moralin tone per t'i bere varrin njeri-tjetrit, me moralin komunist per te shfrytezuar instiktet me shtazarake te qenies njerezore, me te gjitha keto Shqiptaret po pergatiteshin per revolucionin e katert industrial. Por pastaj ra regjimi, sekretaret e partise, kopuke analfabete qe vendosnin me nje levizje te gishtit te vogel per fatin e njerezve, qendruan ne atdheun qe kishin masakruar, si barbaret qe ulen kembekryq dhe tallen me kufomen e viktimes se tyre, u bene kryetare parlamenti ndersa ne te tjeret, si te burgosur qe po arratisen nga burgu, apo si shtaze qe po arratisen nga kopshti zoologjik, morrem dhene neper Europen borgjeze dhe te degjeneruar...

Komunisto-spiuni dhe Njeriu i Ri

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on September 25, 2017 at 12:00 AM


Nga Vasel Malaj


Komunisto-spiuni dhe Njeriu i Ri janë gënjeshtarë e manipulatorë sevilë që perfitojnë duke mashtruaredhe Amerikën. Asnjëherë nuk ma kishte merrë mendja që  edhe këtu në SHBA do të fitonin të poshtërit dhe batakçinjtë komunisto-spiunë.

Do tju japë një shembull. Unë isha dëshmitar në një gjygj këtu në SHBA. Një e persekutuar politike kërkonte strehim dhe kishte të drejtë të merrte statusin e azilantit politik. Ajo ishte e ndershme, ju përgjigj të gjitha pyetjeve të gjygjtarit dhe prokurorit amerikan. Prokurori i kërkoi adresën e shtëpisë në Shqipëri. Ajo me vërtetësi i dha adresën e fshatit ku kishte banuar. Prokurori ju drejtua me fjalë të rënda duke i thënë se po gënjente! Ku e ke numrin e shtëpisë, emrin e rrugës, Zip Code-in, i kërcënohej ai, ndërsa e persekutuara e vërtetë e tronditur shikonte nga ne në sallë. Prokurori i inatosur vazhdonte të pretendonte se i kishte të gjitha të dhënat e sakta nga Departamenti i Shtetit Amerikan që i kishte siguruara nga Ambasada Amerikane në Shqipëri.

Nuk durova dot, kërkova leje të dëshmoj që adresa e dhënë ishte e saktë. U prezantova me emër dhe mbiemër, si dhe detyrën që pata në policinë e shtetit në Malësinë e Madhe. I tregova se isha njohës i mirë i zonave dhe fshatrave të Malësisë së Madhe nga ku vinte e persekutuara. I trgova prokurorit se numrat e shtëpiave dhe emrat e rrugëve nëpër fshatra nuk ekzistonin në atë kohë në Shqipëri. Prokurori mu drejtua mua me të njejtin nervozitet duke më pyetur se si shpërndahej posta, letrat, njoftimet atje? Unë ju përgjigja se ishte një njeri që e njihte mirë fshatin, shtëpi për shtëpi e quhej korrier, i cili shperndan postën. Prokurori i nxehur mu drejtua edhe mua me fjalë të rënda, gënjen, gënjeshtar, doni edhe të gënjeni, por nuk dini si! Nuk u përmbajta dhe replikova me të. Këto që them, i thashë, janë të vërteta, gënjeshtarë janë ata që ju kanë keq informuar juve. Menjëherë më nxorri jashtë. Ku kishte në fshatra numra shtëpishë, emra rrugësh, apo kode zonash! Ajo e shkreta e humbi gjygjin megjithëse ishte vërtetë e persekutuar politike!

Qindra të persekutuar politikë janë deportuar pa të drejtë nga SHBA dhe qindra komunisto-spiunë, Njeriu i Ri kriminel jetojnë pa drejtësisht në SHBA, bile të punësuar në vende të rëndësishme. Ata nuk kanë lënë propagandë pa bërë kundër Amerikës Imperialiste. Komunisto-spiunët dhe Njeriu i Ri kanë përgatitur një infrastrukturë të fshehtë dhe kanë depërtuar në agjensitë e emigracionit me dokumenta dhe dëshmi fallso. Ata kanë fituar dhe fitojnë statusin e të persekutuarit politik dhe banojnë të lumtur në Amerikën që do të shkatërronin nën udhëheqjen e Bashkimit Sovjetik dhe Kinës Popullore.

Ky është shekulli i Amoralitetit. Korrupsioni dhe infiltrimi i Oficerëve të Sigurimit si punonjës në Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri i ka dhënë frutet e veta duke arritur deri aty sa të manipulojë edhe lotarinë për emigracion.

Indiferenca e ish emigracionit polik, mos aktivizimi i të persekutuarve politikë në luftën e drejtë për denoncimin e komunisto-spiunëve dhe Njeriut te Ri kriminal, si dhe veprimtaria e fshehur e Oficerëve të Sigurimit të Shtetit Komunist të infiltrua në organet e rëndësishme ne SHBA i kanë dhënë mundësinë komunisto-spiunëve dhe Njeriut te Ri të jetojnë të lumntur në Amerikën armike që donin dhe duan të shkatërrojnë.

LEKE TASI DHE DITA E DURIMIT

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on August 11, 2017 at 10:00 AM


                                 Leke Tasi


LEKË TASI DHE “DITA E DURIMIT”


Nga Lluka Qafoku


Lekë Tasi tani është tashmë figurë e njohur në botën kulturore bashkëkohore shqiptare (megjithse, sipas meje, akoma shumë larg vlerës së tij të vërtetë.). Ai ka hapur shumë ekspozita të suksesshme si piktor modern i mirëfilltë, madje i shquar e me një stil tepër të veçantë, brënda dhe jashtë vendit, ai ka shkruar libra të vlerësuar gjerësisht, si “Grabjani rrëzë kodrave”dhe më pak i njohur, por jo më pak me vlerë, romani pionier fantastiko-shkencor “Koridori me vetratë”, ai ka shkruar artikuj të panumërt eseistikë, politikë, ai ka dhënë intervista në shumë media. Ai ka marrë pjesë me vetmohim në jetën politike me funksione shtetërore për të rilindur kulturën fetare në Shqipëri, që dukej e varrosur, në shtetin shqiptar postkomunist të falimentuar, për të cilin, bashkë me shokë, dha një kontribut të paharrueshëm e të paçmuar për ta ringritur. Dhe këto pas moshës së shtyrë prej 60 vjetësh e deri më sot që është 88, parreshtur me cilësi dhe kthjelltësi që për çudi vjen duke u shtuar. Pas atij persekutimi dhe internimi të gjatë, ku nuk i lejohej të fliste, pale të shkruante a të botonte. Leka, për ata që s’e dinë, vjen nga një familje qytetare përmetare, e krishterë ortodokse thellësisht atdhetare, me kontribute të shquara e tepër të veçanta.. I ati dhe xhaxhai, Koço dhe Akile Tasi, janë figura emblematike të krijimit dhe konsolidimit të shtetit të sapopavarur shqiptar dhe të atij ndërmjet dhe gjatë dy luftrave botërore, si dhe heronj të persekutimit komunist.. Megjithë dëmtimet e ndjeshme për shkaqe politike të qarta për të gjithë, ata kanë lënë një trashëgimi të vyer botimesh e shkrimesh në jurisprudencë dhe media, ku kanë qenë specialistë brënda dhe jashtë atdheut . Prapë pas viteve ’90 të shekullit të shkuar, është Leka ai që ka punuar parreshtur për ti ringjallur. Nuk mund të mos përmënd këtu motrën dhe vëllezërit e tij të jashtëzakonshëm sa dhe ai në aspiratën e tyre këmbëngulëse për impakt shoqëror emancipues, së pari, ata që s’janë më, Teftën, qëndrestaren e paepur të burgut komunist dhe organizatoren entuziaste, fisnike dhe të kulturuar të integrimit të të përndjekurve, Napolonin e luftës dhe penës, luftetarin për Kosovën dhe përkthyesin e pashoq të letërsisë më elitare engleze,si dhe nga të gjallët , Yllin e supertalentuar, teknologun e makinave që me shpikjet e tij arriti “ta zbehë” sadopak luftën e pamëshirshme të klasave që regjimi zbatonte vijueshëm ndaj familjes së tij. Tani ai është mbajtës i disa patentave ndërkombëtare Virtuti krejt i veçantë i kësaj familjeje të ndritur është ruajtja e pacënuar e unitetit, duke arritur të mos e ketë nevojshme për mbijetesë përçarjen e vullnetshme dhe deformimin shpirtëror të pjesshëm për të shpëtuar diçka nga trashëgimia në terrorin komunist, siç qenë të detyruara shumë simotra të sërës së saj.Me këtë u dëshmua edhe njëherë këmbëngulja në kohë e virtuteve arbërore, që e bënin racën tonë të famshme në Evropën e qëmotit. Mendoj se romani “Dita e Durimit” përbën një arritje të shënuar për të gjithë letërsinë tonë, përtej pasqyrimit të stadit të pjekurisë së plotë artistike të Autorit.Ai, sikurse paraprirësi i tij i denjë, “Koridori me vetrate” përqëndrohet rreth vetëm një personazhi, që në fakt gjithmonë nuk shkëputet dot nga Autori.Për një analizë të cekët kjo mbase do të përbënte mungesë profesionalizmi.Unë mendoj se puna është se Autori nuk e ka letërsinë profesion, por e konsideron si mision, madje mision të shenjtë, për të dëshmuar, rrëfyer para popullit të vërtetën e jetës së rrojtur, për ti dhuruar bujarisht atij eksperiencën personale , për të kumtuar rrugë për ruajtjen dhe zhvillimin e personalitetit në botën moderne që na provokon me transformimet e vrullshme e të papritura shoqërore e teknologjike.Letërsia e autorit nuk është fiction, ajo është mjeti i sofistikuar artistik për të përcjellë sa më gjerë fact-in e përjetuar, për ta dëshmuar atë.Veprimi është personazhi,është emri i tij, duke reflektuar besnikërisht qëndrimin e lartë etik në jetë të vetë autorit.Raporti i këtij tipi letërsie me atë profesionale mendoj se mund të krahasohet me monologun me kor të tragjedisë antike e primordiale eskiliane me intrigën e dramave të mëvonshme të shquara shumëpersonazhëshe. Drama, zhvillim i së cilës është romani profesional klasik e deri modern, është fatkeqësisht më e përshtatshme për interpretim, e deri dizinformim dhe propagandë, ndërsa tragjedia elementare mbetet mbi interesat e mbërthyer tek fakti subjektiv dhe aty arti është vetëm veshja sublime ceremoniale e saj, servirja heroike që trashëgon shpirtërisht njerëzimin. Eufemizimin satirik të situatave, shakanë me tallje të lehtë me gjithë Realitetin tragjik për ta bërë atë të durueshëm dhe njëkohësisht të komunikueshëm (që autorin e bashkon në formë me skepticizmin egzistencial bashkëkohor), me anë të abstragimit të raporteve shoqërore përtej banalitetit të luftës për egzistencë në shoqërinë shqiptare (që ka shërbyer deri vonë fatkeqësisht si një camera obscura për të huajën, të jashtmen ku gjithçka me vlerë,edhe e brëndshme, përmbysej e deformohej deri në absurde e qesharake, (nga izolimi i detyruar)), Autori arrin të mund ta përdorë për të evidentuar probleme të të gjithë shoqërisë njerëzore përtej asaj shqiptare, egzistencializmin e saj filozofik postmodern, madje dhe raportin e saj me Absolutin, në pamje absurd, ku ajo synon, Ky eufemizim, është ngritur në dy romanet në një teknikë dhe stil tepër personal, në formën intime të Shpirtit të tij, të maturuar për tu shprehur. Ajo është tepër e dukshme, e megjithatë po aq e pakapshme. Ky stil, kjo formë Shpirti më kujton atë që është aq e pranishme,por po aq e patjetërsueshme, atë që është veçanërisht e ndjerë dhe e perceptueshme nga publiku psh në Gjenitë e Muzikës por edhe të arteve të tjera, edhe të fjalës,( megjithse këtu paraqitet më “e fshehtë”), Atë e konstatojmë prezente natyrisht edhe në satirën objektive e shakatare të kompozimeve të tij në pikturë, me një ekspresivitet krejtësisht të maturuar.Arritja e një stili të tillë shprehës, të qartë dhe të pjekur dëshmon për një njohje solide, objektive e të gjerë që Autori shpërfaq për trashëgiminë dhe të tashmen e kulturës shqiptare e botërore, për zhvillimet e saj, si dhe i një zgjedhjeje personale pasuese, bazuar në një talent të fuqishëm autentik, të shumëfishtë dhe të mirëfilltë. Më poshtë po rreshtoj mendime për të dy romanet, se më duket se në njëfarë mënyre, plotësojnë njeri-tjetrin në plotësimin e tabllosë etiko-estetike mbi jetën bashkëkohore që na ofron Autori. Prandaj ju sugjeroj lexuesve të këtij romani të lexojnë dhe paraardhësin. Romani i parë, “Korridori me vetratë”, i shkruar pa shpresë, në kohën e marksizëm-leninizmit stalinist ortodoks të PPSH, tregon se si brezi i intelektualëve të deklasuar, të dënuar minimumi me mosshprehje, me mosrealizim, dmth me një jetë të kotë, të pakuptimtë, mund ta gjente një rrugëdalje dinjitoze në ruajtjen intime të besimit.Krejt ndryshe ky egzistencializëm nga ai luksoz e vanitoz, ateist dhe snob , qoftë dhe me rafinimin e një Sartri. I ngjashëm me rrugëdaljen që propozon Camus, ose me neorealizmin e pasluftës, ku Autori ka mbrritur, sipas meje, të njëjtën forcë mjeshtërore shprehëse realizuese.Në mënyrë të natyrshme ai përfundon me vdekjen dinjitoze (pavarësisht se të debatueshme për fetarët ortodoksë) pas jetës së dënuar në mënyrë të detyruar për të qenë e kotë.Në roman kotësia vjen për shkak të vetëdijes së mediokritetit Këtej dhe mbiemri Kotaj.Vdekja vjen nga xhelatët e eufemizuar në mjekë, që demaskohen nëpërmjet vetëvrasjes, ama si afirmim i vullnetit të lirë (free will), që është vetë shpirti, pra liria njerëzore, apo humane..Dhe përjetësia mjekësore nuk ka asnjë vlerë se nuk merr vlerën heroike të besimit tek virtuti, që s’është aristokratik, por është vetëm besim përtej bilogjikes banale që fatalisht e programon trupin si mjet thjesht për mbijetesën e species sonë animaleske.{Âme vivante ou Esprit vivifiant}Dhe kjo ngarkesë e virtytit të detyruar, që s’është gjë tjetër veçse ndërgjegjia personale, është kaq e zakonshme dhe “e lehtë”, kur ruan sinqeritetin, sa dhe vetëdija për të vërtetën faktike (që nuk mund të jetë ama akoma veçse subjektive (“Ejani tek unë, se ngarkesa ime është e lehtë…” Ungjilli) (Fara e Mbretërisë së Qiejve është më e vogla, po tek pema e saj e madhërishme strehohen zogjtë e Qiellit”, po aty, citim i përafërt) Romani kumton të vërtetën dhe shërben si dëshmi e shembull moral, pavarësisht eufemizimit teknik me të cilin Autori realizon nivelin artistik për tu quajtur roman, apo për tu maskuar, si fiction. Së fundi , duhet të shtoj që vetëm para 1 jave është dhënë zyrtarisht lajmi se u arrit faza e parë e kërkimeve për pavdekshmërinë biologjike, ose ndaljes së procesit të plakjes,(Nature,26 July 2017, ExtremeTech online, etc.) pra që kjo s’është e pamundur teknologjikisht, gjë që e bën propozimin e këtij zhvillimi nga Autori po aq vizionar edhe në këtë drejtim, sa ato të sivëllezërve të vet perëndimorë e lindorë, si psh të J. Verne dhe H. Ëells, apo A. Bjelajev, I Asimov I. Efremov, apo dhe të mëndjendriturit Carl Sagan. Romani ynë, i dyti, është shkruar kohët e fundit Ky fillon me vëzhgimin e fenomenit të abuzimit politiko-shoqëror me parullat e simbolet, me tendencën e turmës për të ndjekur të rejat, ( sidomos ato të interpretuara, përkthyera në Sigla, nga udhëheqësia politike), që sjell rrjedhja e pandalshme e kohës, për tu sugjestionuar nga e vërteta sipërfaqësore e faktit gazetaresk,e interpretuar në të Renë politike, meqë pak janë ata që mund të thellohen e të jenë relativisht të lirë nga zvarritja e vrullshme e kohës, veprimi i të cilës mbi jetën e turmës është si ai i Akilit me trupin e Hektorit.Pra turma magjepset, hipnotizohet me Siglat që ësëhtë termi përgjithësues i Autorit, (I cili është mjeshtër i këtyre sajesave të emërtimeve). Madje Siglat i magjepsin si turmat, ashtu dhe udhëheqësit e tyre. Sundimi arbitrar po i drejtpërdrejtë, pra “i sinqertë” i udheheqësit është zëvendësuar nga sundimi i Siglës “hipokrite” (E para autokracia, e dyta demokracia). Në të parën Sigla ishte propaganda e imponuar politikisht si e Vërtetë unike e pakontestueshme, ose nuk ishte fare, se ishte personi i Udhëheqësit të patakueshëm dhe të padiskutueshëm. Në të dytën, Sigla si reklamë orientuese, pluraliste dhe ndoshta e reformueshme e Tregut ylberor politik, ekonomik, moral, e degradimeve ( Qëndra Qëndrore në Qëndrën Qoshe, citojmë emërtimet fantastike të Autorit) dhe rigradimeve të shoqërisë që nuk zvarritet më, por çapitet, bashkë me kohën dhe botën. Do të kryhet tani kurbani i Siglës, dhe jo ai i udhëheqësve me radhë, si mjet për përballimin e kohës nga Zakoni (me Zakon unë po quaj rendin shoqëror) Sigla pra përfaqëson nivelin bazë të formalizimit të shoqërisë njerëzore, shfaqjen e Shtetit si zbatim i drejtësisë njerëzore nëpërmjet punës. Në zhvillimin e romanit takojmë personazhe që shoqërojnë Durimin në jetën që është kthyer nga kryesisht dyklasore në pluriklasore.Aty flitet për Udhëheqësit që ruajnë njëfarë anonimiteti,në shtim e sipër,psh Au, si satirizim i fjalës Ai në ulurimë ujku.Jeta pluriklasore dhe plurikuptimore paraqet vështirësi e të papritura për Durimin e shokët e tij me mendime të njëjta dhe konseguente. Akronimet siglorë janë nga karikaturat letrare më të arrira të Autorit për të përshkruar analitikisht mjedisin shoqëror shqiptar pluralist, por ndofta dhe të gjithë Lindjes ish-komuniste. Gjykimet për letërsinë në bashkbisedimet shoqërore të personazheve saktësojnë marrëdhëniet dhe taktikat për ruajtjen e nivelit shoqëror t ëish-elitës parasiglore, sidomos për personazhin Hizmo.Personazhet e plakut malësor heroik, por sylesh, e kurvës me status të lartë nga ana siglore etj. në shkallën e korrupsionit që gëlon, janë arritje të shënuara e mbresëlënëse të romanit. Takimi me Au-në dhe riintegrimi konspirativ nga ana e tij i persekutorëve të dikurshëm, duke u nisur nga siglat që na kujtojnë “bashkëvuajtës e bashkëfajtorë” është arritja e fundit të romanit.Ai mbaron me një horizont të çelur për perspektivën humane e sociale, pavarësisht se akoma të padukshëm Gjuha është toskërishtja përmetare e lindur e Autorit, e kristaltë, e rrjedhshme, por dhe e qetë dhe e thellë si Vjosa, që pikërisht për shkak të puritetit, mund të lidhet drejtpërdrejt (si shortcut)me të kundërtën e saj brënda llojit, gurgullimën gege alpine, si të Valbonës, të vërshimeve gjuhësore me një dlirësi tekanjoze burimore.Të tilla janë huazime të rralla, nga gegnishtja, që tek toskërishtja e Autorit për “çudi” infiltrohen, “përthithen” menjëherë, duke lënë të shihet në horizont mundësia edhe e një integrimi natyral të shqipes. Megjithatë, së pari Autori ka filtruar toskërishten zyrtare. Të tilla janë mungesat e ë-ve fundore, apo sh-të e tij në vend të ç-ve etj. “gabime” këto drejtshkrimore, që në fakt përbëjnë propozime të Autorit për përmirësim të drejtshkrimit Të dy romanet mund të perceptohen si bazë për skenarë filmikë, I pari post neorealist i vonë, I dyti neorealist-surealist i tipit të Felinit.Kanë të gjithë materialin e duhur dhe të detajuar njerëzor dhe dramatik për këtë, si dhe mjedise ku sfidohen ,si në ëndrra, apo edhe si në kompozimet në pikturë të Autorit, përmasa e forma e ngjyra (figurative) të mjediseve Është kënaqësi e rrallë dhe e veçantë të lexosh këtë vepër fine e fisnike, shkruar thjesht, po me një stil të rrjedhshëm, të kristaltë, të freskët, të shkathët e të detajuar.Kthjelltësia e qëndrimeve etike i jep një vlerë të paçmuar formës së tërëlatuar e brilante gjuhësore.



