Shopping Cart
Your Cart is Empty
Quantity:
Subtotal
Taxes
Shipping
Total
There was an error with PayPalClick here to try again
CelebrateThank you for your business!You should be receiving an order confirmation from Paypal shortly.Exit Shopping Cart

Albanian-American Freedom House

Albanian-American Freedom House

News

News


view:  full / summary

PAVARESIA

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on June 21, 2016 at 12:35 AM


Nga Lekë Tasi

 


PAVARESIA - PO BEHET EFEKTIVE 104 VJET MBAS SHPALLJES SE SAJ?


Pavarësia kërkon dhe politikanë të pavarur, përndryshe mbetet vartësi. Parësore për politikanin është pavarësia personale, dhe dytësore të harmonizojë veprimet e tij me ato të udhëheqsit. Kjo bëhet sot më aktuale se kurrë. Nuk ka besë në politikë, ka vetëm akordim , bashkëpunim, dhe herë-herë përplasje. Këtu qëndron ndershmëria ndaj interesave kombëtare. Në fakt, jo aq ndershmëri, por koherence me pjesën që përfaqëson deputeti. Përderisa politika vepron në grupe interesi, pabarazia, pra padrejtësia është e deklaruar, çdo entusiazëm ësht hipokrizi, e vetmja që lejohet është jam më i mirë se rivali. Ndaj aktorëve politikë u kërkohet sëpaku besueshmëri në zotimin e tyre të njohur botërisht, dhe çdo ndryshim eventual të këtij, ta argumentojnë bindshëm. Kjo transparencë u jep të drejtën dhe bile detyrën t`ia kthejnë fjalën edhe shefit që kanë mbi kokë, kur ai shkel gabim, ose në mosakordim me ligjin. Botkuptimi i njejtë dhe ligji i lidh politikanët e një pale, kurse në raste konflikti mes të dyjave, ka dhe dorëheqje. Kjo është struktura e një vendi të pavarur, ku diskutimi i shtruar, dialogu i fortë, dhe e fundit kriza qeveritare, prodhojnë një jetë normale. Pa britma dhe alarme kur s`ka punë për to. Për ç`farë tjetër duhet shefi, nëse nuk ësht aq i fortë në argumentim sa të bindë kolegët, në mos, duhet të pranojë qeverisjen e një tjetri si gjithë bota? Nëse ai vetëm dikton, dhe madje bën santazh, kjo është shenjë vartësie, dhe ai duhet dëbuar, si në lashtësi, që çonin në mërgim edhe një triumfator e politikan gjenial si Themistokliu (që në fakt intrigonte shumë, dhe e keqkuptonin megjithë meritat e tij jasht diskutimi). Sjellja autoritare tregon jo autoritarizëm por vartësi, këtë e tregon eksperienca e jonë 100 vjeçare me shumë shembuj. Me që erdhi fjala, ja dhe e kundërta, përjashtimi, që vërteton rregullin. Në Korçën e 1917-ës Themistokliu ynë, Gërmenji, e mërgoi veten mu në strofkën e armikut, me vetëdijë të rrezikut, dhe atje dha jetën që Shqipëria të zinte rrënjë . Por ai kishte përreth burra të aftë e të ndershëm që me pikëllim në zemër vazhduan punën e tij, dhe nuk u gëzuan që u zhduk një rival. Ata bënin punë, por i largoheshin pushtetit, ofiqeve, ndihmonin me të gjitha fuqitë, por i shmangeshin pozitës. Ndaj, jo vetëm u treguan të pavarur, por vunë në vartësi Francën! Duke treguar unitet, dhe me fuqinë e gjakut të Kreut të tyre, ia morën dorën Francës nga kyçi, dhe e detyruan (noblesse oblige) të firmoste orën e fundit e me një taktikë rokamboleske në Versajë integritetin territorial të Shqipërisë.


Pavarësia e politikanëve sjell edhe fundin e partive me disiplinë leniniste ose naziste, dmth sjell shpëtimin e Shqipërisë. Eshtë tepër e vështirë të shndrrosh një tradite fisnore dhe izolimi në një Shqipëri të tipit Korçë e 1917, përkundrazi sot po kemi një afrim të Korçës me modelin predominues. Një pjesë e madhe e jona e ndien bashkërreshtimin me kreun si çështje nderi, pra detyrim moral. “I kam dhënë besën” thotë tjetri, dhe s`luan nga vendi. Kjo ësht më e keqja! E keqe sepse kreu gjatë këtij shekulli na vihej përhere nga i huaji, falë lëshimeve që ai i bënte fshehtas, por që ne i dinim shumë a pak, dhe u përshtateshim. Pra pavarësinë e kthenim vetë në vartësi, dhe falë popullaritetit në një krahinë ose trimave të mbledhur rreth tij me mjetet e të huajit fort të stërvitur me psiklogjinë tonë dhe me njerëz të blerë që agjitonin në favor, qeverisja e vendit shndrrohej shpejt në autokrate, që do të thotë e varur, për turpin e shumë politikanëve që në fillimet i afrohen kreut ndofta me qëllime të mira, dhe mbeten aty. Rezultatet i shohim sot. Jo të gjithë kanë vetinë e të qënit klasë e mesme, aftësi për të krijuar jetën e rehatshme për familjen, pra dhe e ndjejnë natyrshëm neverinë për atë jetë parazitare afër pushtetarit. Në Shqipëri zhvillimi i pakët ekonomik, u ka dhënë historikisht hov posteve zyrtare; të kesh një vend pranë kreut, veturën tek dera, daljen në ballkon krahë tij, kanë qënë gjerat më të lakmuara për shumicën. Braktisnin edhe gjëra të dashura, bile dhe sigurinë e kokës, për hir të tyre. Vetëm hyrja në skenë masivisht e klasës së mesme i shmang komedi të tilla, dhe ky është shpëtimi i dytë dhe më i bazuar i vendit. Të dalësh në mëngjes nga shtëpia dhe të kërkosh në gazetë sa kanë lëvizur titujt e bursës, kjo i ha brumët politikës, ia heq huliganët e gatshëm për çfardo send që t`i shkrepë kreut. Konkretisht klasa e mesme, sot në formim e sipër falë diasporës dhe hapjes me botën, ua lë politikën specialistëve që janë shkolluar për të, dhe kanë vizion origjinal për të projektuar e realizuar progresin. Ata janë gjakftohtë, nuk shajnë, diskutojnë me zë normal, dhe ky ësht shpëtimi i tretë i Shqipërisë, dhe njëherazi zhgënjim definitiv i të huajit që komandonte kreun e radhes, dhe që kupton tani se duhet të gjejë një rrugë tjetër për të fituar pikë tek ne, brënda arsyes së fqinjësis në barazi. Ky ndryshim shpresojm këtë radhe të ndodhë, sepse për çudi janë të huajt, por të një lloji tjetër (jo më ata të devizës “lëre këtë vend edhe ca” ), që ngulin këmbë me politikanët, të çdo drejtimi, që të ndodhë ndryshimi, dmth që të lirohen nga psikoza e porosisë nga lart. Kush ësht i prerë për politikë (dmth i ka aftësitë krijuese, idera) nuk ka nevojë as të bërtasë, as të shqetsohet nga mënjanimi i përkohshëm. Aftësitë e tij do t`i gjejnë një vend diku, bile ngjitjen lart, ato janë vlera që çmohen në “bursën” politike o sociale, dhe po u vjen radha të kërkohen, kusht i favorshëm për këtë do jetë edhe bursa e mirëfilltë, ajo financiare, e cila, po të dojë bashkësia ndërkombtare do të krijohet. Kështu edhe fjala që ka qarkulluar se Fuqitë e mëdha na kanë lënë për një afat 100 vjeçar në dorën e fqinjit verior të krijuar nga LPB, mund të vërtetohet ekzakt, e jo e vonuar, sepse formimi Krahinës Autonome të Korçës, mbush 100 vjet në Dhjetor të vitit që jemi. Festohet a nuk festohet me madhështi, pak rëndësi ka. Ia lëmë Vlorës atë nder, mjaft që të njihet dhe të funksionojë si shenjë e normalitetit modeli i saj. Të kemi normalitetin, këtë mrekulli, që çdo emër mund të meritojë përveç mrekullisë.

PETRO ZHEJI

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on June 19, 2016 at 1:20 AM

Petro Zheji, shenjtori, mentori, i persekutuari i gjithë elitës shqiptare këtë çerekshekulli dhe dy fjalë për Artur Zhejin


 


Nga Elida Buçpapaj


By voal.ch | June 18, 2016


Në shtypin shqiptar është ribotuar një biografi jo vetëm e Artur Zhejit, por e gjithë familjes së tij, me nënë e babë, me listë familje nga Kastriot Myftaraj.

Për hir të së vërtetës, do të shpreh mendimin tim.

Nuk kisha menduar kurrë se mund të fliste dikush pa superlativa për Petro Zhejin. Nuk kisha menduar se mund të dilte dikush e mund të hidhte pluhur në figurën e tij poliedrike të një gjeniut-patriot dhe altruistit të përmasave të Petro Zhejit.

Nuk di në botën shqiptare një altruist të tillë përveç Nënë Terezën.

E adhuronin të gjithë, miq e armiq, intelektualë, akademikë, profesorë, ziliqarë, spiunë. Petro Zheji mund të ishte Kryetari i Akademisë të Shkencave;

Petro Zheji mund të ishte Ministër i Kulturës,

Petro Zheji mund të ishte Ambasador i Shqipërisë në SHBA, Francë, Itali, Gjermani.

Nëse në Shqipëri do të ishte rrëzuar me të vërtetë nga themelet ngrehina e diktaturës.

Petro Zheji është figura më e ndritur e një shqiptari.

I fundmi shqiptar me të gjitha ato vyrtyte, superinteligjencë, mirësi, kulturë, sakrifica, që përbën farën shqiptare.

E gjithë elita e sotme politike në Shqipëri ka dalë prej hundës së Petro Zhejit.

Të gjithë nxënës të përulur të tij, ai në përmasat e Shenjtorit në një apartament të mjerë, ku gjithë rinia elitare shqiptare shkonte dhe i falej.

Sepse ai i mësonte se si të mbeteshin njerëz!

Sepse Petro Zheji rrezatonte dituri, rrezatonte kulturë, rrezatonte shqiptari, rrezatonte antikomunizëm, rrezatonte antikonformizëm, rrezatonte mirësinë e Zotit.

Im atë, i persekutuar nga diktatura e njihte Petro Zhejin kur punonin bashkë në Shtëpinë Botuese Naim Frashëri, Petro Zheji ishte përkthyes, ndërsa im atë redaktor.

Im Atë e adhuronte Petro Zhejin, Im Zot Fan Noli i dukej nxënës përpara gjenisë së Petro Zhejit.

Edhe nëse Im Zot Fan Noli do të ishte gjallë ashtu do të ndihej përpara gjigandit të gjuhës shqipe.

Kur nuk më doli e drejta e Universitetit, im atë i shkoi Petro Zhejit në shtëpi dhe iu lut nëse do të ishte e mundur të më jepte mua, bijës së tij të vetme, leksione të frëngjishtes.

Petro Zheji pranoi menjëherë. Shtëpia e tij dhe jona ishin në dy cepe të kundërta të Tiranës. Ai nuk mungoi asnjëherë. Ai nuk mori asnjëherë asnjë lek.

Dita e javës kur na vinte në shtëpi për ne ishte festë e madhe.

Ishte simboli i së mirës dhe ndershmërisë. Tek ne fliste pa doreza, talleshim dhe qeshnim me kukullat e regjimit dhe të pseudoelitës.

Ishte besimtar i madh dhe nuk ka shkelur kurrë dikë në besë. Ka ndihmuar kë ka mundur, cilido që i ka kërkuar ndihmë pa i kërkuar kurrë shpërblim, pa i marrë kurrë shpërblim.

Regjimi komunist me superstrukturën e ka urryer sepse përpara tij ishin liliputë, ndërsa ai gjigandi i mirë.

Familja e Petro Zhejit mund të konsiderohet me gojën plot një nga Familjet e Mëdha të Shqipërisë. Që nga Spiro, i jati, të gjithë të ditur, të shkolluar, të pasur dhe sidomos patriotë, çka binte ndesh me logjikën e diktaturës së proletariatit dhe të çakejve të sodit.

Në fushën e përkthimit, njohjes të gjuhëve, erudicionit, kulturës Petro Zheji është unik për kohën që jetoi, për shekullin XX.

Unë nuk gjej sot një kokë shqiptare që ta krahasoj me të.

Ishte punëtor i madh. I mblidhte të gjitha fjalorët e dialekteve të shqipes për të qëmtuar një perlë të gjuhës shqipe;

Është i pari që e ka mbrojtur tezën se gjuha shqipe është nëna e të gjitha gjuhëve, nga ky plan i kalon të gjithë shkencëtarët dhe linguistët shqiptarë prej Eqrem Çabejit e këtej.

Në lidhje me ndryshimin e mbiemrave. Në diktaturë të ndërroje emrin e familjes ishte mënyrë për t’i shpëtuar ferrit të persekutimit, për t’i shpëtuar rrezes së shikimit të diktaturës kriminale.

Marr një shembull brenda gjakut tim, dy dajat e nënës time nga Starova e bënë mbiemrin Darova.

Por Petro Zheji është njohur vetëm me këtë emër. Sikur e gjithë familja e tij. Nga familja e Petro Zhejit kanë dalë intelektualë të elitës, Gjergj Zheji, Vera Zheji e me radhë.

Nuk kam dëgjuar asnjë shqiptar që t’i akuzojë këta emra apo t’i marrë nëpër gojë ! Kanë mbetur të respektuar nga fillimi në fund, me jetë të pastër nga nisja në finish.

Ndërsa Petro Zheji ishte përjashtimi, antirregulli, antirryma, antikonformisti, tallësi dhe përqeshësi ndaj të keqes, adhurues i lirisë, dhe luftëtar i paepur i saj, ishte adhurues i dijes dhe dijetar i përmasave kozmike, ishte adhurues i kulturës dhe ishte një diell që buronte kulturë. E njihte kulturën Perëndimore, të Francës, Italisë, Gjermanisë që zor mund ta njihnin kokat e këtyre vendeve. I adhuronte SHBA, Perëndimin sepse aty e kishte shpresën për shpëtimin e Shqipërisë dhe Shqiptarëve.

Mbeti i persekutuar në diktaturë, por edhe gjatë çerek shekulli në post diktaturë, sepse u persekutua nga dishepuj e tij, nga ata që Petro u përpoq me gjithë shpirt që t’u mësonte diçka.

Në lidhje me SHBA nëse Petro Zheji paska thënë se “aty paska gjetur komunistë” nuk besoj kurrëqysh të jetë kjo arsyeja e kthimit të tij.

Në fakt, Petro Zheji ishte ithtar i së vërtetës, ka thënë atë që shumë e kanë thënë pas tij, sepse të parët që shkuan në Amerikë ishin komunistët, ish-sigurimsat, njerëzit e diktaturës dhe Ramiz Alisë, pasi ata kishin mundësi që të merrnin viza, pasi i kishin në dorë të gjitha instrumentat e shtetit.

Arsyeja që është kthyer në Shqipëri mund të ketë qenë zhgënjimi apo malli për vendin e tij, sepse Petro Zheji është Shqiptari më i madh i kohës sonë.

Arsye e kthimit në Shqipëri dhe e jetës së tij është padyshim Artur Zheji. Kur Petro Zheji kishte një zemër për të dashur të gjithë botën, e si të mos e deshte të birin e tij, të cilit i kushtoi jetën.

