Shopping Cart
Your Cart is Empty
Quantity:
Subtotal
Taxes
Shipping
Total
There was an error with PayPalClick here to try again
CelebrateThank you for your business!You should be receiving an order confirmation from Paypal shortly.Exit Shopping Cart

Albanian-American Freedom House

Albanian-American Freedom House

News

News


view:  full / summary

PETRO ZHEJI FJETI

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on March 16, 2015 at 11:35 PM


Petro Zheji ne dhomen e punes ne Washington


Nga Lekë Tasi


Petro Zheji vdiq në 15 Mars. Përdora foljen “fjeti” më lart, sepse kështu thuhej dhe vazhdon të thuhet për besimtarët kur ikin nga kjo jetë. Të njejtin kuptim ka dhe shprehja “ ndërroi jetë”, sepse nënkuptohet me të që jeta vazhdon mbas atij momenti. Jo vetëm bisedat e Petros me këdo dhe kurdoherë e shpallnin besimtarinë e tij, por edhe vepra e tij e shkruar vazhdon ta shpallë atë, duke e përkufizuar madje ai vetë kërkimin e tij filosofik si Kristologji, çfarëdo lëmë të shkencës të ketë pasë përfshirë kërkim i tij. Këtë cilsim e thekson edhe titulli i veprës së tij të fundit, “Roli Mesianik i Shqipes”, libër që doli nga shtypi pak ditë para se Petroja të jepte frymën e mbrame.


Mediat tona e ngrejnë lart Petron me epitete të larta, por heshtin rreth këtij tipari themelor të veprës së tij. Pse ndodh ? Gazetaria më e kualifikuar, po edhe ajo më pak e tillë, ajo që kërkon sensacionin, kanë në qendër të tyre, përcjeljen në publik thelbin e dishkaje, fenomen, ide, vepër o person; ato priren ta formulojë shkurt dhe qart, të diskutojë rreth tij, e jo ta fshehin me anë termash të pergjithshëm që sjellin zbehjen e subjektit dhe rënien e interesit të lexuesve.


Kush ishte në thelb Petro Zheji? Pse është kaq e panjohur për masën vepra e tij filozofike? Sa peshë specifike kanë përkthimet e tij dhe sa librat e tij origjinale në kontributin tërësor që ai i ka dhënë kulturës sonë? Këtu del çështja e interesit që masa e madhe e lexuesve mund të tregojë për problemet filozofike dhe veçan për debatin edhe më të thellë të gjuhës si fenomen i rastit apo metafizik. Kjo është e qartë, por kur vijmë te elita dhe rrethet akademike, pse kjo heshtje? Mos theksi që u vihet përkthimeve, fsheh dëshirën për të eklipsuar librat? Po të kthehemi te mediat, meqë për fat ose për vullnet të mirëfilltë politik nuk kemi revista, ato janë zhdukur, temat e mësipërme duhet të ishin lënda më e kërkuar e një shtypi që synon nivelin evropian. Mos vallë është ndjeshmëria e publikut shkaku që nuk promovohen?. E përjashtojmë, sepse privatisht Petroja merrte sinjale simpatie pavarësisht përkatësis fetare, madje edhe prej sektorit ateist. Cilido qoftë pozicioni i intelektualit, atij i “hanë duart” për debat. E pra, është pikërisht debati që u shmang kaq kohë, për çdofarë teme, sepse strukturat institucionale janë të mbyllura ndaj tij. Ai, debati, zëvendësohet rrallë-herë me fraza zhvleftësuese që sulmojnë sëtoku studime serioze (siç është rasti) dhe mitomanira pa rëndësi, duke mos dhënë emra, por me adresim të qartë. Ka edhe një prirje tjetër: i vishen studimit një numur valencash të tepëruara, ndofta prej padijës mirëdashëse apo dhe të nxitura, për ta spostuar punën në një terren jo shkencor.


Shkurt dhe për të përgjithësuar në planin kombëtar , kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi heshtje të plotë kur në tryezë shtrohen çështje që vënë në diskutim serioz me rrezik përmbysjeje të gjërave ekzistuese, të trashguara, dhe nga ana tjetër debate mjaft të gjalla por me një kufi të caktuar “hapjeje “, i përfaqësuar ky kufizim prej moderatorit, rrethit të të ftuarve, dhe financimit të aktiviteteve, në mënyrë që ajo që quajtëm “heshtje e plotë” më lart, të ketë një kundërpeshë zhurme, që të lozë rolin e debatit, natyrisht edhe me maja autenticiteti brënda saj, për të pasur e tëra një pamje demokratike të besueshme. Të ngushëllon fakti që vepra e tij është aty, e botua mbas kaq peripecish të autorit dhe rreziqesh, ajo është e pranishme përballë kësaj përzjerje heshtjeje –zhurme e-debati të mefshtë që po gëzojmë prej 20 vjetësh. Del pyetja: Kur do të dalin revistat , kur e kaluara do të japë lejen që ato të dalin, kur do jepet leja që temat pervëluese të preken, që e vërteta e vërtetë të apasionojë një rreth të gjerë intelektualësh të rinj të paduruar? Sepse ka shoqëria jonë dijetarë që t`i dalin zot edhe opusit të Petro Zhejit , për ta bërë të njohur këtyre të rinjve me mjetet e ndryshme të komunikimit , në katedra që fitohen me konkurse e me punime të botuara lirshëm përkundra mungesave të ndryshme penguese, madje edhe në gjuhë të huaja. Pritet vetëm sinjali nëse do vijë.

Ndahet nga jeta Petro Zheji

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on March 16, 2015 at 12:25 AM



Petro Zheji, kryemjeshtri i përkthimit, gjigandi i linguistikës shqiptare, antikomunisti i pamposhtur si dhe njëri nga themeluesit e organizatës Shtëpia e Lirisë Shqiptaro-Amerikane është ndarë sot nga jeta në moshën 86 vjeçare. Ikja e tij është një humbje e madhe për të gjithë kombin tonë.

Komunistet jane vec tradhetar

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on March 5, 2015 at 2:45 AM


Nga Ilir Demalia


NË VEND TË MESHËS QË DUHEJ DHËNË SOT NGA KISHA KATOLIKE NE SHQIPËRI !

"As ma pak e as ma shumë, se ajo që kam dijtë me kohë, se, komunistët janë veç tradhëtar!" 
Këto janë fjalët që Dom Lazër Shantoja u tha komunistëve kur e arrestuan në 27 Janar të 1945.


Përpara se ta pushkatonin, i çuan nënën, Lucien. Kur pa të birin që e tërhiqshin zharg, me këmbë të prera e duar të keputura, ashtu si copë druri, ju lut hetuesve, prokurorëve, policëve, shtetit: "Ju lutem, tregonja nji mëshirë të fundit, ipjani nji plumb e mos leni me vuejt kështu djalin tem!".


Ata njerëz që e kthyen në copë drune dom Lazrin, kanë emër e mbiemër, ata janë: Jusuf Alibali, Vaskë Koleci, Mustafa Iljazi, Hysni Lame...


Kur erdhi Papa në fund të vitit të kaluar, në Meshën e Madhe në Tiranë, ishin, pikërisht, pasardhësit e të sipër/përmëndurve, realisht, si pasardhës funksionesh të krimit të diktaturës, ulur në poltronat e "nderit". Në fotografitë e Martirëve te "varura" në bulevard, mungonte Dom Lazër Shantoja, dhe prelati tjetër dhe miku e bashkëpuntori tij Patër Anton Harapi! Të dy si "kolaboracionistë" !!! Në qoftë se këta të dy nuk mund të quhen MARTIR të Kishës, atëherë Papa dhe Kisha Katolike duhet te redificionojnë fjalën MARTIR. 
Sa për Dom Rrok Mirditën, në këtë rast, i shkonte shumë mirë poltrona me heshtjen dhe pajtimin me shtetin midis pasuesve të atyne, që tërhoqën zharg Dom Lazrin e Patër Antonin!


Dom Lazri, njeriu që krijoi "Insitutin e Studimeve e Shqipëtare në 1941, sëbashku me Zef Valentinin, Karl Gurakuqin, Ernest Koliqin, Mustafa Krujën e Xhevat Korçën. 
Dom Lazri, perlë e letrave shqipe si tregimtar dhe poet. Perkthyes dhe oratar.
 Njeriu që bëri të flasë aq bukur shqip Faustin e Gëtes dhe Schillerin. 
Satirist i pashoq dhe thuprues, tregimtar e poet veprat e njohura Mergimi, Duhija, Lamtumirë, Keshtjelli. Ai trajton vuajtjen e pafund të shqipëtarit, që me shpresë të rrejshme, rrin e i krijon vetës jetë alucinacionate me një lavdi të rrejshme!!


Duke e mbyllur dhe për ta parë me gjendjen sot të Shkodrës, po e byll me fjalët e ketij oratori, mbajtun në Konferencën për Shkodrën në 1924.


"Ndînje, o zotёnì, zânin t’onё, kёqyrni tё drejtat t’ona! Per hater tё Zotit, per hater tё Shqipnìs, per hatrin e kombit shqiptàr, mos e dёnoni Shkodren, persè Shkodra do tё rrnojё! persè Shkodra edhè trup i dekun ne u baftё prej jush, kà per tё kênё «das lebende Leichnam»—kufomё e gjallё—Dinje se Perendija Shkodren e kà bâ per Shqipnì, sikur kà bâ Shqipnìn per Shqiptàr!
 Marrë nga GAZETA “ORA E MALEVE”, SHKODER, 19 PRILL 1924, NR. 17.


Sot lutna për ty Dom Lazër, siç ka thënë miku bashkëpuntori yt, Patër Anton Harapi:


"Ju jeni ma të fortë nen dhe, sa na mbi dhe."

Pranoni nje falenderim te trishte timin

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on March 2, 2015 at 4:00 AM


 

Visar Zhiti


Pranoni një falenderim të trishtë timin


Falenderimet e mia dhe mirënjohjen time më të thellë SHTËPISË SË LIRISË SHQIPTARO-AMERIKANE në Washington, anëtarëve të saj që nga më i largëti dhe më i panjohuri e deri tek miqtë e bashkëvuajtësit, të gjithëve ju, për mbështetjen e dhënë, kurajon, të gjithëve ju që m'u gjendët pranë dhembjes time më të rëndë e të gjithjetshme për mua, në tragjedinë time familjare, që deshët të qëndroj ende dhe deshët të më shikonit dhe atje ku më propozoi shteti, ambasador në Vatikan, si të thuash në një si mundësi më tepër për të folur dhe me Zotin tani, që më braktisi, por Zoti siç thotë Naimi ynë, është dhe brenda në krahëruar në formën e besimit...


Shtëpia e Lirisë më ka dhënë shumë, më ka thirrur në gjirin e saj dhe librat e mi, burgologjitë, i ka përuruar në metropolin botëror, në New York. Ju bëtë që unë të besoj se kam shpjeguar shumëçka, që vujatjen e kam kthyer në vlerë njerëzore, pavarsisht nga pengesat që nuk më ndahen as tani, që i sjell e kaluara, që i prodhon e tashmja...


Por nuk po zgjatem, tani unë jam i tjetër jete prej nate, i braktisur prej jetës time të dikurshme, dritës së saj, ndjehem pa qiell, mu përmbys mbi krye, dhe nga toka e atdheut kam veç pak vend, një varr që më thërret... më ka mbetur dhe dëshira për të gjithë ju për një jetë më të mirë, ndjesë nëse kam harruar nga ato që duhet të thosha, ndjehesh jashtë botës, jashtë vetes, hije që përvijohet nga drita juaj...


Mbarësi kudo, në familje dhe punë, i dikurshmë Visar Zhiti

A Ka dijeni Presidenti Nishani

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on February 23, 2015 at 12:55 AM

 


Visar Zhiti


Nga Mërgim Korça

 

 A Ka dijeni rreth fakteve që pasojnë, kur flet për Visar Zhitin, Presidenti Nishani ?


Nuk mjaftoi mynxyra q’e gjeti çiftin Zhiti me humbjen aksidentale të të vetmit bir të tyre, (ngjarje e cila ndodhi dhjetorin e kaluar e mos gjetë çift prindësh të tjerë) por, kohët e fundit u bënë të përditëshme pohime, shkrime si edhe konsiderata rreth emërimit të mundshëm të poetit si edhe shkrimtarit tone përmasash botërore, Visar Zhitit, si përfaqësues të Shqipërisë pranë Selisë së Shënjtë në Vatikan.