Lluka Qafoku

Tiranë, 11 gusht, 2017.

The Resolution of UNPO For Cham and Arvanites

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on July 2, 2017 at 2:15 AM



Unrepresented Nations and Peoples Organization XIII General Assembly

Submitted by (Member/Members): Mr. Festim Lato, Chairman/Secretary

Organization: Chameria Democratic Association


RESOLUTION

The Cham and Arvanites people are autochthonous people of Albanian ethnicity in the territory of Chameria. Albanian is their native language; their national history is related to their territory and identity since the ancient times as Epirotes and Molos Illyrian tribes were stretched into the Pelasgian territory and lived as Pelasgians and neighbors with the Thracians of Thrace. The people of Chameria have a unique language, culture, tradition, ethnicity and race that distinguish them from the Greeks. The folk costumes, music, dance, culture and traditions are particular and unique to these people. In 1913, the area of Chameria was a territory located in southern Albania and northwestern Greece traditionally associated with an Albanian speaking population called Chams, which came under Greek control and as such were separated from their motherland, Albania. Cham Albanians were given no minority status and they have been discriminated ever since. Muslim Chams were considered a religious minority; as such, some of them were transferred to Turkey during the 1923 population exchange, while their property was alienated by the Greek government, this being a term of the Turkish-Greek peace agreement. Orthodox Cham Albanians were considered to be Greeks and their Albanian language and heritage were and still are under pressure of assimilation. When Chams were expelled in 1944, the citizenship of 1,930 Cham Albanians was removed and afterwards they were sentenced to death. The rest, which formed the majority, lost their citizenship under a special law of 1947. Orthodox Chams remained in Greece and retained Greek citizenship, but without any minority rights. The main issue is that Muslim Chams have demanded the restoration of Greek citizenship whilst retaining the citizenship of the country in which they currently reside and the recognition of the status of minority. The restoration of their properties is another main issue. A major part of them would not accept financial compensation only as according to most Chams, money is not as important as their citizenship. The Greek government considers the Cham issue to be a closed chapter. According to the Greek official position, Cham Albanians will not be allowed to return to Greece. The Cham issue cannot be ignored anymore due to growing pressure from Cham organizations and sympathizers within the Albanian Community in diaspora. These circumstances led the representatives 2 of Cham population toward the declaration of Chameria as a state in confederation with Greece as a transit phase until full independence is reached. Upon the proclamation of the Republic of Chameria, the Greek state responded with the expelling of Albanian workers from Greece by the police (the so-called Broom Operation). Recently, Greece has started moving their army troops to Cham territories located in Albania. Information from our military officers in Chameria reveals a classical deployment of Greek military units in the guise of military training. Currently, there are approximately two million Cham Albanians in Greece and as such, the government of Chameria requires the Security Council to protect them. On 29 September 2016, the Enlargement Commissioner of the European Union, Johannes Hahn, mentioned the Cham issue as an existing unresolved issue between Albania and Greece, alongside other matters that the two countries need to resolve. This statement was opposed and criticized by the Greek Foreign Minister, Nikos Kotzias, who asked the Commissioner to withdraw and correct his declaration. Therefore, we, the UNPO General Assembly, Based on the preamble of the Charter of the United Nations and at the first chapter, signed on 26 June 1945 in San Francisco, and entered into implementation on 24 October 1945, based we request and we are waiting from the UNPO to represent and push and fulfill our human, political and cultural rights deriving from the international treaties on freedom and human rights and to the principles of self-determination of the people. Based to chapter I st request:


1. The right of Cams and Arvanites to declare their ethnicity, Based to chapter VIth, VIIth request:


2. The return of the Cham and Arvanite population to the territories inherited from where they are expelled under the Greco-Turkish agreement of 30 January 1923. Based on Chapter XIth , XIIth , we request:


3. The right to use the Albanian language as their official language Based on Chapter XIth , XIIth , we request:


4. The right to the property connoisseurs of Cham and Arvanitas confiscated by the Greek Government based at the law on 1953-1954. Based on Chapter XIth , XIIth , we request:


5. The right to free exercise and the mother tongue of culture and religion, religious objects of cults in the territory of Chameria. Based on Chapter XIth , XIIth , XIIIth we request:


6. The right of the state and political organization of Cham and Arvanites in an independent state entity, under international guardianship.


PSE DUHET BRAKTISUR STANDARDI I 1972

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on May 12, 2017 at 12:20 AM

 


Nga Lekë Tasi

ARSYET PSE DUHET BRAKTISUR STANDARDI I 1972  

Zvaritja e zgjidhjes së problemeve, karakteristike e periudhës postdiktatoriale, i dha dorë Standardit të 1972 të zërë vend më masivisht nga sa i druheshin ata që e duan Shqipen me tërë pasurin e saj, dhe jo të rëgjuar shum a pak në një degë të saj . Të shkruarit sipas traditës së vet përqëndrohet ende relativisht në pak pena gege, kurse të folurit reziston por vetëm tek të pashkolluarit ose në momente të pavetdijshme të intelektualëve të konformuar. Kjo zbrapsje e dialektit më të pasur me folklor epik e letërsi të hershme, ësht një fatkeqësi më thelbsore se emigracioni masiv, i cili e ka edhe një anë pozitive, ndikimin direkt ose indirekt mbi gjendjen e vendit, me përmirsime sëlargu falë arsimit cilsor, me ndihma buxheteve familjarë, dhe ca më mirë me rikthim e investim në vendlindje. Kurse harresa e të folurit verior prej ndikimit të shkollës siç e konstatojm përdit nëpër intervista, po rrezikon të bahet një proces i rëndomt, duke shtuar përdit rrezikun e një varfërimi të pakthyeshëm. Çështja në tërësi ka të bajë jo vetëm me imponimin mbi shumicën (3/4 të shqiptarve) të një modeli që nuk ësht i veti, çështja qëndron tek humbja e pariparueshme e bukuris së shqipes, e cila pa asnjë dyshim banonte në Veri : morfologji e lokucione lakonike, fonetikë muzikale (me kontraste zanore/bashktingllore), veti këto që nëse merren masa për tu ruejt, sjellin dobi të shumta, të cilat do t`i trajtojm më posht.

GOJA E POPULLIT REAGON. DUHET MBESHTETE. Le ta shohim çështjen nga një pozicion tjetër. Standardi, pavarsisht nga qëllimi i fshehur politik për ta eklipsue dialektin geg në kuadër të luftës së klasave dhe më gjerë, pati edhe një efekt pozitiv, atë të njohjes të toskërishtes në Veri. Procesi i përkundërt siç porositën antarët më largpamës të komisionit 72 (pajisje e gjuhës letrare me fjalor e konstrukte edhe veriore) u zbatua shumë pak. Megjithatë veprimi i vetvetishëm në gojën e popullit e ka luejt një farë roli: pranë të shkruemit konform standartit si inercie e censurës edhe në liri, populli i ka përzie mjaft dy të folmet jo vetëm në Veri siç thamë , por edhe në Jug (kjo ka rëndësi), falë një kontakti më të dendun se në të kaluarën mes popullsis. Kjo përzierje në praktikën e përditshme i shqetson standartistët më striktë , por ësht kjo që do ta sjellë integrimin e të gjitha resurseve gjuhësore sot në zbehje, nëse huazimi reciprok nxitet zyrtarisht sot e tutje. Parakusht i domosm ësht të kalohet nga shkrimet gati ilegale gege tek a) dekretimi i bashkjetesës të dy lloj mënyrash shkrimi në letërsi , siç ndodhte deri në 1972, me tipar të ri guximin që autorët e dy degëve të huazohen reciprokisht, dhe b) rikthimi i gjuhës zyrtare të para 1945, një gegnishte e moderuar sikundër cilsohej dikur. Këta hapa njëherazi pasurues dhe unifikues, do të rijetësonin paskajoren dhe rrokjet e gjata me anë theksi. Përfshirja e tyre në programet shkollore dhe në fjalorë, sigurisht ndesh në rezistencë, mbasi çdo ndryshim i statu quo mbrohet me xhelozi në çdo fushë; kokëfortsia konservative e Akademis fsheh një ndjeshmëri nevralgjike që ka të bajë me interesa përtej vogëlimave si reforma gjuhësore...(episodi i përkujtimit të M.Camajt, i përshkruar nga Primo Shllaku e dëshmon). Por shumkush ësht i bindur sinqerisht që efekti i standartit gjat 50 e ca vjetve ka qënë dhe mbetet pozitiv. Sidoqë të argumentohet kjo, rreziku i varfërimit të shqipes po bëhet prorë ma i mprehtë; alarmin e kanë dhanë prej vitesh një numur intelektualësh me shkrime e aktivitete të organizuara në drejtim të ndaljes së tij. Mbas ligjsimit të paskajores dhe zanoreve të gjata, dhe rivendosjes së gegnishtes gjuhë zyrtare, siç ishte para diktaturës, do të duhej një platformë edhe ma e gjanë me mundsi të reja integrimi të njëkohshëm të resurseve dialektale. Fjala njëkohshëm ësht senjali kyç i një pasurimi që do të përdorte baraz të gjitha llojet e pjesores (uem- ue- (u) –uar- ose bamun, - bamë, - bërë, - ba, - bë, dhe po ashtu alternimi i n dhe r - shtetnor-shtetëror, duke i nda të parat zyrtare, por pa përjashtuar të dytat për kërkesa të veçante stili, madje edhe zëror kundrejt zanor-zanore që dominon edhe në standart). Pra ndërsa gjuha e shkresave do të jetë gegnishtja me nji farë kodifikimi, ajo letrare do të ketë një larmi që do t`i shërbejë sipas shkruesit dhe rastit konkret , herë stilit herë muzikalitetit, herë të dyave njëheresh. Një shembull: mbretnia e qiejve (solemnitet), mbretëria e ujrave/gjelbërisë/blerimit (onomatopei ). Këtë zgjerim mjetesh në gjuhën letrare e mundson praktika e sotme që po e zbeh ndjeshmërin e mëparshme ndaj përzierjeve dialektore; ndihet ky proces në çdo nivel (paskajorja ka hyrë dhe ndër jugorë- me shku, tue e nisur. Te shkrimtarët e vjetër kemi pasë uom- uam, ndërsa sot gjejm në Veri edhe –ua). Kur thamë që bukuria e shqipes banon në Veri kemi parasysh kryesisht epërsin e a-së gege mbi ë-në toske. Dëndësia në një faqe e këtyre rasteve e përligj këtë pohim. "Ti ke pas kenë nji zoje e randë/ burrat e dheut të quejshin nanë"- le të provojm ta kthejm këtë varg në toskërisht, dhe do ta kemi demonstruar këtë epërsi. Tipari tjetër epror i gegnishtes ësht shkurtsia (shkoj n`kamb- vete në këmbë , dy rrokje kundrejt pesë). Nga ana tjetër me larmi të mjeteve nënkuptojm si bashkqenien ashtu dhe profilizimin e dy formave, pra një hap më përpara drejt njësimit se deri në 1972: integrim në afat të gjatë të dy dialekteve e jo zëvendsim të njenit nga tjetri. Zyrtarizimi në 1972 i trajtës -uar fshinte variantet e lashta dhe i hiqte gjuhës letrare resurse të pasura poetike (rimat), kurse prosodis nuanca historike e muzikalitet. Me kriterin gjithpërfshirës që përmendëm si të duhur në letërsi, dhe me ripohimin e gegnishtes së Elbasanit si normativë zyrtare ( duke i shtuar theksin hundor që ajo e ka bjerrë), do të ruhen edhe do trajta toske me një profilizim kuptimor të tyre sipas asaj që evokojn. Ato gege kanë më solemnitet, Lum për ty o i madhi Zot, se s`jem kan` e na ke ba, por ka raste që përmbysin këtë kriter pro-geg, shembull : mësues do të jetë thjesht mësimdhënës, kurse Mësonjës -udhëheqës shpirtëror. Me një ndjeshmëri të hollë ky profilizim do të pikasë sugjestionin që kemi prej tingëllimit, vjetëris o rrallësis së tyre për ti dhënë nuancën kuptimore ; kështu prapashtesa --onjës mund të jetë në tërësi e një stili të lartë: ekzistonjës - filosofike, kurse ekzistues- e natyrës statistike; çponjës-psikologjike (metaforikisht), kurse çpues-efekt mekanik, hetonjës-gjyqësore, kurse hetues-psikologjike (me sy hetues). Të tilla profilizime të trajtave që do të rekuperonin tërë pasurinë morfologjike veri-jug mund t`i operojë me kohë gjuha letrare gjat përdorimit, por edhe nën kompetencën e një komisioni krijuesish e gjuhëtarësh me ndjeshmëri estetike (e jo ndjekës striktë të rregullit). Poetët edhe në të kaluarën nuk kanë ngurruar të zgjedhin fjalë në dialekte të ndryshme nga i veti. Janë rrallësia, përjashtimi, licenca që i japin frymë letërsis, pra dhe që krijojn nuancat, aq sa të fitojn të drejtë për të hyrë në fjalor.

NORMA - NJE TERM ME I GJERE SE DERI SOT. Do të ishte mirë që vet koncepti normë të nënkuptonte një përzgjedhje në një fondi përkatsish të ndryshme, ashtu si vet standarti ka lënë në raste të veçanta liri shkruesit të zgjedhë mes dy o tre varianteve (shembull patur-pasur-pasë). I tërë ky proces s`mund të kuptohet pa një përforcim të profilit filologjik të lëndës së gjuhë-letërsis në shkolla, dhe sigurisht shtimin e numurit të orëve në programin javor. Kjo do të ishte baza, mbasi ngre interesin për gjuhën tek moshat e reja dhe shton lëndën prej nga do të dalin trajtat me vështrime të diferencuara. Kur theksojm nevojën e kthimit tek liria e para -1972, dhe njëherazi ruajtjen e trajtave paralele, nënkuptojm një trajtë zyrtare gegnishte të moderuar siç ka qënë normë për tri dekada mbas pavarsis, dhe një tjetër krahas saj por të përzier gego-toske si po e prodhon Tirana metropol. Nuk përjashtohet që poetë o shkrimtarë të veçantë të përdorin toskërishten o shkodranishten e vet, të pastra, sepse janë të dashuruar pas traditës tyre. Publiku i kulturuar i shijon të gjitha, vetëm pedantët e kapur pas rregullit shqetsohen. E natyrshme që profilizime kuptimore të dy varianteve dialektore do ketë edhe në folje, mbasi mbiemrat janë në pjesën më të madhe pjesore të një foljeje, dhe interkursi vjen vetiu : Kështu -uem më solemn, ue dhe uar –të rëndomta. Po të kalojm te përemnat, Ai dhe aj, do jenë të rëndomta , ay si më arkaik do jetë edhe i lartë po edhe disi historik o arkaik ( e gjejm edhe tek Cikli i Mujit). Përsëri me foljet: Askush pothuaj në Tiranë nuk thot më shoh, por shof,shife , ashtu dhe jo ue, por -u ,-y (kam shku, u kry).Por pranëqenia njohje -njofje- njohuri -njoftuni - nuk do shkaktojë bezdi. Do të ishte shum e dobishme të hartohet rast për rast ky profilizim sipas vëzhgimeve, veçan në zonën metropolitane që jep tonin, atë qytetse dhe suburbane të kryeqytetit, profilizim që do të na jepte një tablo të prirjeve që prodhojn larmi vështrimesh për fjalë të cilat, kur shkruhen e fliten siç figurojn në fjalor, ngjajn përher e më të vjetëruara, pra nuk preferohen në një letërsi që kërkon pulsin e jetës. Brënda këtij procesi çdo tkurje (veti gege) ësht pozitive, si kalimi fëmijëri-fëmini-fmini, ose ndajfoljet e pashqiptueshme e për tu fshirë nga fjalori - rastësisht e ngushtësisht, qartësisht, për të riprurë në jetë në vend të së parës njërrokshen gan ose gand, dhe heqjen e mbaresës absurde-sisht për të tjerat, duke e kthyer në thjesht :ngusht (shembull: le ta marrim ngusht teknikisht, kuptimi del qart, qartazi e konceptuar)). Reduktimi ka funksion eufonik dhe prova më e dukshme ësht a (me theks hundor në vend të asht, për të shmangë dy sh rresht (asht shtrenjt, që afërmendsh bëhet: a shtrenjt) po edhe ë, siç e do kënga : s`ë për mua e për ty/po për gjithë Shqipëri. Po ashtu, kujdesi për një shprehje të rjedhshme do të hyjë në mësim si disiplinë me tekste, për të mos përsëritur b.f. një bashktingëllore në fjalën pasuese : gjer te dera; deri te gjuri . DOBIT QE RJEDHIN. Tkurja në pak rrokje e frazës, siç e ka gegnishtja, i vlen poezis, filmit, teatrit. Ka gjuhë të privilegjuara që e kanë në natyre reduktimin (anglishtja), dhe kjo veti u shërben shumë në kinema o teatër, ku kërkohet koncentrim; ndërsa të tjera,(spanishtja, italishtja, greqishtja etj.) duke qënë shumrrokshe, u duhet të shtojnë shpejtësin e shqiptimit të rrokjeve, e kjo i kushton dramaticitetit, që kërkon fjala të ketë peshë, pra brënda replikave të shkurtëra. Vijm tek ndryshimi tjetër i dy dialekteve: Përdorimi i n apo i r në mbaresa, një vështirësi që duhet zgjidhur kur tashmë ka hyrë gjthandej e dyta (Shqipëri e jo Shqipni ). Kjo ka të bëjë me eufoninë, dhe sigurisht është n që fiton, sidomos kur në rrokjen pasuese kemi një r ; ndaj duhet shtetnor, fminor , e jo shtetëror, fëmijëror, mullini e jo mulliri (ngaqë shumsi bën mulli(n)jt ). Gegnishtja alternon si rregull n me r, kurse Toskërishtja i kthen të dyja në r , ndaj e para del ma eufonike. Por ekzistenca e dy o tre varianteve krijon larminë, në këtë rast larmi muzikale, dhe herë-herë nuanca kuptimore. Nuk na duhet koherenca dialektore por loja estetike bashktingllore-zanore, pra më e pëlqyer të kemi përzjerje kur kriteri eufonik krijon brënda fjalis lehtësi tingëllimi me fjalë përkatësie të ndryshme dialektore. Kështu fondi i gjuhës duhet trajtue si një serrë me filiza të disponueshme prej çdo këndi të territorit. Serrë ku kryesisht poeti/shkrimtari zgjedh e propozon , dhe autoriteti gjuhësor me sens kritik mbi të gjitha pro shqiptimit të bukur konfirmon ose refuzon mbas një kohe të mjaftueshme për të provuar suksesin e tyre në masën e kulturuar. Tek eufonia përfshihet shqiptueshmëria por kësaj i hapen probleme për shkak të kriterit thjesht gramatikor që sundon dhe bën shpesh të detyrueshme cezurën mes fjalis:..me kusht//shtetzimin, ose shtesën e zanoreve fundore të paqëna për të lehtsuar shqiptimin - është shtrenjtuar. Kjo përbën një kapitull të madh mbi rjedhshmërin, të cilin gjuhët e kultivuara e kanë zgjidhur me kohë. Shkrimtarët tanë (kush e ka atë kërkesë..) duhet të ndalen e ta zgjidhin or` e çast gjat punës tyre; ndaj duhen kodifikuar se si përballohen përplasjet e padëshiruara mes bashktinglloresh, ashtu si apostrofi zgjidh zanoret që trondisin ritmin. Përzgjedhja në pasurin dialektore bëhet me sens krijues e jo me konformim rregullit përjashtues; duhet pra të prijë shija, fantazia, që nuk përfillin skrupujt e drejtshkrimit zyrtar - shtrati prokrustian ku tepër gjatë redaktori mbajti nën zotërim dhe masakroi autorin edhe në gjuhë, e jo vetëm për brendin ideologjike . Frut i këtij procesi përzgjedhës/miratues që e ruan fjalorin mbarshqiptar do të jetë një fjalor sinonimik në sensin që thamë më lart, të nuancave kuptimore që do tu jepen varianteve të së njejtës fjalë.