Artur Zheji nga ana e tij ishte produkt i të jatit dhe një aktoreje të shquar. Ishte i lindur mes kulturës, i rrethuar prej librave, prej dijes, prej elitarizmit. S’kishte nga të dilte ndryshe. Ishte i përkëdhelur. Padyshim që ishte. Por nuk e përkëdhelte shteti, e përkëdhelnin prindërit e tij, rrethi i tij.

Të fillojmë e të diskutojmë jetën private të gjithësecilit do të thotë të vemë në lëvizje logjikën e regjimit kriminal.

Ta kthejmë në krim një histori dashurie të Artur Zhejit kur ishte 23 vjeçar, është çmenduri. Aq më tepër kur ai ka treguar kujdes atëror për frutin e dashurisë së tij. Nuk e braktisi vajzën asnjëherë.

Në lidhje me formatin e Artur Zhejit. Mos harrojmë se Petro dhe Arturi u larguan nga Shqipëria si refugjatë në vitin 1990, ndërsa në moshën 29 vjeçare Artur Zheji punonte gazetar tek Radio Radicale dhe ishte miku i të madhit Marco Panella! Njihte italishten në mënyrë perfekte dhe kishte fituar një vend pune që ia kishte zili çdo kush sot e jo 25 vjet më parë dhe këtë gjë e kishte arritur me forcat e veta!

Kthimi i Artur Zhejit në Shqipëri mund të shpjegohet me faktin e ngopjes me Perëndimin. Këtë shpjegim e jap duke u nisur nga eksperienca e refugjatëve, që pasi e shohin se çfarë është Perëndimi, kërkojnë të kthehen në vendin e tyre duke shpresuar për një copy paste apo kushedi çfarë.

Fakti është se u kthyen në Shqipëri Ati dhe i Biri, Petro Zheji nga SHBA dhe Arturi nga Italia. Zoti mbeti në qiell, ndërsa shqiptarët nuk gjenjë ende forca që të ringjallen dhe e vetmja mënyrë për të mbijetuar është konformizmi.

Të jetosh në Tiranë nuk ke si të mos konformohesh. Dhe vetëm këtu mund të jem dakord me Kastriot Myftarajn, por kësaj kilisheje nuk i shpëton dot askush, kush dëshiron që të jetojë në Atdheun e tij. Dhe konformizmi shihet si një sakrificë për qëllime patriotike, deri sa elita vijon të dergjet mjerueshëm duke merituar mëshirën dhe neverinë. S’ka Samaritan të Mirë në Tiranë! Asnjë! Petro Zheji po, ishte Samaritani i Mirë!

Më vjen mirë që skulptori i mirënjohur amerikan Thomas Marsh, autor i statujës në nderim të viktimave të komunizmit “Goddess of Democracy” e vendosur ne Washington, DC ka treguar gadishmëri të plotë të krijojë statujën e Petro Zhejit, të gjuhëtarit antikomunist dhe të elitarit elitarist, statuja e të cilit e ka vendin përpara Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Ashtu sikur edhe Akademia e Shkencave do të nderohej me emrin e Petro Zhejit.

Memorable Meeting

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on June 14, 2016 at 1:20 AM

Thomas Marsh

Figure Sculptor

Orange, Virginia

www.thomasmarshsculptor.net


June 11, 2016

Washington, DC


Dear Muçi,


I was so happy to see you at the ceremony, and was hoping you would be there! And it meant very much to me that you could again greet my sons. I try to remind them always of the struggles that you and your countrymen have faced for the cause of freedom.


It would be such a great honor to create a bust or a statue of Petro Zheji for you and for Albania. I trust that when the time is right, we will be able to do this project. I will be ready whenever you are ready.


Yes, friendship is so important. In today's world there are so many secular pressures for people to discard their friendship loyalties. You are clearly a man of your word, and a man of courage, and I am proud to call you my friend.


God bless you always, my friend,


Thomas


P.S. Again, please give my best wishes to Uran.



Thomas Marsh and Mustafa Xhepa

Ne emer te popullit

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on January 30, 2016 at 3:05 PM

Nga Ismail Kadare

(Gazeta Le Monde, 26 Prill 1985)

 


Në emër të popullit



Zoti Drejtor,


Nuk mund të mos jua shkruaj këtë letër pasi lexova në gazetën “Le Monde” artikujt e botuar ditët e fundit me rastin e vdekjes së udhëheqësit të popullit shqiptar, Enver Hoxhës.
Është pa dyshim e drejta e gazetarëve tuaj të kenë mendimin e tyre mbi rendin shoqëror të një vendi, për idetë që ai mbron dhe për politikën e tij. Por është krejtësisht e padenjë që të fyhet një popull në çastet e zisë e të dhimbjes së tij, siç ndodh në artikujt e gazetës suaj. Populli shqiptar është një popull me histori të gjatë e të vështirë, prandaj ai e di më mirë përse hidhërohet, si ta shprehë hidhërimin dhe për kë duhet të mbajë zi.
Emri i Enver Hxhës është i lidhur pazgjidhshmërisht me themelet, me historinë dhe me ndërtimin e Shqipërisë së re. Ja çfarë e përcakton madhështinë e figurës së tij, dhe, për pasojë, se sa i madh është hidhërimi.
Për mua si dhe për kolegët e mi, ishte me të vërtetë e habitshme që gazeta “Le Mond”, duke mos u mjaftuar me disinformimet e këtyre shkrimeve abuzive, nuk mungoi t’i japë vend në këtë rast deklaratës së një krimineli të tillë, si birit të ish – mbretit Zog, të kësaj fantazme qesharake që kërkon të rikthejë në Shqipëri fronin monarkik, atë fron që Franca juaj e rrëzoi dy shekuj më parë, gjë për të cilën është me të vërtetë krenare. Vetëm keqdashësit mund t’i dëshirojnë Shqipërisë kthim mbrapsht të historisë së saj.
Do t’ju isha mirënjohës po ta botonit këtë letër, në qoftë se kini mundësi. Ju lutem, zoti drejtor, sigurinë e konsideratës sime më të lartë.


Ismail Kadare

PEZULLIMI PER 10 VJET I PARTIVE

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on January 29, 2016 at 11:20 AM

PEZULLIMI PER 10 VJET I PARTIVE DO TE SHENDOSHTE GJENDJEN



Nga Lekë Tasi


Kënaqësia e daljes nga diktatura në 1991 u pajis herët me pakënaqësira të llojit ekonomik për diferencimin që sjell kapitalizmi, ndërsa të përndjekurit dhe pronarët janë luhatur mes shpresës dhe zhgënjimit por me grafik konstant për teposhtë; vetëm muajt e fundit po fiton shpresa bile kënaqësia tek kategoria e moshuar. . Kriza ësht fryt jo vetëm i shanseve të pabarabarta që i bien secilit prej ekonomis së tregut, por edhe rezultat i largët por real i një përfaqësimi jo të plotë të interesave të popullit në këto 25 vjet. Provë e oligarkisë ësht moszgidhja e zgjatur e problemeve me dialog të hapur. Në vend të hapjes palët priren drejt një ortakërie të mbuluar për të fiksuar çdo herë një akomodimin të ri, që të mos ia nxjerrin në shesh njera-tjetrës fajet.Ky ësht një mendim shumë i përhapur, dhe vërtetohet nga shifrat e enteve ndërkombëtare mbi korrupsionin. Po si shpjegohet grindja kaq e lartë? Ajo ka në qendër të saj luftën për pushtet pa tjetër, dhe zhurma për vjedhje e krime e mbulon shkakun e vërtetë: rivalitetin . Po të kishte grindja për objekt drejtësinë, do të kishim në burg një numur fajtorësh të rangut të lartë të rreshtimit kundërshtar sa herë të merrte fuqinë njera palë. Jo vetëm s`kemi asnjë të dënuar, por as të denoncuar rregullisht në Prokurori. Denoncimet e deritashme janë me gropa që i lejojn Gjyqësorit (edhe ai i ortakërizuar) të japë pafajsi njerzve shumë të përfolur dhe bile me prova si drita e diellit. Argumenti më qesharak në pengim të zgjidhjes ësht, se referendumi dhunon sovranitetin (!) Kjo barierë gjoja konstitucionale e mbajtur në këmbë qëllimisht, nuk na ka penguar të pranojm ndërhyrje më të rënda, siç ka qënë Misioni Pelikan, kur sovraniteti u shkel mirfilli e jo virtualisht.


Te kjo gjendje kemi përfunduar nëpërmejt pabarazis së përfaqësimit qysh në vitin 1991. Ish të përndjekurit dhe pronarët, dy kategori që i jepnin kuptim rënies së Perdes së Hekurt, nuk patën zë absolutisht në parlament dhe aq më pak në pushtetet e tjera, gjyqsor dhe ekzekutiv. Një saktësim: ato nuk patën zë real . Organizimi i imponuar me fundin e Luftës së Ftohtë, i jepte grupit në fuqi dhe rrethit të tyre tagrin e ngritjes së sistemit parlamentarist dhe të ekonomis së tregut, pra autorizoheshin njerëstë besuae të ish regjimit të dispononin mënyrat dhe kuadrin edhe në epokën demokratike. Këtë mund ta quash edhe të natyrshme në raste kalimi paqësor të fuqisë, dhe ndodhi edhe në disa satelitë lindorë, madje me pëlqimin e Perëndimit. U sakrifikuan pra të vuajturit që e donin me shpirt Botën e Lirë, për të garantuar Rusinë se nuk do të përfitohej nga dobësia momentale e saj. E dimë mirë ç`ndodhi në këto 25 vjet. NATO ka hyrë deri në kufi të Rusis me pëlqim e ngazëllimin të popujve aty, kurse në satelitët qeverisja pati një variabilitet që tregoi shkallën e zhvillimit të secilit shtet; në Çeki dhe Hungari u zgjodhën presidentë dy ish të burgosur, në Rumani e kapi kariken ngutazi një ish komunist, në Bullgari një ish mbret mjaft pozitiv dështoi, e me rradhë. Një tipar i përbashkët zhvillimi i vendeve juglindore ësht që megjithse ballkanas, disa figura rangu të lartë u dënuan për korrupsion, dhe udhëheqësit ndërrohen. Në Shqipëri kemi të kundërtën; burgimet mungojn tërësisht, madje ka lirime, kurse në vend të qarkullimit të krerëve kemi pasur shtangie të gjatë në krahun e quajtur të djathtë. Më e habitshmja ësht që ankesa e ish të përndjekurve ndaj qeverisë së quajtur të djathtë për mospërmbushjen e detyrimemeve të ligjshme ndaj tyre, po e digjon dhe zbaton gradualisht qeveria e quajtur e majtë; kurse për pronarët, tërësisht të pakënaqur nga puna e krahut të djathtë, që e kishte edhe kohën edhe angazhimin për t`ua kënaqur kërkesat, e majta trashëgon një lëmsh, të cilin mbasi u mundua ta ftilojë, ka nxjerrë një ligj që nuk i kënaq përsëri.