Jo vetëm pa u zgjatur por edhe pa hyrë fare në diskutime si edhe gjykime dhënë nga personalitete ose nga persona të ndryshëm rreth këtij problemi, por nisur vetëm nga sebepi, tek i cili mbështetet Presidenti Nishani se me të nuk u konsultua K/ministri lidhur me miratimin e listës përfaqësuesve të Shtetit Shqiptar akredituar pranë shtetesh të ndryshëm, mes të cilëve qé edhe emri i Visar Zhitit, nuk mund të mos e vemë në dukje se në fakt kemi të bëjmë me një shkelje të etikës brënda rregullave kushtetuese. Dakord. Mirëpo presidenti ka filluar dhe si argument, tashmë thjeshtë personal, për mos miratimin për t’a emëruar Visar Zhitin si ambasador në Vatikan ka nxjerr’edhe një letër tjetër nga mëng’e tij, faktin se Visar Zhiti ka përdorur edhe cakun gjuhësor inkuizicion ndaj pozicionimit të kishës. Por, duke e shikuar me këndvështrim më të shtrirë problemin do të doja, pa fare komente po thjeshtë t’ua hiqja tisin e harresës disa momenteve nga jeta e Visar Zhitit q’e veçojnë këtë kandidat ambasador kryekëput nga kolegët e tjerë të listës paraqitur Presidentit Nishani për miratim. Veç çmimeve të tjera por konkretisht akorduar në Itali poetit dhe shkrimtarit Visar Zhiti kemi në rend kronologjik :


-Leopardi d’Oro, (1991- Milano), Racconta il tuo Dio, (1992 – Milano), Gaetano Salvetti, (1997 – Romë), Ada Negri, (1998 – Lodi), Premio Internazionale per la Poesia, (1999 – San Felice Circeo), Premio Internazionale “Mario Luzi”, 2007 – Romë, etj. etj. -Anëtar i Akademisë Ndërkombëtare të Arteve, Letërsisë dhe Shkencës “Alfonso Grassi” si edhe Anëtar i “El Pen Club”, (i anëtarësuar në 2008-ën në të njajtën ditë me Evgeni Jevtushenko-n).


Dhe ne na lind e drejta legjitime të shtrojmë pyetjen, pa as më të voglin qëllim fyerës ndaj të tretëve : I takon personalitetit të Visar Zhitit të futet në një listë rrafshuese vlerash ?


E për t’i dhënë si përfundim edhe kokë muhabetit lidhur me vlerat e njohura ndërkombëtarisht Visar Zhitit, është krejt’e natyrëshme të rikujtojm’edhe një fakt i cili secilin shqiptar duhet t’a bëjë të ndjehet KRENAR :


Ishte 1 janari i vitit 2000 ... dhe e festonte bota ardhjen e Mijëvjeçarit të Ri. Mes qyteteve të tjera europiane që donin t’u a tregonin njeritjetrit vlerat e ndërsjella të tyre kulturore, nuk kish se si të mos ishte edhe Roma, Djepi i Kulturës Latine. E pikërisht në Romë, në një kohë që tek Stacioni Hekurudhor Termini i saj, përzgjedhur nga ajka e inteligjencës bashkëkohore italiane, qé vendosur një pllakatë gjigande me vargjet e një poezie të Goethe-s që e çmojnë si gjeniun e poezisë që dijti në një varg të shkrijë mijëvjeçarë, në Piazza Navona, vatër e lasht’e rivalitetit profesional mes arkitektëve të famshëm Gian Lorenzo Berninit që ndërtoi “Shatrivanin e Katër Lumenjëve”, si edhe Borrominit që ndërtoi “Kishën e Shën Anjezës”, qé vendosur një tjetër pllakatë madhështore me vargjet e kujt, do të pyesë ai që nuk e di ? Pikërisht ato të Visar Zhitit, gjigantit të Letrave Shqipe ! Atij që kritiku i njohur letrar italian Sebastiano Grasso e ka cilësuar në vazhdim tek gazeta Corriere della Sera të 21 dhjetorit 2012 si “… poeti gladiator, Kalorësi i Varrit të Shënjtë, Poeti Engjëll ndër Poetët më të Mëdhenj Europianë … !


Dy fjalë tashti rreth sebep-it tjetër që ka filluar të zerë në gojë Presidenti Nishani për mos’emërimin e Visar Zhitit si përfaqësues të Shqipërisë pranë Selisë së Shënjtë në Vatikan. Nuk kam se si mos t’a ve në dukje se si pohimet e bëra nga Imzot (malltezi) Trendo në parim ishin aspak diplomatike, (nisur nga sa edhe si i takon të shprehet një klerik i atij liveli, pa lé pastaj mirësjelljes që mendohet se duhet t’a ketë në themel një klerik në përgjithësi). Qëndrimi si edhe pohimet e këtij prelati, sollën në vazhdim reagimin skajshëm diplomatik ku Visar Zhiti reagoi vetëm me “M’u duk shkrim për një inkuizicion”. Dhe në fakt Imzot Frendo reagoi menjëherë me një t’ashtuquajtur “autokritikë në shtyp”. Kjo më bën të mendoj, edhe jam disi i lëkundur dhe nuk e kam të plotë bindjen, se Presidenti Nishani e ka informacionin rreth tematikës së zhvilluar gjatë simpoziumit treditor të zhvilluar në Vatikan nga data 29 e deri më 31 tetor të vitit 1998 me porosí të Atit të Shënjtë Wojtyla. Kjo, sepse Ai donte që në pragun e hyrjes së mijëvjeçarit të dytë të njiheshin botërisht faktet “… lidhur me format e dëshmive të rréme si edhe për pasojë skandalet e lindur dhe zbatuar përgjatë harkut të historisë nga bijt’e Kishës …”, për të cilat Ati i Shënjtë kërkoi botërisht falje më 12 mars të vitit 2000 përgjatë Ditës së faljeve. Lidhur me ato zhvillime profesor Agostino Borromeo ka botuar veprën prej 788 faqesh të titulluar “Inkuizicioni”, (i cili zgjati jo pak por mbi pesë shekuj).


Prandaj unë theksoj se po t’a kishte këtë informacion Presidenti Nishani, jam i bindur se atë vetëm përdorimi i cakut gjuhësor “inkuizicion” nga ana e Visar Zhitit, sido që të ishte puna, nuk duhej t’a kishte shtyrë e t’a merrte si sebep për mos t’a akredituar Visar Zhitin si ambasador në Vatikan ! Kaq, pa dashur t’i a hyjm’e t’i shqyrtojmë më gjatë shëmbujt e një trajektoreje ecjeje gjithë zig-zage përgjatë 25 viteve të fundit të personit i cili sot për sot, nën petkun e Presidentit, mëton të japë leksjone se si duhet vepruar lege artis !


I mbyllim këto radhë me bindjen se Presidenti Nishani, nisur nga vlerësimet që i bëhen poetit dhe prozatorit shqiptar Visar Zhiti nga personalitete të shquara ndërkombëtare të letrave, do të dijë t’u shmanget “sebepeve” që lidhen me vogëlsirat e etikës kushtetuese ose përdorimit të një caku gjuhësor të papërshtatshëm sipas presidentit dhe, ashtu siç e veçojnë jashtë radhe Visar Zhitin për vlerat e tija të mëdhá në fushën e letërsisë, edhe presidenti do t’a nxjerrë veç nga lista e përgjithëshme e propozimeve dhe, KRENAR PËR KË KA NDERIN T’A DËRGOJË PËRFAQËSUES TË SHQIPËRISË, DO T’A AKREDITOJË VISAR ZHITIN PRANË SELISË SË SHËNJTË NË VATIKAN !

O Zot meshiroje Presidentin

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on February 16, 2015 at 1:15 PM


Visar Zhiti ne Departamentin e Shtetit Amerikan


Rreth orës 11:00 të ditës së sotme, Visar Zhiti, i propozuar nga qeveria për ambasador në Vatikan, pati një takim me Presidentin Bujar Nishani, që ka deklaruar se do e refuzojë kandidaturën e tij.


“Nuk pati asnjë gjë të re, ato që janë thënë në shtyp,” tha Zhiti pasi doli.


“Më thirri dhe ato që kishte për të thënë me shkrim, m’i tha me gojë”.


“Nuk i kam kërkuar asgjë Presidentit,” tha Zhiti.


“Shqipërisë time i kam shërbyer edhe në burg, kur nuk donte Shqipëria. Në burg kam qenë edhe me priftërinjtë e Vatikanit, me priftërinjtë e burgosur. Kemi bërë dhe festa e kungime të fshehta”.


“Më vjen keq për vendin që ka njerëz kaq të dobët që nuk kanë interes të parë vendin por interesat e tyre vetjake.”


“Dal duke thënë o Zot mëshiroje Presidentin se nuk e di çfarë bën”, theksoi Zhiti.


Kortezi e VOAL



XHAFER DEVA

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on January 18, 2015 at 11:40 AM

Nga Lekë Tasi



Xhafer Deva


I

Para dy muajsh u përkujtua 70vjetori i mbarimit të LDB në Shqipëri dhe mbas katër muajsh priten ceremonira për fundin e saj edhe në Europë e kudo. Fitimtarët dhe humbësit nominalisht janë shumë, por fitimi i secilit vend në dy anët, del thellësisht i ndryshëm qysh ditët e para e në vazhdim; për këtë kronikat dhe kujtimet personale që u japin brendi reale, edhe emocionale, datave historike janë më të besueshme se librat e historisë, veçanërisht kur këta i shkruajnë institucionet. Dëshmitë e personave, rrallë janë të njëzëshme, por kur kjo ndodh me një përqëndrim njëqind për qind, ky unanimitet duhet konsideruar si një e vërtetë e padiskutueshme; ajo është shënjë se dishka tepër të rëndë kanë përjetuar autorët. Historianët zyrtarë nga ana tjetër i druhen asaj tabloje tmeruese ngaqë nuk pajtohet me një tjetër personale të tyre të shprehur në kushte shtrëngimi apo shërbimi të vullnetshëm, dhe duan në një farë mënyre ta shpëtojnë atë version. Ta paraqesësh ditën e fitores mbi nazizmin si një ringjallje mbarëeuropiane padallim, kur popujt iknin të tmerruar drejt Perëndimit, është si të këmbëngulësh edhe sot, 25 vjet mbas shembjes së Murit të Berlinit të injorosh tragjedinë që errësoi sakaq atë fitore për gjysmën e popujve, të minimizosh kontrastin bërtitës mes skllavërisë që zinte vend në Lindje dhe ngazëllimit që shpërthente në Perëndim, pra është dëshirë për të mos goditur, bile për të riabilituar, një epokë të zezë në vendin më tipik të saj, në Shqipëri. A mund të pritet për dokumenta të tjera, kur bash dokumentimi shmangej nga ai që i komandonte masakrat? Dokumentat duhen, por për t`i zbuluar e publikuar ato në shtrirjen e tyre të vërtetë. E dikton respekti për njerzit e pafajshëm që u bënë viktima të lakmisë paranoiake për pushtet. Mirëpo shpresa për një verifikim dhe rishkrim të tillë të historisë, bie poshtë qysh në çastin që në komision insistohet që 29 Nëntori 1944 të quhet çlirim. Jo vetëm shumica dërmuese e popullit, por sikur edhe një pjese e vogël e tij të ish trajtuar në mënyrë kaq konstante me barbarinë e luftës së klasave, që impononte taksë gjaku or` e çast, do të mjaftonte kjo, që vëmendja të përqëndrohej tek ky anormalitet flagrant. Dhe arsyet e tij gjenden në vet fillimet e asaj kurdisjeje të fshehur brënda lëvizjes partizane, me qëllime që nuk vonuan të shfaqeshin posa u konsolidua klika konspiruese dhe mori fuqi komanduese absolute. Ajo luftoi pa mëshirë këdo që rrezikonte synimet e saj antishqiptare, kundërshtar qoftë apo partizan. (listat e vrasjeve të papritura kanë dalë tashmë.U bë e dukshme pra qysh herët se lufta po shndrrohej vetëm për pushtet, dhe maskohej për ushtrinë dhe opinionin si luftë çlirimtare. Këtë e gjejmë tek librat e oficerëve të huaj, e gjejmë edhe te deklaratat e pjesëmarrësve ( “e kemi harruar gjermanin, po merremi vetëm me Ballin” i shkruante Liri Gega të dërguarit të PKJ, kurse Sh. Musaraj ankohej për vrasje tërësisht të pajustifikueshme. Fati i dy personazheve më vonë dëshmon se si u trajtua guximi dhe nënshtrimi). Kjo është dhe baza mbi të cilën mund dhe duhet të shqyrtohet realisht lufta partizane. Vetë pjesëmarrësit e atëhershëm kanë kaluar më vonë nga një hamendje e mjegullt, në ndërgjegjësim, por sa e shprehin, kjo varet nga sedra e sëmurë ose mosnjohja plotsisht e fakteve (dhe shpjegimin e mëdyshjeve të tyre, ata do ta gjejë te historia e rishkruar), kurse inteligjentët që e kuptuan herët mashtrimin ndahen dysh, disa që reaguan dhe u eliminuan, disa që heshtën dhe duruan.


Depersonalizimi i njerzve pra ishte kushti themelor për të realizuar planin e tyre grupi Dushan-Miladin-Enver. Ndaj synimi i atyre që mbështesin tezën se ka qënë Luftë NCl. dhe jo Luftë Civile, është që komisioni të bazohet vetëm në dokumente. Mirëpo në këtë kategori hyjnë dhe kushtetutat, ligjet, që s`u zbatuan asnjëherë, por u shkelën pa ndërprerje, korrespondencat diplomatike, të paqme dhe mashtruese; dhe vetiu lihen pa hyrë porositë me gojë për vrasje, vëzhgime të shokëve, që kanë humbur me bartësit, djegia e shkresave më komprometuese etj. Prandaj kush shkruan historinë mes kaq kurthesh, duhet të hedhë një sy të veçantë përjetuesve të realitetit të imte, dhe të vlerësojë si indikative me rëndësi atë që jep dëshmia e gjallë tyre, që lidhet edhe me mungesën gati totale të dokumentacionit shtetnor në kohë paqeje, ndër të tjera për kampet, për ekzekutimet pa gjyq etj. Duke u bazuar vetëm në dokumentacion, ajo pjesë e historianëve mund ta kalojë atë periudhë krimesh të rënda ,(si në luftë dhe në paqe), me kritika të moderuara, për faj organesh ende të paformuara, pra me një farë tolerance ndaj regjimit vetë, si prej kohërash emergjente, kjo është formula, dhe jo si veprime me një qëllim të vetëm, ruajtjen e pushtetit, që ta përdornin me mjete ekstreme (Sigurimi “arma e dashur e partisë” për zhdukjen e personave dhe vlerave që e rrezikonin.