DEMET QE DUHEN SHMANGUR. Provë flagrante e triumfit në dekadat e diktaturës e mësuesis mendjengushtë mbi intuitën kreative, ka qënë botimi tash vonë në shqipe standarte e teksteve arbreshe pa origjinalin pranë. Në to i jepet lexuesit "kuptimi" i poemave dhe u hiqet poezia. Një efekt ndrydhës . Këtu na pruri dekadenca e shijës që rezultoi nga ngurtësia e standartit, i planifikuar dhe i zbatuar pa asnjë lëshim edhe si frymë, si një letërsi shkruesish, që vetëm duke iu bindur korrektorëve letraro-përmbajtsorë do të siguronin të drejtën e botimit. Reforma e viteve 70 solli në fakt triumfin e uniformizimit dhaskalist, aty ku larmia dhe afërsia mes dialekteve ekzistonte dhe duhej harmonizuar me pasuri trajtash. Duhet tani e kundërta. Të vihet në program sëpari përvehtësimi nga gjenerata e re e pasuris gjuhësore që gjejm tek shkrimtarët e vjetër e të cituar përmbledhtaz nga Kristoforidhi , e poezis popullore (Eposi i Veriut etj), asaj Jugore, Arbreshe, dhe e kontributit të krijuesve të mëvonshëm, sigurisht mbas nji qëmtimi të rreptë për të nxjerrë vlerat letrare, e pa donjë detyrim të madh kundrejt autorëve me emër por që s`paraqesin vlera artistike . Duke qënë geg vetë por në kufi të Toskëris, Kristoforidhi me dy Dhjata, sëpari gegnisht , pastaj toskërisht, dhe me Fjalorin, del babai i gjuhës letrare moderne. Kontributi i tij si autor mbeti panjohur për publikun e sotm (?). Duke cituar në Fjalor dialektet dhe autorët e vjetër, ai sikur na jep qysh atëhere orientimin që theksuam më lart, të një harmonizimi-integrimi me kohë të dy dialekteve. Ai jep lëndën e plotë të leksikut që duhet të shërbejë si bazë. Disa qindra fjalë të vjetra, arbreshe e dialektale janë asgjë për trurin rinor, jo vetëm, por me një program të studiuar që përzgjedh ato më me vlerë, fondi i memorizuar do të përbëjë një kapital të vërtetë për letrarët e ardhm. Deri edhe në shkolla profesionale nxënsit t`i njohin majat e poezis sonë ashtu si janë, t`i recitojn dhe t`i nxëjn përmendësh, kurse ata të gjimnazit të zgjerohen mbi to. Më shumë se leksionet historike, ose sëbashku me to por të nënshtruara kritikës moderne, poemat origjinale dhe burimore, ngrejn ndërgjegjen estetike të nxënsit, rritet aftësia e tij evokative mbi vargjet që dëshmojn situata historike të vërteta, në vend të atyre të rrumbullosura o të sajuara të derisotme, retorike dhe shpesh false. Kur i riu i njeh ngjarjet historike përmjet gjuhës origjinale të poetëve, dhe gojës së anonimëve popullorë, kur ndien dhimbjen që i përshkon, në vend të fryrjes bosh që u jep historiografia, do të krijohet lidhja e vërtetë me të kaluarën, dhe kështu rekuperohet njësia me atë kohë, deri sot e shmangur për shkak të problemeve që i nxjerr tezës shqiptari pa faj- fajtorë janë të tjerët.. Dhe kështu brezi i ri fiton një ndjeshmëri reale mbi historinë, si një nisje për vetformim serioz. Lënda e gjuhë-lëtërsis për një komb si i yni dhe në kushtin tepër delikat të momentit duhet të përbëjë shtyllën kurrizore të shkollës; përmes letërsis burimore mitike dhe historike dhe një kulture të hollsishme mbi gjithshka arbnore e shqiptare, me të mirat e sidomos të hidhurat e historis, brezi që rritet t`i njohi vlerat reale dhe jo sajesa që me kohë bien posht duke e lanë pa një vetdijë të mirfilltë kombtare. Dobia e një mësimi të tillë , do të pasqyrohet te krijimet e nesërme, të një sinqeriteti shpresojm që i shkon kohës sotme në botë, rrënjësisht kritike ndaj falsitetit të mbivendosjeve pseudoautovlersuese. Jemi të vonuar në këtë kthesë autokritike, por më e negative ësht fryma nihiliste që po e mbush momentin dhe çon krizën tonë të identitetit në kufij të rrezikshëm. Vlerat duhen kërkuar te humbjet tona historike, një humbje e tërë tejpërtej, duke zbuluar çka ka rezistuar brënda saj dhe mbi të gjitha psenë e humbjes dhe të rezistencës. Gjëra këto që e tejkalojn materializmin me të cilin janë edukuar dy brezat e mbramë, dhe gati inkoshjencën, instinktivitetin e atyre më të hershëm. Ato gjenden dhe do të zbulohen te këngët burimore nëse bashkë me to do të shfetojm studimet e të huajve mbi to. E tillë ësht ryma e sotme kudo në botë, më profesionale, kështu edhe bagazhi i plotë gjuhësor letraro-historik, me të vërtetat e përimtësuara të gjithshkaje burimore, do të na rreshtojë te formimi bashkohor e kritik i vetdijës.

MBI TE GJITHA LOGJIKA KREATIVE. Esht edukimi me shijë të lartë që vepron mbi psihikën e të riut, me bukurin e tingllimit dhe evokim të historis, e jo i derisotmi që e quan të papjekur të riun, pra të paaft për ta ndier dramën tonë kombëtare në shekuj , dhe e mbush me sajesat që thamë, që synuan dhe ia dolën të rrisnin breza të dëmtuar qysh në nisje. Çështja pra qëndron të luftohet doktrina materialiste që e vendos kutin e pedagogjis te masa mediokre e jo tek individi inteligjent; sot jemi në momentin që të veprojm në drejtim të kundërt, dhe ta "ngarkojm" trurin e të riut me detyra të shumfishta. Fjalët e rralla tek poemat na lidhin me fazat që ka kaluar gjuha, dhe kjo lloj lidhje frymëzon me vjetërsit që bart , dishka përtej të kuptuarit, që merret gjoja me ngjarjet historike por s` lidhet dot me atmosferën dhe dramën e tyre. Duhet rindërtuar lidhja.. Nga krahu tjetër autori aktual ka një botë për të shprehur, dhe një prej mjeteve të tij më të forta ësht liria e tij me gjuhën, organizm i gjallë. Ato mjete, të hershme në trashgimi, dhe ato aktualet në individualitetin krijues, mund të duan një proces të vështirë përvetsimi e njohjeje nga publiku, por ato e zgjerojn horizontin e lexuesit, dhe ashtu letërsia jonë bën hapat drejt kultivimit, finesës, kusht për tu rreshtuar në krah të shoqeve të saj më të privilegjuara prej fatit historik. Pa veçansitë gjuhësore që e plotsojn fondin tonë të varfër aktual s`mund të bëjm përzgjedhje të goditura. Vlejn si përzjerja e mjeteve, e elaboruar nga shija e hollë, ashtu dhe pastërtia e tyre kur e kërkon ndjeshmëria nazike. Vjen vetiu që për rastin e dytë, ribotimet janë të domosme, një shembull nga të shumtët: titulli i librit Z.Zorbës, ashtu si duhet ta ketë konceptue: Buzë të ngrime n` gaz ( jo të ngrira). Këto hollësi që tashti konsiderohen heretike në tregun tonë letrar, do të lejonin përveç natyrsis në sektorë si teatri, filmi dhe vetë letërsia (e dëmtuar rëndë deri sot), edhe rritjen e kuptueshmëris së letërsis sonë klasike me anë të kulturës filologjike që fitohet , po ashtu të asaj të vonë veriore thuajse krejt të përjashtuar, sidhe të ciklit epik, që përbëjn të gjitha edhe pse të pakta, një blok tepër të rëndësishëm për t`ia lenë zbehjes ose vetëm specialistëve dhe një publiku të ngushtë. Sot duhet e kundërta e procesit që familjarizoi tek veriorët për 50 vjet toskërishten nën fytyrë standarti, me një afrim tash të jugorëve me Rapsoditë e ciklin mitik verior, me Fishtën e poetët gegë, pra një zgjerim ndjeshmërie e njohjeje kudo e me gjithshka që ka të bëjë me atë trashgimi . Për të mos qënë i njëanshëm, në shkolla diçka mësohet, fjala ësht për një zgjerim të madh të lëndës me shtesë orësh e trajtime të hollësishme (edhe përmendsh siç thamë) të autorëve dhe folklorit kulmor. Në kushtet e garës globale nuk ka pasuri më me rëndësi për ne se gjuha, dhe s`ka mjet më efikas për ta mbrojtur e kthyer në pjellore se sa një shkollë me profil të theksuar filologjik. Vërtet talenti ësht primar, por për tu kultivuar ai, njohja me hollsi e të gjitha vlerave të krijuara deri sot merr rëndësi parësore. Degët e së njejtës rrënjë të promovuara paralelisht, kanë një fuqi frymëzuese të pandier, kurse norma e vendosur nga gjuhëtarët , aq më keq mbi një bazë paraprakisht të ngushtuar , ua kalon atë si parzmore poetëve e prozatorëve siç po e konstatojm shum shpesh; ajo bëhet veçanërisht penguese për ata shkrimtarë që i tërheq më shumë tingëllimi sesa brendia kuptimore.(Të mos harrojm formulën e Verlainit : "De la musique avant tout chose" ). Vet idea e një stadarti tek ne ka qënë edhe e parakohëshme edhe varfëronjëse. Po të heqim gjuhën e shkresave që kërkon qartësi për të shmangur keqkuptime me dëm praktik (veçan në jargonin gjyqsor), e tërë sfera që mbetet, letërsi, teatër, film, poezi, vetëm dobi do ketë prej të folmeve popullore dialektale e madje argove, dhe doemos prej modeleve ekzistuese tek poetët më të suksesshëm. Kjo praktikë njihet kudo në botë, ajo krijon pasurinë e fjalorit, nuancat kuptimore, sinonimet që i japin dorë shkrimit me fantazi. Guximi krijues ka shumë për të nxjerrë prej licencave të goditura. Shkolla duhet t`ua bëjë të njohur fëmijve letërsinë më të vlefshme të të gjitha trevave, ashtu siç ësht, veprat e shkrimtarëve kudo ku shkruhet shqip. Kthimi i shkrimtarit e lexuesit tek folklori dhe tek shkrimtarët e lashtë mund të jetë e vështirë mbas karantinës ndaj çdo gjëje që lidhej me fenë, por do ta shtojë e thellojë njohjen e shpirtit arbër e shqiptar; shkollës i bie të jetë në vendin e parë të kësaj detyre.

PENGESA QE DUHEN KAPERCYER. Mund të paraqesë problem se si leksiku i panjohur bëhet i pëlqyer te lexuesi mbasi ka tërhequr poetin e prozatorin autor me ekzotizmin/nostaligjinë e tij . Ajo lloj poezie e vëmendshme veç te përmbajtja, e shmang fjalën pak të njohur nga frika e tronditjes së komunikimit, ajo don që tingëllimi të kthehet në kuptim sakaq. Zgjidhja e problemit vjen indirekt, nga prurja e shumëzuar prej botimeve, që kthehet në njohje-pëlqim-përdorim sipas shijës së autorit, pra do një farë kohë, dmth një proces familjarizimi. Por mjafton të kujtojm sesi i bëjm tonat edhe fjalë të panjohura prej vlerës së kontekstit që na rastis të na magjepsë. Shkurt duhet të pasurohet tregu letrar, dhe për këtë duhet më parë krijuar interesi për letërsinë nëpërmjet leximit e recitimit, teatrit cilsor në shkolla dhe mjedise të ndryshme. Të propagandohen të gjitha tekstet me vlerë që ofrojn burimet gjuhësore të Veriut, Jugut, dhe atyre jasht kufive e diasporave. Kurse pjesa teorike e mësimit, ( ç` janë rrymat, klasicizmi, romantizmi etj), nxënsi i merr dhe i vlerëson po qe i interesuar nga veprat. Primare ësht magjepsja nga forma, dhe forma varet shumë nga pasurimi paraprak me gjuhën e kohërave. I riu përvetson gjithshka, sado ta ngarkosh, kështu na mëson psikologjia. Shkolla e çdo niveli duhet të përqëndrohet pra te mjetet, shqiptim - recitimi, sintaksi, gramatika, por me një metodë praktike, duke i nxjerrë ato prej teksteve, pra me një konkretësi që bashkon zbulimin e rregullave me kënaqësin. Shembujt novatore në shkelje krijuese të sintaksit ose licenca të tjera të jenë të rrethuara me kornizë tek faqja e librit, për tu fiksuar në tru. Kjo përbën përparësinë absolute në gjendjen stanjante që jemi. Politika arsimore e deridjeshme ka bërë të kundërtën, ka reduktuar larmin tek rregulli, madje ka hequr fare lëndën e gjuhës, me pasoja rënuese për aftësinë shprehëse të qytetarëve, rënien posht të nivelit letrar në masa (shkrimtaria masive e reduktuar në formula, romantizëm demode, moralizëm të hapur, libra komercialë etj), ndërkohë që ai i krijuesve të veçantë ësht rritur mjaft ; pikërisht ndodhin procese të kundërta nga ai kur ishim nën diktat. Mundet ky polarizim dije-padijë ndodh kudo në botë prej dekadencës së leximit në favor të lojrave kompiuterike e zbavitjeve të tjera. Vetëm nëse do të arrijm të nxisim leximin tek qytetarët e më shumë tek rinia, teatrin cilsor në shkolla, do të vijë kthesa.Dhe atëhere do këtë vend për të hyrë në garë me letërsinë e huaj, gjë që në afat të gjatë vlen po aq sa ekonomia e mirë dhe jeta metropolitane . Do arrijm pjesmarrjen në garë kur identiteti ynë të ofrojë vepra, art, mënyrë jetese origjinale që tërheqin publikun sepse gjen aty tiparin e vet vendës të zbuluar artistikisht, dhe bëhet interesant edhe për të huajt.