Pse kategoritë e përmbysura-përndjekura u mbajtën larg politikbërërjes? Pse ligji për shpërblime të burgosurve dhe ai i pronave me një marzh rikthimi për pronarët , u miratuan dhe nuk u zbatuan ? Mos ndofta që dy kategoritë në fillim të shprehnin kënaqësinë, dhe pastaj të dëshpëroheshin ? Nuk e kuptuam arsyen, por duke e parë të gjithën me syt e sotëm, shpjegimet janë dy: Ose kreut të djathtë iu ngarkua detyra që të premtonte dhe të zhgënjente ithtarët e tij në dobi të një të majte që nuk do ta pengonte në krijimin e pakënaqsis (ajo ortakëri që thamë por që ay nuk e respektoi) , ose ai ka qënë koscient dhe autor i këtij plani, që me anën e stërzgjatjes, duke lëshuar nga pak, të siguronte tre-katër mandate. Ky project ambicioz dështoi madje tragjikisht për arsye të tjera, kryesorja mosqartësi e shprehur në improvizime gjithfarësh, të nisura dhe të lëna në mes, gjë që na çoi edhe herën e parë edhe në të dytën në pakënaqësi të theksuara. Taktika e të fituarit kohë është veti e të dy krahëve të ish establishmentit. Prandaj dhe parlamenti u nda mes tyre, duke e “kripur” krahun e djathtë të karikeve me ndonjë ish të vojtur nga sistemi, por me kusht që mos të ngrinte pretendime. Ish të dënuarit u quajtën të gjithë të pafajshëm, me vendim por pa rihapje të proceseve, që konsistonin në një fletë të daktilografuar secili. Pra punë pa themel siç ësht zakoni i amatorizmit tonë politik. Akademia qe përherë e gatshme të mbështeste fajsinë e tyre, pa përfillur literaturën e dalë ndërkohë. Fryma diskriminuese u duk hapur në rastin e Kalakullës, që pati kurajën të shprehte në seancë plenare një gjykim krahasues komunizëm-fashizëm, dhe u fulminua në çast nga kryetari i tij, për tu nxjerrur më pas jasht grupit nën heshtjen e gjithë të ngjashmëve të tij. Kjo tregon se disiplina e vjetër, e tipit Leninist mbetej në fuqi, por e mbështetur edhe nga tipari vendës shih-e-bëj i zatetur prej praktikës së gjatë. (Deri kur do ta quajm të natyrshme që mbledhjet, asambletë, parlamentet të përbëhen prej karrikesh që mbajn sipër njerëz? Ku vajtën nervat shqiptare që marrin zjarr shpejt?) Klima autoritare në partinë ku kërkuesit e reformave i kishin mbështetur shpresat, i ndau ish të përndjekurit, në të bindur të urtë dhe të indinjuar të pafuqishëm. Të parët nuk do prishnin më qef, kurse të dytët do pengoheshin me mënyra të ndryshme për tu organizuar. Dhuna u përdor edhe më e egër (siç e nxjerr me foto shtypi këtyre ditëve me plagë në fytyrë) ndaj një ish pjesëmarrsi të hershëm dhe të përjashtuar se kishte prishur qef, i cili me suksesin e tij të bujshëm në atë moment mund të përbënte rrezik për këtë monizëm manierë e dytë. Modeli i demokraci-parlamentarizmit nën kontroll u mbështet me zëra dhe filma të vjetër sikur kategoria e të ardhurve nga burgjet e kampet kishte synime hakmarrëse, megjithse nuk ishte ndier i gjallë asnjeri prej tyre, për efekt zbutjeje të habitshme të shpirtrave ndërkohë. (I vetmi rast i tillë qe vrasja e një sigurimsi shkodran që kishte thyer arra me gur në kokën e një të arratisuri të vrarë prej tij). Natyrisht maturia e ish reaksionarëvet nuk u çmua si bazë mbi të cilën mund të ndërtohej një përfaqësim i plotë i spektrit socialpolitik ekzistues, sepse ai përfaqësim do të komportonte debat , dhe ishte debati që kreu në fuqi druante. Vendin e atij debati thelbsor e me argumenta si në çdo parlament serioz, e zuri debati tjetër, me klithma, sharje, e akuza fare pa vend, përderisa nuk pasoheshin nga denoncime me pliko,ose gjyqe për fyerje, gjëra të perënduara prej kohësh ndër ne. Dështoi pra demokracia e tipit perëndimor. Reagimi i Perëndimit qe i dobët dhe i zbarët, gjë që përpikëson strategjinë e përhershme të tij për ne, si popull i paarrirë për demokraci, kurse në Ballkanin tjetër ai ushtronte presion sepse gjente digjues.. Ky konsiderim ësht fyes, megjithatë klasa politike nuk u prek në sedër për ta korrigjuar, jo vetëm nga lëkurtrashësia por edhe nga një miopi fenomenale. Kolegët e Kalakullës, por edhe gjithkush, duhet të reagonin jo vetëm të indinjuar por edhe për vetmbrojtje. Heshtja i çoi në eliminim me efekt domino. Edhe vetë kreu përjashtues, duke gjakuar me të tepërt sundimin absolut, hoqi dorë nga simpatia e madhe që gëzonte në popull, një favor që rrallë të bie në dorë,dhe me atë zgjerim të praktikës përjashtuese, ngushtoi bazën e vet,me pasoja tragjike siç erdhën më pas. Kështu rritja demokratike e shoqërisë, në një moment historik të shumëpritur, doli një flluskë. Me veprimet tona ne u japim të drejtë skeptikëve perëndimorë, jo simpatizantëve. Qe një kthim mbrapa i hatashëm dhe i pamerituar. ; vetëm ndërtesat, rrugët, turizmi, moda kanë ecur, por janë tregues jo i rëndësishëm, krahasimisht me konsolidimin e një klase të mesme në vend e jo ikanake,dhe të shtetit. Emigracioni masiv mund të krahasohet me migrimet mesjetare që kanë lënë një popull energjik në bisht të Ballkanit. Shkaku kësaj rradhe ësht krejt i qartë : kolektivizmi deri te pulat që pësuam, s`mund të linte pas tij veçse individualizmin më të harbuar që ësht indiferencë për gjënë e bashkët dhe pandjeshmëri ndaj vlerave, të cilat nuk na mungonin në stad embrional dikur, por u zbehën skajshëm nga rrënimi shumëplanësh i hartuar nga komunizmi. Kështu , hallkat e një jete demokratike në ndërtim u tjetërsuan qysh ditët e para: sindikatat u kthyen në servile ose/dhe hajdute, mediat pak më të gjalla në fillim, me të dalë në shesh paraja e madhe morën dhe ato po atë rrugë, një pjesë e madhe e biznesit u lidh me dyshen pushtet-paligjësi, dhe vetë populli në masë të madhe, për mbijetesë ose në kërkim të suksesit , imitoi ato modele dhe nuk pyeti më për të bërë hapa drejt përmirësimit të përgjithshëm, siç janë sinqeriteti me taksat, ruajtja e ambjentit, respekti për pronën e tjetrit, dalja në mbrojtje të një kauze etj. Populli vetë u ra me top pyjeve, u vra me fqinjin për hiçgjë, ndoti lumenjt, dhe po vret veten me marrëzinë e shtëpive mu buzë tyre. Lakmia për pushtet, i lë mënjanë detyrat e ditës. Intelektualët e vërtetë – një ishull i vogël që thërret në shkretëtirë për mbrojtje të vlerave, për veprim pro tyre mbeten të izoluar. Fryma e kohës ësht e keqe, egoizmi më banal ka zënë tejetej vendin e bashkëpunimit, infekton gjindjen në momentin më kritik, kur kemi përballë rreziqe invaduese .Në fakt, pa ripërtritje me rrënjë të shoqërisë, pa abrogim ligjor të Kushtetutës dhe ligjeve të diktaturës, pa dënim të krimeve të Komunizmit , s`mund të pritej tjetër gjë veç çoroditjes. Edhe ish të burgosurit politikë nuk mund ta loznin si duhet rolin e tyre në 1991. Si të përzier me ordinerë prej vendimeve gjyqsore të mbas 1960, që u shtonin kriminelëve edhe një nen politik, ata u kapën keq nga pushteti i ri, u trajtuan njëlloj me hajdutët, bile u përdor ndaj tyre një lojë e ultë, duke i ndeshur me njerëz të padenjë, të cilët përdornin gango nëpër mbledhje që tu rrëmbenin shoqatat, dhe ta diskreditonin krejt kategorinë me fitimet që ata nxirrnin në kurriz të nevojtarëve. Kjo qe një goditje plus ish armiqve edhe në jetën civile,mbasi i kishin sakatuar në qelira me tortura. Një qeveri, cilado qoftë, bart obligimet e së mëparshmes, aq më shumë kur ësht edhe e të njejtit lloj. Asnjë ndjeshmëri të tillë nuk tregoi e jona. Dhe nuk mjaftoi; pati dhe ka ende një vëmendje të ligë për të njollosur ose lënë në hije meritat historike të tyre, vlerat kulurore që u përkasin, personat e asaj origjine që u shquan në fusha të ndryshme. Nderimet që u bëheshin ishin vetëm një fasadë dhe vetëm dredhi për të bërë për vete naivët mes tyre. Ky rrënimi i demokracisë -- s`mund të quhet ndryshe mungesa e debatit serioz, fyerjet, grindjet dhe plagosjet, vrasjet, në parlament, afër tij e kudo, mënjanimi i klasës së kulturuar ose të fisme, e me kohë zhdukja misterioze e njerzve dhe tulatja e drejtsis për të mos i zgjidhur rastet, dalja në shesh e armëve dhe shkrirja e ushtrisë, ndërhyrja me forca ushtarake e ndërkombëtarëve , përbuzja e mezifshehur e të dërguarve të tyre kur nuk gjenin asnjerën palë të gatshme për pajtim, fyerja e pushteteve të tjera nga ekzekutivi me gjuhë rruge -- janë jo vetëm dështim i bashkekzistencës civile për të cilën ish -armiqt e vuajtur dhanë prova qytetëruese qysh në fillim, por edhe degradim që i bëhet popullit tonë në syt e botës. Ish të përndjekurit kanë pjesën e tyre të fajit duke i besuar premtimeve fillestare, duke arritur madje edhe në veprime dhune.Sepse vuajtja e gjatë çon në gabime ata që s`kanë për busull kulturën. Kanë kaluar 25 vjet. Megjithatë, besën që i patën dhënë kësaj të djathte të gjithë të vuajturit, disa prej tyre ia mbajnë akoma aq sa të dalin edhe kundër bashkëvuajtësve që dogjën veten prej marazit që gabuan. Esht krejt pa vend të japësh besën dikuj për gjëra ku hyn diskutimi, dhe për simetri të papërligjur nga faktet, t`i mbash një armiqësi të padiferencuar atij tjetrit, duke hequr dorë ng arma më e vlefshme e diplomacis. Forcat duhen parë nga punët jo nga fjalët o nga ngjyrat. Emblemat s`janë asgjë kur ai që quhej i yti për nga emblema, të peshoi sa rëndësi i dhe vetes , dhe të la mënjanë. Një pjesë nga ne e kuptuan këtë mospërfillje , dhe nga inati , kanë shkuar me krahun tjetër, që ndërkohë po i plotson disa premtime të premtuesit që nuk i mbajti për dekada sepse e kuptoi besën që i dhe si pamundësi për ta braktisur... (Të moshuarit tanë kanë marrë deri edhe këstin e pestë, ndërkohë që në 8 vjet që premtonte ligji, më fatlumët kishin marrë prej premtuesit “mik” vetëm 2, ose 1 dhe disa asnjë nga këstet. Plot të tjerë edhe kanë vdekur pa aplikuar dot, kur e meritonin në fakt njerzisht tu vinte në shtëpi premi i vuajtjeve). Prandaj ka rëndësi pesha që të të digjohet zëri. Kështu që edhe pala që sot i jep këto këste duhet vënë në provë, sepse, sado të rëndësishme ato shuma për ata që jetojn muzgun e ekzistencës, janë pak gjë në raport me reabilitimin tonë mbas kaq poshtërimesh në diktaturë dhe pas saj.. Ky arsyetim i ndryshëm që po zë vend brënda nesh shtron këtë pyetje : jemi kategori politike, apo grup interesi? Përderisa thashë më lart që duhej të përfaqsoheshim në parlament ( se përveç rivendikimit material, janë edhe vlera historike e botëkuptimore që duhen mbrojtur ) del që jemi kategori politike, aq më shumë kur tutorët e deridjeshëm dolën tërësisht të pa besueshëm, dhe përkundrazi armiqt, që s`na peshonin dhe thonin “shkoni tek ata përballë që janë zotuar për ju”,sot për kalkul apo nga ndjenja s`dihet , po i plotsojnë ca kërkesa. Por meqë kërkesat tona janë krejt të veçanta, formimi i një partie duhet , veçse jo si kaptere brënda një tjetre që premton sërish dhe pa tituj të besueshëm. E jona të dalë si protagoniste që pranon kontribute mbasi i shqyrton dhe i gjykon të vlefshme. Në politikë besa dhe besimi mes zotnijsh të lë gojëthatë, dhe ësht gjë e padenjë t`a investosh në gjëra interesi. Interesi ka tjetër specifikë, ai ka avantazhin e njohur diplomatik, të negociosh me dy palët dhe t`i nxitësh paralelisht, pra të ngresh piacën tënde, kurse besa jepet dhe mbahet pa kushte, prandaj në politikë s`punon, se të kthen ty vetë në faktor pa rëndësi.. Duhet vepruar vetëm si të pavarur. Pronarët e kanë dhënë një shembull sadoqë pa rezultate të dukshme, përveç padive në Gjyqin e Strasburgut, që sëpaku i kanë hapur telashe qeveris. Edhe ne kemi elementë të aftë posi pronarët , që kanë kontakte me personalitete ndërkombtare me emër. Le t`i lëmë mënjanë grindjet, sepse dy dekadat janë mjaft për të evidentuar aktivët e aftë. Liri veprimi mund tu jepet njerzve që e kanë provuar integritetin e tyre. Liri që Shkodra dhe Kavaja e kanë përdorur ; e para duke e cikur suksesin, e dyta e arriti. Janë shembuj heterogjenë, por tregojnë se pavarësia duhet kuptuar vetëm në koherencë të plotë me interesat e asaj kategorie që të mandaton. Prandaj si përfundim, mendoj që modeli politik që na duhet është një tjetër nga ai i sotmi, dhe ai shtjellohet këtu më poshtë. MORATORIUM PARTIVE – DEPUTETET TE JENE TE PAVARUR Më lart shpalosëm shkurt dështimin e parlamentarizmit post-komunist në një periudhë mbi dy dekadash. Faji nuk ësht aq i parlamentit si institucion por i partive, që si të ardhura nga një kohë përqëndrimi të pushtetit në një dorë, trashëguan kreun autoritar, me pasojë zbehjen dhe vdekjen e debatit të brëndshëm. Esht e mira të suprimohen për një periudhë 10 vjeçare. Në kushtetutën që diskutohet , ose në ligjin zgjedhor, të parashikohet që kandidatët ,edhe pse të ndihmuar reciprokisht me kolegët e tyre të një ideje, kandidatët të jenë shprehimisht dhe praktikisht me status të pavarur, pra të kërkojn vota vetëm si refleks të personalitetit, aftësis dhe integritetit të tyre. Vetëm ashtu do të realizohet lustracion-ndëshkim i korrupsionit. Lista e atyre që do të kenë mbetur në këmbë mbas pastrimit, do jetë një kolegjium politikanësh seriozë me ide të afërta por jasht-partiakë, grup i cili do të zgjedhë dhe propozojë për udhëheqsa persona me kompetencë të njohur edhe në botë (tituj në universitetet e saj e dijetarë në ekonomi politike) dhe sigurisht me kredi në popull. Kështu partitë, strofkat ku thureshin nisma të kalbura bashkëpunimi të paligjshëm ose mendjemykur, do të zëvendësohen nga një grup për koordinim votimi të ligjeve, grup që nuk do të përçohet nga disiplina partiake por nga ndërgjegjja e secilit. Kjo do të thotë teknokracia të zërë vendin e partitokracisë. Deputeti me kompetencë të sprovuar, nuk do t`i druhej as bashkëpunimit transversal me deputetë të orientimeve të tjera për çështje të veçanta, por përher në transparence të plotë , kështu që edhe koncesionet, tenderat etj, do të duhet të debatohen me pjesëmarrje të gjerë të publikut dhe të shtypit, dhe me evidencat në ekran të madh. Zgjerimi gjithashtu i të drejtës së votës në diasporë, dhe vendosja e referendumit për ligje të rëndësishme që ndajnë opinonin përfshi dhe diasporën, janë dy masa që do të bënin të mundshme frymën e demokracisë përsëri, me një aport të pasur nga shqiptarë të shquar përtej kufive. Kandidati do të bënte për vete elektoratin nëpërmjet kontaktesh direkte me popullin,ndofta në gjithë vendin ,po të miratohet i tillë ligji zgjedhor ( pra punë e forte bindëse, dhe jo rehati prej garancis së përkatësisë në listën e një partie, aq më keq të një koalicioni, procedura këto që i kanë zënë frymën demokracis deri sot, dhe e dënojn elektoratin të zgjedhë më pak të keqen ndërmjet dy të këqiave). Kandidati i pavarur ësht shpëtimi nga pasinqeriteti që fshihej prapa mitingjeve me thirrje të çjerra prej bote të tretë . Ka qënë demokracia e llojit tribal që na çoi te ky dështim prej të cilit nuk dalim dot (: legjislacion i ngatërruar që fsheh marrëveshjet si të mbeten në fuqi ortakërira që druajnë dritën e diellit). Abrogimi ligjor i trashgimit të kaluar, kandidatët e pavarur, demokracia sa më direkte, e siguruar me mjetet e sotme, referendumet, do të rritin personalitetin e popullit, dhe do të na shpëtojnë nga diskreditimet e shumta që po përsëriten me sistemet e vjetëruara që po përdorim.

Kriminele te padenuar

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on January 10, 2016 at 3:45 PM


Nga Demir Pojani


Pas revoltes se Spaçit na arrestuan dhe na sollën ne Tiranë për ridënim. Kjo hetuesi qe një tmerr i vërtetë. Une pata fatin e keq të kem hetues Mehdi Bushatin. Njeri me përbindësh nuk kam parë. Kriminelet komuniste te terbuar nga Revolta e Spaçit përdoren çdo lloj torture mbi ne. Krimineli Mehdi Bushati ua kalonte te gjithëve! Une isha i madh nga trupi dhe i fuqishëm, ai i vogël e nuk kënaqej vetëm me të rrahur. Me kërcente ne shpine ne karrigen ku une isha i lidhur e me kafshonte nga inati damarët e qafës ose gishtërinjtë e duarve te lidhura. Mbushte gojën me gjakun tim dhe ma pështynte ne fytyre.


Ata ishin kriminele e sadistë. Krimineli Mehdi Bushati vendosi një bast me kriminelin Florjan Kolonecin. një tjetër hetues i tmerrshëm. Krimineli Florjan Koloneci kishte ne hetuesi një shkodran, bashkëvuajtës e mikun tim, na kishin sjelle bashke nga Spaçi, ishim te akuzuar ne një grup. Basti ishte se kush do ta thyente me shpejt viktimën ky Bushati, shkodrani qe me torturonte mua një korçarë apo Koloneci, korcari qe torturonte një shkodran. Mendoni se ç’kemi hequr. Këto nuk harrohen, por edhe po te duam nuk na lenë t’i harrojme. Krimineli Mehdi Bushati u merrte shpirtin e u pinte realisht gjakun njerëzve ne hetuesi, i biri, ky Andi Bushati del çdo dite ne TV e na flet e jep leksione për demokracinë e shtetin ligjor… !


Krimineli komunist Mehdi Bushati

NJERIU QE E VAREN NE LITAR DY HERE

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on December 9, 2015 at 1:00 PM


Nga Agim Hamiti


NJERIU QË E VARËN NË LITAR DY HERË



Kujtim Beqiri


E pabesueshme..., por e vërtetë. Njeriu që e pësoi këtë ndëshkim të pashembullt në historinë e kriminalistikës botërore ishte inxhinieri i shquar shqiptar, Kujtim Beqiri, fotografia e të cilit është e ekspozuar edhe sot në universitetin e famshëm të Vjenës krahas fotove të talenteve më të spikatur që kanë dalë prej dyerve të tij. Pas diplomimit me rezultate maksimale, Kujtimit iu bë ofertë punësimi si pedagog i atij universiteti, por ëndrra e tij ishte të ndihmonte në rimëkëmbjen e atdheut të prapambetur, që e donte shumë. Ai ishte bir i një familjeje atdhetare nga Velça e Vlorës. Babai i tij, Ali Beqiri, ka qenë bashkëpunëtor i Ismail Qemalit në përpjekjet për pavarësi kombëtare dhe anëtar i komisionit drejtues të operacioneve ushtarakë të Luftës së Vlorës më 1920. Natyrshëm, djali ngjante në babanë.