II

Aspektet e dizinformimit që ka sunduar, dhe të përgjegjësive që duhen nxjerrë prej atij lëmshi informativ që trashëgojmë janë të shumta, por këtu duam të merremi kryesisht me depersonalizimin që sjellin kohërat e terrorit, si ato që kaluam, dhe për kontrast, të theksojmë personalitetin që afirmohet tek disa të rrallë, në çdo rrethanë, si një imperativ i forcës së tyre morale. Kjo sepse me një akuzë fare të parëndësishme (kollaboracionizëm) historishkruesit priren të lënë mënjanë bile të denigrojnë esencialen, dashurinë për atdhe të shoqëruar me vullnet për veprim. Disa konsiderata që komisioni i Historisë mendojmë duhet të ketë parasysh nëse don ta digjojë jehonën atyre ditëve tragjike, ende të gjallë në ndërgjegjen e njerzve:


1)Shqipëria ka anuar historikisht nga fuqitë qendrore, sepse ato, si kundërshtare të hershme të fuqive Lindore dhe atyre të Perëndimit, e kanë përkrahur, madje e kanë sjellë në jetë. Ka ekzistuar për pasojë edhe një simpati dhe shpresë në to.


2) Brënda Aleancës-Rusi–Britani, e para kishte prioritet shtrirjen e miqve të saj mbi tokat tona,e dyta një farë shpërfilljeje ( të kujtojmë veçanërisht qeverinë Churchill-Eden). ShBA hyri më vonë në luftë, dhe nuk ishte e garantuar se do të përsëritej në kushtet e reja mrekullia e 1920ës në mbarim të saj.


3) Qysh herët u kuptua që Boshti po e humbte luftën; por Shqipëria ashtu si Bullgaria, Hungaria, dhe Rumania kishte arsye t`i trëmbej fitores aleate për shkaqe të ngjashme me to, por ajo vetë shumë më e rrezikuar se ato, prej raportit tërësisht negativ që kishte me fqinjin e saj verior, me barrë të madhe në atë luftë, pra edhe me mundësi më të mëdha shpërblimi mbas. A do të veprohej me nënshtrim absolut kërkesave urgjente luftarake të aleancës si një e tërë, pa pasur garanci të besueshme se do të mbroheshin të drejtat tona (ishte rasti për të rihumbur Kosovën, ndërsa kërkesat greke po fitonin terren në Foreign Office), apo duke shikuar në maksimum unitetin e brëndshëm, që me anë të tij të manovrohej energjikisht me të dyja rreshtimet dhe të ngrihej ashtu piaca e pjesëmarrjes së vet me fituesit? Me fjalë të tjera parimisht a është e “shenjtë” dhe duhet pranuar pa asnjë kusht, rreshtimi me palën fituese, apo, duhet “detyruar” ajo që ta pranojë kërkesën tonë të drejtë? `Detyruar’ do të thotë duke i krijuar një problem rajonal-lokal, një forcë të armatosur që do vinte në dyshim rizaptimin e Kosovës ,o sëpaku do ta bënte pjesë të çështjeve të hapura (pra e kundërta e Jaltës ku Shqipëria s`paraqiste asnjë rëndësi dhe u përbuz si e “gëlltitur” nga Lindja, ndaj dhe e “parëndësishme” për Perëndimin). Një Shqipëri e drejtuar nga nacionalistët, qoftë me partizanët pjesëmarrës por në pakicë si peshë specifike, me një fjalë Marrëveshja e Mukjes e zbatuar, (ku të dy delegacionet kishin qënë dakord, gjë që tregon frymën e atëhershme edhe tek partizanët) do të krijonte një kryeurë perëndimore qysh herët, me zbarkime të bollshme, dhe do shfrytzonte kështu në dobi të vet dhe forcërisht marzhin e mëdyshjejes, që Jalta linte zbehtas hapur, gjë që të dërguarit Anglezë e kërkuan deri në fund me insistim).


4) Kriteri që udhëheq konferencat e paqes në pranimin ose jo të të drejtave jetike të një vendi të vogël, (vetvendosja për ato aktualisht të varura, dhe integriteti territorial për kombet e ndara) ka ndryshuar mbas precedentit Wilson, dhe mbas LDB me të tjera risi,si Lufta e Ftohtë, rimëkëmbja e Gjermanisë etj. Prandaj politika më dinjitoze, madje më e leverdisshme, ishte tu paraqiteshe të fortëve të botës me një platformë të drejtë kombëtare, dhe kryesorja, me vendosmëri për ta mbrojtur me forcë ushtarake kompakte përballë kujtdo e deri në fund. Konfliktet e mëdha janë rast për këtë manovrim të të vegjëlve. Ky kriter, pra zëri unik i një populli, që e bën sadopak forcërisht kërkesën e tij për tu bërë pjesë të axhendës së Konferencës së Paqes, ishte detyrë edhe morale në atë moment, për të shlyer figurën e zbehtë të 1939ës me një më dinjitoze. Me këtë kuptim është përdorur fjala personalitet, dhe përfshin liderë dhe komb. Kushdo që zotohej me këtë detyrë, figurë zyrtare apo politikan, duhet të shqyrtohet nga komisioni në fjalë kryesisht me këtë kriter , nëse duam të rimëkëmbet vendi moralisht, me një histori të vërtetë, bazë kjo e çdo përspektive tjetër që shtrohet.


5) Realiteti sigurisht është krejt tjetër. Triumfi i PKJ qe i plotë, i habitshëm madje, posi një këmbim letrash në tavolinë mu para syve tanë. U realizua varianti më tragjik për Shqipërinë, dhe kjo demonstrohet nga teposhta e vendit mbas fitores, një rënie e nisur qysh në luftë me veprime përçarëse e terroriste ( të anës partizane, që iu imponua prej një klike të dalë papritmas). E habitshme si nuk ka as sot një qëndrim të vetë partizanëve mbijetues, për ta riabilituar lëvizjen e tyre si kombëtare në këtë drejtim, duke e shkëputur nga kurdisjet në Kafe Flora dhe në vizitat çdo mëngjez “për një dobardan” e kreut të tyre tek dyshja serbe në Hotovë, dhe për të ngritur emrin e atyre që kundërshtuan tradhtinë dhe u eliminuan; do t`ishte nder për ta, ta bënin këtë operacion mendor sëpari, dhe pastaj moral. Mos sepse janë thjesht mbijetues nuk e bëjnë? Por disfata erdhi edhe nga hezitimi e butësia e palejueshme nacionaliste, kryesisht e Ballit, sidhe nga mungeësa e koordinimit me krerët veriorë (A.Kupi,M.Bajraktari, M.Gjon Markaj, krerët Dibranë dhe vëllezërit Kryeziu), që po të ish arritur në kohë, do ta bënte të pamundur kalimin e brigadave në Veri, me pasojë ndofta një zbutje të terrorit edhe në Jug, për të mos arritur në luftë civile.


6) Figura më e vendosur për rezistencë dhe kompaktësi nacionaliste, përballë rrezikut të dominimit jugosllav qe Xhafer Deva. Qe i vetmi zyrtar që reagoi me organizim të armatosur, jo me apele, dhe njëherazi bëri ç`qe e mundur për të ndalur shthurjen fataliste që përfshiu Regjencën e Qeverinë. Veproi me aq energji, sa nuk vonoi shumë dhe i mungoi mbështetja nga vetë rrethi zyrtar ku bënte pjesë. Ky ishte momenti kyç. Prej pavendosmërisë dhe humbjes së unitetit përfitoi treshja Dushan-Miladin-Enver e ndodhur në vështirësi të madhe falë veprimit të armatosur kundra tyre (Halil Alia e kishte çuar në minimum lëvizjen e tyre) ; kështu fati u buzëqeshi pa pritmas; me shpejtësi u riorganizuan dhe rimorën insiativën. Krerët zyrtarë dhe Balli Kombëtar u larguan prej ministrit të tyre energjik, të impresionuar ndofta në drejtim moderues nga afërsia e fitores aleate, dhe shpresuan tek një zbarkim i shpejtë. Këtë priste dhe populli, por ndryshimi mes tyre është themelor; politikani e ka të ndaluar të presë në raste rreziku kaq të dukshëm. Kësisoj kemi një rast shëmbullor për të bërë dallimin mes politikanit që e njeh çastin e duhur dhe vepron, që sigurimin e avantazhit e ka përparësi absolute dhe në çdo rast, dhe atij që vë në llogari edhe kushte të tjera, pra një strategji “prit si do të zhvillohen punët”. U llogarit shpresa si faktor, në momentin kur profilohej e kobshme një epokë e errët dëshpërimi. Shenjat ishin të gjalla: Me terrorin e egër që ushtrohej nëpër fshatra , (për të cilin duhej të ishin informuar kryesisht zyrtarët), goditja në kokë e së keqes ishte detyra e tyre e vetme historike. Ndofta edhe preokupimi për të ardhmen e tyre personale politike mund t`i ketë ndaluar sëbashku me butësinë e tyre qytetëruese (!) që fundja t`ia linin atij, të riut energjik kosovar, t`i bënte ballë siç dinte vetë rrezikut “te dera”. Nëse do t`i lihej atij komanda e operacioneve, do të ishte shprehur edhe vullneti i përbashkët për unitet kombëtar, në një moment kur parashihej edhe rindarja e kufive në Evropën e mbasluftës. Ato ndryshime sigurohen me veprim, kurrë me lutje, dhe duhen ndërmarrë edhe sikur efektin ta kenë mbas dekadash. Pse duhej të hiqej dorë vullnetarisht, apo t`i lihej shpresës ndreqja e gabimit të Versajës, kur pak më vonë, korrigjime të tilla ndodhën, dhe shkollat tona brohoritnin që Istria t`i jepej Jugosllavisë?. Një strategji mbarëshqiptare,e drejtuar nga Xhafer Deva do të nënvizonte prezencën tonë forcërisht siç thamë si faktor me një farë peshe në axhendën e Jaltës dhe më vonë të Konferencës së Paqes. Pavarësia e Kosovës, vërtet nuk fitohej në atë moment, por ndërkombëtarizohej qysh atëhere çështja e saj, deri me mocione në OKB. Kryesorja, do të qe shmangur gjysëm shekulli diktaturë, me të gjitha favoret e mëdha që kjo liri nënkupton. Praktikisht Xhafer Deva në drejtim mund të lozte rolin e garantuesit pranë gjermanëve, në mënyrë që pakti me ta të respektohej aq sa e lejonte ekuilibri strategjik me aleatët, siç u detyruan aleatët ta loznin me partizanët, të cilët në momentin më të parë ruajtën forcat vetëm në ndjekje të kundërshtarëve të brëndshëm. Për këtë qëndrim të tij negociues me forcat antigjermane nacionaliste, ekziston një deklaratë e tij (“unë besoj te Gjermania, ju bëni sipas bindjeve tuaja” që do të thotë nuk e përjashtoj një bashkëpunim të nëndheshëm.


7) Xh. Deva grumbullon që prej 70 vjetësh akuzat më të rënda, bile i pambrojtur edhe nga nacionalistët, të cilët i nënshtrohen në mënyrë fëminore propagandës komuniste . Strategjia e Devës, mund të çonte nëse do të pranohej, në një rreshtim kombëtar, nëmos unik, i ngjashëm me vende të tjera ku të dy krahët, edhe pse me grindje rivalizuese, e pranonin si normale sfidën e zgjidhjeve parlamentare mbas luftës. Pra me objektiv, të mirën e vendit. Komisioni duhet ta ketë parasysh këtë aspekt përsa i përket dallimit të prerë edhe mes nacionalistëve negociues (Mustafa Kruja, Mehdi Frashëri, Ali Këlcyra) dhe delegacionit nçl. -Y.Dishnica, J.Caci, A.Kupi,M.Peza që u treguan bashkëpunues me nacionalistët Mit`hat Frashëri, H. Dosti, Th. Orolloga, S.Muço), dhe Enver Hoxhës, i vetmi nga krahu tjetër, tërësisht sektar e minues i çdo uniteti).


Historia sigurisht nuk merret me hipoteza, por merret me interpretime dhe me shqyrtim të plotë dhe të padiferencuar të dokumentave. A do të bëhet i tillë? Vetëm ashtu lidhet e kaluara me të tashmen për të kuptuar të kaluarën. Nënkuptojmë e kaluar dhe e sotme edhe individuale, moralo-qytetare, intelektuale, pasunore etj, prej nga vjen edhe shpjegimi i asaj që ndodhi për 50 vjet dhe sot, dmth shthurja e pjesës më të madhe të klasës politike, dhe evidenton ku i ka rrënjët ajo: bash te depersonalizimi. Vetëm ashtu, dmth me një bilanc edhe moral të asaj që ndodhi, mund ta humbë kuptimin formal fjala fitore mbi fashizmin,dhe të marrë rëndësi ajo që sjell me vete ajo fitore; pra duhet parë çdokush në funksion të kontributit të tij për emancipimin e shoqërisë, kush prej tyre e deshi, dhe kush e dëmtoi ose e rroposi, pra jo të ndahen thatë periudhat ,deri këtu pozitiv, pastaj negativ, e duke ia lënë meritat e ngjitura me dekrete. Në këtë thellim ndihmon studimi i personalitetit, në sfondin e ngjarjeve, sa shquhet ai në vështirësitë e ndeshura.