PURIZMI DHE HUAZIMET. Lartësimit të nivelit letrar i duhet shtimi i larmis në fjalor. Ky ësht një problem i madh, mbasi ndesh me purizmin patriotik mjaft të përhapur. Mendimi purist preferon një shqipe të pastër (por sa e pastër ësht ajo?) kundrejt asaj që huhet vazhdimisht sëjashtmi terma e fjalë që i mungojn krejt ose që i vlejn si sinonime . Prirja për t` i shmangur bëhet shkak që me kohë ato të hyjnë dhunshëm e pa kulturë . Mënyra më e mirë për një pasurim real ësht të ligjësohen me autoritet ato huazime që sigurojn jo vetëm zërin e duhur për një koncept ose objekt që na mungon, po edhe sinonime për nuanca në psikologji dhe larmi stili në romanet tona. Që letërsia të bëhet më e fuqishme në kuptime dhe më elegante në mjete. Shkollës i duhet vue kujdesi edhe për sintaksin që e ka pasë dikur lëndë me vete, për një logjikë të fjalisë , por edhe për një liri në poezi duke e shkelur normën e ligjëruar me sens krijues. Kryesor mbetet rreshtimi i fjalëve në mënyrë që suksesioni zanore-bashkëtingëllore të jetë i një shqiptimi të këndshëm, sidhe që fondi dialektor, nga i veçantë të shndërrohet në të përbashkët, pa na e vrarë më veshin pranësia gege-toske . Aktualisht të inkurajon që e folura e rrugës e ban këtë, konstatohet kudo, deri në parlament - parasëgjithash trajta paskajore, e përdorur nga jugorë, (me e kujtu) dhe aq më mirë, e pasuar shpesh nga pjesore jugore (tue harruar ) . Pra po hyn ajo përzierje, ai unifikim veri-jug i mjetit më efikas gjuhësor për të shprehur parime, të cilin akademia jonë (instituti i gjuhësis, kongresi i 72) e dënoi me vdekje përsëgjalli. Mendja e shëndoshë e popullit reagon. E dyta : zanoret e gjata, një pasuri e gjuhës që dikur shtrëngonte veriorët të përdornin në shkrim zanore të dyfishuara , dhe që fatkeqësisht i ndien sot më rrallë. Fajtor direkt ësht standarti që ka ligjësuar ë-në si rrokje, e cila i kthen në të shkurtra të gjitha zanoret, nëpërmjet shtimit të një ë- je pas çdo mbarese të gjindores, kallzores etj . e duke i numuruar si rrokje. Shëmbull: nëse i-a fundore e fjalës liri shqiptohet e gjatë në emnore, në rasat e tjera, lirisë, lirinë etj. përfundon e shkurtër . Gjuha jonë i ka zanoret dy llojesh: I par ( e gjatë, që ne e shkruajm i parë), kurse a tek ar , e shkurtër. Ky dëmtim i madh fonetik , erdhi nga standardi, që jo vetëm bazohet tek toskërishtja, por me shtimin e ë-së si më lart, zyrtarizon dialektin juglindor (kryesisht korçar , sikur të ishim ende në shekullin e XIX). Gjuhëtarët tanë kanë shenjtëruar këtë prirje konservatore por lokale , megjithse qysh në vitet `20 e deri në vitet e para të pasluftës, kemi pasë një interval mjaft të gjatë me gjuhë zyrtare një gegnishte të moderuar me theksa, e cila e zgjidhte problemin. Ajo mund të vazhdonte po të mos qe motivimi politik i fshehur nën reformën. Argumenti kryesor i tyre - përjashtimi i theksave ( dmth jo lirin –me theks mbi i-në fundore, por lirinë, për të bërë theksimin e saj ndryshe nga liri (bimë)me theks paroksiton. Por ç` rëndësi ka ky komoditet kur shqipja i ka të natyrës saj, pra të domosdoshme zanoret e gjata për të qëne shqipe e zëshme, dhe shkurtimi i tyre me anë të ë-së, denatyron të folurën në pjesën më të madhe të territorit?

EPERSIA FONETIKE E GEGNISHTES. Dialekti verior ësht në masë të madhe ma i zashëm (përfshi këtu edhe rreshtimin e bashktinglloreve, më estetik se toskërishtja ( zhbij, zhgatrroj, i mpijt, kundrejt çfaros, çkatërroj, i mbirë). Duke qënë kryesisht njërroksh, po edhe me zanore te gjata/shkurtra, dialekti verior ka theksa të shpeshtë , gjë që paraqet një avantazh të shumfisht, kuptueshmëri dhe tingëllim. Mund të thuhet se gegnishtja artikulohet, kurse toskërishtja mërmëritet. Një krahasim i guximshëm ky por mjaft afër së vërtetës, që mund të provohet statistikisht me krahasime në faqet e librave: sa më e pranishme ësht zanorja a dhe diftonget ku a-ja prin ( ai ) në Veri dhe sa në Jug. A-ja konsiderohet kudo si zanorja ma e bukur. Ajo dominon në Veri: Bajm, bëzajm, hana, hajn, që në Jug i gjejm: bëjmë,bëjmë zë,hënë, vjedhës. Le të krijojm një fjali tipike në dy variante do të na e jepte më dukshëm ndryshimin: Ledhat e bajn fminin ma t`kandshme, kundrejt Përkëdhelitë e bëjnë fëmijërinë më të këndëshme. Thuajse 18 rrokje kundrejt 9. Prej kohësh po zhvillohet diskutimi rreth ë-së , dhe ka shumë gjuhëtarë,shkrimtarë, e sidomos poetë, që këmbëngulin për suprimimin zyrtarisht të saj në disa raste ku standardi e ka fiksuar. Kundërshtimi i autoritetit zyrtar gjuhësor nuk lëviz , madje shkolla ka bërë që të hyjë vesi i zvarritjes me ë edhe atje ku s`ka qënë. Po edhe zhdukjen e saj në vende që duhet pa tjtër si te shumsi dhe te lidhorja.E pakuptueshme mospjesëmarrja e shumë personaliteteve nga Veriu, që kanë për detyrë të ringjallin traditën e konsoliduar letrare me shekuj mbi themelet e patjetërsueshme të shkrimtarëve mesjetarë dhe të folklorit. Pa njohjen dhe performimin e tij të përditsuar me botime e recitime të kuptueshme në tërë territorin, gjuha shqipe dhe kultura shqiptare hyn në një varfërim të rrezikshëm. Pikërisht këtu shohim nevojën e një shkolle me karakter të përforcuar filologjik, mbarëshqiptare qysh në nivelin fillor, dhe me karakter thellues në nivelin e mesëm dhe të lartë. Puna intensive për një fjalor etimologjik pasqyrues të gjithë pasuris leksikore të hapësirës shqiptare do të ndihmonte shum, por edhe guximi i shkrimtarëve për të huajtur prej kësaj pasurie, sado në luftë me ndjeshmërinë e secilit për të qënë i natyrshëm sot për sot. Ky ësht një problem serioz ; do të zgjidhet vetëm me anën e atij fenomeni të njohur por me afate të gjata, të kalimit nga procesi i repulsionit tek ai i të mësuarit me të renë. Po përmend vetëm një shembull skajor për nga guximi: përkthimin e Simposiumit të Platonit nga Shpëtim Doda, me termin Bashkëpirje. Mund të pranohet, mundet jo. Por kur hyn e lexon tekstin, fillon të ndiesh se hyrja e neologjizmave të padigjuara më parë, të krijuara si përkthime drejtpërdrejt nga origjinali ose të nxjerra nga gjuha e ulët, e bën gjuhën një fushë për lojë . Nëse rezultati pëlqehet, qoftë me pakicë, kontributi ësht i vlefshëm. Kontributet me fantazi, do të jenë një temë plus për diskutim, e rëndësishmja ësht të kenë nivel estetiko-gjuhësor, por edhe efektin befasi që hyn si përbërës në stile me kërkesa të veçanta. Po në atë libër kemi edhe orientalizma. Masa se sa duhen përdorur ato luhatet historikisht mes maksimales së Bejtexhive, purizmit absolut të Naimit, ringjalljes së tyre mjaft të theksuar nga Noli ( te Don Kishoti e jo vetëm) , dhe sot në masë të moderuar te Doda, që i ka marrë prej të folurës së gjallë ende sot. Ato mbeten një mjet për tu pasur në konsideratë.

SI PERFUNDIM, niveli i shijës që zgjedh/dominon mjetet ngrihet dhe përsoset brënda një shkolle ku gjuha shqip dhe letërsia zë vendin e parë si shqetësim intelektual i shoqnis. Sepse me atë vendosje shprehja (letrare dhe shkencore) pranimi o skartimi i termave, do vijë si në të kaluarën, prej pëlqimit të atij që bëhet e përdorshme ngaqë miratohet prej elitës së vërtetë e jo të emëruar. Pra duhet të vendosë shija e rafinuar e poetëve dhe prozatorëve, jo ajo e gjuhëtarëve. Dhe kriter i padiskutueshëm ësht shkurtësia. Atë na e siguron dialekti verior.

DEMON QE CALON

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on April 6, 2017 at 1:05 AM


Nga Visar Zhiti


NUK I SHPËTON DOT LAJMIT QË TË PËRNDJEK… ËSHTË ME PRESIDENT…


Larg Vendit, përtej oqeanit, në kontinentin tjetër, ku shpreson të përthithësh paq qetësi ndryshe, ku ke shkuar për pushime e vizita mjeksore, zemer, tension, nerva, etj, e ke këtë fat tani, je në Çikago, ku ende ka pllanga bore të pashkrirë dhe pranvera të duket e ftohte, por e shendeteshme, gjithsesi nuk i shpëton dot “lajmit” të Vendit tënd vogēlan e të varfer, që të ka mashtruar, persekutuar e vrarë, po ti nuk i ndahesh, aq sa nuk të ndahet, e do sa nuk të do, që megjithese ka ndryshuar shumë e ka bere përpara, diktaturen e ka kthyer në demokraci, persekutorët në… nuk po flas, thjesht jam i goditur nga lajmi me president… Ja, qe dhe vendi im ka nje president, qe s’i qe kujtuar të ishte, por eshte e nuk i iket, fyes ndêrkaq, se ikja e tij sa më parë i duhet Vendit, një hiç-president, keshtu thonë per të, qê nuk i shpeton dot karikatures së tij përndjekëse, Klanit të tij, aq sa mizor, po aq dhe mediokër. Keshtu thonë. Ai, gjoja president, flet per kushtetutë, se keshtu duhet, kur në përmbajtje eshte kunderkushtetues, flet për rregulla demokratike, kur ai eshte shkelje e tyre flagrante, flet per diktaturen e dikurshme, kur është vegël e saj e mbetur, flet per të persekutuarit, kur vetë eshte persekutor, edhe pse i paaftë. Dekoron pa nderprerje, nga qe e di qe nuk kane vlere, nishane pa nishan, thonë. Ti nuk do të doje të flisje për të, por ja që flasin, ndjehesh i detyruar, se lajmi i tij ka ardhur deri ketu, i ngjashëm me gjarprin… Po te duhet një antidotë kunder lajmit nga vendi… dhe rishoh dy poezi nga libri qe po perfundoj këtu, eshtë me ese, kritikë, përshkrim udhëtimi, me perkthime dhe ka poezi. një perzierje kunder perzierjes, kujtesë kunder harrresës së keqe, peng dashurie, bashkëbisedim brezash, ati me birin, etj, etj, por ja, si vandal i pa ditur futet presidenti. Libri eshte në proces, drejt fundit, por dy poezi të tij me kane mbetur në dorë: t’i fut apo jo?! Të parën e kam shkruar unë, nuk do te doja, as s’e di pse u bë… të dytën po, e kam perkthyer me zell, eshte e Evgenij Jevtushenkos për partitë. Edhe ai ketej është ne SHBA, emigranti i madh, poet i njohur ruso-sovjetik, problemor dhe me probleme, kritikues dhe i kritikuar… Edhe unë do të doja të ikja me presidente si ai nga vendi im vrastar… por nuk po zgjatem e po them tjetër gjë, që, psh, poezive duhet t’u mjaftoje vetvetja ose le te flasin vetë ato. Janë politike, prandaj vendosni ju, grisini ose shperndajini… E si mund t’i pergjigjesh lajmit me Presidentin më absurd qe vjen nga vendi yt i paket? Që e emëruan nga qe s’kishte emër, duhej nga që s’duhej. Poezinë, qe nuk eshte antikushtetuee, po përdor ndaj së keqes… Chicago, mars 2017



NJË DEMON I VOGËL I STEPËS


Grotesk që s’e shmanga dot, ku çdo ngjashmëri me ngjarje
 e ndonjë president real është e rastit, përveç ngjashmërisë time me veten…

Demon çalaman…

dhe të bënë president.

Brirë s’ke mbi ballë,

por një të rëndë helmetë,

jo se vërtet e mban,

por kokën ke të fortë.

Trishtan komedian,

dinakërisht idiot.


Statujën e idolit

mbarte mbi shpinë.

Një këmbë e një dorë

mallkueshëm të ngrinë.

Po s’i ta ngresh natën, –

në ç’shesh a varrezë,

atë që turmat flakën

në ditën bronzzezë?


S’duroni dot të gjallët,

nga ferri juaj dalë…

dhe dekoron të vrarët

nga soji yt të vrarë.

Ti vetë je vrasja

e ndërgjegjes së kohës,

ana e prasme –

mashtrim i revoltës…


Ç’stepë të dha fat

në dimrin e vonë?

Gropa hap në çdo hap,

demon që çalon.

S’e di përse je,

pse koha u çmend?

President pa atdhe,

atdhe pa president.


MONOLOGU I NJERIUT TË PASNESËRM



As Eva, as Adami nuk ishin antarë partie, njerëzimi e di, të lutem dhe ti dije.

Pa parti Noja me atë arkën e tij,

Globi shtyn errësirërat pa parti.


Por Djalli, me pikpamje djalliste,

shpiku partitë, – ç’gusto neveritëse!

Në zemër të mollës futi krimbin, –

krim(b)* dhe gjarpër një ishin,-

politikën – profesion me prejardhje djallëzore,

që krim(b)ëzon njerëz kohë pas kohe.


Politika shpiku policinë,

Politika shpiku kryetarët.

Njerëzit kishin ëndërruar bashkësinë,

jo partitë dhe nënndarjet.


Po ku është partia e vejushave, invalidëve, pelegrinëve,

ku është partia e familjes, e fëmijëve?

Partia e syve të skuqur ku është vallë,

në hirin e Aushvicit, Songmit, Gulakut** të gjallë?


Por një ditë, një ditë, një ditë,

për stërnipërit tanë të gjitha partitë

do të kujtohen si një gjë e tejshkuar

si superkafshët, si Babilonia e rrënuar.


Bota pa të persekutuar e blasfemi do të jetë,

pa çalamanë moralë në pushtet***,

e gjitha një e asnjë parti,

veç ajo me emrin e thjeshtë: njeri.


Shkruar në 1972.
Botuar për herë parë në 1991 _______________________________________________

*) Lojë e përkthimit. Për këtë poezi kemi marrë për bazë dy variante të botimit të saj. (shën. i përkth.)

**) Aushvic – kamp nazist internimesh në Poloni, Songmi – lokalitet në Vietnamin e Jugut, shkatërruar nga amerikanët, Gulagu: Magadan – lokalitet siberian i internimeve, (sipas shënimeve të botimit italisht.).

***)…nuk kemi të bëjmë me ndonjë mani të Jevtushenkos për t’u marë me drejtues të shtetit shqiptar, që të tillë prodhohen herë pas here. Dukuria duket se është e mbarë vendeve totalitariste. (shën. i përkth.)

VULA E TURPIT

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on January 25, 2017 at 8:30 AM


Nga Ilir Demalia


Pullë postare për ikonën e realizmit socialist, njeriut që shërbeu sëbashku me të tjerë shkrimtare dhe artistë si promottorë propagandës së makinës vrasëse të regjimit më kriminal dhe diktatorit më të zi të historisë shqiptare, po na nderohet me pullë postare!




Nuk ka pullë postare ai që na dha alfabetin shqip, Homeri shqiptar, poeti kombëtar At Gjergj Fishta, me një shtëpi të rrënueme e pa varr...


Në një kohë që po na stamposim vulën e turpit në ball si popull me kriminelët si ndere kombi e shërbotorët e krimit si pulla postare.


Kjo asht "mirenjohja" jonë për modelet e atdhetarizmës, gjuhës, letrave, sherbimeve që i kanë bërë kombit


Turpi i ka kaluar kufijtë e turpit ndër ne.

Te takohesh perseri me Papa Françeskun

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on January 14, 2017 at 10:50 PM


Nga Visar Zhiti


Të takohesh përsëri me Papa Françeskun, të shtrëngosh duart me Shenjtërinë e Tij, të vështrohesh në sy, të prarohesh nga drita e vështrimit të tij, e mirësisë, ku pëziehen një si ngazëllim qiellor dhe përkushtimi përdëllyes i Bariut, të shkëmbesh disa fjalë, ku Ai menjëherë të thotë atë që të duhet, edhe pse çastet pranë tij janë tejet të pakta, megjithatë ato të japin ndjesinë e një përjetësie biblike tënden…


Në atë copëz rruge nga ku ti je nisur nga ana ku rrinte Trupi Diplomatik, teksa i afrohesh Atij, që po pret në këmbë, i bardhë, i qirinjtë, i ëndërrt, ndërkohë e ndjen dhe si një Mik të hershëm, të kapin emocione të veçanta dhe një përgjegjësi e bukur, superbe.


Po shkon drejt Tij si qytetar shqiptar, përfaqësues i vendit tënd, mbart me vete nga kumtet shekullore, pëshpërima liturgjike buzukiane, hedh dhe një hap tjetër, në vend të dekoratave që të tjerët përreth kanë plot, ti e mbush gjoksin me dhimbjen e plagëve të martirëve të vendit tënd, ke dhe Fishtën, “Lahutën e Malcis” anglisht, krah teje të shoqërojnë përunjësisht imazhet e dy kardinalëve shqiptarë, me të cilët ke qenë në ferrin e diktaturës si bashkëvuajtës, vazhdon të ecësh, të lëbyrin sytë buzëqeshjet magjepsëse të Shenjtores tonë Nënë Tereza përhapur nëpër ajër si flatra pëllumbash, një hap tjetër, shungëllojnë muret e tempujve të ringritur, lëvizin ikonat me të kuqen e kardinaltë onufriane, ndjen besën dhe vëllazërinë proverbiale midis feve në vendit tënd, të kapllojnë shqetësime të tanishme, ecja të rëndohet, mbi supe ke tragjedinë tënde, kurse nëpër këmbë si gracka të përshfaqen ligësitë e shkaktarëve, të pjellave vrastare, fyerjet, hapat hutohen, përbaltjet e klanit presidencial të republikës së banalitetit, heshtja pikëlluese e popullit, braktisjet, guri sizifian i mundimit, dashuria e atyre që vetëm dinë të duan, etj, engjëlli mbrojtës vetmitar që prin, gjenerata e engjëjve ringjallëse e atdheut, ku jeni?… ndërkaq ti ke arritur para Papa Françeskut, ndal aty duke u përkulur lehtë… Shenjtëria e Tij po të priste, të sheh, të kupton menjëherë, të jep dorën, atë dorë që e kanë shtrënguar mijëra e mijëra njerëz nga kudo, anonimë e të shquar, edhe nga vendi yt, fëmijë e të moshuar, varfanjakë, artistë, burra shtetesh nga të gjithë kontinentet, krerë të feve, etj, etj, ndërsa Ai me ato duar ka larë dhe këmbë të burgosurish çfardo, këmbët e vuajtjes, të njeriut, të penguara, të vrara, të ecjes së njerëzimit, por tani Ai është me ty, për ty i gjithë dhe ti e ndjen se duhet të thuash diçka në emër të asaj që je, që nuk ia ke thënë më parë, e dua Shqipërinë, të thotë Ai sërisht, por që kumbon e re, e veçantë, zëri të nëpërmend meshat e Tij të shenjta e ti merr zemër e i thua se aq sa bëtë Ju, Shenjtëria Juaj, vitin që shkoi, për shqiptarët dhe kishën e tyre, sa ç’ka bërë Selia e Shenjtë tani për Shqipërinë, etj, nuk ishin bërë për 1.000 vjet, 2.000 vjet dhe Ai qesh me zë, Ju jemi mirënjohës, shton ti dhe Ai zgjat krahët e kap fort të tutë e ti ndjen ngrohtësi apostolike të Atij që sot është udhëheqësi më i fuqishëm moral i botës. Do të doje të vazhdoje t’i thoshe se bota është bërë më e mirë me Ju, por duhet të largohesh që të vijë tjetri në takim pas teje, i një vëndi tjetër, por atë që ti s’arrite t’ja thoje dot, e përplotëson jot shoqe me përqafimin që i jep Papa Françeskut si një Marie e veshur me të zeza. Dhe teksa ikni, shikoni në dritaret e mëdha mikelanxheleske vegimin e Birit, të Krishtit në Qiell. Amen!