Nën ndikimin e të atit, Kujtimi e adhuronte Kosovën. Në fillim të viteve dyzetë, me ndërmjetësinë e bashkëqytetarit të tij Kudret Kokoshi (që ndihmonte për organizimin e gjyqësorit në Prishtinë në atë periudhë, Kujtimi punoi mjaft kohë në Kosovë, ku investoi njohuritë e tij të gjera në fushën e gjeodezisë moderne. U kujdes gjithashtu që të ndërtonte atje dy ura, si simbol i bashkimit perspektiv të Kosovës me Shqipërinë amë.

Mirëpo diktatura gjakatare e përdori tharjen e kënetës së Maliqit si kurth për eliminimin e disa intelektualëve të mirënjohur nacionalistë. Ishte viti 1946, koha kur tekstet shkollorë në Shqipëri ishin të mbushur me ditirambe të neveritshëm servilë (si këta më poshtë kushtuar Jaranit të Enverit - Marshallit Tito:

« Tito Luftëtar,

Tito Çlirimtar,

Tito Fitimtar,

Tito Legjendar

I popullit tënd !»

Kujtim Beqiri dhe shokët e tij fatkeqë (të mbiquajtur nga Sigurimi "Sabotatorët e Maliqit") u arrestuan më 06 nëntor 1946, i nxorën në gjyqin e improvizuar politik më 08 nëntor 1946 (ditën e 5 vjetorit të themelimit të PKSH prej emisarëve të Titos), vendimi i gjyqit me dënimet drastike u shpall më 19 nëntor 1946 dhe martirët u ekzekutuan tri ditë më pas (22 nëntor 1946) në sektorin e punimeve për tharjen e kënetës së Maliqit. Kujtim Beqiri e Abdyl Sharra u varën në litar, ndërsa Vasil e Zyraka Mano (çift), Mirush Përmeti dhe italiani Eugenio Scaturro u pushkatuan. Imagjinoni çfarë barbarie: për «drejtësinë» enveriste të përfaqësuar prej kriminelësh injorantë do të mjaftonin vetëm 16 ditë (06 nëntor 1946 - 22 nëntor 1946) për të arrestuar, hetuar, gjykuar dhe ekzekutuar të gjashtë «Sabotatorët e Maliqit»! Italiani fatzi nuk kuptonte asgjë se ç'po ndodhte derisa e pa veten para plotonit të ekzekutimit, sepse nuk kishin angazhuar përkthyes për të.

Bota e qytetëruar i trajton me kujdes të posaçëm inxhinierët e kalibrit të Kujtim Beqirit. Madje edhe kur shteti i tyre hyn në luftë, është i ndaluar me ligj dërgimi i atyre në front. Ndërsa ciniku profan i Gjirokastrës, që për dy vjet nuk mori dot asnjë provim në universitetin e Monpeljesë (Francë, i vriste me kënaqësi prej smirës intelektualët më të spikatur shqiptarë, sipas udhëzimeve të Marshallit Tito. Gjatë ditëve të farsës gjyqësore të «Sabotatorëve të Maliqit», në sallë kishte shumë gazetarë të radios e të shtypit jugosllav, të cilët fërkonin barkun nga kënaqësia që Lavirja e tyre politike e Tiranës shfaroste trurin e kombit shqiptar - operacion çnjerëzor që do të vazhdonte gjatë dhe do të sillte pasojat fatale që po përjetohen prej kohësh me inteligjencien e dobët, pa dinjitet e ndjenja kombëtare.

Krimi sllavo-komunist i «Sabotatorëve të Maliqit», ashtu si incidenti i improvizuar i hedhjes së bombës në ambasadën sovjetike në Tiranë, la gjurmë me shëmtinë e tij edhe në ndërgjegjen e zbehtë të dëshmitarëve okularë të veçantë - aktorë të atyre tragjedive. Dikush prej këtyre të fundit, kur i erdhi radha e tij të dënohej prej diktaturës, ka bërë të ditur tek të burgosur të besuar hollësi tronditëse të atyre krimeve. Për inxhinierin e rrallë Kujtim Beqiri, të varur në moshë të re, u arrit të merrej vesh se:

- Për «të vërtetuar» sabotimin imagjinar të piketimeve të bëra nga Kujtim Beqiri për tharjen e kënetës së Maliqit, iu kërkua Moskës të dërgonte një inxhinier topografie me përvojë, i cili duhej të bënte çmos të gjente «të metat e qëllimshme të punës së sabotatorit» dhe të përpilonte një deklaratë me shkrim rreth tyre. Kjo deklaratë do të përdorej si kartë e fortë në gjyq. Mirëpo inxhinieri me përvojë, që dërgoi Moska, qëlloi të ishte edhe Njeri me përvojë e intelektual i moralshëm. Pas verifikimit të vëmendshëm në terren të piketimit, ai deklaroi me shkrim: «Sikur të më besohej mua ripiketimi i kanaleve shkarkues për tharjen e kësaj kënete, nuk do të lëvizja dot asnjë piketë prej vendit. Ajo është punë pa të meta e një inxhinieri mjaft të aftë.» Natyrisht, kjo deklaratë shfajësimi nuk mund të përdorej në farsën gjyqësore, por ështe e vështirë që ta kenë lënë edhe në dosje... Në këtë kuadër, duhet theksuar ky fakt shumë domethënës: Këneta e Maliqit u tha sipas piketimit të bërë nga Kujtim Beqiri, pa asnjë piketim tjetër.

- Më 21 nëntor 1946, Sigurimi i transferoi gjashtë «Sabotatorët e Maliqit», të dënuar me vdekje, prej birucave të Tiranës në ato të DPB të Korçës, për të qenë afër sektorit të punimeve në kënetën e Maliqit, ku do të kryhej ekzekutimi i tyre të nesërmen. Makinat kishin ndaluar në Elbasan, që gjaksorët e Sigurimit të merrnin nga një kafe. Në atë kohë të dënuarve u lejohej t'i mbanin vetë lekët që u ndodheshin në xhep ditën e arrestimit. Duke e ditur këtë fakt, njëri prej oficerëve të MP të Brendshme të karvanit të vdekjes i kishte pyetur ata nëse dëshironin t'iu blinte ndonjë gjë. Inxhinier Kujtimi i kishte dhënë lekë për t'i blerë dy paketa cigare dhe një shkrepse. Kur u kthye, oficeri i dha dy paketat dhe shkrepsen, por jo lekët e mbetura. Inxhinieri syshkëndijë, që e zotëronte mrekullisht veten edhe në ato rrethana terrori ekstrem, kishte reaguar menjëherë:

«Pse nuk ma jep reston e lekëve? Për të më kujtuar se nuk kanë ç'më duhen, meqenëse unë po udhëtoj drejt vdekjes? Ato janë lekët e mia dhe duhet të treten bashkë me mua.»

- Fjalët e fundit të Kujtim Beqirit para varjes në litar ishin:

«Ne jemi të pafajshëm, këtë do ta vërtetojë Historia. Rroftë Kombi Shqiptar!»

Xhelati i Sigurimit i hoqi karrigen dhe trupi i inxhinierit të mrekullueshëm u përkund në ajër me litar në grykë. Sekondat fatale kaluan më shumë nga zakonisht në raste të tillë dhe xhahilët e Sigurimit po i tmerronte një dukuri e jashtëzakonshme: i varuri vazhdonte të merrte frymë me zor, në vend që të kishte dhënë shpirt disa sekonda më parë!

A mos Zoti po bënte tentativën e fundit, për t'i shpëtuar jetën një krijese të Tij të preferuar?

Qysh nga Koha e së Drejtës Zakonore dhe e së Drejtës Romake, njeriut të dënuar me vdekje i falej jeta nëse nuk shkrepte arma kundër tij ose kur, për arsye të paparashikuara,

ekzekutorët nuk arrinin ta çonin atë në orën e caktuar për ekzekutim tek vendi i duhur. Mirëpo me komunistët katilë shqiptarë nuk e gjeti dot fjalën as Krijuesi i tyre: 20 vjet pas ekzekutimit të «Sabotatorëve të Maliqit», ata do t'i shpallnin luftë të hapur edhe vetë Zotit, duke shkatërruar xhamitë, kishat e vakëfet!

Të shokuar nga skena e tmerrshme para syve të tyre, shpirtmarrësit e Sigurimit e rivendosën Kujtim Beqirin për të dytën herë mbi karrigen fatale. Atëherë konstatuan se laku i litarit kishte kapur jakën e palltos së inxhinerit virtuoz dhe nuk ngushtohej dot në masën e duhur. Ata e ndreqën gabimin dhe e kryen me sukses krimin partiak. Me siguri aktorët e Sigurimit të asaj tragjedie janë dekoruar jo vetëm nga PPSH, por edhe nga bijëzat e saj rozë e blu.

Gjatë 25 viteve «demokraci», asnjë presidenti të Shqipërisë dhe asnjë qeverie nuk i ra ndërmend t'i akordonte një dekoratë atij inxhinieri të pashok të tokës shqiptare, përballë intelektit e atdhedashurisë të të cilit gjithë pushtetarët dhe sejmenët e tyre ngjajnë si liliputë mjeranë që jetojnë vetëm fizikisht. Në fakt ky është nderi më i madh që ata i kanë bërë pa dashje atdhetarit mendjehollë Kujtim Beqiri: nuk e kanë përzier emrin e tij të ndritur me emra gjaksorësh e tradhtarësh të dekoruar disa herë, me në krye Diktatorin-Agjent dy herë «Hero i Popullit» e tri herë «Hero i Punës Socialiste»!

Shumë prekëse fjalët e Kadri Beqirit (djalit të inxhinier Kujtimit) lidhur me përpjekjet e mëdha që ka bërë ai për të gjetur eshtrat e babait - një e drejtë themelore njerëzore e mohuar për shumicën e të ekzekutuarve të diktaturës enveriste prej komunistëve të djeshëm dhe neokomunistëve të sotëm:

«I kemi kërkuar shumë eshtrat e babait në Maliq por, mjerisht, atje nuk kishte eshtra. Gjatë gërmimeve gjetëm vetëm një dorë njeriu, të cilën e futëm në arkivolin e vogël, sa për të pasur një varr të tij!»

Kujtim Beqiri:

Krimineli dekorohet

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on November 30, 2015 at 12:25 AM


Nga Kastriot Dervishi


Teksa po përpiloja një statistikë rreth protagonistëve të krimit komunist në Shqipëri, më rezultoi se një person, i quajturi Anastas Koroveshi ish hetues i Sigurimit e më pas gjykatës, numëronte pjesëmarrjen në 620 procese politike, të cilat i takojnë dënimit të mbi 1 mijë personave për arsye politikë.

Më rezultoi një rekord i zi, mbase në gjithë lindjen komuniste.

Rilindja e Sigurimit Enverist

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on November 27, 2015 at 10:45 AM


Nga Tanush Kaso

 

Njihuni me emrat e këtyre:

 

I. Sigurimi i Shtetit ose siç quhet zyrtarisht SHIK-u i Vlorës

 

1-Agron Tozaj, Kryetari i SHIK-ut. Nip i Tozajve.

 

Oficer Sigurimi. Gazetar i Koha Jonë Anëtar i Komitetit Mbrojtjes gjatë pranverës së vitit 1997. Komisari i njësiteve guerile. Kish detyrë direkte të merrej me armiqtë e klasës në polici. Më 28 shkurt 1997 ka udhëhequr dhe organizuar sulmin me armë mbi SHIK-un e Vlorës.

 

2-Fatos Ismaili, N/Kryetar i SHIK-ut. Djali i Harun Ismailit, 25 vjet shef sigurimi. Fatos (Ismaili) ish oficer sigurimi dhe hetues. Siç thonë, është pushuar nga puna në Fier.

 

3-Besnik Imeri, Shef i anti Korrupsionit. Vetë ka qenë mbi 10 vjet oficer sigurimi, N/Kryetar i Degës Punëve të Brendëshme në Kavajë, përgjegjës për ç’ka ndodhi atje më 1989-1990. Është pushuar nga puna për shpërdorim detyrë.

 

4-Xhevit Kafazi, oficer dhe shef Sigurimi mbi 15 vjet. Detyra e tij kordinimi i punës së grupeve guerile, gjatë pranverës 1997.

 

5-Kastriot Hasho, Oficer, familje enveriste. Oficer sigurimi dhe hetues. Është nip i Adil Çarçanit dhe dy oficerëve të Sigurimit Bujar dhe Astrit Aloçit, me akuzë e cila është hapur.

 

6-Gramoz Velçani, Familja Komuniste. Ka qenë oficer sigurimi në burgje. Në këtë detyrë Partia dhe shoku Enver shpinte njerëz më të besuar dhe që kishte prova. Pranë çdo burgu, kishte një deri në dy punonjës të Sigurimit të Shtetit, që organizonin punën me rrjetin sekret informativ. Pasojat ishin dramatikë për kundërshtarët politikë, të ish sistemit diktatorial që vuanin dënimin në këto burgje. Duke filluar nga viti 1958 si rezultat i këtyre operacioneve sekrete, u dënuan ose ridënuan me vdekje dhe zgjatjes të kohës së dënimit mijëra të burgosur politik. Tani Gramozi kthehet përsëri në SHIK, për të përsëritur tragjedinë e parë.

 

7-Kushtrim Lefter Shabani, Familja enveriste. Sot oficer në SHIK. Ka qënë komandant natën e 28 shkurtit 1997, kur u sulmuan dhe u vranë oficerët e shtetit shqiptar. Në adresë të tij ka disa foto dhe dokumenta të tjera.

 

8-Aliosha Broka. Nipi i shokut Zabit Brokaj. Oficer sigurimi për mbi 15 vjet. Ka qenë ndërlidhës ndërmjet qëndrës dhe bazës gjatë pranverës 1997. Për rezultate të larta gjatë kryengritjes është transferuar në Tiranë.

 

9-Ylli Meçe. Bir oficeri sigurimi. Vetë oficer sigurimi.

 

10-Zenel Zeneli. Shef sigurimi mbi 15 vjet. Eshtë emëruar shef seksioni. Detyra e tij të ngrinte në luftë kundër Sali Berishës zonën e Llakatundit.

 

11-Agron Alimema. Bir i një shefi sigurimi. Vetë shef sigurimi për mbi 15 vjet. Eshtë në ndjekje penale për vrasje, dosja e tij përmban 600 faqe materiale. Sot është në SHIK.

 

12-Shkëlqim Luçi. Ish oficer sigurimi.

 

II. Oficerë Sigurimi në Drejtorinë e Policisë Vlorë

 

1-Gjon Abazi. Ish oficer Sigurimi. Sot drejtor i Policisë Vlorë.

 

2-Mejtim Meçe. Babai i tij që nga 1945 për 25 vjet Shef Sigurimi.

 

Vetë Mejtimi mbi 15 vjet Shef Sigurimi, sot Zv/ drejtor i Policisë.

 

3-Haxhi Demiri. Ish oficer Sigurimi, Ish Drejtor i Policisë, sot është këshilltar në ministri.

 

4-Xhovalin Noja. Oficer Sigurimi mbi 15 vjet.

