Shopping Cart
Your Cart is Empty
Quantity:
Subtotal
Taxes
Shipping
Total
There was an error with PayPalClick here to try again
CelebrateThank you for your business!You should be receiving an order confirmation from Paypal shortly.Exit Shopping Cart

Albanian-American Freedom House

Albanian-American Freedom House

News

News


view:  full / summary

Thank You Letter

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on June 24, 2014 at 1:35 AM

NE EMER TE LIRISE

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on June 15, 2014 at 12:05 AM

Në emër të triumfit të lirisë


Më 11 qershor 2014, Fondacioni i Kujtimit të Viktimave të Komunizmit organizoi aktivitetin e tij vjetor përkujtimor për viktimat e komunizmit dhe festimet për triumfin e lirisë. 2014 është 20 vjetori i themelimit të fondacionit që përkon edhe me përvjetorë të tjerë të rëndësishëm në luftën kundër komunizmit, si prerja e telave me gjemba në kufirin mes Hungarisë dhe Austrisë 25 vjet më parë në maj 1989, demonstrata pro-demokracisë në Sheshin Tien An Men të Pekinit në qershor të po atij viti si dhe rënia e Murit të Berlinit në nëntor.


Në ceremonitë e ditës morrën pjesë anëtarë të Kongresit amerikan, udhëheqës të të drejtave të njeriut, ambasadorë nga rreth 20 vende, të mbijetuar të regjimeve komuniste dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme etnike dhe organizatave të tjera jo fitimprurëse.


Në takimin e mëngjesit që u mbajt para Memorialit të Viktimave të Komunizmit, Fondacioni u dha çmimin e tij më të lartë, Medaljen e Lirisë Truman-Regan udhëheqësit politik të tartarëve të Krimesë, Mustafa Xhemilev, ish i burgosur politik dhe ish i internuar në kampet sovjetike të punës, i cili është sot anëtar i Parlamentit të Ukrainës dhe mbrojtës për vite i të drejtave të njeriut; si dhe zv/Rektorit të Universitetit Katolik të Ukrainës në Lviv, Miroslav Marinoviç, ish i burgosur politik, mbrojtës i të drejtave të njeriut dhe udhëheqës i shquar i shoqërisë civile. Medalja e Lirisë Truman-Reagan u jepet çdo vit individëve dhe institucioneve që kanë demonstruar angazhimin e tyre të vazhdueshëm ndaj lirisë dhe demokracisë, si dhe kundërshtimin e tyre ndaj komunizmit dhe të gjitha formave të tjera të tiranisë.


Në ceremoni mbatjën fjalime personalitete amerikane dhe të huaj, mes tyre anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve Dana Rohrabaker (R-CA); Zonja Anetë Lantosh, Kryetare e Fondacionit Lantosh për Drejtat e Njeriut dhe Drejtësinë; zonja Lilia Muslimova, zëdhënëse e organizatës Mexhlis të tartarëve të Krimesë; Vaclav Klaus, ish president i Republikës Çeke; Dr. Jang Gjianli, themelues i Nismave të Preidentit për Kinën; dhe Dr. Li Eduards, Kryetar i Fondacionit të Kujtimit të Viktimave të Komunizmit. Ceremonia solli edhe një herë në vemendje të opinionit publik mbarëbotëror “realitetin e përgjakshëm brutal të komunizmit që gjatë shekullit të fundit u kushtoi jetën mbi 100 milionë burrave, grave dhe fëmijëve , dhe që sot kontrollon jetën e mbi një miliardë njerëzve”, tha Dr. Eduards.



Engjëllushe Luzaj dhe Isabela Çoçoli (Islami)


Në mbyllje të ceremonisë së paraditës, u vendosën si çdo vit kurrora lulesh tek monumenti i viktimave të komunizmit në emër të rreth 20 vendeve dhe shumë organizatave dhe individëve. Këtë vit, kurorën për organizatën Shtëpia e Lirisë Shiptaro-Amerikane (Albanian-American Freedom House) e vendosën Engjëllushe Luzaj dhe Isabela Çoçoli (Islami).


Por në ceremoninë e 11 qershorit 2014 tek Memoriali i Viktimave të Komunizmit, nuk mungoi edhe incidenti i Ambasadës së Shqipërisë në Uashington. Kurora e dërguar prej saj mbeti në trotuar, deri sa punonjës të fondacionit e vendosën atë bashkë me të tjerat. Me një qendrim kaq të papëgjegjshëm protokollar, Ambasada e Shqipërisë në Uashington sfidon vetëm vetveten dhe vendin e saj. Shqipëria është vendi evropian që ka vuajtur diktaturën më të egër komuniste të tipit stalinist dhe mungesa e vemendjes së duhur në raste të tilla, dhe sidomos në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara nuk mund të kalojë pa u vënë re.


Kjo u shtohet edhe veprimeve indinjuese të kohëve të fundit të autoroteteve shqiptare brenda vendit, si paraqitja e portretit të diktatorit Enver Hoxha në ceremoni me pjesëmarrjen e personaliteteve më të larta të vendit; përkulja e ministrit të Drejtësisë Z. Nasip Naço para një monumenti ku ishte vendosur fotografia e Hoxhës, nderimi me grusht nga deputeti i Parlamentit të Shqipërisë, Z. Pandeli Majko, ish kryeministër i Shqipërisë; organizimi i fëmijëve të shkollave për të nderuar me grusht tek varezat e “dëshmorëve”; deklaratat për rishikimin e të ashtuquajturës “luftë nacional-çlirimtare” dhe Enver Hoxhës nga Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Z. Ilir Meta. Akte të tilla kanë qënë aq të shpeshta kohët e fundit nga personalitetet shqiptare, saqë nuk mund të mos konsiderohen të qëllimshme.


Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar për më shumë se 60 vjet gjak dhe pasuri në luftën kundër komunizmit. Shekulli i 20të do të kujtohet “si shekulli më vdekjeprurës në historinë njerëzore” dhe Amerika nuk e harron këtë, tha Presidenti Xhorxh W. Bush me rastin e dedikimit të Memorialit të Viktimave të Komunizmit, shtatë vjet më parë, në 25 vjetorin e fjalimit epokal të Presidentit Ronald Regan tek Porta e Brandenburgut në Berlin, “Z. Gorbachov shembe këtë mur”.


Ringjallja e çdo forme tiranie të çfardo izmi qoftë do të ndeshë në reagimin e fortë të një brezi të ri amerikanësh. “Ringjallja e një komunizmi të dytë, do të pasohet me siguri nga gjallërimi i antikomunizmit të dytë”, edhe më të fuqishëm nga antikomunizmi i parë, tha Marion Smith, Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit të Kujtimit të Viktimave të Komunizmit, në ceremoninë e këtij viti për nderimin e viktimave dhe triumfin e lirisë.


Korrespondenti i AAFH

Freedom Eagle Award 2014

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on May 26, 2014 at 1:10 AM


Isabela Islami, Zef Balaj and Zamira Islami


AAFH/Washington D.C.


On May 24th, the Albanian-American Freedom House organization presented Isabela Islami Çoçoli and Zamira Islami Edwards with the yearly AAFH Freedom Eagle Award. Zef Balaj, member of the AAFH Board of Directors announced the reward to the recipients and guests. He addressed “the two heroines,” whom the Board of Directors unanimously chose to receive the award, and praised their achievement as “a source of inspiration for Albanians.”


Board of Directors Member Mustafa Xhepa introduced the recipients of the award. The winners were born in Tirana, and in 1975 they were sent to the Çerma communist concentration camp amongst all of their family members. Their brother Klement was arrested for agitation and propaganda against the communist regime and later forcefully placed in Elbasan psychiatric hospital. Upon his release he convinced his sisters to flee from Albania, and on August 2nd 1984 they swam across the Corfu Canal “toward freedom.” The sisters succeeded in their escape to Greece, though they lost their brother in the attempt. From there, they traveled to the United States on December 19th of 1984. In 1985, the Voice of America employed both sisters as editors. They received numerous honors from the VOA for their work. However as told by Mr. Xhepa, “their names and heroic lives have suddenly been…represented in a false light,” for the VOA, obscurely involved with the neo-Communist Albanian politics, put the two heroines on administrative leave. He described the award as a “timely recognition” of the two heroines’ achievements.


Isabella and Zamira thanked the audience and the AAFH for the award. Isabella spoke on both her and her sister’s behalf and declared the recent neo-Communist developments as “unflattering” in the midst of Albania’s attempts to integrate into the European Union. The now ruling political class “leaves much to be desired,” and she attributes this to history, for “after the fall of communist dictatorship, former communist countries did not necessarily gravitate to genuine democracies”


Muhamet Omari, AAFH Board of Directors Member, addressed the phenomenon of neo-Communism in Albania coming out of closet. He highlighted the recent activity of the Albanian neo-Communists that an Albanian parliament member, and the minister of justice, praised the communist dictator Enver Hoxha by saluting his picture, and middle school students in the countryside followed suit as they raised their fists to his name.


AAFH Board of Directors Members then shared their support for the heroic sisters. Lluka Qafoku honored Isabella and Zamira’s journalistic service to the Albanian people and democratic efforts. Hilda Xhepa spoke on behalf of former congressman Joe DioGuardi, who sent his best regards to the sisters and congratulated them for their achievements.


Lluka Qafoku read messages from board members, Leka Tasi and Visar Zhiti, who could not attend the meeting. Leka Tasi spoke of the sisters’ iconic presence at the VOA and concluded, “we will no longer hear them speak at the microphones of freedom...but we know their voices.” Visar Zhiti applauded the sisters for their story of strength and the “inner triumphant feeling” their successes give to Albanians.


The symposium concluded with Lluka Qafoku’s analysis on the development of the present-day Albanian democracy. He described the system’s failure to practice true democracy and its continuation of communist mentality and practices. He bases his argument on six premises, and highlights from these include the failure of the privatization of state structures due to arbitrary criteria, and the “crippled check and balance” system “intentionally avoiding transparency.” He also established that the informality of the new building construction causes enormous social problems and election and human resources systems result in a corrupt ruling class. These failures are responsible for the communist symptoms in government policy, which are observed as neo-Communism. He states that a true democracy needs a strong judiciary and property rights.





AAFH Correspondent

Shenjtoret jane mes nesh

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on May 24, 2014 at 11:55 AM


Nga Beniamin Bakalli


A ka vallë Zot, të falë krim të tille,
 mallku qoftë dita që lindi kjo ideollogji
!


Sot do flas për Maria Tucin (Markatuci) një vashë e jashtëzakonshme, e pa arritshme, gati-gati qiellore!



Ne, Shqiptarët, që për 50 vjet prekëm fundin e ferrit, në një vend ku fjala e shenjtë ishte krim na duket çudi kur mendojmë se shenjtorët ishin e janë mes nesh. Se shenjtorë pati e ka edhe në Shqipëri. Se komunizmi, në vend që t’i zhdukte radhët e shenjtorëve, u shtoi edhe disa emra shqiptarësh. Një prej tyre është edhe Maria Markatuci.


Maria Markatuci lindi në Ndërfushaz (Rrëshen-Mirditë), më 12 mars 1928.
 Ishte shumë e bukur, e urtë dhe me fe të madhe. Kriminelët, hetuesit komunistë për të kënaqur instinktet e veta, u munduan në të gjitha mënyrat, por vajza rezistoi heroikisht. Pastaj e dhunuan në mënyrë barbare, sipas deklaratave të shoqeve të saj të burgosura me të.
 Maria u bëri ballë torturave, deri sa u dërmua aq, sa nuk e njohën më as shoqet e qelisë. Ndërmjet tyre, probanda korçare, Gjorgjina Bulgareci, që do të dëshmonte, më pas, për atë që ndodhi në qelitë e sigurimit të shtetit komunist. 



Ngjarja ndodhi në Qytetin e Shkodrës në Shqipëri. Europa, që bënte sehir se si kthehej, në një skutë të trojeve Ilire, koha e Neronit, e amfiteatrove. Arena, tejet të përshtatshme për zbatimin e marksizmit në praktikë. E për fundin e Marisë. E kthyer në skelet, e mbyllën picak në një thes, së bashku me një maçok të egër. Si Lejlanë, në poemën ekzotike të Bajronit. Po nuk e hodhën në liqen. Tepër e lehtë, një vdekje e tillë. U dëfryen duke i rënë me shkop thesit, derisa u kthye në një masë gjaku të mpiksur.



Marjeta, Maria Goretti shqiptare, ishte vetëm 18 vjeçe kur u arrestua. 22 vjeçe, kur u shua, duke e falur me gjithë zemër atë, që i kishte dhuruar Palmën e Martires. E kaloi provën e madhe, për të na lënë trashëgim aromën e mrekullueshme të jetës së saj të papërlyer.
 Vdiq në spitalin e burgut në Shkodër, më 24 shtator 1950 Me shume respekt per ket Martire te luftes kunder Komunizmit

Takim me zyrtarin e Departamentit te Shtetit

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on May 23, 2014 at 12:30 AM


Christopher R. Carver dhe Lluka Qafoku


Takim me zyrtarin e Departamentit të Shtetit


AAFH/Washington, D.C.


Drejtorët e bordit të AAFH-ës, "Shtëpia e Lirisë Shqiptaro-Amerikane",  Lluka Qafoku dhe Mustafa Xhepa u takuan me perfaqësuesin e Departamentit të Shtetit për Shqipërinë, zotin Christopher R. Carver. Takimi ishte tepër miqësor dhe i vlefshëm për AAFH-ën.


Në këtë takim u diskutuan çështje që kishin të bënin me gjendjen aktuale në Shqipëri dhe çështje që kishin të bënin me problemet që merret organizata AAFH-ës.


Zoti Qafoku bëri një përshkrim të shkurtër të situatës problemore në fushën e drejtësisë dhe kryesisht funksionimin e gjykatave në lidhje me zgjidhjen urgjente të dëmshpërblimit të të përndjekurve politike si dhe çështjes së pronës.


Gjatë takimit u diskutua edhe për çështje të politikës rajonale në kuadër të mundësisë së marrjes së statusit të kandidatit për në BE nga Shqipëria, si dhe çështjes të stabilitetit rajonal.


Zoti Carver ishte optimist se Shqipëria do të mund të merrte statusin në Qershor nëse Hollanda dhe Franca nuk do të bëheshin pengesë.