9) Dy figurat që mbeten përballë njera-tjetrës, me zgjidhjet e tyre diametralisht të kundërta, janë Xhafer Deva dhe Enver Hoxha. Për të dytin s`ka nevojë të flitet më, duhet vetëm të pritet ç` tipare të tjera do t`i nxjerrë në dukje dokumentacioni i plotë, sot i fshehur, nëse një shqyrtim i tillë do të bëhet realisht. Çështja qëndron tek i pari, të cilin shoqëria jonë, me sa dihet deri tash, e konsideron si të përjashtuarin nr 1,e trajton si ekstremist e terrorist , sepse, insitojmë, mosvënia vesh e asaj që pjesa e vuajtur ka përjetuar, meqë deri sot i është mohuar ngultazi edhe përfaqësimi, vazhdon. Kjo lë shumë pak vend për shpresë që të vërtetat themelore të dalin në dritë. Çfarë fshihet mbrapa këmbënguljes që të vërtetat të jepen me doza të vogla edhe në këto 25 vjet ? Xhaferr Deva, nje inxhinjer kosovar, prej familjeje te respektuar e me kulture solide, mbas izolimit nga koleget, terhiqet dhe organizon mbrojtjen in extremis te Kosoves , ku riaktivizon Lidhjen e Prizrenit, me koleget Rexhep Krasniqi,Xhelal Mitrovica etj. Arratiset ne Nentor 1944 ne kushte te veshtira drejt Austris, ku nuk peson asnje kufizim nga trupat aleate, perkundrazi lejohet te veproje pa pushim per kauzen e rezistences antikomuniste; me mbeshtetjen amerikane dergon parashutiste permes Shqiperis, ne Kosove, me minimumin e humbjeve krahasimisht me dergimet e tjera te asaj periudhe, dhe i paprere eshte kujdesi dhe kurajo e tij ne solidaritet me ata qe ka komanduar. Ky angazhim i pa kushte, mbahet edhe kundrejt miqve amerikane ( “nuk jam agjent i juaj, as furnizues me trupa, jam Xhafer Deva, un dua t`i sjell ketu njerzit e mi sa ma pare” u shkruan atyre mbas nje udhtimi te pafrytshem ne Greqi per te kthyer kater parashutistet trima). Me von tenton permes Turqise te vendose ne Kosove nje qender informacioni amerikan, sidhe shume aksione te tjera ne Lindje te Mesme. Ne 1954 emigron ne SHBA, duke qendruar perher aktiv mes diaspores si kryetar i padiskutuar dhe i nderuar i Lidhjes Prizrenit, pavarsisht pengimeve e deri denigrimeve te elementeve te dobet qe per fat te keq s`kane munguar kurre, te gatshem te perflasin kedo qe rrezikon ndersa vete s`bejne asgje. Me veprimet e tij energjike, me kompetencen dhe aftesine analizuese, ai fiton prestigjin e merituar aty ku ka rendesi, tek autoritetet amerikane, gjithmon ne dobi te Kosoves dhe kauzes kombetare. Ftohet dy here ne West Point, dhe kumtesat e tij jane ndricuese per te sqaruar strukturat e asaj akademie lidhur me praktikat konspirative komuniste . Per tu shenuar esht edhe sjellja e tij prej zotnie ne marredheniet me harbutllekun e diaspores tone, qe ne emigracion peson fatkeqsisht gjithfare ndikimesh. Shkurt Xhafer Deva mbetet nje personalitet me kapacitete te jashtzakonshme te bashkuara me nje vullnet te hekurt, nje nga te paktit qe e dedikoi ekzistencen e tij teresisht kauzes kombetare dhe qe i mungon tipari mjaft i hasur edhe tek kjo kategori politikanesh, egoizmi mospajtues.


10) Informacioni i duhur rreth nacionalistëve është i pakët, sepse baza e vetme ku mund të delte ka qënë diaspora. Mund të jetë edhe profesionalisht me boshllëqe, për mungesë mjetesh kundrejt Institutit të Historisë, që gëzonte fonde dhe nxitje për të punuar, megjithse e shoqëronte përherë porosia nga pas, dmth, diktati. Por për çështjen që shtruam në këtë artikull, Xhafer Deva ndarazi nga Nacionalistët e tjerë, dhe përballë tij, Enver Hoxha dhe PKJ, shqyrtimi bëhet edhe më i nevojshëm, sot në kushtet e lirisë, edhe për arsyen e njohur që denigrohet në maksimum kundërshtari më i rrezikshëm. Rreziku i subjektivitetit mbetet, por kur pjesën e luanit në këtë tipar e zë simpatia pro-komuniste, e shprehur madje hapur në vitin 2007 (!) tek Historia private e akademikëve,tani edhe pa porosinë më që i nxiste në të kaluarën, del me interes krahasimi me të vetmin libër sipas njohuris sime mbi Xhafer Devën, atë të Idriz Lamajt, ku përfshihen edhe shkrime nga dora e vetë Devës. Pra interes duhet të paraqesë sa lidhen dy figurat me simpatitë personale të shkruesve, deri në sa arrijnë ato të falsifikojë realitetin, pra sa do t`i qëndrojnë të dy palët analizës dokumentare të pavarur që ka në dispozicion Komisioni, dhe sa boshllëqe të qëllimshme i gjenden secilit, si psh numuri i viktimave të 4 Shkurtit, dhe ai i atyre të Nëntorit të 1944 në popullsinë civile, dhe gjithashtu, i dëshmorëve të luftës, kur po dalin tash sëvoni shifra pa krahasim më të ulta se ato zyrtaret.



Enver Hoxha dhe Dushan Mugosha

Amnesia

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on January 2, 2015 at 8:40 PM



By Grigor Nosi


I would not choose to write on dark, communist, times, as long as the architects of the Red Holocaust are not yet punished. Moreover, they arrogantly run the country’s politics today. But, as I was reading an article on the life of dissident Klement Islami, the lamenting voice of a young lady from Durres came from deep inside my soul and woke me up from this mindset. She was pleading, “Doctor, will you have to amputate my leg? Please doctor, heal me! I am still young!”


It was 1977, and I was assigned to work at the General Surgery Hospital in Elbasan, Albania as a medical practitioner. The hospital was recently built, and it neighbored the Elbasan Psychiatric Hospital. A shallow ditch and a partially collapsed fence divided the two, huge, buildings. People spoke of the hospital with a secretive undertone and referred to it as a place of isolation for selected individuals, enemies of the regime. The word was out that the State Security had cherry-picked doctors to intentionally abuse the patients who were incarcerated in that Hell against their will.


“What is your name?” I asked the young lady who was uncontrollably crying in pain. In a broken voice, she somberly said, “Zana, Zana Dhroso.” “Stretch out your leg,” I told her, and I began to probe her red, swollen, and infected knee. Each time I touched it, she bit her lips, dry and split down the middle due to the various medications she was taking. “Stay strong,” I said. After I injected a local anesthesia, I opened the wound and pressed gauze onto it to drain the massive infection, which had spread all over her knee. Just as I finished cleaning the huge wound, a weak voice pleaded, “Doctor, are you going to amputate my leg? Please, do not cut it off! I am young! It’s the second time I have had abscessed wounds.” “No,” I told her. “Your leg will heal.” Her fragile, long, elegant, fingers tightened around my hands as a sign of gratitude.


The senior doctors knew what caused those huge abscessed wounds. I heard that patients brought to the hospital on court order, were injected with pine resin. The injection aimed to paralyze them and ensure they were unable to flee from the prison hospital. I had not previously received the chance to see a case up close or to treat it. I was then, deeply troubled, and I told my father Doctor Stiliano Nosi. He sadly confirmed the practice. He was also an acquaintance of Zana’s father, Doctor Dhroso. My father advised me to especially care for her, and I did. I treated her even after she was sent back to the Psychiatric Hospital.


One day on my hospital rounds, I crossed the path separating the two hospitals, and I saw Zana and her father sitting on the only bench facing the street. Doctor Dhroso, a nobleman worn down by age and agony for his daughter, addressed me in a soft, pleading voice. He showered me with blessings to show his gratitude for his daughter’s medical treatment. His eyes frequently welled up while he patted Zana’s hands that were shaking uncontrollably. Moved by the image the two, poor creatures left on me, I searched to find out why the young lady from Durres was incarcerated in a psychiatric hospital.

***

At a high school in the city of Durres, a brave act occurred that was never heard before. A female student took down the portrait of the monstrous, communist, dictator Enver Hoxha, and she threw it onto the cement floor. The picture broke into pieces in front of all students. The heroic, young, lady, forgotten by the Post-Communist era, was Zana Dhroso.


Translated from The Albanian by Hilda Xhepa

Edited by Rebekah Roberts

BIR

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on December 22, 2014 at 12:50 AM


ATJON ZHITI


Nga Visar Zhiti


Bir, i vogli im, i bukuri, degë e

gjelbër krahu yt, që më futet në ëndrra, rritu sa më parë dhe qofsh fëmijë

përherë... e di ç’do të bëhem kur të rritem?...

bëhu ç’të duash, biri im, por i

dashur patjetër siç je, i bukur, i bukur siç je! Ç’të të them,

unë do mundohem

të hap rrugën të gjesh vetveten, pa të të ngacmuar, por dhe ti mos ngacmo kënd.

Apo është e pamundur, duhen ditur të gjitha, por nuk duhen bërë të gjitha. Bëj vetëm mirë, bir, kjo është e mundur.

Pa shkelur mbi të tjerët dhe mos lër të të

shkelin.

Edhe përsosmëria jote është e mundur, si gdhëndja, hiq të tepërtat dhe

jeta është e vetmja pasuri, shërben për ëndrrën dhe ëndrra për jetën, ndoshta

janë e njëjta gjë. Po, kur të ecësh, bir, lër gjurmë që t’u ngjajnë atyre

vizatimeve të zemrave që bën ti, ec dhe ec dhe shto zemrat…

Dhe vizatoje

ëndrrën tënde.

Bir, rritmë dhe mua, gëzimin tim

sidomos, mendjen dhe shpirtin,

se ti je dhe ati im njëkohësisht dhe unë lutem

fshehurazi për ty, pa më parë, në shqipen e vjetër “At’jon…”, ashtu siç ke dhe emrin.

Deti, bir. Më josh, është siç ka qenë, që kur u krijua bota, i natyrshëm, po ato dallgë, po ajo mërmërimë e

përjetëshme, seç të thonë, dëgjoje, është një kumt ujrash i pambarim, ashtu qofsh dhe ti në shpirt, i madh, pafund.

Nja dy peshkatarë zbritën nga varka afër dhe

sollën peshkun e porsazënë. E shisnin. U grumbulluan njerëz. Një peshk lëvrinte

ende mbi rërë, ishte gjallë dhe ti, bir, i kërkove mamit që që të ta blinte.

Shpejt lekët, ma, s’kishe durim, hape çantën. Dhe me ta marrë peshkun e gjallë,

me gojën të çare e të përgjakur nga grepi, vrapove drejt dallgëve dhe e hodhe

në det.

E pe tek ikte i lirë, pastaj u ktheve nga ne i qetësuar.

Unë pashë time shoqe në sy. Ajo më puthi

lotët, që nuk i fsheha dot.

Fati i atij peshku... i ngjashëm

me... mbase ... e jo vetëm...

ATJON ZHITI

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on December 21, 2014 at 2:40 AM



All AAFH members are mourning the

tragic death of Atjon Zhiti, the son

of the famous anti-Communist writer

Visar Zhiti

LOST LIFE

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on December 9, 2014 at 2:30 AM


By Ejëll Çoba


(Excerpt from the book Lost Life)


Virtyt Gjylbega, a young man from Shkodra, arrived at the labor camp with the rest of the Elbasan prisoners. He was the son of Hamid Gjylbega, a published writer and a philosopher who was also credited by Fulvio Cordignano, as having created a new religion in his works. Hamid’s long life full of suffering had confirmed him to be a man of strong character.


Virtyt was assigned by the prison command to be squad commander, but in a few days he was demoted for refusing to report his fellow prisoners like other commanders did. He ended up being assigned to work with a shovel. One day the guards lined up all the prisoners and marched them to stand in front of a young man tied to a post on the center of the prison camp grounds. His face was covered in honey. All of us, 1,500 men, were ordered to spit on him. Approaching the man, I recognized the captive to be Virtyt. The commanders and guards strictly enforced the command. I had to eventually spit on the prisoner too. I realized that many of the prisoners before me had fully partaken in the spitting order leaving their marks on the face of poor Virtyt.