 

5-Zalo Matraku. Shef Sigurimi mbi 20 vjet.

 

6-Maze Mazaj. Ish shef sigurimi në Ishullin e Sazanit.

 

7-Baki Gjoliku. Ish shef sigurimi mbi 10 vjet.

 

8-Albert Nushi. Ish oficer sigurimi

 

9-Haki Hasanbega. Ish oficer sigurimi

 

10-Thimi Gocka. Ish oficer sigurimi

 

11-Sazan Ferati. Ish oficer sigurimi

 

12-Ali Hajdini. Ish N/Kryetar i Degës Punëve të Brendëshme Vlorë. Sot është Shef i Komisaraiatit të Vlorës.

 

13-Kujtim Pepa. Ish oficer sigurimi.

 

14-Hetem Skënderi. Ish shef sigurimi për mbi 20 vjet. Sot është marrë si shef i kundërzbulimit të Drejtorisë së Policisë.

 

Të gjithë oficerët e Sigurimit të Shtetit Diktatorial të Enver Hoxhës, kanë qenë me detyrë të caktuar gjatë kryengritjes të armatosur të parnverës 1997, dhe antarë të Komitetit të Mbrojtjes , një si anti kushtetues për të cilin do të përgjigjen nesër para drejtësisë.

 

Sigurimi i Shtetit Komunist shkatërron pasurinë kombëtare të rrjetit të fshehtë informativ

 

Gazeta të persekutuarve politikë Liria A , që më 12 qershor 1997 paralajmëronte se Çfarë po i lenë trashëgim Shqipërisë duke sulmuar policinë ? Nga ky akt i turpshëm, që me mjetet më të ulta dhe me mënyrën më imorale, u sulmua policia nga Partia e Qeverisë Komuniste të sotme, dhe nga shtypi i saj, siç shihet fare qartë, Shqipërisë i mbeti trashëgim ato ishin paralajmëruar: krimi i organizuar, kondrabanda, ose ndryshe shkatërrimi i vendit, mbi të gjitha sovraniteti i vendit tënd është nxjerrë në Ankand.

REVOLTA E SPACIT

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on November 18, 2015 at 2:55 AM


Nga Lekë Tasi


LIBRI “ REVOLTA E SPAÇIT” I BEDRI BLLOSHMIT


Libri “Revolta e Spaçit” i Bedri Blloshmit, i botuar sëfundi, jep dokumenta dhe dëshmi mbi ngjarjen kulmore të rezistencës antikomuniste në këtë kamp gjatë tri ditëve 21-23 Qërshor 1973. Me punën e tij të palodhur në dokumentimin e krimeve komuniste mbi popullatën e sfilitur të kampeve, Bedriu mbetet zëri i parë denoncues me letra në dorë i paligjësive flagrante të atij regjimi. Metoda e tij është të vërë arkivat të flasin Eshtë meritë kryesisht e këmbënguljes së tij që kjo vazhdë paligjësish po mbetet në vëmendjen e publikut dhe shpresojmë edhe të ndërkombëtarëve. Shumë vuajtës të tjerë me mendësi më “praktike” e kanë braktisur këtë kapitull të së kaluarës tragjike duke u lënë fushë të lirë forcave që ato masakra e tortura duan t`i quajnë një hollësi të parëndësishme të mbasluftës. Ai jo! Mbetet i përkushtuar që ta vazhdojë sa të ketë mundësi dhe frymë ndriçimin e gjithshkaje të ndodhur në ferrin e burgjeve e kampeve, po edhe në mbarë vendin, në dobi të një ndërgjegjësimi të gjithë opinionit. Dokumentin nuk e kundërshon dot askush. Në këto libra të tij të mbushura me dokumentet e regjimit (që nga hetuesi, te gjyqsori e te kuvendi popullor), del e qartë që sistemi komunist ka synuar mbi të gjitha të shkelte me këmbë, ta asgjësonte vullnetin e individit, jo vetëm të kundërshtarëve, por edhe të vetë përfaqësuesve të ligjit që kishin për detyrë jo t`I shkelnin por t`i mbronin të drejtat e individit. Panorama që rezulton prej tyre është e trishtë në kulm, një aparat rrogtarësh që edhe pse me funksion mbrojtjen e ligjit, nuk heziton të vihet në shërbim të gënjeshtrave më absurde, dapo dikush nga lart u jepte “orientimin”. Nuk besoj të ketë periudhë të historisë sonë ku zyrtari të jetë katandisur një hije e bindur e pushtetit, sa ajo e dekadave kur Shqipëria u izolua tërësisht edhe nga ish miqtë e saj të kampit socialist. Por sëbashku me shkeljet barbare të dhunshme të ligjit, del në pah edhe forca morale e të burgosurve. Krahasimi mes dy rasteve përbën vlerën e librit. Në faqet e tij lexuesi e ka portretin e një pushteti të gatshëm jo vetëm për të mposhtur të çdo shkëndie rezistence sado të arsyeshme qysh pa nisur procedura, për të përdhodur çdo të drejte njerzore. Të habit njëkohësisht sesa indiferent tregohej ai për gjurmat trashamane që kjo praktikë e tij do linte mbrapa në arkiva, e zeza mbi të bardhë, Bie në sy gjithashtu tek libri I Blloshmit numuri i shpërpjestuar ndaj popullsisë i efektivit të burgjeve ( dhjetra kampe e burgje me qindra të burgosur secili, dhe një ordhi e tërë policësh për t`i ruajtur). Efektivi i të dënuarve përbëhej nga të rinj e burra të çdo moshe, që u përkisnin familjeve o krahinave ende të pashtruara plotsisht, (rasti më flagrant familja Blloshmi, që duke qënë në pikën e kalimit të formacioneve komuniste nga Jugu në Veri, si edhe familja Biçaku u vuri pushkën partizanëve dhe për këtë pati më von plot të ekzekutuar ) por edhe të tjerë që u binte shorti të rrëmbeheshin nga gjiri i familjes dhe të mbushnin planin e prodhimit të mineralit , vargan minatorësgh pa pagesë dhe pa masa sigurie në ferrin e kampeve sidomos të Veriut. Raportet e hetuesve bëjnë fjalë për organizim revoltash ( sigurisht krejt imagjinare kur mendon se u referohen personave që s` kanë minimumin e hapësirës për ta bërë një gjë të tillë;). Janë metoda hetimesh tërësish antiligjore sadoqë me firma dhe vula, dhe pranë tyre, nga deponimet e të hetuarve vërtetohet pafajsia e tyre, sepse kërkesat e tyre janë vetëm për kushte pune e jetese më njerzore. Derisa , duke u shtuar presioni policor, revolta shpërthen, e vërtetë këtë rradhe. Eshtë e qartë që diktaturës së terrorizuarr nga frika e një ekonomie të dështuar i duhej një matje forcash e vazhdueshme, një sfidë e shtrëngim i paprerë me ata që kishte nën thembër, për ta mbajtur klimën të egërsuar, me një fjalë për ta pasur ajo përherë thikën nga ana e murrurit.. Për këtë arsye gjendej përherë një pretekst rreziku të shpikur, që të kalonte si erë e ftohtë nga burgu–jashtë dhe nga jashtë në burgje, dhe mbi të gjitha vigjilencë se mos ndodhte eventualisht një vllazërim mes rojeve dhe vuajtësve, vllazërim për të cilin të revoltuarit hodhën parrulla. Pra mosbesimi i diktaturës edhe ndaj veglave të saj të armatosura, sidomos ndaj ushtrisë., qe ankthi që i prishte gjumin diktatorit , dhe që u shpall disa muaj mbas Spaçit me kurthin që ai u ngriti gjeneralëve. Por revolta e Spaçit dhe mënyra si u zhvillua, është një motiv nderi për kategorinë e djemve të dënuar politikisht dhe për atë pjesë të madhe të popullit që e ndjente peshën e rëndë të diktaturës, motiv nderi në krahasim me gjyqin e gjeneralëve , sepse, me sa është marrë vesh deri sot, gjeneralët ( disa prej tyre ndofta) e shumta mund ta kenë pasur vetëm ndërmend puçin, në fakt atyre iu krijua artificialisht prej Enverit – po e përësris me të dhënat që kemi deri sot.. Kurse të burgosurit e Spaçit e më von të Qaf Barit, të paushqyer e pa asnjë armë në dorë, e bënë fora në revoltë të vërtetë megjithse të rrethuar e me ujin e bukën në dorë të komandës.. . Ndodhi prej kombinimit të dy faktorëve, vuajtjes sfilitëse dhe presionit çnjerzor të komandës, që kërkesat e tyre u shndërruan nga ordinere në politike dhe kombëtare, duke i hequr yllin flamurit, duke iu drejtuar OKB-s e duke u rezistuar veç me drurë trupave special me skafandër e të armatosura gjer në dhëmbë. Kjo revoltë pra sëbashku me revoltat e tjera më herët e më vonë përbën histori, një histori nderi por që nuk është ndriçuar plotsisht as sot mbas 25 vjet gjoja pluralizëm. Dhe gjaku i djemve të Spaçit e të Qafë Barit, e meriton vendin e tij të nderit në Panteonin tonë të lirisë, të populluar në një pjesë të mirë me vlera të dorës së dytë. Veprimi i paprerë botues i Blloshmit me libra si “Fabrikimi i Vdekjes” (që pasqyron gjyqin ndaj dy djemve poetë të Librazhdit ,nisur me porosi për t`i ekzekutuar – titulli i librit nuk mund të gjendej më i goditur nga ky.. ),”Rrëfime nga Ferri Komunist”, “Revolta e Qaf Barit dhe Terrori Komunist 1943-1990”, tani “Revolta Spaçit”, më herët krijimtaria poetike e Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës, vlen bashkë me vepra të autorëve të tjerë shumë të njohura tanimë, At Zef Pllumi, Ejëll Çoba,K.B.Mirakaj, Fatos Lubonja, D.Simon Jubani, Luan Myftiu, Agim Musta, V.Zhiti , U.Kostreci,U Kalakulla, M.Velo..B.Çoku, S.Repishti,R.Kripa dhe e shumë autorëve të tjerë mbi jetën në burgje e kampe, me dëshmi të hollësishme për ridënimet, ekzekutimet të vendosura direkt nga instanca e lartë, vlen për tua bërë të njohur brezave të rinj terrorin dhe paligjësinë komuniste .Eshtë kjo lloj literatyre që do të ndihmojë ndërtimin e demokracisë së vërtetë duke demaskuar demokracinë e përmbysur që na u hoq qafe për shkak të kushteve ndërkombëtare por që mbetet sindromë e përpjekjejeve të mbas 90ës, për ta përdorur pushtetin me anë imponimi dhe dizinformimi. Këta libra ndihmojnë për ndërtimin e një shoqërie dinjitoze pikërisht sepse evidentojnë vlera civile të mbrojtura me gjak e vuajtje të pashoqe. Por deri sot njohja e herojve që i rezistuan terrorit,vendosja e shembullit të tyre si gur themeli i përtëritjes morale nuk ndodh sepse nuk pranohet qëllimisht rëndësia e tyre historike , prandaj dhe s`kemi as shenja të një demokracie reale, por kemi, përveç plagës së pashërueshme të korrupsionit, dhe frymës së diktatit, një atmosferë qesharake debatesh, , pra e kundërta e disponimit serioz për debat shtetformues që priste populli në 1991. Atyre djemve që dhanë jetën në luftë të pabarabartë me diktaturën u janë bërë nderime në raste përvjetorësh sa për të kaluar rradhën, por jemi akoma larg që tu njihet roli si pararendës të demokracisë. Sepse vetë kalimi i pushtetit në vitin 1991 në fakt nuk ndodhi si akt përtëritjeje dhe demokracie , por qe një dorëzim çelsash “brënda klikës” . Duhet pa tjetër të marrë fund fryma e vjetër që argumenton se..” këtu ka pasë shtet, ndaj shkeljet që evidentohen në këta libra kanë qënë tepërime të burokracisë, që nuk prekin thelbin e fitores mbi fashizmin” e të tjera justifikime; ajo frymë ruajtje të së vjetrës të zëvendësohet nga ideja e lirisë siç e aspironin ata djem, pra e përfaqësimit real, të braktiset në fakt praktika e rrënjosur me shekuj se e reja duhet të ngrihet brënda pallatit dhe mbi terrenin ekzistues , që do të thotë, punën e bën tarafi , dhe jo personaliteti që sjell ide të reja. Për të fituar kjo e dyta, siç e kërkon në fakt pjesa dërmuese e opinonit. Në 100 vjet shtet, nga pezmi ndaj dështimeve, është rritur personaliteti kundrejt psikologjisë së tarafit, dhe aq më tepër në 25 vjetët e fundit me hapjen ndaj botës. Prandaj duhen luftuar pretekstet që personalitetet, të frenohen. Në fakt, tek ajo revoltë e 21 Majit 1973 , përveç katër të ekzekutuarve, e sfiduan rrezikun për dënim kapital edhe shumë të tjerë po aq të vendosur në organizimin dhe rezistencën e saj-- 67 të ridënuar si pjesëmarrës aktivë nuk ësht numur i pakët. Pra nuk është modeli që na mungon, kurajo civile në shoqërinë moderne, do të thotë jo vetëm dinjitet vetiak, por edhe qartësi për një kauzë shoqërore e kombëtare, dhe në Spaç ajo u shpalos në masë . Flamuri pa yll dhe gjaku i katër djemëve, parrullat që u hodhën nga qindra të burgosur, përbën një stacion në historinë tonë, s`mund të ketë kundërshtime për këtë, dhe si i tillë duhet të trajtohet. Prandaj ecja mbrapsh që kemi provuar në këto 25 vjet me praktikat prepotente të tarafeve është krejt jashtë vendi dhe tërësisht e dalë mode. Kategoria e ish të përndjekurve, duhet të jetë bartësja e ideve përtëritëse , dhe të mos humbë rrugën në konflikte të kota të nxitura nga të tretë për të ngritur rrëmuja. Vërtet ajo ka probleme jetese ende të pazgjidhura, por mendoj që në këtë sektor ajo duhet ta konsiderojë veten “grup interesi”, me një prestigj që nuk mund t`i ngjasë askuj tjetër për nga rëndësia, dhe të negociojë me çdo qeveri si i tillë, pra në barazi të plotë dhe pa preferenca paraprake. Nuk ka nevojë të preferojë ndonjë palë që e ka marrë mbrojtjen e saj rrugës, me që ka hapur fjalën se i ngjaka. Ngjashmëria ose jo e saj me ne u provua me të tepërt në dy dekada si e paqënë; frytet konkrete të secilës nga dy pjesët që dolën prej ndarjes së ish nomenklaturës, janë ato që ngrejnë peshë, pra duhen vlerësuar për aq sa kanë ndihmuar realisht këtë kategori të raskapitur dje dhe sot.. Simpatia e tepërt falë premtimeve e jo realizimeve tregon oportunizëm ose naivitet. Nëse do të jetë fjala për drejtim mirfill politik, dhe një moment i tillë po bëhet imperativ, kategoria e ish të përndjekurve duhet të shohë përsëri nga rezultatet se me ç`lloj njerëz e forca mund të dialogojë që të realizojë jo vetëm kërkesat ekonomike, por mbi çdo gjë tjetër, amanetin e atyre që u vranë në burgje e kampe dhe u vetflijuan më pas, në vitet që po jetojmë. pra si të vendoset realisht demokracia në Shqipëri. Kjo ësht e vetmja politikë që i inereson. Çdo konsideratë tjetër se këtë detyrë mund t`ia delegojë dikuj mbi bazë simpatish e gjoja ngjashmërish doli e kotë, humbje e madhe kohe, pra tejet e dëmshme. .. .