Zoti Carver përgëzoi punën e mirë që po bën AAFH-ja në evidentimin e periudhës komuniste jo shumë të njohur këtu. Takimi mbaroi me dëshirën dypalëshe që të vazhdojnë kontaktet, si në SHBA ashtu edhe në Shqipëri.


Korrespondenti i AAFH

KUR SHTETI NDERON KRIMIN

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on April 24, 2014 at 2:35 AM


Nga Nebil Çika


“Presidenti i Republikës Bujar Nishani, i akordoi Gjeneral-lejtënant (në lirim) Rrahman Parllakut dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Drejtues i talentuar i Luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare dhe i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, qëndrestar i paepur në burgjet e diktaturës komuniste, veprimtar i rrallë në mbështetje të demokracisë, si dhe vendosjen e forcimin e shtetit ligjor”.


Ky është njoftimi tronditës në faqen zyrtare të Presidentit për një nga dekretet e fundit të firmosura prej tij.
Është një histori që përsëritet e përsëritet paturpësisht nga politika dhe institucionet e shtetit shqiptar dhe tashmë nuk mund të konsiderohet më një “gabim”.


Nderimi i të keqes veçanërisht na mban ne si shoqëri, komb e shtet larg standardeve të qytetërimit evropian që i përkasim si origjinë e që po tentojmë t’i ribashkohemi edhe politikisht e zyrtarisht që nga viti 1990 e këtej. Ka shumë raste të tilla në këto 23 vjet të pluralizmit politik në Shqipëri por besoj se veprimi i fundit është flagrant dhe i pa tolerueshëm për shkak të kohës dhe kushteve politike, sociale e historike në të cilën ai ndodhi.


Më datën 17 prill të këtij viti Presidenti i Republikës ka dekoruar me urdhrin Nderi i Kombit Rrahman Parllakun, një nga krerët e lëvizjes komuniste, drejtues i njohur i krahut të armatosur të sajë nga njësitet guerile tek gjeneral i ushtrisë së diktaturës. Jo vetëm dekorim por edhe vetë motivacioni, “Drejtues i talentuar i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, qëndrestar i paepur në burgjet e diktaturës komuniste, veprimtar i rrallë në mbështetje të demokracisë, si dhe vendosjen e forcimin e shtetit ligjor”, përbëjnë pa dyshim një veprim të turpshëm dhe një provokim te rëndë jo vetëm për viktimat e krimeve të komunizmit por edhe për vlerat e interesat e kombit tonë.


Por t’i marrim me radhë e të shohin se çfarë përfaqëson si “i nderuari” i fundit i kombit dhe sa i vërtet është motivacioni zyrtar që synon të justifikojë këtë veprim. “Presidenti i Republikës, i akordoi Gjeneral-lejtënantit (në lirim) Rrahman Parllaku dekoratën, “Drejtues i talentuar i Luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare dhe i Forcave të Armatosura të Shqipërisë”. Drejtues dakord ashtu ishte, por i cilës luftë?!


“Nderi” më i fundit i kombit tonë e nisi luftën si pjesëtar e drejtues i qelizës së parë terroriste, njësitit gueril Vlorë, përgjegjës për dhjetëra krime nga 1941 deri në 1944. Un nuk di që njësiti gueril i Vlorës të këtë vrarë ndonjë pushtues, por di me siguri që ka vrarë dhjetëra kundërshtarë nacionaliste, madje edhe komunistë si pjesë e spastrimeve të shpeshta politike në partinë e tyre. Personi në fjalë ka qenë aktivist e drejtues i këtij grupi dhe si i tille është edhe përgjegjës për veprimtarinë famëkeqe të tij, gjë kjo e mjaftueshme për të mos u trajtuar nga shteti demokratik me nderim e për më tepër “nder i kombit”. Por kjo nuk është e vetmja provë e arsye përse Presidenti nuk duhet ta kishte dekretuar një gjë te tillë.


Mendoj se komprometimi më i madh i këtij “drejtuesi të talentuar të ushtrisë” është pa dyshim veprimtaria e tij në krye të ushtrisë që u dërgua pas luftës në Kosovë për të shtypur lëvizjen nacionaliste atje për llogari të komunistëve jugosllave të Titos.


Dihet tashmë fakti që ushtria partizane shqiptare një prej komandantëve kryesor të së cilës ishte edhe i sapo dekoruari Parllaku ishte jo çlirimtare por pushtuese, pasi ndihmoi hapur ne shtypjen dhe pushtimin e Kosovës dhe viseve të tjera Shqiptare në ish Jugosllavi nga partizanët Jugosllavë. Siç dihet kjo periudhë 1945-1946 përbën edhe kohën kur në Kosove u shënuan krime e barbari të pa para mbi shqiptaret që kulmojnë me Masakrën e Tivarit, ku të paktën 4 mijë shqiptarë u vranë nga forcat Jugosllave pasi ju dorëzuan atyre prej brigadave partizane të Shqipërisë, komandant i së cilës ishte edhe “nderi i kombit “ Rrahman Parllaku.


Ka pasur vitet e fundit një debat të madh historik e politik mbi këtë çështje dhe tashmë është qartësuar roli kriminal e tradhtar i ushtrisë apo partizanëve nga Shqipëria në Kosovë. Ata i prenë në besë vëllezërit e tyre në Kosove, Maqedoni e ne Mal të Zi, që ne besë të Zotit e gjakut të përbashkët kërkuan mbrojtje tek këto brigada të cilat i dorëzuan tek armata Jugosllave, e cila bëri masakër mbi ta.


Nuk dua të zgjatem shumë te ajo çfarë bënë partizanët e Shqipërisë në Kosovë, pasi ata që kanë veshë e sy e kane marrë vesh, por trajtimi nga shteti i përgjegjësve të sajë përbën realisht një problem shume serioz.


Masakra e Tivarit u risoll politikisht si ngjarje në vitin 2012 me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, kur me iniciativën e ish qeverisë Berisha u ngrit edhe një grup hetimor parlamentar, i cili funksionoi për më shume se një vit dhe mblodhi dokumenta e prova të mjaftueshme për masakrën dhe përgjegjësit shqiptar të sajë, që ishte edhe qëllimi i këtij hetimi.


Nuk e di nëse komisioni e përfundoi apo jo punën e tij, por di që njëri prej pjesëtarëve aktiv të tij z. Uran Butka botoi një libër në të cilin vërtetohet me dokumenta roli i partizanëve shqiptar dhe veçanërisht drejtuesve të tyre përfshi edhe të “nderuarin” e fundit të kombit në këtë masakër, ndoshta më e madhja kundër shqiptarëve.


Ish kryeministri Berisha akuzoi drejtpërdrejtë Ramiz Alinë, si autor të Masakrës se Tivari, gjë që siç thash është vërtetuar edhe nga hetimi i komisionit parlamentar. Personalisht kam qenë një mbështetës i hetimit dhe ndëshkimit te këtij krimi apokaliptik mbi shqiptarët dhe i jap te drejte z. Berisha në akuzat e tij.


Sipas dokumenteve Ramiz Alia ka qenë i përfshirë në këtë krim, por sigurisht që ai nuk është vetëm. “I nderuari” i fundit është bashkëpunëtori kryesor i Alisë, pasi të gjitha vendimet e urdhrat janë marrë, dhënë e firmosur së bashku, njëri si komisar e tjetri si komandant partizan, siç vërtetohet edhe ne këtë telegram të gjetur në arkivat e ushtrisë shqiptare që ai e drejtonte me talent të madh:



Shatbit Operativ për Kosovë e Metohi
Prizëren.


Bashkangjitur po ju dërgojmë listën emnore e të dorëzuarve dhe të vullnetarëve kosovarë t’ ardhun në radhët e këtij Divizioni.


Komandnati N/Kolonel Rrahman Parllaku

Komisari N/kolonel Ramiz Alia


Mitrovicë, 7/4/1945



Siç e shikoni telegrami me listën e shqiptareve të Kosovës të dorëzuar tek partizanët shqiptar i dërgohej shtabit Jugosllav në Prizren. Ishin pikërisht pjesëtaret e këtyre listave që u dërguan me vonë në Tivar për t’u Masakruar nga Armata Jugosllave.


Besoj se ky dokument është i mjaftueshëm për të kuptuar “drejtimin e talentuar që i bëri luftës nacional-çlirimtare “nderi” më i fundit i kombit tonë. Por jo vetëm kaq. Ky dokument vërteton edhe bashkëpunimin e tij me Rmiz Alinë.


Ne këtë situatë pyetja është e thjeshte dhe e qartë: Pse Ramiz Alia konsiderohet me të drejtë si xhelat dhe tradhtarë ndërsa ky Parllaku që ka firmosur ne krah me të “nderi i kombit”. Ç’është kjo logjike leshi, komandanti trajtohet si hero dhe komisari si kriminel për një krim autorësinë e të cilit e kanë firmosur bashkë.


Mendoj se me këto që thamë më lart biem dakord që personi i dekoruar nuk e meritonte “nderin e kombit“ përkundrazi, por thelbi i problemit nuk është ky, por tendenca e politikës dhe shtetit shqiptar për të përsëritur “gabimin” dhe nderuar në mënyre të vazhdueshme të keqen duke na e sjellë herë pas here në vëmendje si të vetmen vlerë zyrtare të kombit tonë.


Por përveç efektit negativ politik, historik e moral kjo praktike përben një rrezik të madh për të ardhmen e vendit. Ta zëmë se, larg qoftë, të rinjtë tanë pas disa vitesh zgjedhin si model këtë tip të “nderit të kombit “ çfarë duhet të bëjnë?!


Me këtë dekorim shteti shqiptar u thotë: krijoni njesite guerile, vrisni e tradhtoni popullin e kombin tuaj se kështu do të jeni të nderuar nga shteti jonë.
Nuk i di, por mund t’i marr me mend motivet e kësaj sjelljeje të përsëritur të kreut të shtetit shqiptar, por edhe institucioneve të tjera të tij, sidomos kur drejtohen nga përfaqësues që pretendojnë se vijnë nga e djathta antikomuniste politike.


Media dhe PD pothuaj e kanë kryqëzuar ish presidentin Bamir Topi për dekorimin e disa autorëve të krimeve të komunizmit. Z. Topi e cilësoi si lapsus dhe në një rast si ai i ish prokurorit Skënder Breca e anulloi dekretin. Mjafton vetëm ky precedent me Topin që gabime të tilla të mos përsëriteshin, por me sa duket nuk bëhet fjalë thjesht për gabime por për veprime të llogaritura mirë.


Fakti që lajmi u mbajat disi i fshehur nga media e bën edhe më misterioz këtë vendim e më të dyshimte prapaskenën dhe qëllimin e tij. Ajo që gjithashtu më habit është mos reagimi i deri tanishëm i politikës dhe veçanërisht shqotave të ish të përndjekurve politikë. Dua të kujtoj se në rastin e Topit me Brecën reagimi ishte i fortë e i menjëhershëm.


Pres gjithashtu edhe një reagim personal nga z. Berisha, si iniciator personal i hetimit të Masakrës së Tivarit me akuza të drejtpërdrejta për Ramiz Alinë.



Nuk e di si do ta trajtojë më tutje z. President këtë çështje por besoj se ka në dispozicion vetëm një mundësi riparimi, atë të anullimit të dekretit dhe tërheqjes së dekoratës. Në të kundërtën i duhet të dekorojë të njëjtën mase edhe Ramiz Alinë.


Të gjithë e dimë se rasti në fjalë nuk është i vetmi në listën e gjatë të të inkriminuarve të dekoruar të Shqipërisë, por shtesat në listë nuk priteshin nga kjo presidencë, nga ky President. E mirëkuptoj pretendimin për pamundësinë e heqjes së titujve dhe dekoratave të Enver Hoxhës dhe krerëve të tjerë të lartë të diktuarës komuniste pasi ligji që kanë bërë vetë nuk ua mundëson një gjë të tillë. Por të shtosh radhët “të nderuarve të kombit” me kriminelë të tjerë, këtë qëllim dhe arsye nuk arrij ta kuptoj dot, ose më mire të them që nuk kam dëshirë ta kuptoj…. ashtu siç e mendoj unë.

Kriminelet jane te lire

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on April 23, 2014 at 2:10 PM


Perse hesht kombi yne?

Shqiptari Hajrush Ziberi eshte njeri prej shume shqiptareve te kapur, torturuar dhe vrare nga forcat serbe.





MOTRAT HEROINA

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on April 4, 2014 at 1:35 AM


VISAR ZHITI


I dashur Muçi,


Duke Ju uruar gjithë të mirat në të gjitha, faleminderit që më nisët shkrimin tronditës për dy motrat e "Zërit të Amerikës" dhe vëllanë e tyre, Klementin e vrarë gjatë atij heroizmi për t'ua arratisur nga atdheu-burg i thurur me tela me gjemba.


Që kur e lexova shkrimin Tuaj dhe atë të zotit Mërgim Korça, po për këto dy motra heroina e vëllanë e tyre dëshmor, nuk më del nga mendja ai akt e tmerr dhe kumti që na jep të gjithëve ajo histori e gjallë.


Duke punuar dy motrat në “Zërin e Amerikës" në Zërin e Lirisë dhe të luftës për liri, ndjenim një lloj triumfi të brendshëm, një lloj drame shqiptare, me aktin e fundit në SHBA, moderne ndër kohë, një lloj subjekti i Kontit të Monte Kristos, por me "tragjizëm të kuq" midis, siç do të thoshit ju.


Kurse ky epilogu i tanishëm, pezullimi nga puna i dy motrave-emblemë pas 30 vjetësh në "Zërin e Amerikës" më trishton mjaft dhe nuk është pa kuptim, por me kuptim të keq, sipas meje, eh, s'di si t'ju them, i ngjan një shalli që shtrëngohet fort në fytin e Zërit të Lirisë shqip në SHBA-në e madhe, të ëndrrave... Pse ka ndodhur, ç'deshën të thoshin? Mosshpjegimi është shpjegim i zymtë për ne, për drejtësinë humane, invadim i ngadaltë i shpirtit vrastar të diktaturës, një hakmarrje e saj edhe pas rënies, përtej oqeanit, atje ku është trualli nga dalin kundërshtarët e mëdhenj të diktaturave, qytetarët dhe luftëtarët e demokracisë dhe të lirisë në botë.