ATDHEU ESHTE LAKURIQ

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on December 23, 2016 at 6:45 PM


Nga Agim Hamiti


Me rastin e 53 vjetorit të shpirtmarrjes me tortura : « Kryetari i trupit gjykues iu drejtua të pandehurit:
- I pandehur, në bazë të procedurës penale, ke të drejtën e fjalës së fundit mbrojtëse.
- Më jepni një top të qëlloj mbi regjimin tuaj... »
[Policët, që e rrethonin, nuk e lejuan atë të shprehej më tej.]





Fragmenti i mësipërm dramatik nuk është shkëputur nga ndonjë skenar filmi, por nga dosja penale e Poetit-Hero TRIFON XHAGJIKA. Gjyqi politik e dënoi me pushkatim, mirëpo i përbindshmi Diktator do t'i rezervonte një fund edhe më mizor...
Një person, i cili ka pasur rastin e rrallë të shikonte dikur disa sekuenca filmike të hetuesisë shtazarake të ushtruar mbi Trifon Xhagjikën, është shprehur: 
«Kisha parë edhe herë të tjera skena të filmuara të kësaj natyre, por guximi dhe rezistenca e jashtëzakonshme e Trifon Xhagjikës të krijonin përshtypjen sikur ai Njeri nuk përbëhej prej gjaku, mishi e kockash. Vetëm rrethanat, në të cilat i shikoja, më bindnin se ato pamje makabre nuk ishin truke kinematografike». 
Të njëjtin qëndrim heroik mbajti Trifoni edhe në gjyq. Ditën që i komunikuan dënimin me pushkatim (6 dhjetor 1963), Trifoni i pamposhtur nisi të recitonte në sallën e gjyqit poezinë e tij agresive ndaj regjimit: «Atdheu është lakuriq», të cilën mund ta lexoni më poshtë. E tillë ishte edhe fjala e fundit mbrojtëse: 
«E kam për turp të kërkoj mëshirë prej Kriminelëve që vrasin njerëz të pafajshëm. Më jepni një top të qëlloj mbi regjimin tuaj...».
Personi që kishte parë sekuencat e lartpërmendura filmike, e përshkruante me këto fjalë fundin tragjik të Trifonit: 
«Kur katilit Enver Hoxha i ishte bërë e ditur fjala e fundit mbrojtëse e poetit-vullkan dhe kërkesa e tij për t'i dhënë një top, Diktatori paranoiak, i egërsuar në kulm, kishte dhënë këtë orientim barbar: "Mos harxhoni plumb për atë armik të tërbuar, i cili paska dashur të gjuaj me top mbi Partinë që e bëri artilier". Konform këtij orientimi shtazarak, Trifonin e torturuan deri në shpirtdhënie më 23 dhjetor 1963 - vetëm 17 ditë pasi ishte dënuar me pushkatim prej gjykatës». 
Eshtrat e Trifon Xhagjikës (si ato të mijëra antikomunistëve të tjerë të ekzekutuar me apo pa gjyq) nuk dihet endé se ku prehen, mbasi DemoNkracia është betuar t'iu qëndrojë besnike krimeve të Diktaturës që e polli: ky ishte kushti kryesor me të cilin iu dhurua pushteti prej paraardhësve gjakatarë. Edhe fletoret me poezi, që iu sekuestruan poetit pas arrestimit, qëndrojnë të kyçura në kasafortat e ish-Sigurimit. Nuk kemi pse të habitemi nga këto veprime çnjerëzore të «demokracisë»: Gjersa kalemxhinjtë sahanlëpirës të «Nënës Parti» sot po na dalin «disidentë», Disidentët e Vërtetë si Trifon Xhagjika, Vilson Blloshmi, Genc Leka, Havzi Nela, Musine Kokalari e Bilal Xhaferri me shokë duhet t'i mbulojë domosdoshmërisht Harresa si mjet i ri persekutimi ideologjik, për të mundësuar krijimin e një realiteti të rremë, me demokraci të rreme e me disidentë të rremë. Gradualisht po krijohet edhe një popull me identitet të rremë, i cili ka turp të quhet Shqiptar dhe kërkon të maskohet nën mantelin fals të Evropianit. Nuk e kanë mësuar akoma Mjeranët se BE i përbuz popujt pa identitet dhe nuk ua hap kurrë portën. 



Nuk mundem,


nuk mundem,


nuk mundem.


E pashë Atdheun lakuriq


(vetëm, pa shokë e miq).


Mundohej të këpuste një degëz dafine


nga lavdia e shekujve.


Atdheun e dija të rritur,


Por sa i vogël qenka!


As një degëz nuk e këpuste dot.


E mora për dore


ta rrit në zemrën time...


Vëllezër,


Po e kërkuat Atdheun, 


e kam unë.


Ndihmomëni të qesh!


Ndihmomëni të gëzoj


se nuk mundem:

Atdheu është lakuriq.

(1962)

Dita me e zeze e kombit

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on November 30, 2016 at 1:30 AM


Nga Hakik Mena


Sot, eshte 72 vjetori i dites me te zeze, me te erret, me te trishtueshme, me te dhimshme, me te frikshme, me te llahtarshme, me te pa shprese, me te pa sigurte, me disfatiste qe kombi yne ka njohur ne historine e tij.

29 Nentori i 1944 eshte dita kur shqiptari u pushtu, u vra, u burgos, u interrnu, u detyru me punu si skllav, u kthye ne robot, u detyru me spiunu vllau vllain, u detyru me thirre vllazen kinezet e miq kosovaret, u detyru me dergu motren gruan dhe nanen ne aksion e ne mbledhje te partise dhe burrat rrinin ne shtepi tue u mendu e vra mendjen se kur po ju vijne ne shtepi, u detyru me u mesu me bark bosh, u detyru me u mesu me qene memec, u detyru me u jargavit, u detyru me marre neper kambe fisniket, u detyru me mendu si skllav, u detyru me qene frikacak, u detyru me mendu si internacionalist, u detyru me mendu me urry gjithcka shqiptare, u detyru me poshtnu figura kombetare si Mbreti Zog, Mithat Frasheri, At Gjergj Fishta e Konica, u detyru me qene rrenacak, u detyru me qene i pa bese, u detyru me urry besimtarin, u detyru mos me dashte Zotin, u detyru me mohu vetveten, u detyru me qene thjeshte nji frymor, domethene fatkeqsisht u shperfytyru.

E pra, te gjitha keto fakte te siperpermendura jane si rezultat i imponimit te pushtimit sllavo-komunist qe shqiptaret pesuan jo prej armiqve tradicional greke e serb, por prej " vllaznve " te tyne shqiptar. 
Prandaj, kjo dite, duhet te rrenjoset thelle ne mendjet e shqiptareve nder breza e te shkruhet ne historine shqiptare si dita me fatkeqe e Shqipnise. Thjeshte kjo dite duhet te shpallet si: Dite zie kombetare. Respekt per te gjithe ata/ato qe e perballuan me dinjitet ket diktature te eger sllavo-komuniste!


Gezuar Diten e Flamurit

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on November 28, 2016 at 1:40 AM



Gëzuar Ditën e Flamurit!

 

Kjo ditë përkujton ëndrrën e patriotëve


për ringjalljen e flamurit kombëtar dhe


mbart mesazhin e lirisë së kombit dhe


trojeve tona.

 

The Passing of a Brutal Dictator

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on November 26, 2016 at 6:40 PM


President-Elect Donald J. Trump


Statement

 

“Today, the world marks the passing of a brutal dictator who oppressed his own people for nearly six decades. Fidel Castro’s legacy is one of firing squads, theft, unimaginable suffering, poverty and the denial of fundamental human rights.

 

“While Cuba remains a totalitarian island, it is my hope that today marks a move away from the horrors endured for too long, and toward a future in which the wonderful Cuban people finally live in the freedom they so richly deserve.

 

“Though the tragedies, deaths and pain caused by Fidel Castro cannot be erased, our administration will do all it can to ensure the Cuban people can finally begin their journey toward prosperity and liberty. I join the many Cuban Americans who supported me so greatly in the presidential campaign, including the Brigade 2506 Veterans Association that endorsed me, with the hope of one day soon seeing a free Cuba.”

On the Occasion of Albania's National Day

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on November 26, 2016 at 12:50 AM

 

 


John Kerry

 

Secretary of State


On the Occasion of Albania's National Day

 

Press Statement


Washington, DC

November 25, 2016

 

On behalf of President Obama and the American people, I am pleased to congratulate the people of Albania as you celebrate the 104th anniversary of your nation’s independence on November 28.

 

The United States and Albania enjoy a long history of friendship and cooperation. Your country is a growing force for regional and global security, and the United States deeply appreciates your contributions to the Global Coalition to Counter ISIL, Operation Resolute Support, and KFOR. We also appreciate your strong commitment to countering violent extremism and promoting peace throughout the Western Balkans.

 

In the years ahead, the United States looks forward to continued collaboration, particularly in support of your progress towards joining the European Union.

 

On this special day, I send my best wishes for a happy, prosperous, and safe future for all Albanians.

 

 

SHENIME PER DESHMINE PLUMBA NE FERR

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on November 4, 2016 at 11:55 PM


Nga Lekë Tasi

 


SHENIME PER DESHMINE

“PLUMBA NE FERR”