Njohja e historise kaluar

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on November 6, 2015 at 2:05 AM

Nga Mërgim Korça

 

 

Njohja e historisë kaluar, nxjerrja e përvojës posaçerisht nga gabimet e se shkuares, fatkeqësisht nuk po bëhen “mësim” lidhur me mendësínë.





Me shumë keq’ardhje e me dhimbje shpirtërore, nuk i shmangem dot pa ia thënë lexuesit një të vërtet’e cila ësht’e praníshme në mesin tonë, të shqiptarëve që ndodhemi mijëra e mijëra kilometra larg Atdheut tonë, Shqipërisë së dashur : Janë shumë, fatkeqësisht të panumërt, bashkatdhetarët tanë të cilët nuk duan t’ia dijnë më për lajmet nga vëndi ynë. Në fakt një realitet tejet’i hidhur ky, në parim, apo jo ? Mirëpo çdo qëndrim e ka edhe arësyen, të drejt’apo jo, të një qëndrimi të tillë. Vijm’edhe e ngushtojmë rrethin. As largimet masive nga vëndi, gjithashtu as edhe noftimet lidhur me përfshirjen në rrjetet e trafikimit të drogës të bashkatdhetarëve të mij, as edhe ai korrupsjon në stil të gjerë q’e ka përfshirë vëndin, nuk kanë arritur deri më sot të më bëjnë ... të mos t’i ndjek të rejat e vëndit tim nëpërmjet internetit. Mirëpo, dy ditë të shkuara, u lëkunda edhe unë. Si një tërmet i shfaqur befasisht por me tronditje të thella e të fuqishme, më doli para syve, (tek lexoja shtypin shqiptar), pohimi i një personi të cilin ... ah, sa do të kisha dashur të kishte qen’i papërfillshëm nga ana e ime, teksaZ.Ben Blushishfaqte shpresën se sa do të lumturohej ai në qoftë se qytetarët elbasanas do ta rrëzonin, (ai thotë “bustin”, shtatoren e Lef Nosit si kolaboracionist ! Shtysa e parë qé ta fikja kompiuterin e të bashkohesha edhe unë me bashkatdhetárët e mij të tjerë që nuk donin më t’i ndiqnin lajmet nga vëndi ynë. Dhe ashtu bëra ! Mirëpo e gjithë ditamë shkoi ... me mëndjen tek deklarata e Z.Ben Blushi ! Ngado që vërtitesha, herë mëndja më fluturonte dhe më shkonte tek ngjarja e shtat’a tetë viteve të shkuara kur Kryetarja e Parlamentit, Z/ja Josefina Topalli, i propozoi Presidentit Z.Bamir Topi të dekoroheshin me urdhërin e Skënderbeut pesë Atdhetárë të shquar, (tre prej të cilëve bashkënënshkrues të Dokumentit të Mëvehtësísë kurse dy të tjerët, edhe ata personalitete me një të kaluar tejet të përkushtuar ndaj Atdheut si edhe Çështjes Kombëtare), në një kohë që atbotë deputeti Z.Ben Blushi mbajti një qëndrim skajshëm të pa respekt për nga forma por edhe të mbështetur në argumenta sipas tij që, të krahasuar me përgatitjen nga ana kulturore si edhe horizontin që unë mendoja se duhej të kishte aideputet, më lanë asokohe shumë për të dëshiruar lidhur me të ! Mirëpo ke parë që ajo ngjarje thuajse e mbuluar nga tísi i harresës, erdhi e doli në sipërfaqe vrullshëm tek lexoja pohimin e fundit të Z.Blushi ! E ndjeva qartë se nuk mund të qëndroja indiferent. I lexova si letrën e dërguar Z.Mustafa Greblleshit nga ana e shkrimtarit e studjuesit Dhimitër Pasko; me shumë vëmëndje e lexova analizën kritike të profesorit Romeo Gurakuqi; i lexova jo pa vëmëndje se ç’shkruhej në shtypin e përditshëm shqiptar se cilat qenë shtysat që e nxisnin Z.B.Blushi të mbante një qëndrim aq skajshëm mbështetës të luftës kllasave lidhur me atdhetarin e skajshëm Lef Nosin sa që ai njësohet me mendimin se si shtatorja e Lef Nosit duhej tërhequr zvarrë, etj.etj. Të gjitha këto më detyruan të mos heq dorë nga ndjekja e lajmeve rreth zhvillimeve në vëndin tonë dhe ta jap edhe unë mendimin tim modest lidhur me pozicionimin e zotit Ben Blushi.

Në parim e shikoj shquar se si pavarësisht se zoti B.Blushi fillë mbas shkërmoqjes së diktaturës në vëndin tonë u transformua në një demokrat të flaktë, me këtë pozicionim të tijin të fundit e shikoj qartë se tek ai ka pasë zënë vënd thellë ideologjija komuniste dhe se mëndja e tij vazhdon dhe ësht’e pushtuar akoma nga propaganda komuniste dhe kundrakombëtare e ish P.K.Sh e në vazhdim edhe nga ajo e ish P.P.Sh. Për këtë, duke u munduar të mos zgjatem aspak as me ngjarje dhe as me zhvillime të kaluara, do të mundohem në mënyrë sa më të përqëndruar të vendos disa piketa kryesore me të cilat të ndriçohet rruga e zhvillimeve historike e doemos përqëndruar kjo pastaj konkretisht tek qëndrimet në vazhdim të vetë personalitetit të Lef Nosit, të na shërbejë ta ndajmë shapin nga sheqeri.

Është fakt historik i pakundërshtueshëm pakti sa i poshtër edhe djallëzor Molotov – Ribbentrop i 23 gushtit 1939 ! Apo jo ?Stalini shkarkoi nga detyra e ministrit të Punëve të Jashtëme Litvinovin, (hebré rus), duke e zëvëndësuar me Molotovin, që mos ta prekte fare në sedër udhëheqësin nazist Adolf Hitlerin. Vetë ai “pakt”, i gjykuar nga lartësit’e vitit 2015, e nderon vallë udhëheqësin e B.S. pa u shtrirë e të flasim për dhjetramijëra komunistë gjermanë si edhe austriakë që, duke i dorëzur ata me këtë rast qenë “haraçi” q’i pagoi Stalini Hitlerit ?!

Prandaj thelbi i problemeve duhet gjurmuar në dokumentat kohore arkivore. Hedhja dritë mbi ta dhe nga ana tjetër edhe interpretimi i tyre, padyshim që na udhëheqin përgjatë hullísë historisë për të dhënë gjykime të paanëshme. Vazhdojmë më tutje.

E krijuan P.K.Shqiptare Dushan Mugosha me Miladin Popoviçin. Kësisoji kjo u fut totalisht në dorën e tyre duke e caktuar, (jo zgjedhur – M.K.), Enver Hoxhën si Sekretar provizor të P.K.Sh. Kryetarët dhe n/kryetarët e grupeve komuniste, që u shkrinë për ta formuar Partinë Komuniste Shqiptare, u lanë jashtë Komitetit Qendror Provizor me pretekstin të mos ushtronin ndikime sipas pikëpamjeve të grupeve të ndërsjellë. Kësisoji dy jugosllavët arritën ta nxisnin partin’e porsaformuar ta ndizte luftën civile mes forcave që aderuan me të, kundra forcave nacionaliste që bënin kompromise si edhe kolaboracionizëm e kësisoji, përmes një propagande djallëzore arritën t’a përçanin edhe nacionalizmën shqiptare dhe i a ndezën mëndjen popullit kundra nacionalistëve të mirëfilltë që duke sakrifikuar veten, prestigjin si edhe të kaluarën e tyre personale, bënë kompromise me okupatorin italo-gjerman me objektiv të tyre madhor interesat kombëtare ! E këta i emërtuan tradhëtarë, kompromisaxhinj e kolaboracionistë të shitur tek armiku !(?) Duke i nxitur si edhe organizuar veprimet tamam terroriste të njësiteve edhe çetave arritën që me taktikën godite armikun edhe ik, pushtuesi gjerman të zhdukte e të asgjësonte fshatra të tërë e kësisoji pjesa e popullatës fshatare që shpëtonte i mbushte radhët e ushtrisë së quajtur partizane.

Kështu, me të mbaruar lufta, situatën si edhe pushtetin e mori në dorë P.K.Shqiptare e cila, duke pasë qenë krijesë servile e P.K.Jugosllave, zbatoi pa i u dredhur qerpiku politikën pro jugosllave duke e detyruar popullin shqiptar kësisoji të kryente harakirin e tij !

Sa për ilustrim po sjellim vetëm tre fakte dokumentimi i të cilëve hetohet fare lehtë, dhe që flasin qartë si e zhvilloi kolaboracionizmin P.Komuniste Shqiptare :

-Në muajin korrik të vitit 1946 u mbajt mbledhja e Kuvëndit të Sërbisë ku u miratua aneksimi i Kosovës Jugosllavisë Federale.

Në muajin gusht të vitit 1946, vetëm një muaj mbas aneksimit të Kosovës, u zhvillua në Paris Konferenca e Paqës. Atje delegacionit tonë i u drejtuan disa pyetje sa i takonte qëndrimit të Shqipërisë ndaj atij aneksimi. Lidhur me këtë ju ftoj t’a gjeni e t’a lexoni fjalimin e Enver Hoxhës mbajtur në Konferencën e Paqës në Paris, ku ai thotë shprehimisht : "Ne nuk kemi pretendime ndaj aleatit tone Jugosllavi". (Enver Hoxha,fjalimi orgjinal mbajtur nga E.

Hoxha në Konferencen e Paqës në Paris, A.Q.Sh.).

Më 15 dhjetor 1946 u zhvillua mbledhja e Byrosë Politike të KomitetitQëndror.Sipas proces-verbalit të mbledhjes që gjëndet në dokumentat e ish Arkivit të KQ te P.P.Sh., gjatë fjalës së tij Enver Hoxha në atë mbledhje ka thënë "Disa anëtarë partie duan të filozofojnë se mos thotë populli ç'bëtë me Kosovën...Ne do të ua spjegojmë, kush nuk na kupton, ne do ti luftojmë ". Në këtë atmosferë, me urdhërin e vetë E.Hoxhës i u dorëzuan vëllezërve si edhe drejtësisë jugosllave një varg patriotësh shqiptarë si patrioti dhe gjuhëtari i shquar prof.Selman Riza, i nipi i Bajram Currit, Shaqir Curri e të tjerë që të gjykoheshin e të dënoheshin prej jugosllavëve.

Dhe kulmin e trishtimit e përbën fjala e diktatorit Enver Hoxha në mbledhjen e Byrosë Politike të K.Q.P.K.Sh. të 15 dhjetorit të vitit 1947, ku ai qé shprehur si vijon :

” ... Duhet t’a fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejtë bashkimin DE FACTO të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat, (parti, ekonomi, ushtri, etj.), se Shqipëria nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur dhe aq më pak të ndërtojë Socializmin, PA U BASHKUAR ME JUGOSLLAVINË ...”.

Kurse neve sot, besoj se edhe zoti Blushi e pranon, senuk na mbetet gjë tjetër por të pohojmë se sa të trishtë këta qëndrime kolaboracioniste thellësisht antikombëtarë.

Vijmë tashti dhe e ngushtojmë rrethin duke sjellur konkretisht disa fakte nga jeta e të nderuarit Lef Nosi të cilët, po nuk i dijtën zoti Ben Blushi me shokë do të gëzoheshim, ndërsa në të kundërtën, po t’i kenë ditur e ... megjithatë këmbëngulin që shtatorja e atdhetarit të madh Lef Nosit duhet të tërhiqet zvarr’e të përmbyset, prap nuk mërzitemi sepse së paku do t’i vlerësojë lexuesi i ndershëm dhe i paanshëm !

Në vitin 1908 arrestohet në Shkodër nga turqit dhe dënohet me vdekje atdhetári i shquar Dervish Hima. Atëbotë atdhetári tjetër, po aq i shquar Lef Nosi, i dërgon dy herë letra urgjente Fan Nolit në Boston që të ndërhynte mundësisht në emrin e shqipatëve të kolonísë atjeshme për t’ia shpëtuar jetën Dervish Himës, atdhetárit i cili kishte bërë aq shumë lidhur me Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Pa u zgjatur ja edhe përgjigja që Fan Noli ia drejton Lef Nosit :

“I nderçim vëlla.I mora letrat tuaja prej Londre si edhe një postale… Njëditëzaj,né të Bostonit bëmë një mbledhje për të dërguar një delegat në Stamboll dhe zgjodhëm zotin Peci. Protestuam edhe për serën e Dervish Himës që e zunë dhe e dënuan me vdekje në Shkodër”.(Arkivi Qendror i shtetit–Tiranë.Fondi ,Fan Noli , dosja 14 ).

Vazhdojmë me një ngjarje të shënuar të historísë popullit tonë, me Kongresin e Manastirit. Lef Nosi qé jo vetëm pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit, (pavarësisht se pa të drejtë vote), por praktikisht ai qé edhe njeri nga frymëzuesit e atij Kongresi lidhur me gjuhën e shkruar shqipe ! Po i sjellim lexuesit një kalim botuar në gazetën Liria e cila botohej në Selanik. Ja edhe teksti i cili flet për veprimtarín’e atdhetarit Lef Nosi : “U hap një mësonjtore nate dhe mësimet po jepenrregullisht. Mësimet e natës janë këto : mësim gjuhe, histori, dhe shkronjë, letër-këmbim e cila mësohet prej z.Lef Nosi… “.(Gazeta “Liria “ nr.23, datë 3 janar 1909 ).

Shikoni se ç’dëshmí e vyer gjëndet në arkivat tona lidhur me Lef Nosin por që pjellat e diktaturës si edhe shtrembëruesit e historisë ose nuk e dijnë ose bëjnë sikur nuk e dijnë :

“ Nga Selaniku muarrëm një letër ku na thuhej se Zoti Lef Nosi, që qé dënuar e dërguar në Bursë,u lirua prej qeverisë dhe shkoi në Elbasan. Gëzohem tepër për këtë sihariq të mirë, që qeveria njohu pafajsinë e këtij mëmëdhetari të vërtetë”.(Gazeta “Liri e Shqipërisë “ nr.3, Sofje,31 mars 1911 )”.

E tani po i paraqesim Z.Ben Blushi edhe një tjetër dokument arkivi i cili duhet ta detyrojë Z.Blushi, në qoftë se ësht’i ndershëm, të kërkojë falje publikisht për sa ka deklaruar rreth Personalitetit Madhor Shqiptar, Z.Lef Nosi, duke pohuar se ato që ka thënë kanë qenë pasoj’e mosdijes nga ana e tij e dokumentave zyrtare por i prirë vetëm nga ç’kishte dëgjuar nga propaganda komuniste ! Përgjatë këtij shtegu dua t’ia bëj me dije zotit Blushi se pikërisht ata që u quajtën kolaboracionistë, falë bashkëpunimit me forcat madhore q’e kishin pushtuar vëndin tonë e të cilave çetat nacionalçlirimtare nuk ishin në gjëndje t’ua ndryshonin as fare drejtimin që ata i kishin vënë vetes për të marrë, u shpëtuan mijëra jetë shqiptarësh, u ruajtën fshatra e qytete pa u djegur ! Janë të pafund vendime si edhe urdhëra të Regjencës të nënshkruar nga Kryetari i Këshillit të Naltë të Regjencës, Z.Lef Nosi, ku lexuesi i paanshëm do të gjejë gjurmët që ka lënë ai atdhetari i shquar elbasanas si edhe i të gjithë Shqipërisë ! Ja pra edhe njeri nga vendimet të cilët uroj nga zemra që z.Ben Blushi mos ta ketë ditur se ... në të kundërtën as që do ta kisha marrë mundimin t’ia paraqisja :

“Vendim datë 22-10-1943. Neni 1. Vendimet e Asamblesë me 12 prill 1939, mbasi ajo nuk përfaqson vullnetin e lartë të popullit shqiptar, janë të rrezuem. Për pasojë bashkimi i Kunores se Shqiperisë, me të Mbretnis Italiane, në personin e Mbretit të Italis, Viktor Emanuel i III dhe trashigimtarëve të tij, mbetet pa fuqi…Neni 2. Të gjithë ligjet dekret ligjet, dekretet dhe regulloret të promulgueme prej datës 7 prill 1939 deri më 14 shtator 1943, mbeten në fuqi, veç atyne që abrogohen ose nuk pajtohen me frymën e vendimeve të Kuvendit Kombëtar. Qeverija ngarkohet që brenda dy muejve, të shqyrtojë të gjitha ligjet, dekretligjet, dekretet dhe rregulloret qe permendëm ma nalt dhe t’abrogoje ata që nuk pajtohen me interesat e nalta të shtetit… Kryetari Lef Nosi “.( Gazeta Zyrtare shqiptare, nr.106, datë 23 tetor 1943 ).