Të shpresojmë tek më e mira, tek arsyeja dhe drejtësia humane, që gjërat të zënë vendin që meritojnë,


Miqësisht,


Visar Zhiti

 

Isabela Islami, Mustafa Xhepa, Zamira Islami

Perkrah Motrave

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on March 26, 2014 at 2:55 PM

  Nga Jadigjar Luzaj


Si anëtar i organizatës AAFH, Shtëpia e Lirisë Shqiptaro-Amerikane, kur mësova lajmin se dy motrat Islami ishin pezulluar nga puna, ku punonin për dekada tek "Zëri i Amerikës" u indinjova pa masë.


Këto dy zonja të nderuara kanë sfiduar komunizmin me sakrificën më sublime, duke u arratisur me not, ku humbën edhe vëllanë e vetëm të tyre, për t’i shpëtuar ferrit komunist drejt vendit të lirisë, vendit kampion të demokracisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Ato për dekada me radhë kanë dhënë kontributin e tyre në demaskimin e sistemit komunist në Zërin e Amerikës, që tani me sa duket drejtohet nga perfaqësus tipik post komunist dhe bën hakmarjen e radhës siç duket lufta e klasave paska mbrritur deri tek vendi më demokratik në botë.


Ne si organizatë jemi dhe qëdrojmë përkrah motrave Islami dhe do ta çojmë zërin tonë në instancat më të larta në mbrojtje të drejtave dhe lirive të individit.

Two anti-Communist Heroines

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on March 25, 2014 at 10:15 PM

By Xhevdet Shehu


Two sisters, who escaped Albania in 1984, Isabela Islami (Çoçoli) and Zamira Eduards, are placed on administrative leave yesterday at the Voice of America headquarter in Washington. The story of two sisters that made headlines in Albania and all over the world at the time is already well known.






For almost 30 years they were working for VOA Albanian Service and in a way they had become icons of the Voice of America. The Newspaper Dita learned yesterday about their placement on administrative leave, which was communicated to them by the Service Chief, Arben Xhixho. After such a long experience as journalists in that radio station, the motives of the administrative leave are not known. According to the official action, they are placed on “administrative leave,” in other words it is a kind of non-duty status, until further notice. This means they cannot work at VOA for the time being.


In an exclusive interview for Newspaper Dita on February 9, 2014, two weeks ago, Isabela told the Albanian public for the first time what happened 30 years ago, why and how the two sisters escaped and how their brother, Klement lost his life during the escape. It was a description of an exhaustive journey from Çerma, Lushnja, where they were banished, all the way to Washington, DC.


As an already known journalist, in that interview Isabela gave her assessment for the developments of the last two decades in Albania, which she follows closely and attentively. We wish that the interview had no bearing in the decision to place the sisters on administrative leave; otherwise, we would consider the move as an attempt of purges that is being implemented even at the Voice of America, but somehow different from the purges happening in Albania.


Xhevdet Shehu is a former VOA correspondent in Tirana.


AAFH Translation

MOTRAT ISLAMI...

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on March 24, 2014 at 5:50 PM

   Nga Mergim Korca


Motrat Islami pezulluar nga puna mbas 30 vitesh pune tek Zeri i Amerikes.


U bënë ditë që në shtypin shqiptar, me plot të drejtë, është bërë tejet aktuale tema që merr shkas nga njoftimi për pezullimin nga puna të dy motrave Isabela (Islami) Çoçoli si edhe motrës së saj Zamira (Islami) Edwards, gazetare tashmë legjenda të radiostacionit Zëri i Amerikës, (punonjëse atje që nga viti i largët 1985), dhe të cilësuara si të shquara të asaj redaksije, gjatë fjalës paraqitëse të Drejtorit të Zërit Amerikës më 18 Dhjetor 2013 zotit David Ensor. Nga që pikësynimi im nuk është të flas gjer’e gjatë rreth vetë aktit të arratisjes së këtyre dy heroinave së bashku me vëllan’e tyre të ndjerin Klement, i cili u mbyt gjatë notimit prej 12 kilometrash përgjatë natës që nga bregu i Sarandës për në Korfuz, mes kanalit të Korfuzit, (i përmëndur ky për dëndësin’e madhe të qarkullimit peshkaqenëve nëpër të), por unë fillimisht desha të theksoj fare shkurt çfar’e ka lidhur familjen time me familjen Islami nga e cila rrjedhin dy heroinat e asaj ngjarjeje.


E doemos, mbas një paraqitjeje fare shkurt të fakteve që njoh unë si edhe detyrimit moral që ndjejmë ne si familje ndaj xhaxhait të dy heroinave, të ndjerit Shazivar Islamit, i vdekur në burgjet komuniste, të kundrohet ndodhíja e tridhjetë viteve të shkuar, e lidhur kjo me vendimin e kohëve të fundit për pezullimin e tyre nga puna.


TRASHËGIMIA E MOTRAVE ISLAMI - Nga ana e Nënës së tyre, zonjës së nderuar Nadire (Selenica) Islami, sistemi komunist ua ka pushkatuar si gjyshin, Maksut Selenicën e gjithashtu edhe vëllan’e tij. Kurse nëna e tyre, vajz’e re u burgos për idet’e saja kundrakomuniste. Kur u lirua nga burgu mbas dhjetë vitesh, atë e mori për grua i nderuari Hajdar Islami, i cili kishte mbaruar Akademinë e Kulturës Fizike “Farnesina”, në Romë. Nga ky bashkim u ngjizën dy motrat si edhe vëllai i tyre i ndjerë. Kurse nga ana e të ndjerit Hajdar, i Ati i tij kishte studjuar teologji dhe i veshur me petkun fetar të Imamit, Dervish Islami kryente funksjonin e Zv/Kryetarit të Komunitetit Musliman Shqiptar. (Emri i tij ishte Dervish dhe nuk kishte lidhje aspak me rang zyrtar të sektit Bektashí). Ndërsa xhaxhai i tyre, Shazivari, kishte studjuar në Firenze dhe ishte caktuar sekretar i ministrit të Arësimit pikërisht kur i ndjeri profesor Xhevat Korça u emërua titullar i atij dikasteri. Mbas arrestimit, Xhevat Korça u gjykua si i pandehur në gjyqin special të Prillit 1945 ku prokurori Bedri Spahiu, me ton skajshëm prej fitimtari, duke menduar se e vinte të pandehurin me shpatulla mbas muri, e akuzoi ish ministrin e Arësimit si përvetësues të fondit F.A.P.I., (fond q’e disponuan atë vit të gjithë dikasteret). Mirëpo prokurori e kishte mbështetur akuzën e tij të gënjeshtërt pa e ditur se Shazivar Islami kishte nxjerrë dokumentin origjinal me anën e të cilit ministri urdhëronte që ai fond t’u shpërndahej si një muaj rrogë shpërblimi suplementare të gjithë arsimtarëve në Shqipëri si edhe Kosovë ! I ndodhur përpara kësaj situate prokurori i u drejtua trupit gjykues me pretendimin se “ … i pandehuri u a ka dhënë këtë rrogë shtesë arsimtarëve që t’i bëjë pro fashistë !” Dhe ish ministri iu drejtua edhe ai trupit gjykues të kryesuar nga Koçi Xoxi duke u thënë “ Në qoftë se arsimtari shqiptar i shet idealet e tija atdhetare për një rrogë, atëbotë edhe unë e pranoj se ai ka qenë qëllimi im ! “.


Do t’ia shtoj këtij përshkrimi fluturimthi lidhur me trashëgimínë familjare të motrave Islami, heroinave të ngjarjes që po trajtojmë, edhe dy kujtime të mijtë me Baban’e tyre, të nderuarin Hajdar Islami. Më tregonte i ndjeri Hajdar ballafaqimin e Tij të fundit me të vëllanë, të ndjerin Shazivar. Duke qenë ky i fundit i burgosur qé sëmurur dhe e kishin shtruar në spitalin e burgut. Mbas disa ditësh mezi iu dha leje Hajdarit të shkonte t’a takonte të vëllanë. Mbasi pyeti njerin gardian si edhe të dytin se ku ishte i vëllai dhe asnjeri nuk i dha drejtim, tek kaloi për anë një shtrati ku çarçafi ishte i shtrirë deri në krye të shtratit por dukej se mbulonte dikë, krejtë i pavetëdijshëm Hajdari përvesh çarçafin e ç’të shohë ? Të vëllanë Shazivarin … kufomë ! E Hajdari e mbajti veten : logjika e mposhti ndjenjën e që të mos ua jepte kënaqësínë gardianëve t’a shikonin të ligështuar, e puthi në ballë të vëllanë, e mbuloi së rishmi dhe u largua nga burgu i spitalit ! Kjo ngjarje e cila tregon karakterin si edhe e shpjegon qëndrimin stoik të prindit të tyre … u pasua edhe nga qëndrimi i Tij kur u nda përgjithmonë me tre fëmijët e Tij që hipën në karrocerin’e kamionit që do t’i largonte përfundimisht nga vënd-internimi i tyre Çerma e ai u tha lamtumirë tre bijve të tij pa lëshuar lot nga sytë !


Ngjarja e dytë. Një ditë u gjëndëm ballë përballë me Hajdarin e ndjerë përpara ndërtesës së Postës në Lushnje. U përqafuam dhe, duke qenë të përqafuar më tha pak a shumë “… që të dy e dijmë dashurinë që na lidh por të lutem mos rreziko të ndalosh me mua se ia shikon sherrin !” Kjo hera e fundit që u takova me Hajdar Islamin e ndjerë ! E me këtë rast, nga që është krejtësisht’e ngjashme si rrethanë që nuk kishte se si të mos më linte mbresa të thella, nuk kam si mos t’a kujtoj edhe qëndrimin krejtësisht të ngjashëm ndaj meje të një ish shokut tim të shkollës së mesme edhe të ushtrisë, (kryer në Repartin e Punës), i internuar ai në Lushnje, Kastriot Bajraktarit, djalit të Mul Delí Bajraktarit, (pinjoll i familjes legjendare të Çun Mulës të Bajraktarëve të Hotit), oficer akademist dhe ruajtës i pamposhtur i kufijve shqiptare si edhe i shquar si kuvendár e mendimtár i njohur. Pra prindët janë si rregull gur themeli trashëgimíe e si pasojë dy qëndrimet e tyre, Hajdarit si edhe Kastriotit, do t’i njësoja me thënjen popullore se si dardha nënë dardhë bíje ! Prandaj edhe motrat Islami me guximin e tyre si edhe personalitetin e formuar përgjatë viteve të vuajtjeve në internim si edhe të punës në Departamentin e Gjuhës Shqipe pranë Zërit të Amerikës, janë shëmbull frymëzues se si nuk ka si dardha të mos bjerë nënë dardhë !


SHQIPËRIA SHTETI I RRETHUAR PREJ FRIKËS DHE SKAMJES - Janë shkruar mijëra fletë me dëshmí të faktuara lidhur me krimet e periudhës diktatoriale dhe për t’i përmbledhur këto në disa radhë askush nuk e kundërshton dot se jetonim në një shtet të rrethuar me tel me gjëmba përshkuar nga rryma elektrike si edhe tok’e minuar para se të arrihej brezi i telave. Ata që duan t’a mohojnë janë të lire t’a bëjnë botërisht por … nuk i mashtrojnë dot as ndërgjegjet e vetes së tyre, sepse sot ata udhëtojnë nëpër vëndet e B.E.-së pa viza ndërsa kudo tjetër me viza lëshuar nga përfaqësítë diplomatike përkatëse por pa asnjë ndërhyrje nga Shteti Shqiptar ! E nuk mund të mohohet as fakti që brënda këtij kampi përqëndrimi populli, begatín’e sistemit aq të propaganduar nga organet e diktaturës komuniste mbas thuajse gjysëm shekulli, e shijonte duke qen’i ushqyer me tallona !


E provuan dhunën si edhe përndjekjen të përndjekurit dhe familjet e tyre fillimisht e në vazhdim edhe vetë morí familjesh drejtuesish ish komunistë, por që diktatori i vuri në shënjestrën e tij, se si ndjeheshin ato kur para portës tyre ndalonte makina e degës së punëve të brëndëshme. E kjo duke qenë ata 100 % të bindur se nuk kishin bërë jo më veprimtarí kundra pushtetit, por as u kishte shkuar mëndja të guxonin e të shprehnin ndonjë mendim mbi cilësin’e keqe të bukës, (mendim i cili po të çfaqej … zyrtarisht bëhej shkak të dënoheshe me dhjetë vite heqje lirije), pa lé të jepje gjykime rreth drejtimit të shtetit ! Pra vëndi përjetonte frikën e pathemeltë si edhe të pandërprerë, nga njera anë, si edhe varfërin’e skajëshme, nga ana tjetër ! E pra ky shtet nga vetë diktatori u quajt Shteti i Diktaturës së Proletariatit por duke i shtuar edhe pretendimin si vëndi më demokratik në botë ! (???) Ç’paradoks, kur në kushtet e këtij shteti kaq demokratik, familja Islami u internua në Çermë të Lushnjes vetëm sepse i ndjeri Klementi, (aso kohe 17-vjeçar), u thirr nga hetuesia sikur kishte bërë aluzione kundra pushtetit dhe në vazhdim e dërguan në çmendinën e Elbasanit ku u torturua me lloj lloj trajtimesh mjekësore depersonalizuese. Ky trajtim që iu bë familjes Islami në kuadrin e luftës së mallkuar të klasave, qé edhe shtysa madhore kryesore që kur tashmë i ndjeri Klement, mbasi u kthye n’internim, të nxiste edhe motrat të arratiseshin duke braktisur prindët n’ato kondita e duke rrezikuar edhe veten e tyre !


Vazhdojmë tashti dhe e zgjerojmë shtrirjen e fushë-kapjes objektivit tone duke u hedhur dritë fakteve të tjera. Z.Arben Xhixho ka pas punuar pranë Seksjonit të Jashtëm në Radio Tirana nga viti 1986 e deri më 1991-shin. Kush e ka përjetuar periudhën e diktaturës komuniste në Shqipëri e kupton mirëfilli se pa qenë njeri me garancíra të posaçme politike nuk mund të zije një post të tillë në fushën e propagandës aso kohe ! Mirëpo në vijim, mbas shkërmoqjes së diktaturës komuniste, fryma e përzgjedhjes dhe vendosjes së elementëve ish komunistë në krye të çdo sektori, bëri që të përpunohej opinioni lidhur me Z.Arben Xhixho dhe ai të vinte në Sh.B.A. duke u punësuar që në vitin tashmë të largët 1992 fillimisht si gazertar në Seksjonin e Gjuhës Shqipe të Zërit Amerikës, e në vazhdim shef i atij Seksjoni.