Sot një çerek shekulli nga viti 1991, kushdo që e ka për zemër çështjen thuajse të harruar të viktimave të komunizmit, e ndien veten të vetmuar. Ata që e bëjnë të tyren këtë kauzë duhet të luftojnë kundra mendimit që haptazi o heshtazi mbizotëron akoma se ata që u vranë nga partia paskan qënë me anën e gabuar, dhe jo se donin një Shqipëri normale; vazhdon pra të ketë fuqi teza se në1944 ka pasë çlirim, prandaj ata me ide tjetër duhej t‘i nënshtroheshin regjimit. Kjo nënkupton pasivitet ndaj dhunës, pra të mos luftosh për një shoqëri të lirë, sëpari për liri personale. Të shprehje mendim kundra padrejtësive gjat 45 viteve, të doje të largoheshe nga vendi, këto quheshin tradhti ndaj atdheut, quheshin organizim kundra-revolucionar, dhe dënoheshin me dhjetra vjet burgim. Si pasojë e mbetjes pa u prekur e kësaj teze (atë e shohim në tekste historie, në deklarata dhe në manifestime zyrtare ku nderohen ende figura drejtuese e brigada që ushtruan terror) zëri jonë si kategori sociale e politike mbetet i zbehtë, dhe fort pak i vihet veshi. Kështu shumë prej nesh detyrohen të rregullojnë gjendjen e tyre të sotme, pra t‘i vënë vizën vuajtjeve të kaluara, kujtimi i të cilave mbetet makth. Por lënia mënjanë e kësaj detyre do të thotë t‘i harrosh praktikisht mijërat e viktimave , të mos nderosh qëndresën antidiktaturë, dhe më e para e të gjithave, të pajtohesh me faktin që mijra burra e gra dergjen të groposur diku por nuk kanë ende një varr. Të merresh vetëm me të sotmen personale nënkupton që e kaluara e mbrapësht të jetë e vetmja histori zyrtare, përderisa trimat që i rezistuan me duar e thonj çelikut të organeve të diktaturës, nuk e kanë ende një përmendore ku të nderohen në rang kombëtar, dhe aq më pak konsideratën zyrtare si mbrojtësit e vetëm, të vërtetë, të demokracisë në atë periudhë errësire e tmerri. Kujtesa e shkurtër, grindjet e debatet për gjëra që u mungon kushti, themelor – dhënia e drejtësisë me zë të plotë atyre që u ësht mohuar për 70 vjet – e lënë vendin mbrapa, prandaj dhe zgjidhja e problemeve aktuale në një frymë të tillë, gjysmake, edhe në ardhtë, do të jetë me shumë difekte, pra në masë të madhe çimentim i padrejtësisë. Që një shoqëri të qeveriset me drejtësi, të ketë mirëqënie dhe dinjitet, duhet qytetari të angazhohet në vazhdimësi me atë që ndodh përreth tij, kjo ësht detyrë imperative veçanërisht për ish të përndjekurit. Mungesa e unitetit mes tyre, përjashtimi i tyre nga organet vendim-marrëse, mban në këmbë shumë nga padrejtësitë e kaluara. Historia e ka provuar në raste të panumurta që indiferenca të çon përsëri në rrugën e nënshtrimit dhe në një mbijetesë pa dinjitet. Në vitet e Luftës së Dytë, Blloshmët e Bërzeshtës si shtëpi me influencë në zonën nga do të kalonin komunistët në Veri, provuan të parët pabesinë e tyre. Brigadat me yll të kuq të lidhur me jugosllavët dhe të udhëzuar prej tyre, kur konsoliduan pozitat e tyre, prishën marrëveshjen për mos-vëllavrasje, dhe duke shtënë në dorë me dinakëri 17 pjesëtarë të çetës nacionaliste, ku përfshihej dhe Shefqet Blloshmi, i premtuan vëllait të tij, Hakiut, se nuk do t‘ a ekzekutonin nëse ai do të dorëzohej. Ata e shkelën fjalën, dhe në masakrën që bënë, ndër 17 të ekzekutuarit , 5 ishin Blloshmaj. Pastaj, brënda periudhës Mars 1944- Tetor 1945 u vranë edhe 6 antarë të tjerë të kësaj familjeje sëbashku me të afërt të tyre, pa gjyq e pa asnjë akuzë të bazuar. Partitë komuniste kudo në botë e kanë përdorur terrorin si hap të parë në çdo vend që shkelnin sëpari. Vrasjet masive ishin në strategjinë e tyre paraprake për të nënshtruar krahinat që zotëronin, le të mos ishin ato të rreshtuara me palën kundërshtare. Terrorin komunistët tanë e vazhduan si politikë të ditës më pas në tërë Veriun, me vrasje e dhunime, dhe e mbajtën si sistem pune edhe mbasi e nënshtruan vendin, në kushte paqeje dhe me kushtetutë të miratuar që “garantonte” liritë demokratike; ata pushkatuan e varën në litar deputetë të zgjedhur në listën e tyre, e bënë tradhtar brënda natës një figurë madhore që ishte zgjedhur kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve – ky ishte morali politik i Frontit të tyre Demokratik e Nac. Çlirimtar… Ata kërkonin jo simpatinë e popullit , por nënshtrimin pa kushte të tij. Për çdo shenjë lirie, edhe elementare, që do të manifestonte dikush, ose për faktin që populli ushqente simpati për të, ndëshkimi do t`i jepej i skajshëm. Kësisoj edhe mbas luftës, shtëpi e parë e krahinës- familja e shquar Blloshmi, me origjinë nga heroi i famshëm kosovar Millosh Kopiliqi, trimi që në betejën e Fushë-Kosovës kishte vrarë sulltan Muratin I, pagoi një çmim të rëndë me ekzekutime të shumta, me burgime të gjata, vdekje në burg, internime të familjeve. Kjo barbari përfshiu siç dihet edhe dy djem të rinj, poetë të talentuar, kushërinjtë Vilson Blloshmin e Genc Lekën, që i ekzekutuan me akuza të shtirura tridhjet e ca vjet mbasi diktatori e kishte vendosur sundimin e tij absolut, dhe nuk e kishte të nevojshëm terrorin. Në një faqe të librit që i jepet sot lexuesit, Bedri Blloshmi, i mbijetuari i kësaj familjeje të madhe, përshkruan me një dhimbje që të sëmbon në zemër shkretimin e fisit tij, dhe e konkretizon atë tek dykatshja e madhe e banuar dikur nga njëzet frymë, sot e mbyllur dhe e rrënuar… Por rasti i Blloshmëve, siç del nga dokumentat që ka gjetur e botuar Bedriu në pesë librat e tij, ilustron edhe poshtrimin e skajshëm të krahinës nga klika e Tiranës, imponimin brutal të qendrës mbi organet lokale, hetues, operativë, prokurorë ,gjykatës, policë, dëshmitarë të emëruar, pra heqja e çdo pavarësie atyre që ligjërisht duhej t‘i shërbenin qytetarit por në fakt e tradhtuan me fund atë, disa bile me gatishmëri servile; vënien e inteligjencës në shërbim të falsitetit më trashaman, për tu dhënë gjyqeve të montuara një lustër legaliteti me anë ekspertizash tërësisht në shkelje të ligjit e të intelektit; u mobilizua pra kushdo që i binte në mend partisë, për të dëshmuar veç në dëm të të pafajshmëve të akuzuar. Në këtë ferr siç e quan me të drejtë autori, këta specialistë iu kërrusën me hir e me pahir diktatit të klikës kriminale së Tiranës dhe partiakëve të rrethit, dhe bashkëpunuan me paligjësinë dhe krimin shtetëror. Qëllimi ishte që krahina, dikur me anën e Blloshmëve, ta merrte edhe një sinjal tjetër, edhe pse të kotë, për të qëndruar urtë. U realizua pra ky komplot kundër dy të pafajshmëve me bashkëpunimin e dhjetra personave, që të mpiksej dëshmia se poezitë e tyre paraqisnin rrezikshmëri deri për dënim kapital. Ky fakt e jep qart dekadencën morale të asaj epoke, të cilën poeti Vilson Blloshmi e simbolizoi me finesë artisitke në poezinë e tij “Saharaja”, një metaforë e denjë të na përfaqësonte në një antologji evropiane, nëse do të krijohej, të rezistencës antikomuniste. Por nuk po shohim akoma asnjë shënjë të reformimit të dëshëruar në këtë drejtim, në mënyrë që t‘i njihet merita edhe krijimeve të poetëve disidentë, të vetmet që e japin fytyrën e vërtetë të vendit në ata 45 vjet, kur e vërtëta paguhej me gjak. .. Rekomandimi i KE për denoncimin e krimeve nuk po gjen ende zbatim. Ndaj Bedriu vazhdon i palodhur të merret në kohë të plotë me të kaluarën, ta gërmojë në arkiva e në popull, të intervistojë këdo që e përjetoi, si viktimë apo si persekutor, ai i gjurmon ata kudo , u del përpara dhe e gjen mënyrën për t‘i bërë të flasin.Qëllimi i tij i vetëm është t‘ia tregojë publikut me dokumenta provat e turpshme të asaj gjëme ; ai udhëton kudo ku mund të ketë shenja të ekzekutimeve të fshehta, u bën thirrje edhe atyre që zbrazën plumba mbi të dënuarit pa faj, që të tregojnë pak ndjenjë njerzore duke bashkëpunuar me të dhe me familjarët në gjetjen e eshtrave, normë elementare e shqiptarit, e përmbysur nga klika kriminale që mbushi territorin me varreza të maskuara. Ai vazhdon betejën e tij duke lënë mënjanë edhe hallet e veta, sepse gjëma që punoi sigurimi dhe veglat e tij mbi popullin e paarmatosur e të pafajshëm, në asnjë mënyrë nuk duhet lënë në harresë, sado të mprehta qofshin problemet aktuale. Detyra kryesore e shoqërisë është ndaj të rënëve, ndaj herojve që u ndeshën fizikisht me dhunën, po edhe ndaj atyre që u përpoqën të hiqnin qafe zgjedhën duke u arratisur, janë këto dëshmitë më të vlefshme që nderojnë Shqipërinë. Librat e mëparshëm të autorit, “Fabrikimi i Vdekjes”,”Rrëfime nga ferri komunist”,”Revolta e Qaf` Barit”, “Revolta e Spaçit”, vijon me librin që i jepet sot lexuesit, “Plumba në Ferr”, i cili ka si subjekt 16 raste të këtyre dy kampeve. Janë shembuj rezistence në kushte vështirësie të skajshme, dhe përmbysin versionin që e mban akoma si të vlefshëm shumkush, e që e paraqet të riun e burgosur si të dënuar për shkelje të ligjeve; këta libra e nxjerrin politikën e brendshme të regjimit në tërë egërsinë e tij: një taksë angarie e paprerë, mizore dhe tërësisht arbirtrare mbi popullin, përderisa shkelës i normave kushtetuese ishte organi që burgoste dhe jo qytetari që burgosej; dhe kjo taksë gjaku kishte nisur në pjesë të madhe qysh në luftën partizane, të paraqitur si popullore, por që ish një dhunë mbi popullin që kulminoi me të ashtuquajturin çlirim, të “festuar” qysh ditët e para krahas paradave, me qindra ekzekutime. E provojnë ngjashmëria e praktikës tyre vrasëse në të dy rastet: fshatarët e pushkatuar gjatë luftës, që po u zbulohen varrezat kohët e fundit, dhe mijrat e tjerë të vrarë më vonë gjatë sundimit- ndër dhjetra mijrat e dënuar, të ridënuar në një sfilitje pa fund, ose të eliminuar me plumb nëpër tela ose larg tyre. Por një tipar tjetër i ballafaqimit real diktaturë-popull ësht përqasja morale mes të dënuarve dhe rojeve. Epërsia e të parëve megjithë represionin e egër del sheshit në disa raste, raste që do mbeteshin të panjohura po të mos i regjistronin e botonin B.Blloshmi dhe të tjerë vuajtës-dëshmitarë okularë, me shkrimet e tyre për jetën në burgje e kampe. Kontrasti: trimëri e të paarmatosurve dhe vrapi i të armatosurve për të shpëtuar kokën. Kjo ka ndodhur në Qaf‘ Bar, (siç del në librin e Blloshmit “Revolta e Qaf Barit dhe Terrori Komunist 1943-1990”, ku në thirrjen për ndihmë të një të burgosuri që po e masakronin rojet, Sokol Sokoli e Tom Ndoja (të pushkatuar më vonë dhe burrit të ndershëm që dha shpirt nën tortura Sandër Sokoli , me tetë të tjerë (të ridënuar) u sulën si vetëtima me grushta e shkelma në ndihmë të tij. Ky ështe rasti kulmor i një rezistence me episode të shumta nëpër hetuesi, gjyqe, burgje e kampe, dhe vlen për të shprehur se edhe nën kërcënimin e sigurt të plumbit, forca morale e malsorit reagoi në çast thirrjes “në dorën tuaj burra !”. Ajo sfidë vdekjes së sigurt ësht lënë në heshtje nga retorika burracake e filmave të shtirura dhe revistave të MPB që i shisnin publikut “heroizma” të sigurimsave gjoja në bashkëpunim me popullin, por që në fakt ka qënë terror i të armatosurve gjer në dhëmbë mbi një popullsi të terrorizuar por kurrë të nënshtruar. Kjo hap çështjen e publikimit të të vërtetave në çdo rrethanë të arqipelagut tonë, sepse nuk janë të vetme këto ndodhi kulminante të Qaf Barit, apo ajo e Hajri Pashajt dhe shokëve të tij Dervish Bejko, Pal Zefi dhe më të riut Skënder Daja në Spaç, ku u ngrit e u valvit flamuri pa yllin komunist e më parë revoltat e Postribës dhe e Malësis së Veriut, po edhe mbrojtja burrnore (shembull ajo e Muzafer Pipës) kundra dënimeve të “porositura” të të pandehurve në gjyqe, mes tyre edhe klerikë, të akuzuar për futje armësh në kishë (!) dhe i mijra kulakëve, për fajin e vetëm pse ishin të aftë të prodhonin për vete… Pra rezistenca ka qënë e përhapur, dhe një kapitull i panjohur e saj ësht ai i strehuesve e familjarëve që i kanë mbështetur të arratisurit duke rrezikuar veten përballë teknikave çnjerzore të Sigurimit. Teknika diabolike, që në aleancë me raskapitjen gjatë dhjetvjeçarëve, shpjegon edhe rastet pse i riu i mplakur brënda hekurave humbte sensin e realitetit, dhe hynte në dialog absurd me mundonjësin e vet gjoja shtet, me sharje o arsyetime e sugjerime tërësisht të pafrytshme, që pa tjetër do pasoheshin nga dënime të pamëshirshme prej pushtetit shtazarak. Autori i trajton këto raste me dhimbshuri ndaj këtyre kolegëve të vuajtjes, sepse e ka njohur vetë ndryrjen e gjatë në hekura, dhe i mirëkupton alienimet psiqike që vepronin mbi ata fatkeqë. Studimi dhe vlerësimi i rezistencës antikomuniste janë detyra të patjetërsueshme nëse duam të jemi shoqëri me një shkallë vlerash prej vendi të qytetëruar ; ato ndihmojn edhe të tjerat, detyrat praktike në zgjidhje të problemeve; përndryshe as ndërgjegja e shqiptarëve, as konsiderata e botës mbi shtetin e shoqërinë tonë, nuk do t‘i quajë zgjidhje ato që bëhen mbi një themel të padrejtë. Bedri Blloshmi në çdo libër që ka botuar, qëllim kryesor ka publikimin e çdo padrejtësie, dhe prandaj ai i përgjigjet me ndihmë konkrete familjeve që prej dekadash janë në kërkim të vendit ku dergjen të dashurit e tyre. Kohën, forcën fizike dhe tërë vëmendjen, ai ia përkushton pikërisht zhbërjes së asaj gjëme, sa të jetë e mundur, duke u kthyer njerëzve normalitetin e zakoneve dhe të respektit për të vdekurit. Ai nxjerr në dritën e diellit atë që komunizmi e fshihte në terrin e natës, ofron përpjekjen e tij, mundin, njohuritë, cilitdo që i ësht mohuar e drejta më e shenjtë, kontakti, i mbrami i të mbramëve, me familjarin e tij të zhdukur, e
drejta për të derdhur lot mbi varrin e tij. Në krahun e kundërt, kemi ngurtësinë e shkaktarëve të kësaj tragjedie historike, të rehatuar si veteranë, por të pazbutur edhe sot mbas gjysëm shekulli. Por nuk do të fshihet kaq lehtë gjëma e tyre, duke detyruar njerzit të heqin dorë nga një e drejtë elementare, e drejta për të varrosur njerzit e tyre. Kjo nuk është çështje e së djeshmes, është e së sotmes, me reflekse në të ardhmen. Ata si funksionarë të shtetit, kishin për detyrë të zbatonin ligjin, dhe e shkelën me të dyja këmbët. Dhe jo vetëm e shkelën, por disa e praktikonin repersionin me egërsinë më të madhe, me kënaqësi sadike. Sot ata janë të padënuar ende, as moralisht, bile ndërkohë , duke i qëndruar porosis së vjetër u është shtuar titulli i “nderuar”. Në librin e ri që sheh dritën e botimit sot, Bedriu paraqet rastin e 16 të dënuarve, pjesa dërrmuese fare të rinj, që nisën pa asnjë faj jetën e burgut, të dënuar me akuza të rreme dhe të ridënuar gjatë vuajtjes me afate të gjata. Ata tentuan si të mundnin ta kundërshtonin atë jetë prej ferri ku i hodhën, tentuan të arratiseshin ose folën apo shkruan kundra regjimit, u ngritën në revoltë. Përfunduan të dënuar me plumb në kokë vetëm se kundërshtonin padrejtësinë flagrante, dhe se deshën të ishin të lirë. Natyrisht nuk mund të shtrohet se kishte një rend kushtetues, në të cilin ata mund të apeloheshin. Nuk njihet një rast i vetëm që të jetë digjuar rekursi i të dënuarit. Disa u vrarë me breshëri nga karakolli pa bërë asnjë orvatje ikjeje, brënda telave, ose u zunë nën shkëmb, dhe në vend tu jepej ndihma, u prenë me sopatë. Kjo është historia e vërtetë e Shqipërisë në ato katër dekada e gjysëm dhe e tillë siç ish do të zbulohet herët a von, me të gjitha hollësirat, falë kontributit të dëshmive, ndër të cilat një vend kryesor zë ajo e Bedri Blloshmit. Rrugë tjetër s‘ ka. Prandaj situata sot paraqitet si një ballafaqim kryesisht moral: nga njera anë qëndron detyra për tu dhënë drejtësi këtyre burrave të lirë në shpirt, qoftë mbas vdekjes, atje ku janë në Panteonin e vërtetë shqiptar, nga ana tjetër establishment akademik që e lë mënjanë këtë detyrë duke i mbajtur fajtorë ose shkelës të ligjit këta heronj e dëshmorë , dhe dënimet i quan të nevojshme “për kohën”,, po ashtu dhe cilsimet “i nderuar” që gëzojnë persekutorët e tyre, dhe hero kombëtar të parin e tyre. Detyra jonë përkundrazi, për ta përmbysur këtë pozicion tërësisht fals, detyrë sa morale dhe civile, ka filluar të zbatohet nga këshilla bashkiakë që u japin rrugëve emrat e atyre që rezistuan; ajo shprehet po ashtu nga njerës me kujtesë të pagjumë si Bedri Blloshmi e mjaft të tjerë, që kundra indiferencës –sëmundje e jonë kronike – botojnë libra-dëshmi, dokumenta të dhunës së pararendësve së konformistëve të sotëm. Këto dy manifestime, tabelat emërtuese të rrugëve dhe dokumentimi i paligjësise në libra, arrijnë të detyrojnë autoritetin shtetëror t‘i nderojë me diploma nderi viktimat më të shquara eminente të palës tonë, burra e gra që e donin Shqipërinë rezistuese ndaj fatit robërues që iu dha për kaq dekada. Të tre këto fakte mund të jenë fillimi i procesit që na bën të pranishëm me meritë në lëmin ndërkombëtar. Kundërshtimi i paligjësisë, kusht i domosdoshëm i këtij procesi mbetet detyrë e pazgjidhur, sepse paligjësia i ka rrenjët te pajtimi mendor i elitës akademike me rendin e kaluar, të konsideruar “çlirim” edhe zyrtarisht , ajo bezdiset kur preket sadopak ky term i pavërtetë. Pasojë indirekte, psikopatologjike, e kësaj mbeturine janë dhe krimet mes nesh ende sot, që e ndalojnë shoqërinë të gjejë rrugën e ligjëshmërisë dhe të rimëkëmbjes. Për të shëruar poshtërimin historik që pësuam, është e domosdoshme ndershmëria mendore me faktet dhe dhimbshuria njerzore për ata që u torturuan shnjerzisht dhe u mbaruan me sadizëm sistematik në ato kampe e burgje skëterre. Lufta me dhëmbë shtrënguar që bën autori i këtij libri për ta ndryshuar gjendjen, vjen nga forca e qëndresës të cilën shumë të tjerë e kanë zbutur; dhe nuk ësht vetëm nga dhimbja për familjarët e shokët bashkëvuajtës që ai i shkruan këto kujtime, ajo del jashtë kësaj sfere, dhe bëhet e vetmja politikë, e aftë dhe e denjë të ndërtojë një rend të ri, që t‘i shërbejë vërtet ligjit dhe dinjitetit shtetëror. Pa rivendosje të drejtësisë edhe për të kaluarat, nuk mund të ketë shoqëri dhe shtet të shëndetshëm sot e në të ardhmen.

FILOSOFIA DHE FEJA NE DEBATET E KOHEVE TE FUNDIT

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on November 2, 2016 at 12:10 AM