Lef Nosi, pikërisht për të gjitha meritat e tija të vyera në të mirën e Shqipërisë,u pushkatua nga komunistat me 20 shkurt të vitit 1946.

Do ta mbyll këtë shkrim me një dëshmí e cila është nga më të fundit sepse e lëshuar mbas shkërmoqjes së diktaturës komuniste nga një hebré i strehuar, e duke ia shpëtuar këtij jetën pikërisht Lef Nosi, njeri nga të katër Regjentët e Shqipërisë.

Profesor Marko Menahemi i ndjerë, i cili sapo u ndíe se atëbotë sistemi diktatorial komunist po shkërmoqej, pohoi botërisht se kur familjen e tij po e deportonin nga Greqia për në kampet e shfarosjes naziste në Gjermani, ai qé hedhur nga treni në territor maqedonas dhe mes vështirësish të shumta vajti në Shqipëri. Në Elbasan e kishte strehuar Regjenti Lef Nosi duke e punësuar në një punishte të tijën alkoholi si kimist që ishte Marku. Duhet patur mirë parasysh se asokohe Italia kishte kapitulluar dhe Shqipëria ishte e shkelur nga Gjermania naziste kundrahebréje !Krahas këtij fakti, profesor Menahemi u shpreh duke pohuar se për miqësínë që ai kish vazhduar ta ruante me familjarët e Lef Nosit, ishte arrestuar nga sigurimi i shtetit dhe në vazhdimin e akuzave, (të gjitha për miqësinë si edhe dashamirësin’e treguar ndaj pjestarëve të familjes së Lef Nosit), qé dënuar me katër vite burg. Profesor Menahemi bilé kur e kishin pyetur pse kishte qen’i lidhur me familjarët e familjes Nosi, ishte përgjigjur : “Sepse ata më dhanë jetë të cilën ju po ma merrni !”

Kësisoj, nuk mundem ta kaloj pa e theksuar se unë e kam trajtuar prej vitesh në shtyp problemin e rishkrimit të të vërtetave historike. Prandaj, në radhë të parë i ftoj historianët tanë të paindoktrinuar, së bashku me të tjerët që e kanë vullnetin t’i dëgjojnë të vërtetat historike që, mbështetur në kritere shkencore dhe vetëm të tilla, të hetojnë, t’i gjurmojnë e pastaj edhe t’i interpretojnë faktet aspak të reja, por që kanë qenë mbajtur të kyçura e të stërkyçura ndër fondet e ndaluar të arkivave tona, që tashmë lehtësisht mund t’i gjurmojnë, dhe të hapin shtigje të rinj interpretimesh. Me pak fjalë mos t’i vijnë qark bunkerit të tabúve të trashëguara nga diktatura por, të futen në të e të gjykojnë sipas kritereve shkencore objektive duke mos e patur më trurin të ndrydhur nga trysnía e kaluar ku kriteret shkencore i përcaktonte vetëm udhëheqësi i gjithëditur ! Ndihmesë si edhe mbështetje të madhe doemos këta shkencëtarë do të gjejnë edhe tek studjuesit e rinj.

Do ta mbyll këtë analizë duke ia bërë të qartë Zotit Blushi se si thuajse një shekull të shkuar mendimtari dhe shkrimtari i madh Franz Kafka, i njohur nga bota q’e ka vlerësuar veprën e tij ku si motiv kryesor i saj shquhej të ishte faji si edhe dënimi i tij, ai ka pohuar se :

 “ÇDO REVOLUCION AVULLON DUKE LËNË NGA PAS VETËM BALTOVINËN E NJË BUROKRACIE TË RE !”

 

 

APOSTOL GEGA

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on November 4, 2015 at 11:40 AM


Nga Makesen Bunga


APOSTOL  GEGA - AUTORI  I  TRAKTIT  TË  PARË  ANTIKOMUNIST


Botohet me rastin e 69 vjetorit të pushkatimit të Apostol Gegës Apostol Gega ishte një djalë I zakonshëm, një nëpunës i thjeshtë , një mësues atdhetar , një antikomunist i vendosur . Në trevën e Elbasanit dhe në mbarë Shqipërinë për mendimet , që ai shprehu , për veprimet , që ai kreu dhe për qëndrimin e tij kundër diktaturës , ai është unikal në gjirin e rinisë shqiptare . Ai e deshi Shqipërinë si atdhetar dhe i erdhi keq për popullin shqitpar , që do të vuante nën diktaturën komuniste . Për tradhëtinë ndaj atdheut dhe për vuajtjet , që po kalonte populli shqiptar , ai mori anën e desidencës shqiptare që në ditët , kur filloi të vendosej diktatura komuniste në vendin tonë . Dhe u tregua shumë aktiv , tepër dinamik dhe i gjithëanshëm , duke qenë i ndërgjegjshëm për ato , që bëri dhe për ato , që pësoi Veprimtaria e tij qe befasuese e dinamike dhe Diktatura u alarmua dhe u mobilizua së tepërmi e mundi ta sbulojë veprimtarinë e tij dhe e arrestuan .Gjatë kohës që e pyetën në hetuesi mes torturave të llahtarëshme , u arratis , si rrallë ka ndodhur atëherë , por e arrestuan prap në fshatin Mlizë dhe u gjykua nga një gjykatë ushtarake me një gjykim të jashzakonshëm në kinemanë e qytetit për të tmerruar popullin , sidomos rininë e Elbasanit . E dënuan me vdekje dhe e pushkatuan në moshën 24 vjecare në orën tetë të mëngjezit të datës 11 nëntor të vitit 1946 Veprimtarinë e tij të shumëllojëshme me fjalë e me vepra , ai e zhvilloi në qytetin e Elbasanit , në Peqin dhe në fshatin Grabovë A të Gramshit , me shokët e tij moshatarë , me nxënësit , me popullin e lirë edhe me të arratisurit politikë . Ai edhe para skuadrës së pushkatimit , atje në Krastë , pranë varrit të hapur , para skuadrës së pushkatimit e cfaqi idealin e tij për të cilin kishte axhituar kur , në fjalën e fundit , ia përplasi prokurorit ushtarak me shprehjen përmbyllëse të veprimtarisë së tij atdhetare se “ Veprimtarinë time e konsideroj ideale dhe duhet të kemi lirinë e mendimit . Vetëm kjo shprehje mjafton , që të kuptojmë idealizmin e këtij djalodshi 24 vjecar .


X X X


Kulmi i veprimtarisë atdhetare antikomuniste i Apostol Gegës është hartimi i traktit që ai hartoi dhe shpërndau në qytetin e Elbasanit në muajin gusht të vitit 1946 . Kur u largua nga fshati Grabovë A i Gramshit , ku kishte shërbyer si mësues , se e pushuan nga puna si njeri i pandjejë për edukimin e nxënësve dhe u kthye në qytetin e Elbasanit , ai vuri re ndryshime të medhaja , si nga ana ekonomike ashtu edhe nga ato politike . Në atë kohë Shqipëria po zhytej gjithënjë e më shumë në vorbullën e Diktaturës . Populli po gëdhihej cdo ditë gjithënjë e më shumë në një varfëri të tejskanjëshme dhe dhe vendi po ngrysej më shumë në mvarësinë e politikës jugosllave . Dhe nga kjo gjendje e rëndë Apostol Gega për të shpëtuar Atdheun dhe për të mbrojtur popullin . mori një vendim : vendosi të përballet me Diktaturën Mori një makinë të vjetër shjrimi dhe shkroi traktin e tij , ku shprehu mendimet e tij idealin e tij , shpresën e tij , Ai e dinte djaloshi Apostol Gega , se c’mund të pësonte nga ai trakt ? Sigurisht që e dinte. Por ishte dashuria e një të riu për Atdheun e tij , lshte dëshira e një të riu njëzet e katër vjecar për ta shpëtuar popullin e vet nga një gjendje e mjeruar , ishte qëndrimi i një djaloshi për të realizuar idealin e tij pamvarësisht nga sakrificat dhe vuajtjet , që mind të pësonte , ishte shpirti revolucionar i një revolucionari të ri , që hidhet në xjarr për të arritur fitoren e revolucionit të vet . Duke u fshehur në errësirën e asaj nate të gushtit të vitit 1946 , me kopjet e traktit në gji , kaloi nëpër rrugët e Elbasanit duke futur në shtëpijat traktet që kishte shkruar . Kopjen e fundit të traktit , ai e ngjiti në derën e ndërtesës së Komitetit Ekzekutiv të Rrethit . Ja trakti që shkroi dhe shpërndau Apostol Gega :

K U M B O N A    E   K U S H T R I M I T   T Ë   S H P Ë T O J M Ë   A T D H E U N  N G A  D I K T A T U R A KO M U N I S T E

Djalëria shqiptare duhet të ketë kuptuar gabimin dhe rrugën e mbrapshtë , që ka pas ndjekun dhe që ende disa të tjerë fatkeqësisht ndjekin dhe duhet të kenëv kuptuue veprën mashtruese të drejtuesve të kështu quejtëses Republikë Popullore t’Shqipnis , aktiviteti i të cilëve deri më sot nuk ka qenë tjetër vecse në damin e Atdheut dhe në mjerimin e popullit shqiptar Dhe me parimin e tij djaloshar it is nifertate ( kurrë nuk asht vonë ) dhe me hovin e tij guximtar duhet t’i prijë kësaj përpjekje vigane , qëllimi i së cilës asht shpëtimi i kombit dhe i popullit shqiptar nga pesha dhe sgjedha e randë dhe e padurueshme e Diktatorisë komuniste . Në këto ditë kaq të vështira Atdheu i drejtohet Rinisë shqiptare dhe kërkon prej kësaj nji bashkim dhe bashkëpunim total të të gjitha fircave kombëtare rreth flamurit Kuq e Zi njashtu si më 1912 dhe në 1920 në Vlonën Kreshnike , që vetëm trupzimi dhe vllaznimi i të gjithë Shqiptarëve shpëton Atdheu nga nji coptim i sigurt dhe total . Rini Shqiptare ! Ju që jeni aveniri i vendit , ju që jeni Pranvera e Shqipnisë e që keni barrën e randë të fateve t’ Atdheut , duhet , që ju t’i jepni vendit impresionin e nji force t’organizueme e të disiplinueme , tue pasë për program vetëm shpëtimin e Atdheut dhe naltsimin e Kombit . Duhet që vendi dhe populli Shqiptar të kuptojë që tashma ju do të ndërhyni në një mënyre vendimtare sa herë që fati i Shqipnisë do të jetë në rrezik . Populli Shqiptar i lodhun dhe i rraskapitun prej gjendjes së mjerueshme që asht krijue nga nji pakicë politikaxhijsh të gabuem , shërbetorë besnikë dhe vegla qorre të Stalinit dhe të Titos , kërkon prej jush të mendoni këtë të vërtetë historike . Ora e juej po afrohet , nesër do të tingëllojë . Ne po mbërrijmë në nji nga ato momente , ku simbas fjalës së poetit të vjetër ‘fati ka me i ndrrue vetë kuajt “ . Duhet që ju të jeni gati me shenjën e parë të rastit , t’i hypni kalit dhe në qoftë se do të evokoni me shpirtin e njerëzve të pavleftë do të ndeshni me brutalitetin shtazarak të aventurierve . Sbritni në fushën e betejës të pajisun me nji shpirt për përpjekje të forta me idealin e Atdheut me në krye “ Organizatën e Veprimit Shqipnia ‘ dhe hyni në luftë si kur flota Athinase , që shkonte në luftë gjithë e mbulueme me lule dhe plot tingëllim prej kangësh , por që flaka e fortë e nji vullneti të pa thyeshëm të shndrisë në fytyrën tuej . Pse inteligjencë që ma tepër se të tjerë keni pasun rast të kultivoni . Shkenca që ju kanë mësue mësuesit e juej janë pasunim që nuk mund të lihen inproduktive . Janë depozita që shoqnija ju ka besue për të cilat secili prej jush detyrohet me dhanë hesap . Bahuni gati me marrun barrën e ardhëshme , asht për ju që këto pemë po piqen por mos harroni se nuk imponohet nji popull me zjarr e me hekur por me shërbimet që i bahen . Duhet të dinin se me terror dhe me vrasje nuk mund të sundohet vendi dhe me brutalitet nuk mund të pushojë Zani i Kundërshtimit t’Atdheut dhe Opozitës Shqiptare . Ky asht nji ligj fizik dhe i pakundërshtueshëm . Rini Shqiptare ! Përgjigju Zanit mallëngjyes t ‘ Atdheut dhe !të Popullit Shqiptar dhe shpëtoje nga zgjedha e pa durueshme e Diktaturës komuniste Rroftë Rinija dhe populli Shqiptar !