Në vijim nga Tirana erdhi dhe u punësua që nga viti 1992 dhe vazhdon e punon pranë Seksjonit të Gjuhës Shqipe edhe Zoti Ilir Ikonomi i cili ka qenë edhe ai punonjës i sektorit të gjuhës kineze pranë Radio Tiranës.


Nuk mjaftoi me kaq depërtimi në Seksjonin e Gjuhës Shqipe të Zërit të Amerikës nga ana e pinjojve familjesh komuniste por, që nga fundi i vitit 1998 filloi punën në atë Seksjon edhe ish punonjësja e Zërit të Rinisë që nga viti 1984 deri në vitin 1991, Z-ja Laura Konda, bija e komunistit Drago Siliqi. Megjithatë, ndonëse këto veprime tashmë nuk mund të quhen të rastësishme, pa hyrë fare në konsiderata karakteri më të gjerë, dua të theksoj një moment i cili pastaj na lejon të bëjmë edhe përgjithësimin rreth së gjithës sa u shkrua deri tashti. Fakti që Z. Arben Xhixho e ka filluar veprimtarín’e tij si gazetar pranë Radios Zëri i Amerikës ka qën’i njohur për mua që në vitin e largët 1993 ose 1994. Kjo për faktin se e kam pas njohur mire baban’e tij, Jani, i cili ka qenë një komunist me bindje të thella e që si sekretar partije drejtonte format e edukimit në Stacionin e Mekanizimit të Bujqësisë në Tiranë në të cilat nuk linte radhë pa cituar Enver Hoxhën, sidomos në librat si ai “Kur Hidheshin Themelet …”ku dënonte “armikun e kllasës”. Bile ai ishte aq parimor sa që një here një komunist, Xhavit Çalliku, shkaktoi një incident duke i thënë pak a shumë : “ … mjaft më me këto se do të më bësh të largohem nga mbledhja … ! Mirëpo kurrë, e ritheksoj kurrë ndonjëherë, nuk më ka shkuar ndërmënd t’a ngrija zërin se si një bir komunisti të punësohej në njerin prej seksjoneve të Zërit Amerikës ! Lind natyrshëm pyetja, pse ? Sepse derisa luftën e klasave, atë armë djallëzore dhe të mallkuar që përdori me aq intensitet diktatura komuniste në Shqipëri e konsideroja krejtësisht të padrejtë, në asnjë mënyrë nuk mund t’ia lejoja vetes që, nisur nga po ata këndvështrime si edhe konsiderata t’a cilësoja të papranueshëm bashkëpunimin e Z.Arben Xhixho me Zërin e Amerikës. E tani, krejtë natyrshëm lind pyetia tjetër, pse sot erdhi dita t’a ngré zërin tim e të vé në dukje se veprimi i tij sot përputhet plotësisht me direktivat e dhëna nga Ramiz Alia kur ai predikonte kthimin e komunistëve në kapitalistë ? Z.Arben Xhixho deri më sot mendoj se është konformuar, sa here ka rënë rasti, që diktaturën komuniste t’a shante me rrënj’e me degë, (siç udhëzonte Ramiz Alia kur po shkërmoqej diktatura komuniste), dhe të gjithën këtë, bije qartë në sy, e paska bërë veç për t’u bërë sa më i besueshëm para drejtuesve të tij. Kurse sot ai, si përgjegjës i Seksjonit të Gjuhës Shqipe pranë Zërit të Amerikës, kthehet dhe e zbaton luftën e klasave duke pezulluar nga puna pikërisht dy motrat Isabela si edhe Zamira Islami, tamam të përndjekura nga diktatura, mbas të qënit të punësuara ato përgjatë thuajse 30 vitesh pranë atij Seksjoni !(???) E pikërisht ky dyzim në qëndrimet e tij më detyron mua sot të revoltohem nga që pezullimin nga puna të dy motrave e shikoj si vazhdim lufte klasash, ndjenjë kjo me të cilën fatkeqësisht është mëkuar Zoti Arben Xhixho që në moshën e tij më të brishtë.


NË VËND TË PËRMBYLLJES – Nuk ka rëndësi të diskutohet hamendësisht direktiva e dhënë nga Ramiz Alia lidhur me vendosjen e komunistëve ose pinjojve të tyre në krye të çdo posti pune në themelin e pluralizmit politik në vëndin tonë. Por e rëndësishme është të kundrohet rrjedha e ngjarjeve që nga shkërmoqja e sistemit diktatorial komunist deri më sot ku ndodhía e fundit është pezullimi nga puna i dy motrave Isabela dhe Zamira, veprim i bazuar thjeshtë në luftë klasash, i ngjarë pranë Seksjonit të Gjuhës Shqipe të Zërit Amerikës. E doemos, bazuar në rrjedhën e ngjarjeve të faktuara, të nxirren edhe përfundimet përkatëse. Mërgim Korça Mars 2014

NO JUSTICE YET

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on March 23, 2014 at 2:50 PM


by Mustafa Xhepa


As the Holocaust continues to capture the minds and the imaginations of writers and movie directors of the entire civilized world, the Red Holocaust, more horrific than the first one, has been in the shadows and its story remains almost untold. Should the silence be broken? Is the time ripe for a discussion and exposure of what happened and why? Rightly so, voices rise in objection to the West for cultivating a memorial culture, only for the Holocaust, and turning a blind eye to what happened in the Communist hell, the Red Holocaust. I think the reason for this asymmetry is closely related to the historical reality: the survivors of the communist genocide have not yet created a collective memory in the West. They still have to fully illuminate their painful, but heroic life stories. When justice is not served, memory assumes the function of the law...



Klement Islami


Tirana, 1975. At the entrance of Petro Nini Luarasi High School two grey suits flanked Klement. The cruel faces told him they wanted to clarify something at the Principal’s office. In the office, Communist Party Secretary, Vasilika waited for him, along with two of his friends, the informers. She told him he was expelled from school for agitation and propaganda against the people’s power. “Silence is suicide,” Klement had said. “One day we will feel guilty, if today we shut our eyes to evil... Whoever despises the inhumane reality must oppose it.” Right after he was informed of being expelled from school, the two interrogators grabbed him from his arms and dragged him out. “I looked at the second floor window and visually calculated the distance. I wanted to jump out the window, headfirst, to end my life before I ended up in their hands, but the hyenas sensed my thinking and clenched my arms even tighter. ‘It is still too early, first you must go through our bench plane,’ they said and dragged me out.” The State Security vehicle was waiting for him inside the schoolyard. The same day, his parents, two sisters and grandmother were forcefully sent to internal exile in one of the death camps in the south of the country, Çerma.


Inside the steel doors of the special interrogation cell in Tirana, communist terrorists used the most macabre torture on his young body. They burnt his flesh with cigarette ember. They used electric shock on his ears and genitals. For days they handcuffed his hands tight onto his back and kept him in shackles until he fell, fainting. They demanded he collaborate with them. Klement did not succumb. He was nourished by the blood and spirit of an anti-Communist family. His father, one of the few intellectuals that had graduated from the Physical Academy in Italy, was a staunch anti-Communist, while his uncle had died in prison as an enemy of the Communist regime. At the same time in the next jail cell, Viktor Martini, a political prisoner, was being tortured.


For a whole month they left Klement in solitary confinement, a concrete, windowless, complete dark prison cell. Even when they moved him into a cell with other prisoners, his assigned prison mate, a red army officer, howled: “Don’t give bread to the enemy of the Party! Let him die! He does not deserve the care of the Party! Long live the Party!” The communist officer, a Party loyal, was in prison because he had stolen from the unit where he had served.


June 1984. I met with Klement near Kristoforidhi Statue in Elbasan city. His suffering in Çerma labor camp, in Lushnja, had stolen his youth. His yellow, curly hair had grown long and was damaged from working long hours in the fields under the sun. He asked me about my family and repeated his advice to not trust anyone easily, so I would not end up like him. “The psychological torture used by anti-humans,” he said, “aims to make you lose trust in the person closest to you. To imprison you, they make use of your acquaintances, friends, family members, girlfriend, and even the person dearest to you, whom you most trust and love.”


It was noontime. I invited him to lunch. The Director of Elbasan Psychiatric Hospital passed by. In that hospital, Klement was tortured for some time in a special ward, where political dissidents were kept in isolation. Klement's whole body shivered with revolt. We sat at a table in the back of the restaurant.


“Muçi,” he said, “I am sure one day we’ll see the anti-humans brought to justice. He (the hospital director) is one of them. He allowed his doctors cause skin abscesses on my leg.”

***

The psychiatric hospital was widely known by locals for the hidden mission it served. Hundreds of political prisoners were forcibly brought there and would never leave.


Abscess was known among political prisoners as a torture caused by the injection of the pine tree resin in different parts of the body, most commonly in the leg. The injected bacteria caused massive infections, which would often result in leg amputation.


Behind the hospital was Kolonia. There, surrounded by barbed wires, the dissidents were kept until they were physically and mentally degraded, from the drugs forcefully administered by doctors and nurses, who were cautiously selected as tools of oppression by the State Security, Sigurimi.


After calming down, Klement began to analyze the days in captivity, “the oppression of the human by the anti-human,” as he called the communist oppression. He spoke of the horrors in internment: the strenuous manual labor and the hard life full of suffering, searches and endless interrogations. “Nazism,” he told me, “built concentration camps to exterminate the human races they did not want to exist. Communism has turned the extermination camps into the backbone of ‘industrialization of the country,’ the foundation of the system based on the slave labor that digs canals, dries marshes and builds factories. Then he described in detail the small ‘lake’ he created near his cottage and his long political talks with his sisters, Isabela and Zamira. As he was talking, he pointed out the other side of the street, where his relatives lived. “Even they, just like the anti-humans, denounced my family,” he said. We were quiet for a while. Then Klement broke the silence.


“Let’s go!” He said. “I want to see her, who knows when we will meet each other again.” We went to building 41. His girlfriend lived there. We sat on the sidewalk and waited. She came shortly, and in my presence, she begged him not to see her again. She had been threatened to lose her job, because of her relations with him. Klement did not say a word, but I could see the pain in his eyes.


It was almost six o’clock. He had to catch the train back to Lushnja. “Let’s go!” he said. We walked to the station in silence. It was the last time I saw him.

***

1994. In Washington in one of the halls of the US Congress, I met with Zamira, Klement’s youngest sister, who currently works in the free world with her sister Isabella for the Voice of America. After we greeted each other and Elez Biberaj, who was with her, left, our conversation quickly turned to Klement. Zamira described her last moments with him. “We waited for the night to fall,” She said. “Then we got in the water. Klement asked us to swim ahead, while he followed from behind. We swam throughout the night, encouraging each other, ‘Just a little further! Don’t give up! We are close to freedom!’ Time and again, the border guards’ searchlight fell on us. At dawn we were tired. I started to fall asleep. Isabela was stronger. An Italian tourist’s yacht saw her and picked her up. They found me. We searched and searched for Klement...” She choked up and could not continue. With her head bent down she sat on the shining marble floor. While I, deeply touched, recalled Klement’s words: “Muçi, I am sure one day we’ll see the anti-humans brought to justice …”




One summer morning in 1984, after saying ‘good bye’ to his dear parents, Klement along with his sisters, Isabela and Zamira, traveled toward Saranda. They used their annual leave as reason for vacation in the coastal city, and they stayed at the worker’s resting home. The following evening, they, positioned behind a big rock, waited for a few minutes and went into the water to swim towards freedom, towards the West. After hours of tiresome swimming, just when they thought they reached freedom, Klement noticed the border guards patrolling the area. Trying not to attract his sisters’ attention, he encouraged them to swim faster, while he himself stayed behind.


To save his sisters, he changed direction. He swam south. As he distanced himself from his dear sisters, the motorboat of the red criminals was getting closer to him. He tried several times to dive deeper in attempt to escape the guards on the lookout, but the criminals were so close and had spotted him.


They yelled at him to surrender. They hit him with the bow of the motorboat, but Klement did not give in. Deep in the sea he was swimming to freedom.


They searched for him in the dark abyss. They tied him with ropes and pulled him to the waters of the Communist prison. Hog-tied, they dragged him along Saranda Bay to terrorize the citizens. But the martyr, though dead, radiated freedom, love and heroism.


AAFH Translation

Komunistet ne VOA

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on March 8, 2014 at 2:15 PM

 

   Nga Çelo Hoxha


Komunistët në krye të Zërit të Amerikës


Zëri i Amerikës (seksioni shqip) ka qenë zëri i lirisë për shqiptarët prej një kohe të gjatë. Edhe në ditët e survejimit më të egër, në Shqipëri njerëzit e gjenin një mundësi për ta dëgjuar. Kjo sakrificë pati dhe viktimat e saj: ata që u dënuan me burg vetëm se dëgjonin Zërin e Amerikës janë numër i konsiderueshëm. Në prag të rënies së komunizmit, deklaratat kundër regjimit, edhe pse artikuloheshin në Tiranë, përhapeshin në kryeqytein e Shqipërisë dhe gjithë vendin përmes valëve nga Uashingtoni. Veç lajmit pa cencurë, Zëri i Amerikës transmentonte autoritet.