The rest of the prisoners and I went to work and left Virtyt bound in the burning sun. Later, I learned Virtyt and his sister’s fiancé, a Kolonjar, always ate their food together. One day, Virtyt was ordered not to work for the day by the labour camp doctor. Virtyt ate lunch from their shared food including honey sent from the home of the sister’s fiancé. That same evening, the sister’s fiancé accused Virtyt of stealing his honey to the camp guard. Two or three occasions I worked closed to Virtyt. We both were not allowed to work with other prisoners for fear we would exploit their efforts. I often tried to lift his spirits because I could see he was getting depressed, but in each conversation, he spoke very little. Each time the conservation ended this way:


- Oh, Mr. Çoba, I can’t... - I am 40 years old, - I told him – and I am trying to endure all of this, you are just 28, - but I knew my words were not enough to convince the man because he kept saying:

- It cannot be tolerated, it cannot be endured!


Not long after the ordeal, during the night, while we were asleep, we heard gunshots. I found out the next day that, after returning from work, Virtyt cleaned himself and dressed in his finest clothes. Watching the well-dressed man, one of the guards scornfully asked him:


- “Why are you dressed like a groom Virtyt, are you going to be released?” - “Yes, I will soon be free”, Virtyt replied full of confidence.


When everyone was asleep, Virtyt still dressed in his fine clothes, emerged from the barracks. He walked towards the barbwires and floodlights surrounding the outskirts of the labor camp. The guard called two or three times: “ Halt, halt!”


Virtyt did not stop walking. As he approached the guard, he yelled: “fire!”


The guard executed the order, and he fell dead instantly.


In the morning, on the way to work, the entire 1,500 prisoners were dead silent!


AAFH Translation

Edited by Rebekah Roberts

Date qe fut tmerrin

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on November 29, 2014 at 1:35 AM


Nga Maks Rakipaj


A është festë 29 Nëntori '44? ("M'i afërmi në gjak, më afër ta thith gjaknë")


...Duhej të qe festë. Data 29 u vendos në vitin 1947, që të përkonte me çlirimin e Beogradit, dashuria e parë e E. Hoxhës, që kishte kohë që deklaronte se kryetar i PKSH është shoku Tito, që kishte kohë që punonte për bashkimin "me popujt vëllezër të Jugosllavisë motër". Pasi kishte dorëzuar në duart e kasapëve serbë afro 5000 djem kosovarë që u masakruan prej tyre në Tivar. Por këto kanë ndodhur pas lufte, është e vërtetë. Dhe lufta filloi më 7 Prill. Luftuan një grusht durrsakësh me kapterrin e mbretit Mujo Ulqinaku në krye. Pati edhe një rezistencë të organizuar prej major Abaz Kupit. Kaq. Para superfuqisë së asaj kohe ishte e pamundur të qëndronte më këmbë shteti anemik shqiptar i prillit të vitit '39. Më pas u krijua edhe një organizatë nacionaliste prej të birit të Abdyl Frashërit, Balli Kombëtar. Pati disa beteja të suksesshme të Ballit dhe Legalitetit kundër italianëve pushtues. Po komunistët, ku qenë?, Jo Enveri, ai dihet që shiste cigare dhe gazeta te "Flora", komunistët e kam fjalën. Për çudi, komunistët e quanin pozitiv pushtimin fashist, sepse do të zhvillohej industria dhe për pasojë do të rritej numerikisht edhe prolletariati që do të bënte revolucionin kur të piqeshin kushtet. Gjermania pas paktit Ribentrop-Mollotov shihej me simpati prej tyre. Edhe Duçja po ashtu, si ish socialist. Kjo deri më 22 Qershor 1941 kur Hitleri sulmoi atdheun e komunistëve të botës, BRSS. Por komunistët shqiptarë i binin njëri gozhdës e tjetri patkoit. Përpjekjet e Komintern-it për t'i organizuar dështonin, sepse çdo grup donte të kish udhëheqjen e partisë që do të lindte. Dhe u desh dora jugosllave që t'i bënte gjëmën e fundit Shqipërisë. Tani e di edhe maçoku im që PKSH e krijoi Milladini me Mugoshën etj. Me urdhër të Titos. Për të disatën herë Koço Tashko i lutej E.Hoxhës që shiste cigare të merrte pjesë në mbledhjen themeluese si antar i grupit të Korçës që të kishte shumicën në mbledhje. Më në fund, për të zezën tonë, Cigareshitësit ju mbush mendja. U njoh me Milladinin, kryetarin e PKSH, që e mbajti si përkthyes dhe shkrues dhe më vonë u vetëquajt sekretar. Konferenca e Pezës drejtuar prej Abaz Kupit dhe marrëveshja e Mukjes i vinte vulën bashkimit të gjithë forcave politike shqiptare në luftën kundër pushtuesit italian.Pas lufte do të kishte zgjedhje të lira dhe referendume për formën e qeverisjes. Në një Shqipëri etnike, të mundësuar prej pushtimit italian. Por PKSH që ishte krejtësisht në duart e jugosllavëve, kjo qe e papranueshme. U prish Mukja, u vranë negociatorët komunistë të Mukjes, u përjashtua Abaz Kupi nga Fronti nacional-çlirimtar. Filloi vëllavrasja. Me urdhër të jugosllavëve. Filloi djegia e fshatrave që mbështesnin forcat nacionaliste. Filloi lufta civile për pushtet. Por kjo periudhë kohe i takon penës së historianëve shqiptarë. Jo ish komunistit dhe filogrekut Paskal Milo. Pati gabime nga ana e Ballit kombëtar, por pati krime lufte nga ana e PKSH. Krime që vërtetohen nga vetë arkivat e asaj partie, që edhe pas lufte qëndroi në ilegalitet, deri në nëntor 1948, kur ish cigareshitësi kaloi nga krahët e Titos në krahët e Stalinit. Ka shumë të fshehta ende të pazbuluara periudha e luftës. Disa dora-dorës po dalin në dritë nga arkivat engleze, nga kujtimet e jugosllavëve që drejtuan "luftën e lavdishme" të PKSH, nga kujtimet e amerikanëve të dërguar pranë komunistëve dhe nacionalistëve. Janë botuar edhe libra historianësh të huaj për periudhën e luftës. Nuk i thonë të gjitha vërtet, por mjaftojnë për atë që ka dy para mend në kokë të kuptojë se ajo luftë vetëm e "lavdishme" nuk qe. Ca duan të na mbushin mendjen kur na thonë se ajo "luftë" na rreshtoi në krahun e fitimtarëve të luftës II botërore, me aleatët e mëdhej USA-Angli-BRSS, prej të cilëve dy vjet pas lufte na mbeti vetëm BRSS e Stalinit. Mjafton qënia si vend i pushtuar dhe hedhja tri herë në det e trupave pushtuese prej Mujo Ulqinakut, për të qënë antar i Aleatëve. Ajo që quhet "çlirim i vendit" s'është veçse pushtimi i vendeve që lëshonte ushtria gjermane në tërheqje drejt Berlinit. Apo diskutimet e kota se kur u largua gjermani i fundit, më 26 nëntor, më 28 apo më 4 dhjetor. Që të fillonte jeta e lumtur, me masakra komuniste në Dukat, Lazarat, Bozhigrad, Mirditë, Dibër, Kelmend e rrethinat e Shkodrës. Me dhjetra e dhjetra burgje, e kampe internimi. Nga "fitimtarët" e asaj "lufte të lavdishme". Ndoshta vërtet gjermani i fundit u largua më 29 Nëntor 1944, por nuk u çliruam, u pushtuam nga pushtuesi më i keq, më i pamëshirshëm i të gjitha kohërave, u pushtuam prej komunistëve shqiptarë. Dhe ende s'kemi shpëtuar prej tyre. Shekspiri thotë se: "M'i afërmi në gjak, më afër ta thith gjaknë".


...Duhej të qe një ditë feste, por në kohën që erdhi pas 29 nëntorit '44, të vrarët, të pushkatuarit, të burgosurit, të internuarit, e tejkalojnë llahtarisht frikshëm numurin e viktimave dhe të burgosurve të luftës. Është një datë që fut tmerrin, nuk është një ditë feste.

SPIUNET E SIGURIMIT

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on November 27, 2014 at 9:40 PM

Nga Urim Gjata


SPIUNET E SIGURIMIT DHE NENI 55/1 I KODIT PENAL.

 


Deputeti i Rilindjes Vexhi Mucmataj.

Hetuesi qe ka denuar Nebi Doskun nga fshati Dorez..... Librazhd.

Ja si denoheshin (Krimet) e armiqve te popullit nga ata qe sot jane ligj venes ne parlament.


22.5.1980/

I pandehuri Nebi Dosku i biri i Maliqit dhe Selimese datlindja 1929, lindur dhe banues ne fshatin Dorez

Librazhd, arsim kater klase.

Akuzohet per krimin e agjitacionit dhe propagandes kunder shtetit, ne baze te nenit 55/1 te kodit penal.


Ja dhe krimi "Agjitacion Prapagande"


Bashkpuntori i sigurimit denancon:

Me daten 23.04.1980 Ishim duke punuar me Nebiun tek dyqani i bukeve te qendres se kooperatives,duke shtruar beton.Gjate punes Nebiu u shpreh duke thene qe.

"Ne po punojme por nuk po marrim gje dhe nuk po sigurojme dot as parate per buken"

Me gjate ai nuk tha ndonje nje tjeter.

Ndonje gje tjeter ne lidhje me Nebiun nuk kam per te thene

Nebiu perpara clirimit ka qene familje e pasur dhe eshte kulak,prandaj ai eshte i pa kenaqur ndaj Pushtetit Popullor,dhe flet kunder tij.

Po keshtu rrethi shoqeror,miqesor i te pandehurit eshte me qendrim te keq politik ( Shih biografine e te pandehurit)

Me keto kushte fajesia e te pandehurit rezulton e provuar me shpjegimin e deshmimtareve te ceshties, pohimin e vete te pandehurit dhe materialet e tjera shkresore qe i bashkangjiten ceshties hetimore.

Tjeter gje une nuk kam per te thene.


DENONCUESI ( Spiuni ) --Hysen Korcani

DENONCUESI (Spiuni) ---Riza G..kola

ASISTUESI - Gjon Pramalaj.

HETUESI --Vexhi Adem Mucmataj


( Vexhi Adem Mucmataj kandidoj per deputet ne qarkun e Kukesit ne zgjedhet e vitit 2013 nga koalicioni i majte)


KUNDER LIRISE

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on November 17, 2014 at 11:30 AM

Nga ‪Hajro Çini


Asnje partizan nuk dha jeten per liri.


Çelo Hoxha ka shume te drejte kur shprehet se vepra e tyre rezultoi kunder lirise. Vepra e tyre i riktheu Kosoven Jugosllavise dhe shkaterroi kombin shqiptar qe edhe sot nuk po merr dot veten, e sidomos ndergjegjen kombetare dhe njerezore te tij.


Jo sot, por qe para vitit 1991, tek varrezat e deshmoreve te qytetit te Elbasanit fillova te verifikoj emrat e deshmoreve te luftes N-Ç. Ne shifren qe jepej per te renet ne lufte kunder pushtuesit ishin edhe disa individe qe s’kishin te benin fare me te.


1. Aleksander Xhuvani kishte nderruar jete shume kohe pas lufte.


2. Sul Misiri u vra nga xhandermaria ne tenative per tu arrestuar pasi ai sapo kishte vrare babane.


3. Tommor Sinani u vra ne rrethana shume te dyshimta, kur tentoi te ikte nga shtepia e te dashures se tij, pasi i ati i saj e kishte pikasur.


4. Dy kurshurinjte e gjyshes sime, Met dha Hasan Bajraktari. I pari edhe pse i shpallur deshmor ishte i denuar me vdekje nga gjyqi partizan "per shkelje morali", sepse ishte ne dashuri me Shejnaze Juken, ndersa i vellai u vra pak dite me pas (edhe ky nga pas shpine), sepse i rrodhen lotet kur i vrane te vellane, Metin.


5. Fetah Ekmekçiu, mbajtesi i thesarit te shtetit, u vra me urdher te Enver Hoxhes qe ky i fundit te zhvaste thesarin per veten e tij.

Kur krimineli kthehet ne vendin e krimit

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on November 12, 2014 at 12:25 AM

Nga Nue Oroshi


Krimineli Rrahman Parlloku së bashku me dy komunist Pajazit Nushi dhe Jusuf Bajraktari, disa nostalgjik te tjerë të komunizmit pansllavist dhe proserb të dëshmuar, ripushtimin e Trojeve Shqiptare e quajne clirim. Atëher shtrohet pyetja pse u dasht lufta e viteve 1998-1999 dhe përkrahja e NATO-s për ta nxjerr Kosovën nga kthetrat e pushtimit Serb, pasi qe ajo qenka cliruar para 70 vjetësh. Ajo që bije në sy ësht pjesmarrja e kriminelit Rrahman Parlloku i cili së bashku me Qeda Mijeviqin, Milladin Popoviqin,Qamil Brovinen, Svetozar Vukmanoviq Tempon,Fadil Hoxhen, Aleksander Rankoviqin, Ali Shukriun, ndimuan në ripushtimin e Kosovës dhe rikthiminë e sërishëm nën pushtiminë serbosllav, që sode këta të mjerë e quajn „Clirim“. Dhe gjith ky shou i fallsifikimit të historis u ba me mjetët e taksapagusve Gjakovar sepse ishte nën administrimin e pionjerës komuniste më shami të kuqe në gjoks, dhe yllë të kuq komunist në ballë, Mimoza Kusari Lila, e cila tanimë i takonë një partije që ju ësht harruarë emri që nga 8 Qershori 2014 në Kosov.