Nga Leke Tasi


Në polemikat e kohëve të fundit, përvec anës politike (akuza ndaj nacionalistëve si kolaboracionistë, duke heshtur sulmet që u bëheshin menjëherë mbas akordit dypalësh të arritur në Gusht 1943), të bien në sy edhe sulme ndaj fesë e fetarëve (politiko-negative ose miklueso-nënvleftesuese). Argumenti teorik i tyre ësht se filozofia prin, kurse feja ësht në hava, por duhet respektuar në kushtet e reja; kurse argumenti denigrues: përfolja e figurave kulmore si miqsore me pushtuesin. Të dy këto fushata mendojm se e kanë shkakun te pritshmëria për një hyrje të Shqipërisë në gji të Perëndimit me anë të vendosjes së shtetit ligjor, gjë që do të sjellë shkëputjen përfundimtare nga tranzicioni ku kuadri ish komunist nën petka demokrate në dy krahët e spektrit abuzonte me pushtetin duke u pasuruar pa farë gajle. Propaganda pro – LNCl synon të rivendosë unitetin (consensus), pra jo rinovim, gjithshka brënda grupit tonë! Se mos rivlerësimi i krahut të kundërt (klerikë e politikanë të anatemuar dhe të ekzekutuar),do të sillte shvlerësimin e kategoris që trashëgoi pushtetin në 90. Zhurma që bëhet rreth këtyre temave koincidon edhe me joshjet lindore që po marrin një virulencë të re. Në shkrimin e parë folëm për temën e parë ( kolaboracionistë e filokomunistë), këtu po trajtojmë filosofinë dhe fenë. Nuk ësht se filosofia nuk mund ta trajtojë fenë, e kanë bërë shumë mendimtarë sëjashtmi dhe së brëndëshmi saj, ithtarë të saj dhe kundërshtarë të saj, në Mesjetë dhe në kohët moderne, por po të nisesh nga themelet e secilës, filosofi dhe fe, ato janë krejt heterogjene: filosofia ka thelb të sajn mendimin, feja besimin, (e famshmja ‘mos heto por beso’). Feja ndikon mjaft në masat - ndjenja e rrezikut, mendimi i vdekjes, nevoja e vetvetishme për mirësi, i çon ato tek nevoja për t`iu drejtuar me lutje fuqisë së mbinatyrshme, Zotit Krijues dhe administrues i botës, kurse filosofia nuk ndikon direkt tek ato, sepse askush nga masa s` lexon libra filosofie, por ndikon vetëm indirekt. Shembull, fryma e iluminizmit francez (dhe më von evolucionistët darëëëëëëëëëëëëëëëinianë), duke kaluar nga fusha e kërkimit shkencor në atë të filosofis e shvleftësuan fenë në opinionin e kulturuar. Një klasë intelektualësh të rinj, revolucionarët francezë (më të egrit e tyre - Jakobinët) shndërruan gati vetvetiu pakënaqësinë popullore ndaj mbretit dhe klerit të lartë në armiqësi të verbër ndaj vetë shtetit dhe kishës; aristokracia dhe kleri pësoi një valë terrori prej dhjetra mija ekzekutimesh . Monarkia u rëzua dhe bashkë me masakrimin e aristokracis dhe klerit të lartë e të mesëm, u suprimimuan shumë institucione mirëbërëse të kishës (azile pleqsh, jetimësh etj) pa menduar me se ta zëvendësonin këtë rrafshim institucional dhe humanitar. Një Asamble e terrorizuar vetë, dhe Enti Suprem i Arsyeshëm i emruar në krye të fesë së re, ishin provat se sa të shkëputur nga realiteti (nga masat popullore) qenë krerët revolucionarë, dhe ç` tallje i ra në mendje rendit të ri për të zhdukur mijëvjeçarët tue u mbështetur gjoja tek Arsya. I përshtatet kësaj papjekurie bërtitëse vargjet e Ali Asllanit : “Frëng ku vete, ku po vete Frëng o frëng që s`je në vete” Rendi i barazuar me terror, demonstroi boshllëkun e tij tek vrasja mes tyre e protagonistëve të së njejtës mendje, dhe pa proces të mirëfilltë – mos të harrojmë se Feja e quan Djallin njeri-vrasës; si mos t`i kuptojnë atëhere masat besimtare si vepër të tij këto gjëma?. Përfitoi Bonaparti për të vendosur regjimin e tij personal. Po ky terror u përsërit në Paris më 1871 dhe pastaj Rusi më 1917 : Urrejtja dhe zilia vepruan posI në Francë si faktorë historikë ( a mos ndofta Enti suprem i Arsyeshëm ësht ziliqar?..), por të vrarët në Rusi qenë me miliona, u instalua një ekonomi e kontrolluar krejt shterpe me rezultat miliona vdekje nga uria, dhe fenë e zëvendsoi Ateizmi zyrtar (pa Arsye fare në këtë rast) gjë që s`ngjiste fare te populli rus prej natyre besimtar, me rezultat manifestimin e hipokrizisë si sistem bazë jete dhe superstructure (Realizmi Socialist që lëvdon gjënë e përbashkët në një popull me barkun bosh, ose martesa civile solemno-qesharake para nëpunsit të gjendjes civile etj). Por në Rusi periudha e marrëzisë vrasëse mbajti shumë më gjatë, për t`iu kthyer mbas 70 vjetësh ekonomis së tregut në baza shumë më ilegale nga ç` u bë në Francë (ku ekonomia ndërroi natyrshëm nga feudal-kapitaliste në thjesht kapitaliste ),dhe te Kisha më me nostalgji. Franca mbajti edhe më pas një karakter illuminist dhe antiklerikal, thjesht për shkak të qefit që ka për debat, veçse ky pozicion mohues ka përballë tij atje një pol fetar të fuqishëm. Kurse në Rusi, komunizmi ka lënë pas më të thellë rrënimin e shoqërisë, me pasoja më tepër të natyrës kriminale, mbasi ndër të tjera, krerët e tij tiranë-burokratë mbas kolapsit të sistemit, nuk mund të krahasohen me Bonapartin, krijues të një shkolle teknologjike moderne dhe te Kodit solid napoleonian në Drejtësi. Përkundrazi Orthodoksia me rezervat e saj të mëdha në shpirtin dhe kulturën ruse vazhdoi të kishte dhe rifitoi një vend të padikutueshëm në shoqëri , por hekatomba në kler dhe harlisja e krimit gati legal ia vështirëson shumë punën. Në këto kushte, del edhe më e qartë pse Feja është krejt e ndryshme, e pabashkëmatshme me filosofinë. Nuk diskuton, por vetëm pohon. Denigruesit e saj nuk kuptojnë se të falësh ekzekutuesin ësht një lloj force që s`mund t`i bësh ballë, qëndron dhe vepron përmbi dhe e pavarur nga koha.Të vësh përmbi shpresën dhe besimin Dashurinë, do të thotë, të zhdukësh qysh tani mëdyshjen ekzistenciale, pra një forcë që i zbut problemet (jo thjesht se i transferon në të ardhmen, por se ndikon direkt në të sotmen duke ndërgjegjësuar njeriun për efemeritetin e lakmive e për pasojë të konflikteve) kurse problemet janë buka e filosofisë. Kërkon t`i zgjidhë, por ka përballë natyrën njerzore, të ciën nuk e ndryshon dot, mbasi nuk ka mjetet e duhura.Kurse të jetuarit me besim , edhe nëse nuk arrin zbutjen e grindjeve, i përballon paqësisht dhe pa kërkuar shpërblim ( forca e madhe e shembullit!). Pra e tija ësht një dinamikë shumë prodhuese , e kundërta e zgjidhjes me racionalitet të ftohtë (mënyra filosofike) që shpjegon dhe propozon reforma, por pa prekur unin , i cili e percepton zgjidhjen më tepër te tjetri, pra duke zgjatur qarkun vicioz. Veç kësaj, edhe një aspect tjetër kontrastues i të dyjave: shpresa nga njera anë (karakteristike për fenë) që krijon siguri dhe shpirtmadhësi, dhe nevoja për njohje (karakteriste për filosofinë) që i kërkon zgjidhje të vështirësive këtu ku jemi, gjë shumë e vlefshme, por edhe me urgjencë për qëllimet personale. Shohim që feja, ashtu si edhe arti, të bëhen prodhimtarë pikërisht mes vështirësive jetsore, madje vuajtjeve, kurse filosofia që kërkon zgjidhjet e saj tek arsya dhe e shumta e gjen tek drejtësia dhe tek ekuilibri i interesave, në fakt nuk sjell fort përparim, madje degë të saj eksperimentojn gabimin. Përparimi real qëndron tek ajo pabarazi që i lëviz gjërat drejt harmonisë e integrimit, prerogativa të fesë, jo të spekulimit arsyetues. Për të kuptuar padobinë e debatit filosofik, besimtarëve u vlen thënia e Krishtit “Të falënderoj a At, që ua zbulove të thjeshtëve dhe ua fsheve të mençurve”, ose “ Do t`i turpëroj të diturit e kësaj bote”. Tani, mendjet më kureshtare s`mund të durojnë pa e praktikuar filosofinë, sidomos ata shkencëtarë që kapërcejn kollaj murin e tyre, për të hyrë në kaosin jashtë tij, pra e nisin shpjegimin nga mesi, jo nga kreu ( si Laplace Me Bonapartin). Vec kësaj serioziteti kërkon të mbahet parasysh si gur paragoni qëndrimi i Atij që thëniet e tij të thjeshta i mbështeti me shembullin e vet deri në vetflijim. Shumë të pakët prej filosofëve kanë demonstruar këtë koherence mësim-shembull, dhe rendimentet e dy rasteve as krahasohen. Nuk duhen arsyetime pra, por duhet mirësi, solidaritet , dashuri në çdo rast, dhe mënjëherë! Ky ësht momenti kur bota po kalon pasojat e stërhollimit të së keqes prej stërhollimeve filosofike, si e si të kënaqen dëshirat e njerzve, të grupeve sociale, të shteteve, të blloqeve, pra ekuilibër egoismash, dhe ende pak gjeste ndihme për të papajisurit. Megjithatë gremina mes kontinenteve do të ishte edhe më e madhe nga ç`ësht, po të mos ishin përpjekjet e një pakice tërë kohërat, të organizuar posaçërsht për të ndihmuar, plus mirësia spontane në raste të panumurta që ndodhin përdit dhe kudo, aq sa të con të mendosh se Dashuria (jo materiale) ësht në themel të botës materiale, dhe fati i saj varet nga ajo. Këto gjeste mirësie kanë vlerë se nuk janë të natyrës perspektive,”largpamëse”( për të mbrojtur indirekt veten për refleks) por spontane, thjesht për empati. Prandaj Europa e Bashkuar, qoftë edhe e paqëndrueshme siç ësht, duhet ruajtur e fuqizuar. Ajo i krijoi problemet vetë dikur falë pjesës së saj grabitëse, dhe tani po kthehet e i a gjen remedin krizës ndërkontinentale kryesisht me anë të shtresës së vet të varfër, që vazhdon të votojë pro mirëpritjes së të varfërve të ardhur. Kur të pushojnë ta bëjnë këtë, do jemi në rrezik, do jetë shenjë se masat po arsyetojnë në kohë, filosofojnë, pra kanë hyrë në rrugë pa krye. Nëse mirësia e tyre ka burimin te besimi në Zot, dhe voluntarizmi ekzistues ësht një nga provat, dhe ai duhet zgjeruar në maksimum, atëhere historiografia që e shihte me dyshim fenë, (duke ia tepëruar fajet të shkaktuara prej përbërësve njerzorë të saj), dhe ngrinte lart filosofinë ( nënkupto iluminizmin materialist - shkaktar indirekt dhe i pjesshëm por këmbëngulës i dy shekujve më tragjikë) , do ta kthente opinionin në favor të saj. Islami gjithashtu, i ndodhur aktualisht në konflikte te brëndshme, e ka po të njejtën rrugë: të marrë prej Librave të tij normativë, pjesën themelore që afirmon mirësinë, mëshirën , solidaritetin, dhe ta aplikojë sëpari brënda popujve myslimanë (rezervë e pashfrytzuarende si duhet), kurse pjesën që trajton ndëshkimet e të pabesëve , sot e degjeneruar në veprime absurde, ta konsiderojë si një gjë historike, duke quajtur si themelore dhe eskluzive porosinë :”Në besim nuk ka dhunë” . Në këtë mënyrë, me një veprim të përbashkët, shumë kontraste mes feve, të acaruara nga fanatizmat, gjejnë zgjidhje , dhe kjo zgjidhje nuk do t`i detyrohet thuajse aspak debateve filozofike, por frymës që sundon besimtarin e vërtetë kudo në botë,dhe që ësht në pjesë të madhe i pashkolluar: fryma miqësore dhe e gatshme me e mirëkuptue të ndryshmin.

DEBATET E RINDEZURA RRETH PERIUDHES KOMUNISTE

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on November 2, 2016 at 12:10 AM


Nga Lekë Tasi


DEBATET E RIAKTIVIZUARA RRETH PERIUDHES KOMUNISTE


Replikat i këtyre javëve në shtyp vlejn për të kuptuar pohimin e një medie perëndimore : “me ndryshimet kushtetuese që po bëhen, Shqipëria kalon nga Lindja në Perëndim”. Fjalë të qarta që të bëjn të mendosh se kthesa do të jetë historike e jo si në 1990. Gjithshka përmblidhet tek kjo: drejtësia e blerë me para ka për tu bërë drejtësi efektive. Ngjan e pabesueshme, por fakti që zullumi i 25 vjetëve e mbushi kupën e durimit të fuqive perëndimore, jep shpresë që kjo kthesë të ndodhë vërtet. E sigurt që kjo të shkaktonte “shtrëngimin e rradhëve” të gjith atyre që mendësis 45vjeçare i bashkojnë gjynahe të natyrës ordinare, që i kapte gjyqi por që vazhdojn të jenë shend e verë, sepse ushtrimi i pushtetit ka pasë fuqinë magjike të përjashtonte nga kategoria e të ndëshkueshmve krejt spektrin politik. Mbrojtjen e kërkonin tek solidariteti që kishin dalë gati të gjithë nga palltoja e establishmentit të para 90-ës. Prandaj edhe vënia në dyshim e shënjtëris së LNCl nga gazetari A. Stefani ka sjellë reagim të zemëruar, ngaqë hedh tej atë gomë shpëtimi. Pa dyshim ka edhe ndjenjë në këtë reagim (kujtime të bukura rinore që nuk shlyhen lehtë, formim shkollor i zier tri herë), por kryesorja ësht shqetsim i natyrës praktike: ballafaqim me drejtësinë për shkelje të rënda të ligjit, vetanake ose transversalisht , ndërpartiake. Në këtë debat, që ish të përndjekurit e kanë nisur qyshkur kundër murit që s`digjon, elementi i ri ësht se kritika që i bëhet Luftës vjen nga një studiues prej rradhëve të tyre. Vërtet ai e pohon pozicionin zyrtar se Lufta partizane ka qënë e drejtë, por i shton që diktatori me shokët e tij ia kanë hequr asaj kuptimin pozitiv duke vendosur diktaturën personale, duke zhgënjyer tërësisht shpresat e dëshmorëve për liri dhe mirëqënie. Kjo nuk ësht thënë kurrë me zë të lartë (në fakt nuk i janë hequr titujt honorifikë shkaktarit).Përballë qartësis së Stefanit të pranuar botërisht prej kohësh ( dhe që solli në 1991 disfatën elektorale të R.Alisë kundrejt një kandidati gati anonim -Franko Krroqi) artikujt e kundërshtarëve janë konfuzë sepse , ndryshe nga Andrea me prejardhje të njejtë, por që vendos si bazë të tijën dy shtylla krejt të papërfillura deri sot: 1)pavarsinë e arsyetimit personal dhe 2)të drejtat e njeriut , ata mbrojnë në fakt privilegjet, dhe/ose verbërinë e mospendesën e të palënduarit nga diktatura, një formë e njohur psikologjike e vartësisë nga koha dhe jo nga arsya . Rindezja dhe vijimi i polemikës (“dekorimet: mirë apo keq? Dhe feja e klerikët- kolaboracionistë apo jo?”) ka në thelb brengën pse të mbarojë komoditeti mes palëve (=grindje haptaz dhe impunibilitet i nënkuptuar), dhe po afrohet koha të dalin kartërat sheshit për c`ka ndodhur, duke u kushtuar vëmendje të gjitha burimeve historike, që ndodhitë e kaluara të mos manipulohen më. Prapa të gjitha shqetsimeve pra ësht nevoja e ngutshme për ribashkim (consensus) mbi bazën e të fituarave, materiale, morale dhe të natyrës pushtetore, sic ësht e qartë tanimë për njeriun e rrugës. Të përndjekurit, pjesa politikisht kundra diktaturës, dhe jo vetëm emocionalisht pse janë prekur soje , janë më të avancuar në këtë debat , sepse vënë në pyetje vet luftën partizane , a ishte e nevojshme në kushtet që u bë, apo u projektua qysh në krye e tillë siç doli, pra qe pjesë dhe shkak direkt i gjëmës që pasoi. Pjesëmarrja në koalicionin antifashist që afishohet si imperativ i pakundërshtueshëm , megjithëse teorikisht i detyrueshëm për shkak të fitores të asaj pale, shihej nga krerët e përgjegjshëm shqiptarë (pikërisht ata që u ësht dhënë cilsimi “kuislingët”) si fati më i mbrapsht që mund të na takonte për shkak të infiltrimit lindor, siç dhe doli nga lidhja e E.Hoxhës me agjentët e rangut të ulët të PKJ ( të ulët që të mund të lante duart ajo vetë më von) .Prova e parë për këtë: zhdukja e tërë më të aftëve e të pavarurve në karakter ndër të afërtit e tij, nisur ky aksion qysh në luftë . Por mbrojtësit e sotëm të asaj lufte, ose shohin deri te hunda, ose ca më keq, nuk janë prekur ata vetë apo rrethi i tyre ngusht, dhe s`mendojn as për viktimat e rrethit të gjerë. Kriteri politik vërtet i përgjegjshëm ësht interesi kombëtar, dhe vetëm ai, i cili ndërron sipas momentit që kalon vendi, dhe vrojtohet me vëmendje emergjente nga qeveritë dhe opozitat e momentit sëtoku. Pork y kriter paska qënë luks i madh për ne... Kulti për aleancat e mëdha me emra të bukur janë vecse servilizëm mendor kur ato aleanca s`na bëjn punë, përkundrazi, na groposin. Po të marrim dy vende ballkanike me pozicion gjeografik më të disfavorshëm se i yni, por me përvojë më të pasur si shtete, Bullgaria dhe Rumania, shohim se fati i aleancave që bënë alternativisht me Boshtin dhe me Koalicionin Antifashist, u vinte si nevojë për rivendikme tokash që u përkisnin ose që i pretendonin, dhe u erdhi si forcë madhore prej balancës së forcave gjermane-sovjetike që avanconin drejt tyre e i shkelnin. Shqipëria me një pozicion pa krahasim më të favorshëm, nëse do të kishte unitet dhe një rend kushtetues më të konsoliduar , do mund të mbante neutralitetin më me sukses falë afërsis së trupave aleate. Mos të thotë kush që ia ndalonte Jalta. Po atëhere pse zbarkuan aleatët? Krahaso politikën gjermane me qeverinë tonë që shpalli neutralitetin, kundrejt neutralitetit që e deshi dhe e shpalli mbreti bullgar Boris, me pasojë helmimin e tij prej mjekut kurues gjerman , megjitse ishte gjerman si origjinë. Edhe pasonjësit e tij manovruan sipas momentit, por pa shthurjen totale të unitetit si tek ne . Manovrimin me mirëkuptim të detyrueshëm mbi bazë kombtare e shohim të realizuar tek ato dy vende, megjithse të shoqëruar me aspekte tragjike mes palëve; por tek ne ai, manovrimi, vetëm mund të përfytyrohej, jo të realizohej . Sepse disunitetin tonë të trashguar e shfrytzoi sic thamë PKJ (nacionalizmi tek ata mbijeton si në mbretëri edhe në komunizmë) jo vetëm për të mos patur një shtet të pavarur në shpinë (Shqipëri perëndimore – gjëja më e lehtë për tu arritur..), por edhe që të zhbënin gjithshka ishte ndërtuar aty në 30 vjet shtet, si garanci që rivendikimet tona për shqiptarët nën sundimin e saj do të mehnin, siç ndodhi, madje me deklarata shprehimisht në konferencën e paqes për mosekzistencën e një çështjeje të tillë . Me këto gjëra duhet të merren ata që hymnizojnë luftën, sepse e tërë vazhda e shkëputjes nga krahu perëndimor i koalicionit nisi qysh me goditjen tinëz gjatë luftës e oficerëve anglezë pranë A.Kupi, me minat e kanalit të Korfuzit menjëherë mbas saj, pushkatimin e deputetëve, me dbimin e misioneve aleate, dhe deri tek vrasja e elitës dhe refuzimi i Planit Marshall, që të gjitha gjëra që i siguronin regjimit mosnjohjen e gjatë dhe komode në izolim , pra mospjesëmarrjen në fakt tek Koaliconi, por rehatin diktatorit si besnik i emruesve të tij. Të gjitha e kanë shkakun direkt dhe koshjent tek ajo luftë. A nuk u vranë gjat saj prapa shpine kuadrot për simpati pro-perëndimore? Prej asaj lufte fillojn të gjitha, për disa indirekt, për ne direkt. Prej asaj vjen varfërimi ekonomik i masës dhe depersonalizimi i qytetarit; dhe në distancë doemos edhe mosdalja në qënie e një të djathte reale kur ra diktatura , por e njerës që bëri të djathtën pa njohur efektivisht pronën(!), me pasojë egërsimin e gjendjes , mungesën e debatit për ekonominë dhe në vend të tij grindjen për votën, po edhe bashkëpunimin për qëllime të jashtligjshme pa ngjyrë përkatësie Mjafton të shohësh vitet e luftës, terrori i viteve 1943- 44 nëpër fshatra pati vazhdim logjik një rradhë ngjarjesh të së njejtës natyrë, e kundërta e pritshmërisë antifashiste: terrori në Kuvend me varjet e pushkatimet e deputetëve të zgjedhur nga populli, ekzekutimet e inxhinjerëve, deri tek mbyllja e gojës së inteligjencës , tek përdhosja e intelektualëve dhe sulmet reciproke mes tyre .Një pikë delikate që nuk preket fare as sot ësht edhe grupi i marxistëve të mirëfilltë (që nga Z.Mala.A.Lulo, te N.Zisi etj, ose e deviacionistëve Z.Fundo e Dh. Fallo gjat luftës dhe deputetëve si Gj. Kokoshi, Sh.Beja, R. Dani etj.) që u eliminuan nga udhëheqja aventuroze e kooptuar nga dyshja e PKJ , e cila zhduku më von edhe ata pak komunistët e mbetur (T.Jakova, K. Tashko,Hulusi Spahiu, M.Shehu etj); pse nuk u jepet një vend sot këtyre figurave, apo këto tema i shtien në vështirësi? Këto ishin “fitoret” e partisë, dhe u kultivuan me kujdes duke mbytur që n`embrion çdo zbutjeje revizioniste, pra një objektiv i ndjekur me përpikmëri qysh në krye dhe gjatë fazave 45vjeçare. Nuk mund të kishim pra edhe demokraci sot, me një brumë që nuk njohu asnjë ferment gjatë 50 vjet, përveç atij të shpërthimit prej helmeve të thithura, që duke i gjetur rrugët e ligjshme të mbyllura, përfundon në krim dhe paligjësi. Çdo pengim e kemi prej këtij zinxhiri malinj dje-sot, që falë Zotit e gjeti zgjidhjen individualisht (emigracioni) dhe aspak organizativisht me nxitje të prodhimit brënda në rrugë të natyrshme , njohje e pronës-investim-taksa-formalizim-bursë-kompeticion. Jo. pronat në asnjë mënyrë pronarëve, por mega pronarëve! Dhe kështu të mos u hapej rruga për kthim emigrantëve të gatshëm për të investuar punën dhe parat e tyre në vend. Kjo ësht pika më nevralgjike sot: përligjja e atij brumi parasitar por shumë aktiv,(pasanikët e paligjshëm) me prononcime pro konsensus, tezë që e hanë lolot, ose të interesuarit direct, por që shumica e kupton si apel “ejani shokë të ruajmë fitimet kundra “imponimit” të ndërkombëtarëve”. Shkaktarët pra të një keq-qeverisjeje , ose përfituesit soje, guxojn të invokojë sovranitetin kombëtar kundra ambasadorëve për të shpëtuar korrupsionin e tyre galopant, duke u angazhuar të jenë përsëri ata protagonistët e pastërtisë… Në fakt ndërkombëtarët, nuk bëjn tjetër veç prurjen e normalitetit, ligjit, mënjanimin e marrëveshjeve transversale që synojn vazhdimin e impunibilitetit, me gjetje shtigjesh të reja për ta blerë sërish drejtsinë dhe mbrojtur milionat. Ndërkombëtarët angazhohen më vendosmërisht sot, sepse e shohin qartë tanimë , që fuqia e opinionit, pakënaqësia, nuk kanë asnjë peshë mbas 70 vjet nënshtrimi ; ata kanë përveshur mëngët vetë. Te ky rrezik që i kanoset kalbësirës së djeshme të ardhur në kulmin e saj, shohim edhe shkakun e mbrojtjes emergjente me sa munden të disa tipareve “pozitive” të diktaturës së djeshme por me arsyetime kontradiktore, dhe mobilizimin e fortë për të denigruar kritikat që i bëhen asaj duke nxirë kundërshtarët më të shquar si kolaboracionistë dhe duke mos përmendur rezultatet e tyre, kulturën, pastërtinë morale të tyre . E bëjnë këtë fushatë se mos nga rrëke, kritikat bëhen lumë dhe e përlajn çdo mbeturinë të asaj kohe të zesë, dje dhe sot.. Kjo perspektivë i brengos tepër . Sepse shohin që këtë rradhë Perëndimi e ka seriozisht. Janë arsye strategjike, konjuktura të tilla, që tejkalojnë Shqipërinë, prandaj Shqipëria duhet shpëtuar edhe përtej vullnetit të pjesës që tërheq mbrapa. Si përher , fati, jo ne, po punoka për këtë vend… Por në nivel koshjent, momenti vetë dhe panorama tërësore e tërheq qytetarin e përgjegjshëm t`i shohi jasht kontekstit familjar ose formimit rinor shkaqet që janë në zanafillë të së keqes 70vjeçare. Duhen hedhur poshtë manovrimet e motivuara nga politika e ditës, dhe të përballohen themelisht arsyet dhe pasojat. Prekja edhe të mëdhenjve që po ndodh, e Fishtës e Konicës psh, kërkon edhe një kriter që nuk ësht përmendur kurrkund, pikërisht kalibrin e personit, kulturën, volumin dhe nivelin e punës së tij, që përkthehen në rol historik të papërsëritshëm pro Shqipërisë. Indro Montanelli na mëson vec këtyre, edhe një kriter tjetër, thjeshtësinë, varfërinë, përkushtimin ,kur ai përshkruan më të kritikuarin e këtyre figurave të mëdha: M. Krujën. Mbas 70 vjet veprimi antikombëtar të përgjakshëm e mizor, dhe më pas, orvatjeve për ta minimizuar elitën tonë të vërtetë, rehabilitimi i figurave (bile i cdo krahu ) të bëhet me seriozitet, ai nacionalistëve gjatë luftës , meqë ësht momenti tani; ajo të nisi jo nga ushtarët e thjeshtë, për të cilët bëhet gjithë kjo zhurmë e kotë, por nga krerët, nga Alush Lleshanaku,Hamit Matjani, Preng Cali, Hysni Lepenica e plot të tjerëve që dhanë jetën për shpëtimin e Shqipërisë. Krijimi i një aparati drejtësie dinjitoz si shpresojmë, do ketë ndikim të drejtpërdrejtë jo vetëm për administrimin e shkeljeve ekonomike, por edhe mbi cdo sektor të jetës publike dhe kombëtare. Do të ketë gjithkush ku të kërkojë arbitrazh edhe mbi cështje specifike me pjesëmarrje të specialistëve më të kulalifikuar nëpër botë.Prandaj po e presim me padurim reformën edhe për këto cështje, që kanë të bëjnë me nderin e figurave , të denigruara deri dje .