Një tjetër stacion radiofonik ndërkombëtar, me lajmet në gjuhën shqipe për një periudhë të gjatë, BBC, nuk u bë kurrë një konkurent i Zërit të Amerikës. Arsyeja kryesore ishte se BBC ka qenë gjithmonë me frymë të majtë, kurse, në rastin e seksionit shqip, ky dimesion shkonte më thellë: BBC në shqip u themelua (1940) nga një komunist. Tajar Zavalani u shndërrua në kritik i regjimit komunist të Tiranës pas luftës, por stacioni nuk e braktisi frymën e majtë. Jo vetëm kaq, më 1967, një vit pas vdekjes së Zavalanit, BBC i braktisi shqiptarët, pikërisht kur diktatura komuniste ishte në kulmin e saj. Kur ky stacion u rihap më 1993, ai u mbush me gazetarë që i kishin shërbyer me devotshmëri diktaturës. Shumica e njerëzve nga Tirana që u punësuan aty, të cilët i thërras gazetarë për konvecion, nuk kishin lidhje me profesionin e vërtetë të gazetarit. Në Shqipëri, gjatë diktaturës nuk kishte institucione që zhvillonin gazetari, ato që konsideroheshin medie ishin thjesht institucione propagande. Veç të tjerave, ato kishin të njëjtin status sigurie si degët lokale të institucioneve kryesore të dhunës: Ministria e Punëve të Brendshme dhe Sigurimi i Shtetit. Për vende që s’e kanë pasur përvojën e diktaturës, mënyra më e lehtë për t’i kuptuar mediet e dikaturës është t’i krahasojmë me repartet ushtarake, të cilat janë ekskluzive vetëm për ushtarakët. Në mediet e regjimit punonin më besnikët e tij: fanatikët.


Duke punësuar njerëz të tillë, misioni i BBC në shqip s’ka nevojë për shpjegime shtesë, por viktimë e kësaj tendence ka rënë dhe Zëri i Amerikës. Edhe aty, në dy dekdat e fundit janë punësuar shumë “gazetarë” nga Tirana, të cilët, çuditësisht, janë përzgjedhur vetëm nga ata që kanë qenë nëpunës të institucioneve të propagandës. Dëmi i këtij veprim kuptohet më qartë nëse imagjinojnë sikur anëtarët e Byrosë Politike, pas rënies së diktarurës të shkonin në SHBA dhe të punësoheshin në funksione të larrta në adminstratën amerikane. Gazetarët e diktaturës ishin, në fushën e tyre, të po asaj që cilësie që ishin dhe politikanët, në fushën respektive të veprimit.


Më 24 shkurt 2014, një nga “gazetarët” e Tiranës i punësuar te Zëri i Amerikës, Arben Xhixho, shef i seksionit shqip, pezulloi nga puna dy motrat Islami, Isabelën dhe Zamirën. Ky është dënimi i dytë familjar i këtyre dy zonjave, herën e parë u internuan – familjarisht – në Çermë të Lushnjës, më 1975.


Historia e Isabelës dhe Zamirës është e dhimshme për familjen e tyre, e turpshme për regjimin komunist të Tiranës dhe shndritshme për kombin shqiptare. Gjatë arratisjes me not nga Saranda në Korfuz, ato humbën vëllain, i cili, kishte kaluar një periudhë të gjatë në hetuesi, torutura fizike dhe psiqike – dhe kjo është dhimbja e tyre. Shkaqet që i nxitën ato dy vajza, notare jo profesioniste, të kalonin me not një largësi rrënqethëse për mua dhe kur e mendoj, ndërkohë që vija bregdetare ruhej me prozhektorë dhe snajpera të cilët qëllonin vetëm në mish, ishte turpi i regjimit komunist shqiptar, i cili I detyroi qytetarët e vet të merrnin për sipër çdo lloj sakrifice, pa u trembur nga pasojat, sepse, çfarëdo që të ndodhte, përfshi dhe vdekjen, ishte më e pranueshme se jeta në atdhe. Dhe, duke mbërritur në brigjet e Korfuzit e më tej, Isabela me Zamirën i përcollën botës mesazhin se shqiptarët nuk ishin dele, po rnjerëz që e donin lirinë, madje mes tyre kishte – e këta ishin krenaria e kombit – të gatshëm për të sakrifikuar gjithçka. Ato ishin heroinat e lirisë; Klemnti, vëllai i tyre, u bë dëshmori i saj.


Mirëpo, liria nuk erdhi vetëm për ata që luftuan për të. Pas rënies së komunizmit, drejt Amerikës shkuan dhe komunistët. Një prej tyre është dhe shefi i seksionit shqip të Zërit të të Amerikës. Duke mos dhënë shpjegime për pezullimin e dy ikonave shqiptare nga puna, Arben Xhixho tregon se arsyet e atij vendimi nuk janë të denja për transparencë. E, ajo që meriton të fshihet, në s’është kriminale, është patjetër e turpshme.


Dy heroina antikomuniste

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on March 3, 2014 at 12:40 AM

Nga Xhevdet Shehu  





Dy motrat që u arratisën nga Shqipëria në vitin 1984, Isabela Islami (Çoçoli) dhe Zamira Eduards janë pezulluar dje nga puna në zyrat qendrore të ‘Zërit të Amerikës’ në Uashington. Historia e dy motrave që në atë kohë bëri një bujë të madhe në Shqipëri dhe bëri xhiron e botës është tashmë e mirënjohur.


Ato punonin prej 30 vjetësh në seksionin shqip të këtij radiostacioni dhe në një farë mënyre ishin kthyer në ikona të ‘Zërit të Amerikës”. Gazeta ‘DITA’ mësoi dje se lajmin për pezullimin nga puna ua ka dhënë shefi aktual i seksionit, Arben Xhixho. Pas një përvoje kaq të gjatë pune si gazetare në këtë radio, nuk dihen ende motivet e këtij pezullimi. Komunikimi zyrtar është se ato kalojnë në ‘leje administrative’, që ndryshe do të thotë pezullim nga puna, deri në një njoftim tjetër. Domethënë, nuk mund të punojnë më tek VOA.


Në një intervistë ekskluzive për gazetën ‘DITA’ më 9 shkurt të këtij viti, pra dy javë më parë, Isabela u rrëfye për herë të parë me hollësi për publikun shqiptar se çfarë ndodhi 30 vjet më parë, si dhe pse u arratisën dy motrat, ndërsa vëllai i tyre i vetëm, Klementi, humbi jetën gjatë kësaj arratisjeje. Ishte përshkrimi i një rruge të mundimshme nga Çerma e Lushnjes ku ato ndodheshin të internuara, deri në Uashington.


Si gazetare e njohur tashmë, Isabela jepte në atë intervistë edhe konsideratat e saj sidomos për zhvillimet e dy dekadave të fundit në Shqipëri, zhvillime që ajo i ndjek me shumë vëmendje dhe kërshëri. Dëshirojmë që kjo intervistë e Isabelës të mos ketë patur ndikim për pezullimin e dy motrave nga puna, përndryshe do ta konsideronim si një spastrim që funksionon edhe te ‘Zëri i Amerikës’, por në forma të ndryshme nga ato në Shqipëri.


Xhevdet Shehu është ish-korrespodent i Zërit të Amerikës në Tiranë

Botuar më: 25 Shkurt, 2014 tek gazeta DITA

NE STROFULLEN E SHTRIGES

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on February 10, 2014 at 2:25 PM

 

Nga Eugen Shehu


SYRI I KAMERËS NË STROFULLËN E SHTRIGËS SË KUQE


Shtriga komuniste i quan kolaboracionistë ata nacionalsitë të asaj kohe që ishin në boshtin lëvizës për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve, vizioni i tyre ishte një vend i bashkuar në kufijtë e saj etnik e historik,në mesin e shteteve demokratike evropiane të perëndimit, një Shqipërie që me çdo kusht duhej shmangur rrezikun vdekjeprurrës të komunizmit pansllavist dhe influencave serbo-greke


Në dy intervistat e fundit që gazetari dhe historiani i njohur Amerikan z.Bugajski i ka marrë vejushës së matufosur të diktatorit satrap, po ripërsëriteten të njëjtat demagogji sllavokomuniste shqiptare, por si për çudi kësaj radhe, sigurisht pasi që tashmë dita ditës po dalin në dritë arkivat e dokumentet nga më të ndryshmet të asaj periudhe që nga formimi i partisë komuniste e deri në përfundimin e asaj diktature gjysmëshekullore, që unë i kam trajtuar në dy dekadat me rresht në shtypin shqiptar dhe me botimin e librave të mia (7), tani kjo shtrigë e kuqe vazhdoi me demagogjitë e saja dhe lugatit të vet, të ofendojë për „kolaboracionistët“ dhe „hajdutët e lopëve“. Po meqë unë kam bashkëpunuar për tre dekada radhazi me ata „kolaboracionistë“ që kjo shtrigë dhe lugetërit e saj vazhdojnë t‘i quajnë, mua më ngacmon t‘i them disa fjalë pa u zgjatur shumë. Unë kam thënë edhe më herët dhe them se komunizmi pansllavist shqiptar, tërë jetëgjatësinë e saj krijoi armiq imagjinar për të „justifikuar“ krimet e saj, ajo për gjysmëshekulli sajoi ndaj viktimës vetëm akuza, urrejtje, mllefe e shpifje nga ma bizaret, duke poshtëruar mbarë kombin, që të dilte vetë i larë dhe për të shkruar „historinë“ e vet. Mirëpo, komunizmi nga ligësitë e veta pa dashur zbuloi fytyrën e vërtetë të veten, si e liga e ligësive.

 

Komunizmi e detyronte të vobektin që të mburrej si i pasur, të vyerin të thoshte se ishte i lumtur, ndërsa atë të ndershmin e veshte se ishte i poshtër, ndërsa kur egërsohej dhe torturonte atdhetarin e shndërronte në tradhtar, patriotin në spiun. Por, kur hutohej nga lartësia akuzonte të tërë fisnikërinë shqiptare si ordinerë. Historia shqiptare nuk ka njohur ndonjëherë në vete një kastë të tillë rrugaçësh, me shkolla nate, me kaq etje për të poshtëruar kombin e vet.


Me që aparati komunist ishin vetë hajdut e xhelatë, andaj kundërshtarët e komunizmit dënoheshin si ordinerë, meqë ishte i vetëshitur, ajo patriotët i shpalli kolaboracionistë, dhe meqë vetë edhe në shpirt dhe në filozofi ishte antishqiptare, atdhetarët i shpalli për tradhtarë. Komunizmi, ky kriminel i njerëzimit etiketoi fisnikërinë shqiptare me nofkën nga më të turpshmet, një fjalë popullore thotë “i përlyeri të përlyn“ ose „ i shari të shan“. Ndaj, kjo shtrigë e kuqe, e filozofisë së urrejtjes, u m’veshi viktimave të saja, atyre të dënuarve të përndjekurve dhe të persekutuarve politik, epitete nga më të ultat, si në kohërat e saja e lugatit të vet, kur montonte viktimave të saja akuza të paqena nga më të egrat,ma të trishtueshmet,ma të dhimbshmet, kur godiste njeriun e pafajshëm e të ndershëm, shtriga e kuqe dhe njëherë shpifi vese e dobësi fyese e poshtëruese para z.Bugajski, po ajo nguroi të thotë se komunizmi i saj, pushkatoi intelektualet e shquar, si intrigantë e spiun të të huajve, pronarëve ua grabiti pronat dhe i akuzoi si hajdutë, të gjithë patriotët i dënoi „tradhtar të popullit“ madje edhe i pushkatonte dhe pa gjyq në emër të „popullit“ ku popullin ata e shihnin si një kope dhensh dhe këta barinj, dhe gjithë nata që posedonin një copë toke i shpallte „kuakë“,por edhe ai që kishte një copë shtëpie, atë e fuste në bodrum.

 

Për të „justifikuar“ dështimin e vet, poshtëroi dhe copëzoi Shqipërinë, ku si zakonisht komunistët mbi gërmadhat e shpifjeve dhe vrasjeve, ngrinin „parajsën“ e mjerimit të gënjeshtrës e turpit, ku në emër të „njeriut të ri“ si të pa atdhe, për komunistët s‘ka rëndësi atdheu, si të pa komb, se ata janë proletar, vlerat nacionale për ta s‘kanë rëndësi, pa moral, pa fe, se ata nuk besojnë në Zot. Prandaj komunizmi i pushkatonte të gjithë ata të cilët e donin atdheun, ata që ishin krenar që janë shqiptar, ata familje fisnike që kultivonin vlerat morale familjare dhe që besonin në Zot. Mëkatarët komunist, që ende sorollaten në skenën shoqërore shqiptare, për fat të keq, krekosen kur shajnë urtësinë, edhe në këtë interviste“Tv albanian screen AS“ shihet qartë rebelimi i xhelatit, për të shpallur veten të pafajshëm. Vejusha e matufosur, siç shihet ende se paska kuptuar se për dallim nga diktatura komuniste, demokracia është sistem i ligjit, i drejtësisë, i tolerancës, por edhe i pendesës, ku kanë shanse bashkëjetese edhe mëkatarët. Mirëpo, mbase del dhe nga goja e saj,kjo shtrigë komuniste,dëshmoi edhe një herë se nuk meritojka t‘i shijoi frytet e demokracisë,ajo vazhdoi të fyeje me fjalorin e rrugaçërisë dhe me një frymë shtrige, ani pse të bëmat dhe gjëmat e saja dhe të tyre, jo një banjo por s’ka det që mund ti lajë,por ajo vazhdoi dhe më tej të fyejë, ani se vazhdon të gëzojë frytet dhe privilegjet e demokracisë,i fyen ata shpirtra që mbaruan përmes mundimesh e torturash, përmes shantazhit e terrorit, përmes togës së pushkatimit e litarit,ndërsa të dënuarit politik i quan „hajdut lopësh“ kur fshatari në Shqipëri ska pasur të veten asnjë kokë veze e le më lopën,por lopët6 e „Bllokut“ gjithmonë kanë kujtuar edhe lopët e kooperativave,ajo përsëri fyen të gjithë atë plejadë atdhetarësh e patriotësh, të cilët më shumë se veten duanin Kombin dhe Atdheun, tradhtar e kolaboracionistë. Po kjo shtrigë komuniste që kujtuaka Amerikën, dhe sa dollarë merka në muaj si pension, nuk tha gjë se sa burra të mëdhenj,intelektual e të shkolluar në universitetet më prestigjioze të botës, u eliminuan vetëm pse deshën perëndimin,që komunizmi i kësaj shtrige e quante imperializëm. Z.Bugajski bëri mirë që intervistoi këtë shtrigë komuniste,se fund të fundit shpalosi ajo të vërtetën që ne gjithmonë e thoshim dhe themi,se grupet komuniste shqiptare thirrën „vëllezërit“ komunist jugosllav të formojnë partinë e tyre që nga 1941,që më pas të shpallin luftën vëllavrasëse 1943, madje ajo deklaroi për një sërë marrëveshjes me jugosllavët në vitin 1946,duke lënë përfundimisht edhe Kosovën dhe viset tjera nën jugosllavi. Mirëpo, shtriga shtrembëroi dy fakte të rëndësishme, atë të Konferencës së Pezës dhe për Mustafa Krujën,ajo thoshte se: „kur u bë Konferenca e Parisit,delegati i Greqisë dokumentet i kishte nga Mustafa Kruja,nga një shqiptar,me këto na luftuan neve,dhe këta që kanë ardhur janë bijtë e tyre“.