Rrahman Parlloku dhe kriminelët e tjerë komunistë janë përgjegjës për vrasjen e 47.300 shqiptarëve gjatë Luftës së dytë Botërore, në të gjitha visetë etnike Shqiptare. Tani është fakt i njohur dhe i vërtetuar me argumente shkencore se Partia Komuniste e Shqipërisë si dhe Partia Komuniste e Kosovës u krijuan nga jugosllavët, apo siç thoshte atdhetari Prenk Cali në një dialog me komunistin Mehmet Shehu edhepse i zënë tradhëtisht në mes të këtyre dyve, u zhvillua ky dialog: Mehmet Shehu i thot Prenk Calit: E more Prenk Cali, të pat ardhur koha që ta mbyllje historinë me shkronja ari po t’u bëje me ne komunistat, pse veprove kështu. E vigani i Malësisë Prenk Cali i përgjigjet: Jo zotni, faji bie mbi ju komunistat, se ju u bëtë me anmikun shekullor të shqiptarit me shkaun. Këtu është për tu theksuarë fakti, se shqiptari komunist si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë i del në përkrahje sllavit komunist vetëm se e kishin të njejtën ideologji, kundër vëllait të gjuhës, gjakut dhe flamurit.


Pra, komunistët shqiptarë dhe sllavë luftojnë kundër nacionalistëve shqiptarë, meqenëse historia do fakte, atëherë për këtë bazohemi në librin e atdhetarit, Tahir Zaimi, Lidhja e II e Prizrenit dhe lufta heroike e popullit për mbrojtjen e Kosovës, Bruxelles 1964, i cili shkruan: Për me shtypë e shkatërrue fare këtë rezistencë të fortë me kryeneqësi që sapo shuhej më një anë, plaste papritmas në tjetrën, kërkohet prap kontributi i shqiptarëve të zezë, të cilët të inkuadruem në tri Brigada, njana e (V-ta) nën komandën e Shefqet Peqit dhe tjetra e (III-ta) në atë të Rrahman Parllokut, që kishte për sekretar politik Gafurr Qyqyn, vrapojnë në ndihmë të marshallit Jugosllav, i cili nuk e ndjente veten aspak në gjendje me zotnue situatën.


Brigada të cilat arrijnë më shpejt e para e nisur nga Elbasani, e tue kalue nëpër Librazhd-Klenjë-Zerqan-Peshkopi, Kalaja-Dodës në Lusen të Lumës ku i plasë pushka dhe mbas një ndeshje të përgjakshme mbetën 14 dëshmorë prej Lusne, kurse në anën tjetër vriten 180 nga efektivat e Brigadës, e cila kalon nëpër Topojan, Shishtavec dhe së andejmi në Gjemashicë-Bellushë-Prizren, prej kah në Gjakovë, Pejë e vise tjera të Kosovës, ku qëndron për një kohë prej dy vjetesh, dhe tjetra e nisun nga Shkodra, e tu kalue nëpër malet e Dukagjinit, e nëpër Malësi të Gjakovës, në Junik dhe prej andej në Pejë e vende tjera të Kosovës. Kurse, një tjetër brigadë nën komandën e Aqif Lleshit, niset nga Peshkopia e kalon në Dibër të Madhe, Kërçovë, Gostivar,Tetovë e Shkup për t’ja dorëzuar patronit-aleat viset e Maqedonisë Shqiptare.


Forcat komuniste maqedone që deri në mbarim të vitit 1944 ishin dermue e paralizue prej komandantit të fuqive nacionaliste Xhemë Has Gostivari mbasi vendi u shkel prej brigadës Shqiptare, filluen prap me u forcue e me u shtri në atë sektor, ku masakruan me qindra e mijëra shqiptarë, ndër të cilët vetëm në Tetovë 4000, në Gostivar 700, dhe në Kërqovë 500 veta. Se rexhimi komunist në Shqipëri vepronte njëtrajtshmërisht me rexhimin komunist në ish Jugosllavi dhe në bashkëpunim të plotë në luftën kundër atdhetarëve shqiptarë tregon edhe rasti i dy atdhetarëve shqiptarë, kolonel Fuad Dibrës dhe profesor Kolë Margjinit.Që të dy këta atdhetarë kishin shtetësinë shqiptare por që forcat komuniste nga Shqipëria i dorëzuan të dyt tek forcat komuniste jugosllave, dhe, ku më pas u vranë që të dy.


Profesor Kolë Margjini u arrestua nga grupet kriminele komuniste shqiptare, të cilat ia dorzuan organeve jugosllave. Gjykata e dënoi me burgim të rëndë ndërsa UDB-a e likuidoi në burgun famëkeq të Mitrovicës së Sremit, më 1949. Nuk i dihet varri se ku është gjuajtur pas likuidimit. Kolonel Fuad Dibra me 14 nëntor 1944 u shoqërua nga forcat e Brigadës së V-të të Ushtrisë Komuniste të Shqipërisë për në Tiranë ku u arrestua dhe iu dorëzua autoriteteve jugosllave.


U dënua me vdekje dhe u ekzekutua në Korishë të Prizrenit, me 9 tetor 1946, sot e asaj dite nuk i dihet varri. Gjithsejtë, sipas të dhënave të Tahir Zaimit dhe historianëve tjerë, janë vrarë nga sllavokomunistët në viset etnike Shqiptare jasht Shqipërisë Londineze 47.300 shqiptarë.Vlenë të veçohet fakti se Nacionalistët Shqiptarë, Kosovë, i kanë quajtur në shkrimet e tyre të gjitha viset shqiptare të cilat kanë mbetur jashtë shtetit shqiptar, pra përafërsisht në kufijtë etnikë të Dardanisë antike. Këtë shtrirje gjeografike e përdorë edhe atdhetari Tahir Zaimi kur jep të dhënat për vrasjen dhe masakrimin e shqiptarëve në këto krahina.


Nuk e di se si ësht ndierë krimineli Rrahman Parlloku kur vjenë e përshendetë pikërishtë në vendin që ka kryerë krime të rënda në Gjakovë dhe rrethinë, sepse ishte në krye të një brigade të III kriminele e cila me urdhëratë e serbisë dhe të rusisë vriste e priste shqiptarë atdhetarë vetëm, se e doninë të lirë atdheunë e tyre dhe të orjentuarë drejtë politikës Evropiane, aty edhe ku sod e kësaji dite ësht e orjentuar pjesa më e madhe e popullitë shqiptarë e sidomosë intelektualët Idealist. Në fundë skamë për të thën gja për këta komunista pansllavistë, që shpirtinë ja kanë falur, dreqit, djallit të mallkuaritë dhe mefistofilitë, përveqë faktitë se ky djallë ju marrtë me vete, dhe kurr emri mosë ju dëgjoftë për të gjitha ato tradhëti dhe masakra që bët mbi popullinë shqiptar. 

NE RRETH TE KUQ

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on October 27, 2014 at 12:55 AM

Nga Agim Hamiti



Bilal Xhaferri


Bilal Xhaferri u lind në fshatin Ninat të Konispolit më 1935. Ishte vetëm 9 vjeç, kur komunistët i vranë babanë si nacionalist më 1944. U rrit me vuajtjet e mirënjohura të jetimit në një kohë që krijonte me shumicë jetimë e vuajtje.

Inteligjent nga natyra, dëshironte shumë të arsimohej, por biografia politike ia kishte mbyllur dyert e shkollës. Me shumë përpjekje, arriti të mbaronte shkollën e mesme dhe punoi si teknik në Ndërmarrjen e Mirëmbajtjes së Rrugëve. Ra shpejt në sy talenti i tij për të shkruar poezi e prozë, por rrjeti i çensurës së rreptë linte t'i kalonin vetëm shkrime të parëndësishëm. Qëndrimi kritik i B. Xhaferrit ndaj poezisë së Kadaresë dhe ndonjë romani të shkrimtarit emblemë të realizmit socialist, ekspozoi për keq emrin e tij në sy të Partisë-shtet. Në një mbledhje të Lidhjes së Shkrimtarëve më 1968, zv/ministri i Kulturës për kohën, Fadil Paçrami (i cili do të burgosej edhe vetë nga diktatura pas 5 vjetësh) u shpreh me shumë urrejtje ndaj Bilal Xhaferrit: «Ai flet me gjuhë armiku për librat e Kadaresë, se i kemi vrarë babanë».

Duke e kuptuar se emri i tij ishte vënë tashmë në rreth të kuq prej Sigurimit, Bilal Xhaferri u arratis atë vit dhe u vendos në SHBA. Në qytetin e Çikagos themeloi dhe drejtoi revistën e komunitetit çam me titull «Krahu i Shqiponjës», një organ që njohu mjaft sukses. Shkrimet e tij, në prozë e poezi, ndaj diktaturës shqiptare ishin shumë të ashpër e ngacmues për vetë diktatorin paranojak. Në vitin 1986 Bilal Xhaferri vdes papritur, në rrethana misterioze të pa zbardhura as sot, në një spital të Çikagos në moshë të re: vetëm 51 vjeç.


Shqipëri 1976


Vend i vogël,

Kohë e vogël,

Rracion i vogël.


Errësirë e madhe,

Frikë e madhe,

Mjerim i madh.


Dhe rrugëve të atdheut,

Si kukuvajka nën hënë,

Leh e ulërin "Gazi" 69.


Bilal Xhaferri "Krahu i shqiponjës", Nr. 3-4,1976.

O At, lutju Zotit...

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on September 18, 2014 at 3:05 PM


Heroi antikomunist Lirak Bejko



  

Nga Fatmir Lamaj


Po afrohet ora e madhe kur këmba e Papa Françeskut do të shkelë mbi tokën shqiptare, duke sjellë me vete mesazhin hyjnor për gjithë shqiptarët se Zoti i Madh dhe ne nuk na ka harruar, përkundrazi jemi në vemendjen e tij përderisa përfaqësuesi më i lartë i klerit katolik është i angazhuar direkt në dhënien e këtij mesazhi. Ardhja e Atit të Shenjtë është një ngjarje e madhe për popullin tonë të shumëvuajtur, por gjithashtu edhe një detyrim shpirtëror për vlerësimin që po na bëhet nëpërmjet kësaj vizite për të gjithë ne si shqiptarë. Në zemrën e çdo shqiptari ravijëzohet në mënyrën më të sinqertë një “mirëseardhje” e frymëzuar dhe mbështetur në vlerat më të mira shpirtërore. Duke përjashtuar klasën politike e cila për arsyet e veta pragmatiste kërkon t’a shndërrojë këtë vizitë në një fasadë politike për të nxjerrë në pah ato merita që s’i ka pasur kurrë ndonjëherë, përkundrazi mbetet klasa politike më e korruptuar në Ballkan. Papa Françesku do të vijë në këtë vend për këtë popull aq shumë të përvuajtur nga komunizmi enverist, si modeli më i shëmtuar dhe më gjakatar që ka njohur deri më sot historia e zezë e komunizmit. Ai njëkohësisht duhet të mësojë dhimbshëm se të persekutuarit e djeshëm janë edhe sot pothuaj aq të persekutuar sa edhe dje, dhe persekutorët në vazhdimësi brezash janë po ata të djeshmit, natyrisht me fytyra të reja. Ti do të shikosh o Papë fotografitë e priftërinjve të pushkatuar nga regjimi komunist, por për të gjitha ato krime që ndodhën mbi popullin shqiptar për 50 vjet rrjesht, asnjë kriminel nuk u dënua qoftë edhe një ditë të vetme përkundrazi, bijtë e xhelatëve sot i ke biznesmen e politikanë që akoma vazhdojnë t’i bëjnë gjëmën këtij populli të inkurajuar nga mosndëshkimi i etërve të tyre. Etërit xhelatë ecin sot krenar për krimet e bëra, sepse janë të sigurtë se bijtë e tyre në pushtet të vazhdueshëm, janë garancia absolute e mosndëshkimit fyes për një popull të tërë. Mirësevjen o At i Shenjtë në tokën shqiptare, në këtë tokë me aq shumë halle. Populli shqipëtar njëherazi t’a uron mirëseardhjen… por sërish t’i duhet t’i hedhësh sytë mbas fasadës llamburitëse që do të ofrojnë pushtetarët, për të parë realisht atë që ka ndodhur dhe po ndodh në këtë vend. Ti do të shikosh pallatet e larta dhe natyrisht do të gëzohesh për përparimin “e madh” që ka bërë Shqipëria, por ato pallate i kanë ngritur “kapitalistët e rinj” duke j’u rrëmbyer tokën pronarëve të vjetër me lloj-lloj formash dhe mundësish që i krijoi pushteti neokomunist i pseudodemokracisë i pas viteve ’90. Pronarëve të vërtetë në Shqipëri j’u është marrë prona me dhunën e shtetit e mëshiruar në të gjitha ligjet e miratuara për pronën deri më sot në Shqipëri e sidomos me ligjin (antiligj) 7501. Sot pronarët e vërtetë janë shtresa më e varfër, më e përbuzur dhe më e persekutuar e këtij vendi, ndërsa pushtetarët e djeshëm dhe të sotëm mbeten pa më të voglin dyshim shtresa më e privilegjuar apo më mirë e vetprivilegjuar, e cila i ka dhënë të drejtën vetes të grabisë e rrëmbejë çdo gjë që i del përpara, që ka vlerë materiale dhe monetare. Ata kanë grabitur e po grabisin pa ndrojë gjithçka që ishte dhe është krijuar me mundin, djersën dhe gjakun e një populli të tërë. Ata nën ngasjen e pangopësisë perverse të zullumqarëve pa cak rrëmbyen dhe grabitën dhe pronën më të madhe fizike që kishte shteti shqipëtar, tokën në pronësi të shetit e cila e kalonte masën e 52 % të sasisë së tokës në Shqipëri. Mijëra njerëz janë vrarë në Shqipëri për pronën, e mijëra të tjerë do të vriten akoma në të ardhmen, por kjo nuk i shqetëson fare pushtetlënësit dhe pushtetmbajtësit shqipëtarë ( në qoftë se ata e meritojnë të quhen të tillë ), mjafton që ata të shijojnë pa u shqetësuar pronat e grabitura e të rrëmbyera. O At i Shënjtë ! A nuk është ky paradoksi më makabër i kohës që jetojmë, i pseudodemokracisë shqipëtare që ata që deri dje s’kishin asnjë kacidhe në xhep dhe as një metër tokë të trashëguar nga të parët e tyre, sot janë bërë zotërit e vërtet të këtij populli dhe këtij vëndi? Mirësëvjen o Papë në atdheun e errësirës për të sjellë pak dritë e për të ndriçuar sadopak shtigjet e ngushta ku zvarritet në grahmat e saj të fundit shpresa për pak drejtësi e dinjitet në këtë vënd e për këtë popull. At i Shenjtë, të gjithë shqipëtarët të presin krahëhapur pa dallim feje, por më shumë të presim me gjithë ngrohtësinë e shpirtit ne viktimat e komunizmit, ish të burgosurit politikë, ish pronarët dhe ish të persekutuarit që dhe sot vazhdojnë të jenë sërish viktima të padrejtësive të mëdha që kanë ndodhur e po ndodhin në këtë vënd. At i Shenjtë, ne të persekutuarit politikë të diktaturës komunisto-enveriste e dimë ç’është urrejtja, sepse kemi qënë vet viktima të një urrejtje çnjerëzore dhe pa shkak e cila s’njihte kurrë ndonjëherë kufij e moral, por ne kurrë nuk iu nënshtruam ndonjëherë ngasjes së saj djallëzore duke dhënë mesazhin e madh dhe aq të nevojshëm për kohën se: Duhet të falim deri në dhimbje për mos të krijuar më dhimbje të tjera. Mirësevjen o At! Ju në vizitën tuaj nuk mund ti shmagni dot takimet me parin politike të këtij vëndi e cila ka në përbërjen e saj edhe banditë e kusar, horra e vrastar, të cilët është e natyrshme që nuk e meritojnë bekimin tënd, përvec mallkimet që duhet të marrin si shpërblim i vonuar për atë që kanë bërë e po bëjnë mbi shqipëtarët e aq shumëvuajrur. O At, lutju Zotit për këtë vënd e për këtë popull që mbi errësirën ku dergjet aktualisht, Ai të dërgojë pak dritë për ta zbuar njëherë e përgjithmon errësirën dhe demonët e saj prej tokës së begatë shqipëtare.