KERMA KOMUNISTE

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on October 27, 2016 at 1:10 PM


Nga Armand Maho


Te dalte shpirti nga bytha funderrine!


Te lendohet zemra ty shoqja Vito? Ashtu eee, po atyre femijeve qe i late jetime, e nuk i pane kurre baballaret e tyre si thua i lendohet shpirti kur flet ti?!

Shoqja Vrrome, e di ti qe mire se ja pushkatuat e ja vrate baballaret, ja varroset ku mundet, por me pas nuk u ngopet po ja burgoset nenat, dhe u internuat gjysherit.

E di ti shoqja funderrine, se dhe sot e kesaj dite se dine ku i kane eshtrat e prinderve? Normal qe e di, se vetem ju e dinit ku i varrosnit.

U lendua ajo zemra jote eeee?! Po kur pushkatonit grate shtatzena, kur detyronit femijet te vuanin brenda telave me gjemba, kur vdisnin foshnjat ne kampet e Tepelenes, Myzeqese etj etj, tu lendua ndonjehere zemra ty? Jo madje kerceje e kendoje per Partine tende te lavdishme! 


Shoqja Kerme, ne mos nuk e ke mesuar po ta themi tani, se ata qe vrate ishin me shume shqiptare se sa ti, e te tjeret si ti! Ata kishin dinjitet, dhe menduan se pushtimi komunist ishte me i keq se cdo lloj pushtimi tjeter. Dhe kane pasur te drejte! Sepse deformimin me te madh te individit e bete ju. Po po ju qe kthyet kete vend ne nje burg ta madh, qe shkaterruat cdo gje me vlere qe shqiptaret mezi kishin ngritur ne mijra vjet!

Ajo zemra jote ( ajo zemer kriminale) e Nexhmijes, apo e udheheqesit tend dhe e te tjereve qe e ndoqen si ty, do ishte mire qe te mos kish mbire si fare, si semundje, si murtaje ne kete toke! Por fatkeqesia jone eshte qe mbite, dhe skeni ndermend te shkuleni.

Me kete rast, une nipi i nje prej shume atyre " tradhetareve" qe keni pushkatuar, ne pamundesi per te te bere gje tjeter, po te bej nje urim. Te dalte shpirti nga bytha, shoqja funderrine!


KERMA KOMUNISTE VITO KAPO

NJE DEBAT QE DUHET CUAR ME TEJ

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on August 27, 2016 at 5:55 PM



Nga Lekë Tasi


Debati që ka hapur Andrea Stefani vlen për të kuptuar momentin aktual, të cilin një media perëndimore e komentoi me një fjali të shkurtër : “me ndryshimet kushtetuese që po bëhen Shqipëria kalon nga Lindja në Perëndim” (kuptimi më në thellësi i kësaj fjalie ësht që ky kalim ka rëndësi historike dhe nuk ësht formal si në 1990). Pikërisht ky ndryshim themelor që pritet ka shkaktuar këtë“shtrëngim rradhësh” tek mendësia 45vjeçare që i reziston pronocimit të A. Stefanit. Ky gazetar, i njohur për komentet e tij energjike në dy dekada e gjysëm i qëndron vërtet pozicionit zyrtar se Lufta partizane ka qënë e drejtë, por i shton pohimin e padiskutueshëm për opinionin, se diktatori me shokët e tij i varrosi shpresat e dëshmorëve për demokraci e mirëqënie , dhe shtypi popullin dhe vet luftëtarët pranë tij me pushtetin e tij personal . Argumentimi i tij ësht logjik , konciz dhe pa asnjë ekuivok ku të kapet cilidoqoftë: Tezë- demonstrim me fakte të pakundërshtueshme- konkluzion. Përball kësaj qartësie artikujt e kundërshtarëve janë konfuzë sepse ,ndryshe nga Andrea me prejardhje komuniste, por që vendos si bazë të tijën pavarsinë nga çdo interes të argumentimit dhe vendos si vlerë mbi çdo tjetër të drejtat e njeriut , ata nisen me një paragjykim pro asaj të kaluare ku ndjeheshin mirë, dhe për ta mbrojtur zbatojn të mirënjohurin vesin e stigmatizuar qysh herët nga F.Konica - nuk merren me ato që autori thotë, dhe i përgjigjen për ato që ai nuk thotë. Duan që lavdia e vetshpallur të mbetet e paprekur edhe mbas përmbysjes që ndodhi tek mendja e popujve mbi komunizmin – kur ai doli një lloj fashizmi por me varfëri . Pik` e parë nuk pyesin për marksistët e vërtetë shqiptarë që si bartës iluzionesh por me sinqeritet , mbasi i dhanë emrin luftës , u eliminuan menjëherë nga klika gjuajtëse e pushtetit me anë terrori , bile s` mbajnë dot qëndrim as për të fundmin e tyre, që ndoqi fatin e tyre në Dhjetor të 1981, atë që e bëri luftën dhe ata e admiruan 30 vjet, por e harruan edhe kur pse iu torturua familja . Pa krijuar një pozicion vetë mbrojtësit e luftës dhe të asaj që pasoi dhe pa shpjeguar britmat makabre kur i vinin në dhe shokët e tyre, ç` lavdi u mbetet? Pjesa e opinionit që janë politikisht kundra diktaturës e jo vetëm sepse u goditën, do të shkonin më tutje në këtë debat për të vënë në pyetje vet luftën, a ishte e nevojshme apo e dëmshme në kushtet që u bë, se ajo u projektua siç doli, pra qe pjesë dhe shkak direkt i gjëmës që pasoi. Idealizimi i pjesëmarrjes në koalicionin antifashist që afishohet zakonisht si imperative, nuk qe as në nisje as në mbarim pjesëmarrje reale, por porosi së jashtmi e zbatuar me bindje servile ose të verbër ( këto janë dy kategoritrë) dhe me qëllim t`i mbetej fuqia të mandatuarit me atë porosi , dhe të ndiqej një politikë besnike vetëm Lindjes dhe luftës së ftohtë; këtë e di kushdo dhe vet ata që e përdorin argumentin e Koalicionit. E para pra ësht kush të futi në atë koalicion dhe e dyta ç`qëllime pati ajo mbeturinë koalicioni në Shqipëri. Mendimi politik i vërtetë nuk ka primar koalicionet, por pyetjen me cilin fiton vendi im . Dhe kjo ndrron sipas momentit që kalon shteti në konflikt ; interesi kombtar ngërthen në momente kruciale partitë politike, qeveritare e opozitare, në përgjegjësinë e përbashkët ndaj vendit . Veç kësaj ekzistojn edhe arsye të forta gjeostrategjike pse një vend e do Koalicionin Antifashist dhe pse një vend tjetër dëmtohet prej tij. Po të marrim shembull dy vende ballkanike me pozicion gjeografik më të disfavorshëm se i yni gjat LDB, por me eksperiencë shtetnore më të pasur, Bullgaria dhe Rumania, dhe do të silleshin sipas balancës së forcave që avanconin drejt tyre e i shkelnin. Ato shpallën neutralitetin për të shpëtuar nga konflikti, dhe më pas bënë aleanca me Boshtin dhe pastaj me Koalicionin , por në të tre rastet për shkaqe kombtare cilado qeveri që vinte - rivendikime tokash që u përkisnin më parë ose ruajtje të atyre që u takonin. Në fakt Rumania megjithse kishte peshën më të madhe se Hungaria përkrah Boshtit, ishte dëmtuar prej tij duke iu marrë Transilvania për t`iu akeksuar Hungaris , dhe Dobruxha Bullgaris, por për Antonescun rreziku më i madh i Rumanisë ishte Rusia siç u vërtetua në 1945. Mbreti Mihail me kthesën që bëri pro Koalicionit, i rifitoi ato toka por humbi Moldavinë sidhe fronin , dhe për forcë madhore vendi i tij fitoi dhe komunizmin. Bullgaria kishte ardhur deri në Ohër me avancimin Gjerman dhe në jug kishte dalë në Egje. I humbi këto toka në 1945, por mbreti Boris i kishte më të kufizuara zgjidhjet. Kishte shpallur neutralitetin, dhe kjo i kushtoi fronin dhe jetën. Tek të dya këto vende nuk regjistrohet një luftë partizane e mirëfilltë, se nuk qe e nevojshme, ngrenin kandar të tjerë faktorë, dhe të gjitha palët politike synonin me mënyrat e veta secila të kënaqnin interesa kombtare, le të kishte mes tyre përplasje të përgjakshme . Shqipëria me një pozicion më të favorshëm, po të kishte këtë lloj unitet dhe një rend kushtetues më të konsoliduar si ato , do mund të mbante neutralitetin më me sukses, dhe me manovrime brënda palëve . Si më afër trupave aleate mund të kalonte drejt e në okupim aleat, pra t`i shpëtonte komunizmit, që në fakt ishte thjesht infiltrim, asnjë interes historik e gjeostrategjik nuk e diktonte pjesëmarrjen me Lindjen . Çfarë do humbte populli ynë në se me ndërrim qeverish, gjysëm kushtetuehëm e gysëm grusht shteti do të imitonte këto dy shtete ballkanike? Me neutralitetin që shpalli qeveria në Shtator 1943 (që gjermanët e respektuan meqë s`kishim ushtri) dhe krahas tij me marrëveshjen BK-PK &Leg.(Gusht 1943), mund të koordinohej një administrim progjerman“kuisling” dhe paralelisht luftë ( por jo civile)në male, që me instruktorë perëndimorë do të na çonte në gji të aleatëve mjaft më herët , sepse nuk do të refuzohej zbarkimi tyre kur u kërkua. Veprimi jugosllav këtë eventualitet e shmangu urgjentisht. Pra skema e përhershme gjatë këtyre 100 vjetve e ndërhyrjes së faktorit të pagjumë nga jashtë , u realizua edhe këtë rradhë por me pasoja rrënimtare afatesh të gjata. Në këtë optikë duhet shqyrtuar periudha e luftës. Kur themi skema o skenarë të përhershme , nuk nënkuptojmë vetëm infiltrimin nga jashtë por edhe mosrezistencën ndaj tij brënda. Nuk duhet pra një shikim bardh e zi kaq i dalëboje që e përdorin ata që i mbijetuan si të parëndësishëm pastrimeve të Enverit dhe sot flasin nga siguria e tyre e vogël , por duhet të analizohet disuniteti ynë i trashguar që shfrytzohet çdo herë ndryshe dhe befas. Këtë rradhë kjo forcë infiltruese nacional -serbe (që mbijetoi si në mbretëri edhe në komunizëm e më tëhu), e përdori sistemin e ri të terrorit ekstrem bollshevik për ta imponuar sa më egër tek ne me qëllim zhbërjen e gjithshka ishte ndërtuar në 30 vjet pavarësi, dhe si garanci që rivendikimet tona për shqiptarët nën sundimin e saj të mos bëheshin të gjalla siç ndodhi, madje me deklarata shprehimisht servile në konferencën e paqes për mos ekzistencën e një çështjeje të tillë. Pra “pjesëmarrja në Koalicionin Antifashist” që tundin si kartë ata që hymnizojnë luftën, u provua si mospjesëmarrje e skajshme në frymën që kishte Koalicioni me Kartën e Atlantikut në ballë. Ne përfunduam në satelit i bindur pikërisht të armikut që folkori e shpallte prej shekujsh. Kush të pajton si shërbtor për t`i mbaruar punën, don dhe të të mbajë lidhur boterisht. Kjo skllavëri pasoi qysh ditët e para si ndarje e hapur nga fuqitë perëndimore aleate ,me minat e kanalit të Korfuzit , me dbimin e misioneve anglo-amerikane menjëherë mbas, me refuzimin e planit Marshall, me gjyqet dhe ekzekutimin e të zgjedhurve në kuvend deri tek vrasja e kujtdo me akuza për bashkëpunim me misionet e deri me eliminime brënda udhëheqjes për poliagjenturë , veprime që e kanë fillimin qysh në luftë, kjo duhet theksuar, pikërisht tek qëllimi i projektuesve të saj. Që aty dhe prej asaj lufte të importuar nisi izolimi, vrasja e marxistëve idealistë prej sigurimsave personalë të diktatorit. (“Zef Malën ta dekoroni me një plumb në kokë”. Por sot dalin edhe fjalë të tjera nga goja e tyre, që Enveri e pranoi si faj të vetin që e goditi M .Bajraktarin, që Mehmeti ishte goxha kryeministër , të shohim sa do të digjojmë të tjera, psh që e ngarkoi me hartimin e një plani ndërhyrjeje ushtarake në Kosovë, dhe pastaj i hodhi tej edhe planin edhe hartuesin.. .) Prej asaj lufte vjen në distancë edhe mosdalja në qënie e një të djathte reale kur ra diktatura , por e një tjetre,ish funksionare që shtiret si e djathtë dhe menjëherë fut në qorrsokak ekonominë e tregut duke bllokuar njohjen e pronës (!) , që nuk debaton për zhvillim harmonik, por grindet vetëm për pushtet dhe për plaçkë. Për ta konstatuar këtë lloj lidhje atëhere – tashti, mjafton të shfletosh historinë e përditësuar tanimë. Terrori i viteve 1943- 44 nëpër fshatra , e ka vazhdimin logjik tek të gjitha veprimet qeveritare me karakter ekstrem kolektivist që varfëroi fshatin , përdhosi personalitetin në masë me krijimin e tiranëve të vegjël kudo, dhe tek refuzimi i vazhdueshëm i çdo zbutjeje të llojit revizjonist deri edhe kur kriza çoi në rrezik vet mbijetesën e regjimit, pra një projekt vartësie i ndjekur me përpikmëri qysh në krye dhe gjatë fazave të mëvonshme, pavarsisht nga armiqësia aparente për ata që na krijuan partinë sot e75 vjet më pare. Nuk mund të kishim pra edhe demokraci sot, me një brumë që nuk njohu asnjë ferment liridashës në 50 vjet, përveç atij të shpërthimit që vjen si rezultat i marazmës nga helmet e urrejtjes për njeri-tjetrin deri brënda qelizës udhëheqse. Kjo klimë e mbyllur do të gjente zgjidhjen pastaj , dmth sot,te veprimi i paligjëshëm ( krimi në vend dhe nëpër botë). Shumë arritje i kemi prej atyre helmeve, ndërtesa kolosale, probleme që nuk zgjidhen , prioritete urgjente që nuk gjejn vend. Por falë Zotit i kemi edhe prej punës së qindra mijra njerëzve të thjeshtë që kërkojn kushte pune dhe përkrahje jashtë ngaqë pengohen në vend . Ky pengim këmbëngulës ësht edhe pika më nevralgjike sot: përligjja e atij brumi të gatuar keq, me prononcime gjoja mbrojtëse të sovranitetit e pro konsensusit (dmth ejani të gjejmë fjalën mes nesh neve të korruptuarit), dhe kundra “imponimit” të ndërkombëtarëve. Në fakt këta të fundit, nuk kërkojn tjetër veçse zbatimin korrekt të ligjit, mënjanimin e marrëveshjeve transversale që synojn vazhdimin e impunibilitetit me blerje akoma të drejtsis dhe mbrojtjen e të vjedhurave. Këtë veprim shpëtimtar ndërkombëtarët e kanë ndërmarrë sepse iu ësht bërë e qartë që opinioni, pakënaqësia, nuk kanë asnjë peshë mbas 70 vjet nënshtrimi. Dhe po te kjo frymë e vendosmëri korrigjuese gjejmë edhe pezmin e nostalgjikëve të diktaturës , njëkohësisht dhe brengën e tyre pse po lind demokracia dhe shteti i së drejtës, dhe kështu zbehen privilegjet e tyre mbi masën.


Rss_feed