 

Ky është një shtrembërim i qëllimshëm historik të tipi Puto e Milo e të tjerëve komunist shkrues. E vërteta është se Mustafa Kruja ka qenë në Paris në Konferencën e Paqes, dhe jo më 1946, por më 1919, në rolin e sekretarit të dërgatës shqiptare në të Konferencë,ku të gjitha materialet e Dërgatës formuloheshin nga Mustafa Kruja dhe Luigj Gurakuqi,që më pas u përcilleshin organeve drejtuese të Konferencës, kryeministrit Klemanso apo presidentit Amerikan Villson. Aty luftohej për tërësinë tokësore të shtetit dhe kombit shqiptar, në këtë dërgatë ku në gjirin e saj ishin edhe atdhetarët dhe intelektualët e ndritur të kombit tonë si Mit’hat Frashëri, Gjegj Fishta, Turhan Pasha, Luigj Bumçi etj. Kështu, është pa dashur të zgjatem më tej. Shkruesit komunist për gjysmë shekulli shtrembëruan dhe përvetësuan, gënjyen dhe përvetësuan historinë, meqë vetë e copëzuan kombin dhe atdheun, andaj të tjerët ata që luftuan me jetët dhe intelektin e tyre për Shqipërinë etnike që ishte definuar që më 1878, këta matrapazë të kuq, i quajtën kolaboracionistë e tradhtarë. Këtyre, shkruesve komunist u mungoi vetëm dhe pak sa edhe Skënderbeun ta bënin komunist, por me që para pesë shekujsh nuk ka qenë ky virus, ata heqin përmendoren e tij dhe vendosën bustin e diktatorit. Shtriga komuniste i quan kolaboracionistë ata nacionalistë të asaj kohe që ishin në boshtin lëvizës për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve, vizioni i tyre ishte një vend i bashkuar në kufijtë e saj etnik e historik,në mesin e shteteve demokratike evropiane të perëndimit, një Shqipërie që me çdo kusht duhej shmangur rrezikun vdekjeprurës të komunizmit pansllavist dhe influencave serbo-greke. Këta burra të kombit, që shtriga i quan „kolaboracionistë“, ishin të gjithë të atij brezi burrash që kishin krijuar shtetin shqiptar të pavarur që më 1912, dhe ashtu mbetën deri në fund të jetës së tyre të tillë, duke pasur gjithmonë si yllin polar Shqipërinë etnike. Kjo frymë bëri që disa të mban in krahun e Boshtit për të evituar murtajën karpateske që i afrohej atdheut dhe kombit shqiptar, ajo murtajë që morri më pas me dhjetëra mijëra viktima shqiptare dhe copëzoi atdheun e tyre, murtajë e cila jo vetëm Shqipërinë londineze, por edhe atë nën robërinë jugosllave, shqiptare derdhi vetëm gjak e lot, burgime e vrasje, çarje e përçarje, ndjekje e shpërngulje, ky ishte rezultat i shtrigës dhe lugatit të saj. Andaj çështja e „Kolaboracionizmit“ në historiografinë shqiptare nuk është e mbyllur, cilat do qofshin përpjekjet për ta trajtuar si të tillë, në nivel studimesh kombëtare apo edhe më gjerë. Sot posedojmë një pasuri të madhe arkivash, të mbledhura nga Roma, Vjena, Parisi, Londra dhe SHBA-të, e vende tjera do t‘i shpalosim të vërtetat, kombi dhe shkenca le të vlerësojnë, ne jemi të hapur për ballafaqime faktesh, historianet le të heqin dorë nga demagogjitë, që fatkeqësisht ende na rrotullohen vërdallë, në disa sfera të jetës sonë shoqërore dhe kulturore. Unë dhe më tej do të flas edhe për M. Krujën edhe për Konferencën e Pezës, Të Bujani, e tjera siç kam bërë deri më tani, kombi shqiptar ka të drejtën të njohë të vërtetën e hidhur të së kaluarës, por edhe të gjykimit të drejtë e të paanshëm, kush meriton të mbetet në histori do të mbetet, kush jo do të përfundojë në garbiçen e plehrave, gjeneratat e reja duhet dezinfektuar nga e kaluara komuniste,për të ardhmen e tyre të kombit dhe atdheut tonë.

 

4 DHE 26 SHKURTI

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on February 8, 2014 at 12:25 AM


Nga Lekë Tasi


Mendojm se Rruga ”Ibrahim Rugova” duhet të mbesi me këtë emër, dhe emri “Dëshmorët e 4 Shkurtit” t`i jepet një rruge tjetër, por për të përfaqësuar ndjeshmërinë e tërë spektrit të opinonit publik, ajo të marrë emërtimin “Dëshmorët e 4 dhe 26 Shkurtit”. Në fakt janë vrarë qytetarë në të dyja këto ditë, të parët në vitin 1944 të dytët në 1951.


Le të bëjmë një vrojtim të shkurtër duke i marrë me rradhë rrethanat në të cilat u kryen ekzekutimet.


Sëpari, masakra e 4 Shkurtit u krye në kohë lufte. Eshtë e rëndësishme të shihet si duhen gjykuar këto rrethana. Lufta e Dytë Botërore, në Shqipëri ka marrë tiparet e një lufte civile. Për këtë cilsim nuk bien në godi historianët, dmth në shikimin e një pale ka qënë edhe luftë çlirimtare edhe luftë civile, në atë të palës tjetër ka qënë thjesht luftë për pushtet, pra luftë civile. Vetëm së fundi, sikur është rënë heshtazi në këtë formulë “, ajo ka pasë marrë edhe tiparet e një lufte civile”, megjithatë çështja mbetet në diskutim. Masakra e dytë, e 26 Shkurtit 1951 u krye në kushte paqeje. Nuk ka zë ta mohojë që u bë ngutazi dhe pa vendim gjyqësor. Madje kjo ngjarje kulminante e terrorit shtetnor, e bashkuar me vrasjet në fshat gjatë luftës dhe më intensivisht ditët e para hyrjes në Tiranë në Nëntor 1944 (flitet për 350 vetë në krahinën e Tiranës, dhe 22 brënda në qytet, në Hotel Bristol, gati ngjitur me Bashkinë} shqetson edhe historianët më të favorshëm për atë regjim, pavarësisht se edhe sot në pluralizëm, ata kanë qënë të inkurajuar të mos bëjnë ndryshime thelbësore në qëndrimet e tyre. Terrori ka qënë prezent në forma e shkallë të ndryshme, por një konstante e 45 viteve (nuk pati një rast të vetëm që dikush të arrestohej dhe të mos dënohej) por edhe klandestiniteti e moslejimi i transparencës e ka shoqëruar atë.


Së dyti, të vrarët e 4 Shkurtit, përveç disa emrave, nuk dihen sot e kësaj dite. Flitet për 84 viktima, por emrat e tyre nuk kanë dalë. Pjesa e përndjekur e redukton mjaft numurin, dhe me mjaft bazë, sepse zyrtarisht nuk ka dalë kurrë lista. Kurse të ekzekutuarit në Urën e Beshirit në 1951 janë të shpallur dhe mund të shihen në pllakën përkujtimore tek Ministria e Arsimit. Regjimi komunist kishte zakon që t`i nderonte dëshmorët e tij, me memoriale, pllaka mermeri, monumente. Atëhere pse dëshmorëve të 4 Shkurtit nuk u ka kushtuar një memorial ku të rreshtoheshin emrat e tyre? Mos ka një gjë të dyshimtë në këtë mes? Ka zëra të këqij që thonë p.sh. se po të bësh një hetim fare të thjeshtë në varrezat e dëshmorëve në rrethe, dhe të bësh një veprim mbledhjeje, shuma do të rezultonte jo më shumë se 4000 të rënë gjithsej. Atëhere si shpjegohen 28.000? Në qofshin me vend këto dyshime, dhe ka plot evidenca për të rrëzuar shifrat zyrtare për Luftën NCl, atëhere njollave që Z. Milo pranon se duhet t`i vihen Enver Hoxhës pranë meritave, duhet tu shtohet edhe ajo e falsifikimit. Por kjo hap një greminë të madhe në vet historiografinë zyrtare, që e kish detyre të hetonte të vërtetat e imta të asaj lufte, dhe jo ta pranonte rrumbullak çdo gjë që nxirrte nga goja partia. Sëpaku në këto 20 vjet ta bënte këtë. E para që do të rridhte prej këtij angazhimi shkencor, do të ishte kjo: a ka pasë apo jo vrasje civilësh si në luftë dhe në paqe? Ta thonin shkoqur dhe le ta cilsonin si të mundnin, si normë leniniste të Luftës së klasave, apo si imponim stalinist e të tjera si këto, dhe po të kishin kurajë dhe frymë shkencore, ta nxirrnin edhe kontradiktën se si u pajtoka “luftë çlirimtare” me vrasjen e popullit (jo vetëm xhandarë të thjeshtë e oficerë, por edhe njerëz pa prirje politike, posi një marrje gjaku këtu-atje, për t`i vënë drithmën masës në çdo anë se ja erdhëm!) pikërisht kur partia bënte thirrje për bashkim pa dallim feje, krahine dhe ideje? Si mund të kesh guxim pastaj të flasësh për terror të kundërshtarit, një pikë në oqean?


Këto gjëra të sjell në mend çështja e emrit të Rrugës “Ibrahim Rugova” – ish “Dëshmorët e 4 Shkurtit”. Eshtë një hapje dosjeje e rrezikshme, se pyetjet dalin njera pas tjetrës zinxhir. Eshtë pikërisht ky efekt domino që synohet, prandaj del me vrap kërkesa për njohjen e meritave të E.Hoxhës, me një fjalë “ presidenca ka dekoruar “kuislingët”, por harroni që edhe Enveri ka merita, jo vetëm faje, pra edhe ne s`jemi fort jasht me historinë tonë pro tij...”. Mirëpo ajo hapje petësh nxjerr në shesh terrorin e pandërprerë të partis , për të cilin është tundur bota sot e 70 vjet, dhe historianët tanë s`kanë digjuar gjë. Si qytetarë më të ndieshëm, sepse më të ndërgjegjshëm për të vërtetat historike, historianët në çdo rrethanë (e jo vetëm në punën e Haxhi Qamilit) duhet ta kishin homologuar me kohë edhe masakrën e 26 Shkurtit, si eveniment të rëndësishëm të historisë, ta quanin e shpjegonin si të donin me botkuptimin e tyre, të pashmangshme, tragjike, të dhimbshme, por të hapnin gojën edhe për të, madje më me ton dhe herët, qysh me heqjen e kularit nga qafa, sepse ajo gjëmë ka ndodhur në kohë paqeje, tmerron edhe më të pandieshmin. Duhet ta kishin propozuar ata vetë, me autoritet, këtë binjakëzim të të rënëve, sepse të gjitha viktimat ishin shqiptarë dhe meritojn respekt nga të dy rreshtimet. Mos duhet tu vëmë përballë autoriteteve shembullin e fashistit Franko, i cili , menjëherë mbas luftës, i trajtoi në një plan të dy palët e të rënëve dhe i nderoi njëlloj? Ç` llogari o paragjykim i ka penguar historianët dhe politikanët tanë ta bënin tani një akt të tillë qytetar?

SHQIPERIA NE NJE REZOLUTE

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on January 27, 2014 at 3:25 PM

  Nga Leka Tasi


58 VJET ME PARE – SHQIPERIA NE NJE REZOLUTE TE ASAMBLESE PARLAMENTARE TE EUROPES PER TE BURGOSURIT POLITIKE TE LINDJES KOMUNISTE


Organizata "Shtëpia e Lirisë Shqiptaro-Amerikane" ( AAFH ) ka botuar këto dit një Rezolucion të Asamblesë Parlamentare të Europës të vitit 1956 me të cilin kërkonte lirimin e personaliteteve të shquara (politikanë, klerikë, profesorë dhe eksponentë të shoqëris civile) që mbaheshin në burg ose nuk u dihej fati. Ai zë i Evropës bënte apel që këta persona të trajtoheshin sipas normave të pranuara në Deklaratën e të Drejtave të Njeriut, të miratuar edhe nga vendet në fjalë (Neni 9 dhe 10) të cilat i garantojnë çdo qytetari gjykim të paanshëm dhe transparent. Lista që i bashkëngjitet Rezolutës, ka në krye të saj rreth 70 qytetarë të shquar shqiptarë, ish kryeministra, ish ministra, klerikë të lartë, oficerë, diplomatë, juristë, profesorë të njohur e të nderuar etj, emra që opinioni ynë i ka njohur për kontributet e tyre në zhvillimin e vendit për dekada, dhe vijon me të dënuarit e vendeve të tjera lindore, Bullgarisë, Estonisë, Gjermanisë Lindore, Hungarisë, Letonisë, Lituanisë, Polonisë dhe Rumanisë. Por nga mijrat e të burgosurve tanë, kjo pjesë e përmendur aty, përfaqëson natyrisht vetëm një pjesë fare të vogël të totalit.


Kur hedh sytë në ato 5 dekada të regjimit enverist, e kupton qartë që diktatori kishte marrë përsipër të zhdukte elitën e vendit. Një masakër që zgjati 45 vjet. Në atë 1956-ën, viti i Revolucionit Hungarez, terrori kishte çuar në revoltë masat e gjithë Evropës Lindore (Berlin-në 1953, Poznan Poloni në 1955, Budapest në 1956) dhe pakënaqësia kishte arritur edhe te ne, tek vetë partia, siç doli në Konferencën e Tiranës, kur oratorët e ndryshëm demaskuan vijën e dështuar të Enverit, që përveç terrorit, kishte dënuar në skamje vet klasat prodhuese, të cilave u ishte premtuar bollëku, ndërsa Blloku i ishte lëshuar luksit dhe pushimeve në Krime .