Simbol dhe embleme...

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on September 18, 2014 at 2:15 PM


Visar Zhiti në Departamentin e Shtetit USA


I dashur Muçi,


Më gëzoi shumë lajmi i bukur, i rëndësishëm, domethënës i rikthimit të motrave Islami në Zërin e Amerikës. Ju lutem përshëndetini nga Atdheu, guxoj të them, e kam fjalën nga ana ime, aq më tepër që ato janë dhe nga fshati i Nënës time të vuajtur, por jo, ato janë simbol dhe emblemë i persekutimit dhe sfidës, që në Vendin e Demokracisë bënë realitet ëndrrën, të tyren dhe tonën.


Përgëzime Juve, Shtëpisë së Lirisë, për qëndrimin, që nuk u dëshpëruat, por ngulmuat me besim e dinjitet. Jam i gëzuar vërtet, ogur i mirë, them tani...


Te fala të tuve dhe miqve të përbashkët, mbarësi në rrugën e nisur...


Përqafime,


Visar Zhiti

Islami Sisters placed on administrative leave...

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on July 26, 2014 at 1:05 AM

 

By Mërgim Korça


Islami Sisters placed on administrative leave after

30 years working at the Voice Of America 



The two legendary journalist sisters, Isabela (Islami) Çoçoli and her sister Zamira (Islami) Edwards, have been placed on Administrative Leave at the Voice of America. This announcement rightly spurred the Albanian press to very actively cover the topic for days. They worked there since 1985 and were singled out as outstanding employees during the VOA presentation by director Mr. David Ensor on December 18th, 2013. It is not my intention to write in length about the escape from communist Albania by these two heroines and their late brother Klement, who was drawn along Corfu Canal as they swam 12 kilometers from Saranda to Corfu Island. The canal is known for the large numbers of sharks frequently passing through it. Therefore I wanted to first, briefly emphasize what links my family with the Islami family, from which the two heroines of this story descend.


After I expose the facts I know about the events that happened 30 years ago, it is important for the reader to evaluate the recent decision of the VOA to place the Islami sisters on administrative leave. This presentation of facts is also my family’s moral obligation to the uncle of these two heroines, the late Shazivar Islami, who died in a communist prison.


THE DESCENT OF THE ISLAMI SISTERS

On their mother’s side, the communist regime executed their grandfather, Maksut Selenica, and his brother. The late honorable Nadire (Selenica) Islami, their mother was imprisoned at a young age for her anti-communist beliefs. When she was released from prison, after 10-years of suffering, she married late Mr. Hajdar Islami, who had graduated from the Academy of Physical Education, “Farnesina,” in Rome. The two sisters and their late brother Klement were the fruit of this marriage. On their father’s side, their grandfather had studied theology as an ordained Imam. His name, Dervish, had nothing to do with the official name of the Bektashi sect. Late Dervish Islami carried the duties of the Vice Chair of the Albanian Muslim Community.


Their uncle, Shazivar, had studied in Florence and was appointed Chief of Staff to the Minister of Education, just when the late professor Xhevat Korça was the head of the ministry. After the arrest, Xhevat Korça was tried on the Special Trial of April 1945 in which prosecutor Bedri Spahiu with a great triumphant tone, thinking he nailed the defendant to the wall, charged the former Minister of Education with the embezzlement of the F.A.P.I. funds, finances made available that year to all institutions. However the prosecutor made the false accusation without knowing that Shazivar Islami had released the original document in which the Minister ordered the fund to be distributed in the form of a monthly pay as a supplementary bonus for all teachers in Albania and Kosova! Faced with the unpredicted situation, the prosecutor addressed the jury, with the pretense: “the defendant gave out supplementary wages to the teachers to make them pro-fascists!” Then the former minister addressed the court, headed by Koçi Xoxe, saying, “If an Albanian teacher trades his patriotic ideals for a wage, then I’ll admit, my intention was so!”


To the account of the Islami sisters’ lineage, the heroines we are focused on, I will briefly add two of my memories that have remained with me of honorable Hajdar Islami. On one occasion Hajdar told me about his last meeting with his brother. Shazivar had fallen ill while he was in prison, and was sent to the prison hospital. A few days later and with much difficulty, Hajdar was permitted to see his brother. After he asked one prison guard, then another, where his brother was, none of them directed him to the room. He walked by a bed entirely covered with a sheet, which looked like someone was concealed beneath it. Hajdar, involuntarily, pulled up the sheet, and what did he see? His brother Shazivar…lifeless. Hajdar held strong. Reason conquered his feelings by preventing him from giving the guards the pleasure of seeing him broken. He kissed his brother’s forehead and pulled the sheet over him. Then he left the prison hospital. This event details his character and explains his display of unshakable confidence when he parted from his three children on the day the three got in the back of a pick-up truck which took them away from Çerma internment camp forever. He bid farewell to them without shedding a tear.


The second event was when one day Hajdar and I came upon each other in front of the Post Office in Lushnja city. As we embraced he said to me: “We both know the bond between us, but don’t risk meeting with me because you will have to pay for it dearly!” That was the last time I saw Hajdar Islami! Like on that occasion, having been in a similar situation which left deep traces in my memory, I can’t help but praise the gracious approach towards me of my high school and military service (labour unit) friend, Kastriot Bajraktari, who was interned in Lushnja, the son of Mul Delí Bajraktari (offspring of the legendary family of Çun Mula of Hoti), academic officer and fearless defender of the Albanian borders, as well as a well-known thinker and orator. Thus as a common rule, parents are the cornerstones of lineage and as a conclusion, I’ll parallel the demeanor of Hajdar and Kastriot with the proverb - the apple doesn’t fall far from the tree. Consequently, the Islami sisters with their courage and the personality they established whilst in internal exile or in their work at VOA Albanian Service, are inspiring examples that the apple indeed does not fall far from the tree!


ALBANIA, A COUNTRY BESEIGED BY FEAR AND POVERTY

Thousands of pages have been written on factual testimonies about that tyrannical period. If summing up those pages in a few lines, no one can challenge the fact that we lived in a country surrounded by electric current barbed wire as well as a land planted with mines in the zone before the barbed wire was reached. Those who oppose are free to openly do so, but…they cannot even deceive themselves, for today they are free to travel in any of the EU member countries without a visa, and they can travel to other countries by obtaining visas from their respective diplomatic missions without the intervention of the Albanian government. Furthermore the fact cannot be negated that within this huge concentration camp called Communist Albania, the prosperity of the system hyped for half a century by the communist dictatorship propaganda machine, was enjoyed by the people on ration stamps and bread queues.


The persecuted people and their families were the first who experienced the violence and cruelty, and then they were followed by a great number of families of former communist leaders whom the dictator targeted. Oh, how the communists felt when the state security vehicle stopped in front of their house, for not only were they 100% sure they had not acted against the government, but they also had never dreamt of speaking out thoughts on the poor quality of the bread (which if expressed…were reason enough to be officially sentenced to ten years of loss of freedom), and surely they did not dare to judge how the government was run. So the country lived with unfounded and seemingly sustainable fear on one end, and extreme poverty on the other. The dictator himself called it the dictatorship of the proletariat while disguising it as the most democratic country in the world. What a paradox that in such a democratic country, the Islami family was interned to Çerma concentration camp in Lushnja only because Klement (at that time only 17 years old) was brought to an interrogation office on the account he had alluded against the government and later was locked in the Elbasan Psychiatric Hospital, where he underwent depersonalization through drugs administered by the doctors. This treatment towards the Islami family under the devilish class struggle was the main motivation that drove Klement, when he rejoined his family in the internment camp, to persuade his sisters to flee the country by endangering their lives and leaving their parents behind.


Let us continue and broaden the focus of our objective, while shedding light on some new facts. Mr. Arben Xhixho worked at the foreign section of Radio Tirana Service in Communist Albania from 1986 to 1992. Whoever has lived through the communist dictatorship period in Albania thoroughly understands that without being a person with certain political assurances one could not hold a position in the field of communist propaganda! However in the coming years, after the crumbling of the communist dictatorship, the stratagem for carefully choosing and appointing former communists at the head of every department required the manipulation of the public opinion. Mr. Arben Xhixho was one of them. He paved his way to US and got hired by the VOA Albanian Service in the distant year of 1992, initially as journalist, and then as the Chief of Service.


At his heels was Mr. Ilir Ikonomi, who also came to US and was hired by VOA Albanian Service in 1992. He, too, had worked in the section of Chinese propaganda at Radio Tirana Service of Communist Albania.


The infiltration of the scions of communist families into the VOA Albanian Service will not end here. At the end of 1998 the Voice of America hired the high-ranking communist leader Drago Siliqi’s daughter, Laura Konda, an ex-employee of the Voice of the Albanian Communist Youth having worked there from 1984 to 1991. In brief all these appointments can no longer be seen as accidental without further wide-ranging deliberation. There is one particular moment I want to emphasize which will allow us to generalize all that has been written up till now. The fact that Mr. Arben Xhixho started working for the VOA as a journalist was known to me since 1993 or 1994, for I have known well his father, Jani, a staunch communist with deep communist convictions. He was the secretary of the communist party of the Agriculture Mechanization Station in Tirana and directed the communist educational meetings at which he never missed out on a chance to quote Enver Hoxha, mostly citing his book, “When Laying the Foundations” in which Hoxha denounced “the class enemy.” Furthermore he was so dogmatic that one time a communist Xhavit Çalliku caused an incident by saying, “enough with this, or you will make me leave the meeting.” However it never had crossed my mind to raise my voice against employment of a son of a communist in one of the services at the VOA. Logically the question arises, why? Well, as long as I considered entirely wrong both “the class struggle” and its devilish and condemned tool, “the class enemy,” which was so intensely ill-used by the communist dictatorship in Albania, then I should by no means let myself look from the same angle the collaboration of Mr. Arben Xhixho with the VOA. And now, the following question comes up: why did I decide to speak up and expose his actions today? It is because they are identical to the directives given out by Ramiz Alia when he predicted the communists would morph into capitalists. To this day I believe Mr. Arben Xhixho conformed his stance at every opportunity to condemn the communist dictatorship to its core, just as Ramiz Alia directed when the communist dictatorship crumbled. It is clear to the eye, he did it only to be trusted by his VOA superiors. Today, as the chief of the Albanian service of VOA, he turns back to “the class struggle” and plays it out on the two sisters, who were extremely persecuted by the communist dictatorship, by placing them on administrative leave after their thirty years of work at the VOA Albanian service. So it is his deceitful approach that makes me fill with disgust, for I see their placement on administrative leave as an extension of “the class struggle,” a creed that nurtured Mr. Arben Xhixho from his very young age.