Por ndryshe nga vendet e tjera të Lindjes, ku ekzekutimet e eksponentëve të opozitës ishin relativisht më të kufizuara tek disa krerë partish ose dhe brënda partive komuniste, Slanski në Çekosllovaki, Raik në Hungari, Kostov në Bullgari, në Shqipëri vrasjet kishin filluar qysh në ditët e Luftës për Tiranën, në rrethinat e saj me qindra, dhe brënda në qytet në të ashtuquajturën ditë të Çlirimit, te Hotel Bristoli, mbas disa muajsh me Gjyqin Special me 17 të ekzekutuar si “armiq”, pak më von me vet deputetët e listës së Frontit të dalë nga lufta, që akuzoheshin për bashkëpunim me ish aleatët, Shefqet Beja i varur, grupi i Riza Danit, Enver Sazani, Selahudin Toto, Sheh Karbunara, të pushkatuar, dhe varg me qindra të tjerë të pushkatuar me gjyqe të shpejtuara nëpër rrethe e në Tiranë te Kinema Tomori ose ne Kinema Nacional, dhe sikur të mos mjaftonte, edhe 22 të mbledhur natën në Shkurtin e 1951 dhe të vrarë në Urën e Beshirit, pa gjyq fare e me një vendim mbas disa ditësh, që qarkulloi dorë më dorë dhe s`e firmosi askush. Kaq e hapur paligjësia, kaqë e pacipë klika e vendosur në krye të shtetit nga dora e huaj, sa nuk pyeste as për procedurat formale, kaq e madhe ngutja servile për t`i bërë qefin të huajit... Me vetëm 10 vjet diktaturë në shpinë, bilanci ishte i rëndë në 1956, vetë masa e partisë së tij ishte e pakënaqur nga kjo masakër e paprerë, nga aparati i Sigurimit dhe Ndjekjes që rëndonte dhe thellonte varfërin` e masave, me çizmen që shkelte mbi çdo zë që kishte mbetur sadopak i pavarur, dhe me fshatarësinë që linte punën dhe lypte kudo mish e lesh për të paguar detyrimet... Vetë partia u ngrit kundra klikës në atë Konferencën e Tiranës për të kërkuar drejtësi sociale. Ndaj ai, diktatori, ditën çoi në podium shokët e tij (që ua kishte prerë fundin për më von) që ta mbronin me fjalë të moderuara, dhe natën Sigurimin, armën e tij të dashur, për të mbledhur me xhipse nëpër qelira e tortura çdo mbeturinë lirie të atyre, që gjat luftës kishin menduar se do të qeverisej vendi sipas normave demokratike . Me këtë pogrom natën, të nesërmen në mbledhje u digjua vetem brohorima e servilëve. Por më vonë ai u tregua i ashpër me këdo, kur paranoia e tij i çfaqte kudo armiq. I kishin dhënë sëpatën që ti` priste të gjithë. Ai e ndërroi Byronë disa herë, duke hequr ata që kishin bërë luftën, duke i zëvendësuar me aparatçikë të bindur që thonin se ka naftë aty ku s`kish, e me rradhë mbas tyre duke vënë rrotull tij vetëm lolo të mahnitur pas marifeteve të tij. E tërë kjo bëhej, që fundi i 45 vjet punë raskapitëse të delte varfëri për masat, ndotje e grryerje për natyrën, fiasko ekonomike për vendin, dhe dorëzim pa kushte imperializmit për klikën e vet kur ai ia ktheu potkojt diellit.


Problemi vazhdon sot sepse në fakt ai nuk ish dorëzim pa kushte. Pajtimi Perëndim-Lindje në 1989 erdhi me disfatën ekonomike të komunizmit, por për shkak të rezervave të pamata atomike të Rusisë, Perëndimi përdori maturinë. Pranoi që kalimin në kapitalizëm dhe në demokraci ta bënin vetë klikat në fuqi, pra të mbijetonte e pacënuar, madje gjallroshe, edhe klika që kishin mbetur në krye tek ne, me një fjalë kjo klasë politike, nepotike apo rreth miqësor o burokratik që po shohim në të dy rreshtimet, “e kripur” tek tuk me ndonjë element të vuajtur që pranonte lojën. Pra problemi i thjeshtë ësht ky: Në Evropën Lindore, ku s`ranë poshtë aq shumë si tek ne mënyrat e qytetëruara, ekziston sëpaku një model për politikanët, një kufi në sjellje, përtej të cilave nuk mund të shkohet në luftën për pushtet, prova është arrestimet e të korruptuarve atje kur këto shkelen. Kurse tek ne kjo lloj normative s`po duket. 23 vjet pluralizëm s`kanë qënë tjetër veçse sharje, vrasje, grabitje, prona të mohuara, dëmshpërblim i padhënë, dhe dinjiteti i vendit i përdhosur. Një pikë simbolike e kësaj dekadence është edhe mospërmendja e viktimave që përmenden në Rezolutën e Evropës, që u flijuan tek ne, kur kishte ende avokatë që i mbronin qoftë dobët të akuzuarit, një arkeologji e luks kjo, që u zhduk më von, për tu kthyer sot, falë “eksperiencës” së fituar në 40 vjet, në vegël punëmbaruar të gjthkujt (qoftë vrasës) që ofron më shumë... Kështu që shërimi vjen vetëm me ndryshime nga rrënja. Kanë të drejtë ata që duan ndërrimin tërësor të klasës politike, por duhet shtuar pa tjetër edhe një drejtësi të kryesuar nga të huaj, (të gjenden nga ajo racë, që jo vetëm hedh poshtë vendimet e shtrëmbëra, por edhe i ndjek kudo ku janë, gjer në fole, dhe i qërron tej ata që i kanë lëshuar ato). Si pikë orientuese duhet pa tjetër kthimi tek ai nivel i Shqipërisë parakomuniste, ku gjykatësi- avokati – dhe dy ndërgjyqsit, kishin secili rolet e tyre, (dhe nuk ishin si sot një grumbull balte që pret paren e atij që ka më të madhe për tu “ftilluar”). Kohët nuk shkojnë aq përpara sa kujtojmë, ka kohë që shkojnë dhe mbrapa, madje me shpejtësi. Presidenca dhe shtypi kanë bërë nganjëherë zbulime vlerash, dhe i kanë nxjerrë në pah për ca kohë me anë dekorimesh ose artikujsh, përher nën skërmitjet e historiografisë që e mban të fortë mallin e baltës që i zuri brënda ata burra. Jo, Historiografia nuk do të digjojë të tilla gjëra. Por shteti, duhet ta ndajë mendjen: eksperimenti i një administrate të rregullt, me kërkesa të Evropës në shpinë, nuk mund të ecë, të marrë kuotë, në qoftë se nuk shkon harmonikisht edhe me dimensione të tjera të jetës civile, dmth pa hequr ca emra që rëndojnë në cepa rrugësh, në tabela institucionesh ose hyrje shkollash, dhe t`i pajisë ato vende me emra të tjerë, që ndriçojnë jetën dhe perspëktivën tonë vërtet e jo rremas.

Rilind KGB

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on January 21, 2014 at 8:40 PM



 

David Satter dhe Mustafa Xhepa në Kongresin Amerikan gjatë promovimit të filmit “Shekulli i Kllapisë


AAFH/Washington, D.C.


Organizata “Shtëpia e Lirisë Shqiptaro-Amerikane” me qendër në Washington, D.C. dënoi aktin e refuzimit të hyrjes në Rusi të gazetarit amerikan David Satter. Njëri nga drejtorët e bordit të kësaj organizate, zoti Mustafa Xhepa tha se është e qartë, në Rusi po rilind KGB-ja. FSB-ja nuk do një gazetar me karakter të fortë si David Satter të raportojë nga brenda për neokomunizmin Rus. David Satter është gazetari që ka ofruar dëshmi se aktet e shpërthimeve në 2007, për të cilat Kremlini fajësoi çeçenët, janë kryer me të vërtetë nga FSB-ja, agjencia pasardhëse e KGB-së së vjetër.


Për herë të parë pas luftës së ftohtë Rusia ndalon një gazetar amerikan me banim në Moskë të hyjë në Rusi.


David Satter, gazetar me emër në botë, ish korrespondent i ‘Financial Times’ dhe autor i tre librave mjaft të vlerësuar mbi Rusinë, ju komunikua nga Organet Kopetente Ruse, pra Sigurimi Rus, se prezenca e tij në Rusi nuk ishte e dëshirueshme.


“Ju jeni i ndaluar të vini në Rusi”, i tha në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës, diplomati Rus Alexy Gruby, kur David Satter vajti për të rinovuar vizën.


Gjuha me të cilën i foli diplomati ishte ajo që përdorej gjatë luftës së ftohtë, kur flitej për raste spiunazhi e spiunë. Nën drejtimin e Putinit FSB-ja ka ringjallur KGB-në e dikurshme me metodat dhe parktikat që përdor ndaj fjalës së lirë e gazetarëve.


Satter jeton dhe punon në Moskë si këshilltar tek Radio Europa/Radio Free Liberty që financohen nga Kongresi Amerikan.


Pak kohë më parë David Satter i ftuar nga Senatori Benjamin Cardin shfaqi filmin e tij “Shekulli i Kllapisë”. Film i bazuar në librin po të tij me titull “Shekulli i Kllapisë, Rënja dhe Fundi i Bashkimit Sovjetik”. Nëpërmjet ngjarjeve të veçanta autori paraqet në film një shtet të ndërtuar në ide fallso, i cili i detyroi shtetasit e tij të jetonin një realitet të rremë.


Menjëherë pas shfaqes së filmit paneli i drejtuar nga zyra e Senatorit Cardin analizoi dhe vlerësoi mjaft filmin. Në këtë aktivitet të organizuar nga Komisioni i Helsinkit, me ftesë të vetë autorit ishte i ftuar edhe njëri prej drejtorëve të bordit të organizatës “Shtëpia e Lirisë Shqiptaro-Amerikane”, zoti Mustafa Xhepa. Aty gazetari Satter i tha zotit Xhepa se është koha të bëjmë një film për Gulagun Shqiptar.  

Shembull i madh shqiptar

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on December 28, 2013 at 2:00 AM

Nga Lluka Qafoku


Shëmbull i madh shqiptar i heroizmit mendor

(mbi jetën e veprën e botuar e të pabotuar të z. Petro Zheji)


Kur isha tepër i ri, pata fatin të lexoj një vepër jashtëzakonishht frymëzuese për përkushtimin ndaj filozofisë, veprën e Will Durant, “The story of philosophy” në versionin e saj italisht, ku ishte zakon që titujt të përktheheshin liberalisht, e në rastin konkret “Gli eroi del pensiero”. Aty përshkruhej me hollësi sesi për filozofët me të vërtetë të mëdhej, duke filluar me Sokratin, heroizmi për mbrojtjen e mendimit të ri që do ti përçonin njerëzimit dhe për të cilin ishin përzgjedhur për të qenë të vetëdijshëm të parët, ishte imperativ kategorik natyral (apo instikt sublim), e prandaj jeta e tyre kryhej në funksion të veprës e si flijim për veprën.


Pata fatin të njoh e të ndjek një personalitet të tillë në kushtet e obskurantizmit modern shqiptar, i cili gjithashtu ishte ndjekës i një starets-i tjetër, të cilin gjithashtu e njoha, z. Petraq Fundo. Ky ishte z. Petro Zheji, i apasionuar pas filozofisë që në vegjëli, por me shkollim të lartë matematik. (Nga dijetari i shquar Petraq Fundo, Petro trashëgoi simbiozën e adhurimit të njëkohshëm të fesë kristiane dhe të logjikës matematike) Gjithashtu, Petrua është karakterizuar gjithmonë nga një kurajë civile e pashoqe, që kundër pushtuesve italianë në shkollë italiane, e deri kundër komunistëve kriminelë shqiptarë e të huaj, kur dhe ku nëpërkëmbeshin vlerat kombëtare, si dhe “të deklasuarit” patriotë nacionalistë e nacionalisto-fetarë.


Ne shqiptarët heroizmin fizik e kemi patur historikisht të natyrshëm e shoqërisht të mbivlerësuar. Ndërsa ndaj heroizmit mendor (që duhet thënë, edhe ky s’na ka munguar kurrë) shpesh kemi qenë dhe jemi shoqërisht dritëshkurtër e deri të verbër, mospërfillës, mosmirënjohës, neglizhentë dhe harrestarë. Madje deri “flakjes” (it. “reietto”, ang. “reject”) së tij jashtë trupit “të shëndetshëm” të mbijetesës thjesht fizike të popullit (!?) Gjë që ka sjellë historikisht eksportin pa kthim të të talentuarve (madje dhe thjesht të profesionistëve), por natyrisht dhe gjenive, deri në denatyrimin e tyre në personalitete të popujve bujtës, fqinjë e jo vetëm.


Më poshtë një shkrim imi për këtë temë, pas emigrimit të Petro Zhejit, botuar sëpari tek gazeta “E djathta”, n.3, 24 qershor 1994 (kryeredaktor Zyhdi Morava) i cili mendoj se është akoma aktual.


DISA FJALE MBI PERSONALITETIN E PETRO ZHEJIT


Fatkeqësia e Kombit Shqiptar është se, për shkak të konjukturave shumë të rënda por edhe të karakteristikave tepër specifike dhe origjinale të psikologjisë së tij sociale kombëtare, nuk ka mundur të njohë, të vlerësojë edhe të ruajë personalitete të shquara që kanë bërë e po bëjnë të mundur ringjalljen e tij. Kjo bën që maksimat “nuk ka profet në atdhe” etj të ndjehen tek ne deri në absurditetin që pothuajse çdo vlerë e vërtetë të duhet patjetër të mërgojë që të mund të mbijetojë e të afirmohet.


Kam rastin të shkruaj për mikun tim me te ngushte, duke qene dhe bashkepunetori i tij me i ngushte. Kuptohet që pozita ime është e vështirë; se duke thënë të vërtetën për të, unë heshtazi mburr dhe veten. Megjithatë personaliteti i Petros, pavarësisht se i paafirmuar ende në shkallën e e meritës së tij të vërtetë dhe të gjerësisë së tij, është rrezatuar aq fort në intimitetin e krijuesve shqipatrë, sa që është detyrë për të gjithë ne që e njohim që të përpiqemi t`i japim vendin që i takon.