IN PLACE OF THE EPILOGUE

It is not effective to discuss supposed directives given by the last Albanian communist dictator Ramiz Alia to appoint communists or their scions at the head of every political pluralistic institution in Albania’s democratic foundations, but it is essential to analyze the aftermath of the events, from the time when the communist dictatorial system crumbled. The placement on administrative leave of the two heroines is a flagrant act of “the class struggle” mentality, which occurred not in Albania but in the US, at the Albanian Service of the Voice of America. Inevitably, supported by the course of factual events, it is crucial to make inferences and draw conclusions.

Martiri Antikomunist

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on July 15, 2014 at 7:40 PM

Dom Shtjefen Kurti


Dom Shtjefen Kurti ka lindur ne Prizren me 24.12.1898, naten e Krishtlindjes. Ne fillim te Shekullit XX familja e tij u vendos ne Ferizaj. Gjate pushtimit Turk e Serb, i ati ka qene marre me tregtine e drithrave dhe artikujve ushqimore. Shkollen fillore e kreu ne Ferizaj ndersa gjimnazin ne shkollen e Jezuiteve ne Shkoder. Ne vjeshten e vitit 1918 regjistrohet ne Universitetin Shteteror të Insbruckut, Austri per teologji. Pas nje viti shkon ne Itali per te vazhduar studimet e tjera te larta. Ne vitin 1921 shugurohet prift e kthehet si sekretar i Kryepeshkopit ne Shkup per 6 muaj dhe meqenese Kryepeshkopi u transferua ne Shkoder caktohet famullitar ne katundin Novoselle te nenprefektures se Gjakoves. I kercenuar nga organizata serbe “Crna Puka”, me 2 Janar 1930 kalon kufirin ilegalisht dhe vjen ne Shqiperi dhe po ate vit merr nenshtetesine shqiptare. Fillimisht vendoset ne Shenaprende te Krujes dhe ne vitin 1933 emerohet famullitar ne fshatin Gurrez. Ne Prill te vitit 1938 emerohet famullitar i Famullise Katolike te Tiranes deri ne Tetor 1947, kur ndodh arrestimi i pare dhe denimi nga Gjykate Ushtarake me 20 vjet burg. Denimin e kryen ne burgun e Burrelit deri ne Maj te vitit 1963. Mbas refuzimit per te punuar si famullitar ne Jube te Durresit nga organet komuniste te atij qyteti ai rikthehet ne kishen e Gurrezit. Pas mbylljes se dhunshme te objekteve fetare dhe ndalimit te ushtrimit te fese punon si kooperativist ne kooperativen bujqesore te Gurrezit deri me 11 Qershor 1970 kur ndodh arrestimi i dyte. Me 22 Korrik 1971 denohet me vdekje, me pushkatim. Ekzekutohet ne moshen 74 vjeçare ne menyre shume te fshehte me 29 Shtator 1971. Ende nuk eshte gjendur varri i tij.


Veprimtaria fetare/

Mbasi mbaron me nota te shkelqyera universitetin teologjik te “Propaganda Fide” në Rome, ftohet te punoje ne Shtetin e Vatikanit, por e refuzon ate duke e motivuar, “Fatin tim e kam te lidhur me fatin e popullit tim shqiptar dhe prandaj dua te gjendem prane tij”. Gjendja e popullsise shqiptare ne Kosove ishte e mjerueshme nen sundimin dhe genocidin e vazhdueshem serb. I edukuar dhe shkolluar me parimet e te drejtes se patjetersueshme universale te jetes, te lirise, te prones, gjuhes amtare, te shprehjes se mendimit ai nuk mund ta pranonte realitetin shtypes dhe vrases. Per kete qellim, se bashku me dy prifterinj te tjere, Dom Gjon Bisaku dhe Dom Luigj Gashi mbledhin fakte, deshmi etj., dhe pergatisin nje material te fuqishem denoncues te emertuar “Memoire”, ku ne 50 faqet e saj ne menyre faktike denoncohet dhuna dhe gjenocidi i shtetit jugosllav mbi popullsine shqiptare. Ky material iu dorezua Eric Drumond, Sekretar i Pergjithshem i Lidhjes se Kombeve ne ate kohe me qender ne Gjeneve. Aty ne Gjeneve te Zvicres ai deklaronte, “Zoti Sekretar i Pergjithshem, ne nuk jemi te derguarit e pare te popullsise shqiptare qe jetojne ne Mbreterine e Jugosllavise e qe po paraqesin perpara Lidhjes se Kombeve gjendjen aq te trishtuar qe i eshte krijuar kesaj popullsie nga thundra serbe. Ne me siguri, nuk do te jemi as te fundit qe po protestojme perpara ketij forumi te larte per te kerkuar drejtesi nderkombetare, po qe se politika e pushtetareve te Beogradit nuk do te ndryshoje rrenjesisht ne qendrimet kunder popullsise shqiptare… Denuar nga nje fat i zi dhe duke kaluar nga nje verdikt ne tjetrin, kjo pjese e kombit shqiptar jo me e paket ne numer se sa ajo qe perben Shtetin e Pavarur Shqiptar, asnjehere e per asnje çast, pas kaq shekujsh, nuk e ka shijuar miresine e lirise. E drejta e vetëvendosjes se popujve, e shpallur me aq solemnitet nga themeluesit e Lidhjes se Kombeve apostuj te paqes nderkombetare, mbetet per ne vetem nje deshire e shenjte”.


Martirizimi/

Pushtimi komunist, 29 Nentor 1944, Dom Shtjefen Kurtin e gjen ne krye te Kishes Katolike te Tiranes, te cilen e drejtonte qe prej vitit 1938. Tashme ai gezonte reputacion te larte, reputacion i ngritur jo vetem si meshtar i kishës katolike autoritare mbi 100-vjeçare te ndertuar nga Perandori Austriak Franc Jozef ne qender te kryeqytetit, por edhe si Kapelan i Mbretereshes Gjeraldine, te ciles i kishte ndertuar nje kapele ne pallatin mbreteror per nevojat e saj shpirterore te lutjes. Dom Shtjefen Kurti kishte shpetuar me dhjetra familie tiranase duke i strehuar ne kishe gjate bombardimeve, duke shperndare e dhene ndihma, mbeshtetje, solidaritet njerezve ne nevoje, anetar i komisionit qytetar te Tiranes per mbrojtjen e qytetit nga djegia qe mund te pesonte nga projekti i futjes se partizaneve ne kryeqytet ne shtator 1943. Per kete arsye, qe ne ditet e para, pushtuesit komuniste e vune ne shenjester per ta izoluar dhe likujduar. Ne tetor 1946 e arrestojne dhe ne Prill 1947 Gjykata Ushtarake e Tiranes e denon me 20 vjet burgim, pune te detyruar, humbjen e te drejtave civile dhe politike per 5 vjet. Gazeta “Bashkimi” e dates 18 Prill 1947 do te shkruante nen titullin pompoz se, “Dje Gjykata Ushtarake e Garnizonit te Tiranes dha vendimin e saj kundra nje grupi klerikesh armiq te popullit shqiptar qe te veshur me petkun fetar kane punuar per rrezimin e Pushtetit Popullor... Dom Shtjefen Kurti ka bashkepunuar me agjente te huaj si Gjeneralin Hodgson, Kolonelin Palmer, Majorin Smith …ka patur lidhje me misionet ushtarake angleze dhe amerikane, si dhe me Majorin ushtarak francez Nisdrov… Dom Shtjefen Kurti ka pergatitur nje memorandum derguar ketyre misioneve ku eshte i gatshem te krijoje nje detashment pre 4.000 njerezish... dhe kerkoje ndihma ushtarake anglo-amerikane per te rrezuar Pushtetin Popullor”. Me 11 Qershor 1970 ne moshen 72 vjeç ai arrestohet per se dyti, tashme ne Gurrez, ne magazine si puntor kooperative duke shkoqur miser. Pas nje viti hetuesi te pashembullt, ne Korrik te vitit 1971, denohet nga Gjykata e Rrethit Kruje, pas nje gjyqi popullor tre ditor, me denim maksimal. Ne vendimin nr. 54, dt. 31.7.1971 thuhet, “Me akuzen per Agjitacion e Propagande e Sabotim te Pushtetit Popullor dhe ne baze te neneve 72 e ne lidhje me nenin 42, germa a, te Kodit Penal denohet me vdekje me pushkatim”. Gjykata e Larte Ushtarake aprovon denimin me vdekje te Dom Shtjefen Kurtit. Keshilli Gjyqesor i Kolegjit Penal te Gjykates se Larte miraton vendimin e shkalles se pare duke kerkuar zbatimin e vendimit te Gjykates se Krujes. Ne relacion thuhet, “Relacion mbi te denuarin me vdekje Shtjefen Jak Kurti. I mbrujtur me armiqesi te thelle kunder pushtetit, menjehere mbas masave revolucionare te marra kunder fese, ay perseri eshte hedhur ne nje veprimtari armiqesore. Ne biseda me te gjykuarit dhe me deshmitaret e pyetur nga gjykata ai ka erresuar realitetin socialist dhe ka bere fjale per nivelin e ulet te jeteses tek ne, veçanerisht per gjendjen e varferuar te fshatit duke konsideruar si shkaktar te saj sistemin kooperativist bujqesor. Ai thoshte se ne vendin tone nuk ka liri, se masat e marra kunder fese jane nje ‘mohim i grimces se fundit te lirise’ dhe njekohesisht ka mburrur jeten ne vendet kapiatliste. Duke deshiruar rrezimin e pushtetit popullor, ay ka pershendetur te ashtuquajturen ‘Pranvera e Prages’ dhe ka uruar qe ajo te pershendeste sa me pare edhe vendin tone”… Ne materialin perfundimtar te parashtruar ne Gjykaten e Larte thuhet se, “Keshilli Gjyqesor i Kolegjit Penal te Gjykates se Larte, mbasi degjoi relacionin e anetarit dhe prokurorit per lenien ne fuqi te vendimit dhe mbasi shqyrtoi e analizoi çeshtjen ne teresi vëren se Vendimi i Gjykates eshte i drejte dhe si i tille duhet lene ne fuqi”.


Reagimi nderkombetar/

Pushkatimi i Dom Shtjefen Kurti u be ne menyre te mistershme. Varrimi u krye ne nje vend te fshehte dhe nuk eshte gjendur asnje dokument, ne te cilin te pershkruhet veprimi i pushkatimit dhe vendi i varrimit, siç behej per raste te tilla. Kjo vrasje u mbajt e mbyllur dhe vetem ne pranveren e vitit 1973 ajo u be e ditur nepermjet agjensive italiane e austriake, te cilet moren te parat infrormacionin e ketij rasti. Reagimi nderkombetar mbi kete krim ishte i menjehershem dhe regjimi komunist u vendos nen kritika dhe akuza mjaft te renda. Pothuajse te gjitha agjensite e lajmeve, gazetat prestigjioze europiane, televizionet kryesore me me ze e denoncuan kete fakt dhe denuan regjimin e Enver Hoxhes si regjimin me te eger e kriminal te botes lindore. Ne Amerike diaspora shqiptare u trondit thelle nga ky akt dhe organizoi tubime para OKB-es ne Nju Jork. Radio Vatikani zyrtarisht konfirmoi si barbare vrasjen e Dom Shtjefen Kurtit.


Reagimi i pushtuesve komuniste/

Zbardhja e krimit te vrasje se meshtarit katolik Dom Shtjefen Kurti nga bota perendimore e vuri ne nje pozite te veshtire regjimin komunist. Menjehere ai filloi sulmet e tij paranojake ndaj te gjithe armiqve te jashtem dhe te brendshem. Keshtu gazetat, “Zeri i Popullit”, “Bashkimi”, “Zeri i Rinise”, Radio e TVSH, Ministria e Jashtme dhe te gjtha perfaqesite diplomatike ne bote, shpallen kryqezaten me te eger ndaj figures dhe vepres se Dom Shtjefen Kurtit. Vatikani u lut per shpirtin e tij dhe per pupullin martir shqiptar.


Vlerësimi/

Selia e Shenjte duke e vleresuar vepren baritore dhe sakrificen e jetes se famullitarit te saj Dom Shtjefen Kurti, me dekret te Papa Gjon Palit, ne Shkoder me 2 Nentor 2002 , lexuar nga i derguari i tij i posacem Kardinali Creshenze Seppe, konfirmoi fillimin e procesit te kanonizimit te Dom Shtjefen Kurti se bashku me 40 kandidate te tjere, proces qe eshte perfunduar ne Shqiperi dhe pritet procedura e fundit, kompetence e Selise se Shenjte, per deklarim zyrtar te ketij kanonizimi.



Ddokumenti i marre nga arkivi i Ministrise se Brendeshme, ku Dom Shtjefen Kurti çohet

pas pushkatimit per " perdorim " nga pedagoget dhe studentet e fakultetit te mjeksise.


Rss_feed