Petrua, para se të jetë gjeni, vazhdimisht ka ditur të jetë njeri. Për çdo intelektual dhe shqiptar që ai njohu, është themel besimi, fymëzimi dhe vetërespekti. Ai diti të jetë njeri, diti ta ruajë të paprekur ndërgjegjen e së vërtetës dhe ta shpallë atë me forcë kur e vërteta konsiderohej krim dhe dënohej egërsisht nga bishat komuniste. Intelekti i tij superfin dhe i mprehtë,dhe ndjeshmëria e tij artistike e delikate do të ishin bërë pluhur me kohë nën presionin përçudnues të lakejve të diktaturës dhe të spiunëve të sigurimit, të grumbulluar në institucione për dizinformim artistik, kulturor dhe shkencor,si Akademia eShkencave dhe Lidhja e Shkrimtarëve, po të mos kishin si themel një besim hyjnor, të fortë deri në shkallën sa të sfidonte fatin.


Që në rini i hoqën të drejtën e mësimdhënies në matematikë, se nuk pranoi të diferenconte nxënësit, nuk pranoi që detyrën e shenjtë të mësuesit ta komprometonte me direktivat e kuadrit komunist. E lanë pa punë dhe, kur e lejuan të punojë,duhej të përkthente,se vetëm ky asokohe ishte profesion I lejuar për intelektualin disident.Duhej të përkthente kryevepra me normë dhe të përleshej me censorët inkompetentë, të veshur me petkun e intelektualit, të cilët i “saktësonin”(lexo: sakatonin) përkthimet. Të përleshej për një fjali, e për një fjalë të pushohej nga puna e të mbetej pa bukë. Ky ishte fati i tij. Dhe ndoshta dhe të syrgjynosej në burg e psikiatri, prejnga vetëm për hir të Zotit doli a shpëtoi. Puna me normë e përkthimit ishte projektuar nga djajtë e kuq si poshtërim e lavazh (truri? LT)për intelektualin krijues. Megjithatë ai arriti të botojë përkthime të kryeveprave të tilla, si pjesën e dytë të Don Kishotit të Servantesit, “Vilet e Zemërimit” të Shtainbekut, “Zoti President” dhe “Papa Jeshil” të M.A. Asturiasit, vepra të A S.Ekzyperisë etj.


Për sa i përket përkthimit artistik, përkthimet e Petro Zhejit në vijim të përkthimeve të Fan Nolit, përbëjnë një ridimensionim të mjeteve shprehëse të gjuhës së gjallë dhe letrave shqipe. Fjalëformimet e lira dhe me një përqëndrim kuptimor të pakrahasueshëm mbushin përkthimet e tij, dhe forca shprehëse e gjuhës shqipe si rrallëherë ka arritur nivelin e gjuhëve më të përpunuara evropiane. Përkthimi i Asturiasit është një nga dëshmitë e heroizmit intelektual shqiptar. I botuar në kulmin e agresivitetit të diktaturës së Hoxhës, me gjuhën e tij të ashpër, të drejtpërdrejtë dhe stigmatizuese, ringjalli shpresën dhe i dha frymë zjarrit gati të fjetur të ndërgjegjes politike shqiptare.


Dhe puna e tij e përkthyesit , për mrekulli të Zotit u bë sugjeruese e idesë themelore të veprës së tij fetare e filozofike mbi logjikën e gjuhës dhe të komunikimit , e në veçanti, mbi gjenezën e gjuhës shqipe, ku as më shumë e as më pak ndërtohet një logjikë dhe një linguistike e re, në të cilën kristalizohen punime të filozofëve dhe të linguistëve të mëdhenj të shekullit si dhe të mëparshëm si Heidegger, Husserl, Koestler, Wiittgenstein, Eco etj. Kjo punë realizon për herë të parë edhe idealin e psikanalizës për krijimin e një ure kuptimore të qëndrueshme ndërmjet inkoshjentit kolektiv dhe koshjentit individual të çfarëdoshëm, ose, e thënë ndryshe, mentalitetit primitiv me atë bashkëkohor (zhvillim përfudimtar të ideve të C.G.Jung etj)


Punimet e Petros “Kristologjia”, “Hyrja në Algoritëm”, “Paraqitja e Algoritmit” përcaktojnë në raportin botkuptimor dhe fizik të njeriut me natyrën, që është filluar e vazhduar nga Etërit e Kishës që nga Shën Pauli e deri më sot, e që pasqyron në sferën racionale dhe shoqërore, atë përmbysje, plotësim e sintezë që bëri Krishti në anën shpirtërore dhe individuale. Bëhet i mundshëm logjikisht tërëkuptimi rivlerësues i trashëgimisë së qytetërimit,nëpërmjet trashendimit të epokës teknologjike, që del si relika e fundit e idolatrisë antike. Aty ndihet mrekullia e fillimit të realizimit të endrrës së herojve të tillë të mendimit si Niçja dhe Frojdi, Ainshtajni, Hajzenbergu etj. Në të shfaqet e revelohet mjedisi mendor-instinktiv që bën të mundur përkthimin, kuptimin, komunikimin , krijimin dhe zbulimin, shfaqen pra bërthama kristalizuese të një gjuhë-logjike universale natyrore, formalizohen pra arketipet. Ndërsa për gjuhën shqipe dhe për kombin shqiptar dhe rilindësit e tij, punime si “ Shqipja dhe Sanskritishtja ”, “Gjuhët e vjetra dhe shqipja”, “ Gjuhët moderne dhe shqipja”, “Universaliteti i gjuhës shqipe” shënojnë një ringjallje dhe rivlerësim të Rilindjes Kombëtare. Me punën e tyre rilindasit tanë, bënë çvarrosjen e kombit tonë dhe rilindjen e kristalizimin e gjuhës shqipe. Punime si ato të mësipërmet, tej çvarrosjes, fillojnë të ngjallin realisht kombin shqiptar në përmasat e tij primordiale e pellazgjike dhe realizojnë ëndrrën e rilindësve tanë De Rada, S. Frashëri, Fan Noli, Sh. Gjeçovi, At Gjergj Fishta etj, e madje e ndërkombëtarizojnë dhe e racionalizojnë tërësisht atë. Këto punime tani janë duke u botuar. Mendoj se me këto punime krijohet dhe mundësia e korrigjimit real dhe ndoshta e shërimit të megallomanisë perverse vetëshkatërruese të gjenisë së kombit shqiptar, që ka buruar nga një kompleks kombëtar inferioriteti kuazi absolut ndaj qytetërimeve dhe që s`ka lënë pa prekur e dëmtuar edhe figura tona nga më të shquarat. Figura si Martin Camaj, Robert Elsie etj kanë vlerësuar lart përmbajtjen e këtyre punimeve. (Kete periudhe do ta shohesh kur te jap gazeten LT) Mendoj se është detyra e intelektualëve shqiptarë të njihen sa më parë e në thellësi me këto punime dhe të zgjerojnë implikimiet e tyre, të cilat pa dyshim do të rezervojnë të papritura të mëdha dhe përmbysje pozitive.

AI VETEM VRAU

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on December 28, 2013 at 1:10 AM

Nga Leke Tasi


ENVER HOXHA ARKITEKT I PERÇARJES

Replikë me Esenë e Prof Kristo Frashërit


Eseja e historianit Kristo Frashëri në Gazeta Shqiptare mbi Enver Hoxhën na duket klasike për atë, që e paragjykon konkluzionin me disa të “dhëna” që i quan të sigurta pa i diskutuar. Fraza tekstuale të tij “Në rast se Enver Hoxha del para gjyqit të historisë , ai duhet dënuar për dhunën që përdori ndaj popullit të vet pas Luftës së Dytë Botërore, por jo për shërbimin që ai i bëri atdheut gjatë periudhës së parë si udhëheqës i Partisë Komuniste Shqiptare”, na nxjerr një arsyetim dukshëm antishkencor; përderisa ai ndodhet ende në zhvillimin e tezës tij, pra larg konkluzioneve, s`mund të shprehet me gjykime përfundimtare, ndaj duhej të thoshte “për veprimtarinë e tij gjatë Luftës së dytë Botërore” (dhe jo për shërbimin që i bëri atdheut etj.) Le ta quajmë svisto dhe vazhdojmë më tej.

Cilat fakte e bejnë historianin t`i ndajë kaq prerazi dy periudhat e aktivitetit të E.Hoxhës? Nuk është bindëse, dhe aspak e natyrshme, që një njeri që sfilit popullin e tij , të ketë qenë më parë tërësisht në shërbim të tij, aq sa të meritojë meritën i vetëm ai, si udhëheqës, kur më tepër dihen se si kanë përfunduar të gjithë udhëheqsit e tjerë pranë tij, ushtarakë të shquar, të akuzuar dhe të çuar prej tij para plotonit. Vështirë ta kuptosh një veçim të tillë mes dy periudhave. Por le t`i lëmë shokët e tij të përzier (të luftës dhe të paqes), dhe le t`i kthehemi thjesht periudhës së luftës.Janë të kohës së luftës vrasjet e gjithë krerëve historikë komunistë, po ashtu janë krime të kohës së luftës ato që në plenumin e Beratit ia quajtën terror mbi popullatën, dhe sa për monopolin që profesori i jep mbi dafinat e luftës Antifashiste si udhëheqës politik po indirekt edhe mbi veprimin ushtarak të LNCl, nuk kam kundërshtim se ishte ai që i dha fytyrën e tij asaj lufte, derisa edhe komandantët nuk i çmoi as si të tillë, as si miq, por thjesht i përdori, i vrau dhe pastaj i shau.

A nuk flet e sotmja për të djeshmen aq sa për të gjykuar personazhin? Dhe nuk dihet çfarë lloj dafinash janë ato, dhe si mund të quhet luftë çlirimtare një përpjekje ku armiku goditet në ballë dhe njëkohësisht shoku goditet nga mbrapa.

Si lider politik: a nuk ish në kohën e luftës, që nevojiteshin maksimumi i forcave, dmth pjesëmarrja tërësore pavarësisht ngjyrës politike, dhe E.Hoxhës si udhëheqës politik i binte detyra t`a siguronte? Por ky a nuk bëri të kundërtën duke siluruar aleancën e arritur në Mukje? Ishte personalisht ai që e denoncoi atë , dhe më vonë nga të katër firmatarët e krahut të tij, goditi prapa krahëve Abas Kupin sepse, duke u forcuar vetë, nuk i duhej më si mik por vetëm si armik, në konfliktin vllavrasës që po i gatuante këtij vendi, M. Pezën e detyroi të ndahej prej Bazit, dhe Y. Dishnicën e degradoi dhe e mënjanoi.

Atij i duhej vetëm miqësia e dyshes Dushan-Miladin, dhe për këtë pranoi të minohej edhe ngushtica e Korfuzit, që me çfarëdo gjëme që do të ndodhte aty, ai të tregonte zellin e tij të pakushtëzuar veçse Titos, zell që si kordon ombelikal e lidhte me ofiqin që pushteti Lindor do t`i jepte veç atij, ofiq sa më të egër mbi jetën dhe vdekjen e shtetasve të tij, siç ia donte zemra. Ja, kjo është edhe favori i pjesëmarrjes në Aleancën e Madhe Antifashiste: të vihej në krye të një shteti që Lufta e Ftohtë do ta mbronte, dhe sa më larg rreziqeve që do t`i vinin nga era e demokracisë që shpejt përfshiu tërë botën koloniale, por që atë do ta linte të sigurt në cepin e tij prej valiu të përhershëm të perandorsë.

Sa për sfidat që profesori numuron, me Jugosllavinë, me BS, e me Kinën, dy të parat i bëri duke pasur dorëzanë një fuqi tjetër që do t`ia garantonte limerin e tij prej të jashtligjshmi, kurse kur e braktisi Kina (dhe jo ai Kinën) ajo qe rradha e tij të provonte vetminë e tij të madhe, (ky ishte momenti, jo në 61) pra për `t`i lënë edhe fëmijt pa qumësht ndërsa dërgonte njerëz në Bruksel dhe atje i thonin shko në Vatikan, gjë që s`e kapërdinte dot.

Atëhere ç`mbetet? I dashur profesor ju thoni se nuk udhëhoqi si bollshevik por si nacionalist, vërtet ndaj dhe i thirri në Pezë të gjitha forcat. Atëhere pse e ndryshoi linjën mbas 10 muajve me denoncimin e Mukjes? Nacionalistët donin të luftonin bashkë, por ai vrau sakaq dy të rinjtë (Besnik Çano dhe Qeramudin Sulo) tek po çonin lajmin e gëzuar të bashkimit në Jug? Pse? Se kishte merak mos merrte vrull era e bashkëpunimit gjithshqiptar dhe atëhere do të ishte vetëm pjestar i koalicionit, jo kryetar, e fillonin havazet për të, do të lejohej zbarkimi i britanikëve, për pasoje hapje, liri demokratike etj. mbas luftës, dhe kështu i shpëtonte nga dora komanda prej logotenti absolut mbi Shqipërinë, izolimi i plotë ku s`do të digjohej veçse zëri i tij, me gojët e gjith të tjerëve të mbyllura me dryn.

Rreziku për coptim nga propozimet e Caldarisit, nuk u shmang për meritë të Enverit, sepse një propozim për coptim u bë edhe më von pikërisht për shkak të tij. Të bësh vlerësime të tilla është jo e pjekur. E pjekur është të thuash që gjatë LDB forcat politike shqiptare duhet të ishin sa më të bashkuara dhe që qe Enver Hoxha arkitekti i vetëm i përçarjes së tyre. Kjo ësht gjëma e historisë moderne të Shqipërisë dhe gjithë viktimat e saj, që nga ata që i çoi në Jugosllavi për të vdekur për ustain e tij dhe ata që ustai i tij i kaloi nëpër Shqipëri për t`i pushkatuar në Tivar, që nga ata që u kthyen nga lufta për të shijuar frytet e saj dhe patën fatin e keq të zgjonin dyshimet e tij, ose që e thanë hapur mendimin e tyre, dhe të dy palët morën plumbin në gojë, të gjithë këta, ndihen të fyer në këtë muzg postkomunizmi, kur një akademi plakë, vetëm se e kaloi ngrohtë nën hijen e atij, e kujton akoma dhe gënjen veten se e ka shkruar historinë edhe me ca të vërteta, e jo vetëm me brohorima..


Rss_feed