K U S H T R I M  NGA  ORGANIZATA  E  VEPRIMIT  SHQIPNIJA

Këndoje dhe shpërndaje Ky është trakti që shkroi dhe shpërndau dëshmori Apostol Gega . Me këtë trakt ky djalë demaskon veprimtarinë e udhëhëqesve komunistë ,veptimtaria e të cilëve “ nuk ka qenë tjetër vecse në damin e Atdheut dhe ne mjerimin e popullit shqiptar “ dhe ata vetë i quan “ vegla qorre fë Stalinit dhe të Titos . “ Për të shpëtuar popullin nga kjo gjendje ai i drejtohet rinisë shqiptare , që e quan avenirin e vendit e pranvera e Shqipërisë , që si ‘’ një forcë e organizueme dhe e disiplinueme tue pasë për program vetëm shpëtimin e Atdheut dhe naltës9in e Kombit ‘’ , ‘’ t’i prijë një përpjekje vigane , qëllimi i të cilës do të ishte shpëtimi i popullit shqiptar nga sgjedha e egër dhe e padurueshme e diktaturës komuniste “ . Duke parë gjendjen e popullit shqiptar , ai kërkon ‘’ nji bashkim dhe një bashkëpunim total të të gjitha forcave kombëtare rreth flamurit Kuq e Zi njashtu si më 1912 dhe në 1920 në Vlorën Kreshnike ‘’ , për ‘’ të shpëtuar Atdheun nga një copëtim i sigurtë dhe total ‘’ Në përfundim ai shprehet , se është i sigurtë për përmbysjen e asaj diktature , ‘’ se me terror dhe me vrasje nuk mund të sundohet vendi . ‘’


X X X


Mbas leximit të këtij trakti , mund të mendohet , se si arriti ai djalë të vendosi të shkruaj e të shpërndajë një trakt me atë përmbajtje në atë diktaturë të egër ? A nuk e dinte ai djalë egërsinë e asaj diktature ? A nuk e dinte ai djalë , e po ta diktonin , atë e priste vdekja ? A nuk e dinte ai se si kishin përfunduar më parë kundërshtarët politikë të diktaturës , që ishin ngritur kundër asaj ? Ai djalë 24vjecar me emrin Apostol , i dinte të gjitha këto . Po pse iu kundërvu atëherë diktaturës ? Pse e shkroi atëherë atë trakt ? Pse nuk heshti , si heshtën shumë të tjerë ? Apostol Gega ishte një atdhetar , ai ishte një idealist dhe atdhetarit i vjen keq për atdheun e tij dhe idealisti sakrijfikon edhe jetën për shpëtimin e atdheut . Se atdhetari e idealisti jetojnë , mendojnë dhe punojnë për të mirën e popullit të vet , se atdhetari dhe idealisti mbi të gjtha venë interesin e të gjithëve , i venë edhe mbi jetën e tyre . . . Pse e shkroi Apostol Gega atë trakt e tregoi edhe në lëtrën që i gjeti e ëma , në shtresat e atij , që i muarën dy vëllezërit e tij nga burgu : “ Nënë , më fal ! Më fal , se fjalën tënde nuk e dëgjova , kur më porosite “” Kujdes , bir ! Por nuk është faji i im . Idealet më kishin mbërthyer rëndë . Nënë , m’i bën hallall të gjitha sakrificat , netët pa gjumë , gjirun , që më ke dhënë . Nënë e baba , më falni , që ju shkaktova plagë të rënda , por jo unë , Diktatura komunste , që më ndoqi këmba këmbës për dy fjalë , që thashë , ‘“ Poshtë komunizmi ! “”


X X X


Ky është Apostol Gega , një dëshmor i rinisë shqiptare . që duhet kujtuar , një dëshmor i harruar , që duhet nderuar . Ai nuk rrëmbeu pushkën që të luftojë , por ai përdori fjalën në luftën e tij . Fjala e tij ishte më e përflakur se pushka , ajo të vriste më shumë se cdo armë . Ai e tha fjalën e tij me gixim dhe trimëri si kur ishte i lirë , ashtu edhe kur ishë në burg i prangosur me pranga hekuri . Ai e sfidoi vdekjen për lirinë . Për ate më mirë ishte vdekja për liri , se jeta në robëri . Ai ra për Atdheun , për krenarinë e tij . Ai ra për popullin e vet , për mbarësinë e të gjithëve . Ai ra për ty , për mua , për ne , për ju , për të gjithë popullin . Ai ra për lirinë tonë , për lirinë e Shqipërisë së shumëvuajtur , për Shqipërinë e Skënderbeut , të Ismail Qemalit , të Hasan Prishtinës , të Mujo Ulqinakut . Ai ra për Kosovën e tradhëtuar dhe për Camërinë e përcëlluar . Dhe ra me fjalën e artë liri në gojë , për të mos vdekur kurrë ! Diktatura e pushkatoi , por ai me veprimtarinë e tij , me guximin e tij , me sakrificën e tij na mëson neve dhe brezave që do të vijnë , se si duhet menduar , si duhet punuar dhe si duhet sakrifikuar për këtë Shqipërinë tonë shpirtbrengosur dhe e gjithëgjakosur . Për të gjitha këto , që bëri ky djalosh 24 vjecar duhej të ishte kujtuar dhe nderuar me kohë . Shkolla fillore në fshatin Grabovë A të Granshit , ku ai qe mësues , duhej të ishte pagëzuar me emrin e tij . Intelektualët e Elbasanit duhet të ishin kujtuar për ndonjë veprimtari përkujtimore për këtë dëshmor të harruar . Bashkija e Elbasanit duhej ta kishte sbukuruar qytetitn tonë me një bust të Apostolit . Deputetët e Elbasanit duhej ta kishin kujtuar Presidentin e Shqipërisë , që ta kishte nderuar me ndonjë vlerësim . Me gjithë ate nuk është vonë . Një fjalë e urtë e popullit tonë , thotë : “ Më mirë vonë , se s kurrë . “ Ata , që na kanë nderuar , kemi detyrë t’i nderojmë .


Marrë me shkurtime nga vëllimi i pabotuar “ Y J E  T Ë  P Ë R G J A K U R “

Ylli qe s'e lane te shkelqeje

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on November 4, 2015 at 2:10 AM


Nga Doreida Dhonato Tezha


Nje borxh i imi moral ndaj drejtesise, vuajtjeve dhe talentit te saj me detyrojne te publikoj keto dy fjale: Ne pervjetorin e saj te vdekjes Ylli qe s'e lane te shkelqeje…


Jo cdo njeri zoteron talentin e bukur te te shkruarit, por sot te gjithe “shkrujane”. Fale teknologjise se sotme kane dale shume poete, shkrimtare, historiane etj., etj. Duke qene se s’kam te drejte te gjykoj askend, ne shenje respekti per jeten e “perdhunuar’ dhe duke I sherbyer historise se vertete (e theksoj te vertete) te popullit tim, me gjithe ngurrimin e kahkohshem, marr sot guximin te shkruaj dy fjale te verteta, te pazbukuruara dhe thjesht fakte nga jeta e Zj. Merita Sakoli Tezha, sot ne pervjetorin e saj te vdekjes.



Merita Sokoli Tezha


Merita lindi ne 29 Dhjetor 1924 ne qytetin e Korces. Qysh e vogel u shqua nga talenti i rralle per muziken dhe zerin e mrekullueshem, ze i cili terhoqi vemendjen e prof. Kozmo, pedagog i muzikes ne Liceun Kombetar te Korces. Qysh ne moshen 14-vjecare kendonte si soliste ne Radio Experimental Tirana. Ne koncertet e shumta ne Tirane dhe Korce Merita ne kenget popullore shoqerohej ne piano nga Pjeter Dungu, ndersa ne kenget klasike shoqerohej nga Tonin Guraziu. Ne vitin 1939 shkoi per studime ne Itali, ne Akademine Nacionale te Santa Cecilia ne Rome, institucion ne te cilin kane studjuar dhe te famshmit Beniamino Gigli, Maria Cherogiorgou-Sigara, Ennio Moricone, Franco Donatoni, Preng Jakova etj. Vazhdoi studimet deri ne gusht te vitit 1944 me pedagogun Ricardo Stracati, duke marre dhe mesime private nga Mark Antoni, pedagog i te famshmit I Mario del Monaco.
Merita eshte aktorja e pare shqiptare ( fakt ky pak I njohur) me rol kryesor se bashku me Kristaq Antoniun ne filmin e pare shqiptar me metrazh te shkurter " Takim ne Liqen" i cili u xhirua ne Shkoder dhe ne Manastirin e Shen Naumit ne Pogradec ne vitin 1942, por qe u shfaq vetem ne Itali. Film ky per te cilin rinia shqiptare dhe ma don mendja pjesa me e madhe e popullit as qe e dine qe ka ekzistuar.Gjate pushimeve te shkolles angazhohej gjithmone me aktivitete artistike ne Tirane dhe Korce dhe korcaret e quanin " Bilbili i qyetit". Ne vitin 1943 dha nje koncert recital ne kinema "Majestik" me kenge popullore me qellim bamiresie. Ishte me rezultate te shkelqyera ne shkolle dhe per te mbrojtur diplomen kishte zgjedhur dhe po punonte me arien "Bohema", diplome qe ajo nuk mundi ta mbronte per arsye te se ashtuquajtures lufte qe solli si rezultat mbylljen e rrugeve. Ne vitin 1944 kendon ne Radio Tirana se bashku me Tefta Tashkon, Marie Krajen, Viktori Xhacken etj. dhe ne vitin 1945 me talentin e rralle qe dispononte u aktivizua dhe ne Teatrin Popullor, perkrah Naim Frasherit, Lazer Filipit, Prokop Mimes, Liza Vorfit etj. 
Ne maj te vitit 1947 e arrestojne bashke me te shoqin ( Tika Tezha) dhe e denojne me burgim per agjitacion e propagande si armike te popullit ( te popullit te cilit i kendonte me dashuri) duke i prere buzeqeshjen, duke I shuar zerin si bilbil dhe duke I “perdhunuar” jeten, Torturat dhe mundimet e tmerreshme ne burg I kaloi se bashku me zonjat Sabiha Kasimati, Rita Koci, Musine Kokalari, Diti Bicaku, etj ( fakte keto, te cilat I permend dhe Zj. Rita Koci ne rrefimet dhe kujtimet e saj)
Tmerri i burgut, debimeve dhe internimeve e shoqeruan tere jeten se bashku me te shoqin dhe djalin e vetem (Didin). Ka jetuar ne Kavaje, ku nderohej nga ate gjithe njerezit e mire te Kavajes, deri ne vitin 1993 dhe pastaj emigroi ne Amerike me te birin dhe familjen e tij. 
Une, nga bashkejetesa 21 vjeçare me te, nuk me del nga mendja tronditja qe pesonte sa here qe degjonte zhurmen e makines se ndaluar poshte shtepise, zhurme e cila e bente gjithmone te rijetonte momentin e arrestimit. Vdiq ne 4 Nentor 2007 kur nderroi jete e semure nga kanceri i mushkerise.
Merita ishte nje talent i rralle, nje bilbil i lindur, nje yll i artit shqiptar por qe komunizmi nuk e la kurre te shkelqente dhe e shojti qe ne hapat e pare duke copetuar jeten e saj dhe demtuar rende artin shqiptar.

Hetues Durimi

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on October 20, 2015 at 12:20 AM


Nga Mit'hat Havari


Durimin e njoha ne vitin 1988 ndersa udhetonim rastesisht ne te njejtin mjet, saurel, une me nje mikun tim shkonim ne Permet, ndersa Durimi ishte shef i hetuesis se Tepelenes. Biseduam çfardo rruges, dukej djale i qeshur, simpatik e kisha dhe patriot, ishte nga Kanina e Vlores. Krijova pershtypje te mire per te, bile me mikun tim krijuam mendimin se ka edhe njerez pozitive ne ato organe. Ne qershor 1992, une fillova detyren e kryetarit te deges se rendit publik ne Elbasan. Aty gjeta dhe Durimin, ishte oficer i policis gjyqesore, tashme termi hetues ishte hequr nga fjalori zyrtar.Me thene te drejten u gezova qe ishte aty i pozicionuar, kjo per shkak te ndikimit nga njohja dy vjet me pare me te. Fillova ta inkurajoja ne punen e tij dhe atij i pelqente kjo gje. Pas disa muajsh ish ministri i rendit publik Bashkim Kopliku me telefonoi dhe kerkoi nga ana ime nje kandidature per drejtor te pergjithshem te policise gjyqsore ne ministri. Menjehere ju pergjigja se nuk kisha ndonje kandidature te pershtateshme, por i thashe se do te mendohem. Sa mbylla receptorin me shkoi mendja vrinkthi tek Durimi. E thirra direkt ne zyre dhe i propozova vendin e punes. Ai me pa ne sy paksa i çuditur dhe mu pergjigj se ishte mire aty e me falenderoi per respektin, ne fakt dukej si i trembur. Por une me ate naivitetin qe me karakterizon e ndava mendjen. Do te shkosh i thash, ti je i ri dhe i pa perlyer me krimet e diktatures. Ai u largua dhe une i telefonova ministrit duke i paraqitur kandidaturen. Kopliku dukej njihte fisin e tij ne Durres dhe dha OK. Prit e ska, prit e ska, me ne fund derjtor u emerua Vexhi Muçmata. Kerkova informacion perse ishte rrezuar kandidatura ime, por nuk mora pergjigje, ne fakt dikush me tha qe pengese ishte bere PD e Elbasanit. Ne fakt une isha shkeputur zyrtarisht nga partia dhe nuk i pyesja per vendimet e mia. Nga sedra qe penguan kandidaturen time, e emerova Durimin shef te policis gjyqsore ne Elbasan. Hetuesi i diktatures ishte i kenaqur nga emerimi i ri. Nuk kaluan disa dite dhe ne takimin qe kisha me popullin vjen ne zyre nje burre i dobet, ulu zoteri ju drejtova. Quhem Luan Hasa jam Çam dhe banoj ne Cerrik. Kam qene i denuar politik. Po perse flisni me ze te çjere ju drejtova. Pikerisht per ate puna kam ardhur vazhdoi ai. Kam pasur hetues Durim B... ishte sadist, ushtronte dhune çnjerezore mbi mua dhe me mbyste shpesh me dy gishtat e dores se djathte, ai ma ka prishur korden e zerit. U tmerrova ne fakt, nuk po ju besoja vesheve. Nuk prita, menjehere thirra ne zyre Durimin. Ai erdhi e ishte bere qiter i verdhe ne fytyre, duket e kishte pare viktimen e tij qe ishte futur brenda. Durim ulu, ju drejtova. E njeh zoterine? Po, u pergjigj me koken poshte. Perse i ke prishur zeri Durim? Ty te ndalonte ligji te ushtroje dhune mbi te pandehurin! Zoti kryetar mu drejtua, une do largohem nga detyra. Jo, jo i thash prit, kerkoi ndjese viktimes per fatkeqsine shendetesore qe i ke shkaktuar. Hetuesi i diktatures i kerkoi ndjese Luanit. Dukej qe ishte i shtirur dhe s’kishte pike pendese. I dhash leje te largohej.Nderkohe Luan Hasa me tha: Durimi ka ushtruar dhune fizike dhe ndaj Nazmi Dervishit, ish i denuar politik per poezi dhe une e kisha emeruar shef te policise kriminale, ishte teper inteligjent Nazmiu. Ndersa Luani zbriste shkallet thirra ne zyre Nazmiun. Po si mor zoteri i thashe punon me persekutorin tend Durimin e nuk me thua gje mua? Nazmiu buzeqeshi e me tha: ça ti besh, pastaj ju e kini perkrahur. Po nuk e njihja mor Nazmi. Do ballafaqohesh me te "kercenova" shefin e krimeve. Thirra Durimin perseri, ai erdhi menjehere. Ulu Durim. Si nuk te vjen turp qe punon me Nazmiun qe e ke dhunuar fizikisht me grushta dhe e ke mbytur, se e ke pasur stilin tend mbytjen. Hetuesi i diktatures u nxi ne fytyre e s'foli. I largova te dy. Pas ca minutash vjen ne takim nje burre i gjate qe une e njihja per fytyre, sepse ishin dy vellezer kosovare dhe shetisnin ne bulevard nga Fush Mbreti, por te dy vellezerit diktatura Enveriane i kishte futur ne burg. Si quheni ju drejtova? Rustem Gashi ma ktheu zoteria, jam Kosovar. Per çfare kini ardhur zoteri? Per Durim Bedinin e kam pasur hetues dhe me ka torturuar. E kuptova, qe viktimat ishin organizuar te denonconin "SS-in" e tyre nazist. Do ballafaqohesh me te ju drejtova. Si urdheron zotni shef mu pergjigj kosovari dy metra i gjate, por qe i dridhej zeri. Pas pak erdhi xhelati ne zyre. Ulu Durim i thashe, nderkohe kontrolloja qetesine time, isha shume i tronditur. Fol iu drejtova kosovarit, çte bente? Kosovari u shtri ne parketin e zyres dhe vazhdonte te fliste ashtu shtrire. Me hipte siper zonti kryetar, me shkelmonte dhe me rrihte me dru mareje, nga ato te guzhines. Pastaj u çua dhe vazhdoi. Kur me çuan ne kufi ne vendin ku isha arratisur, Durimi me kishte lidhur me litar dhe me rrihte rruges me dru e me shante, he armik i mutit, spiun i Titos etj... etj. Me kishte hipur gjaku ne koke dhe ju drejtova hetuesit krminel maskuar aq bukur me buzeqeshjen dinake dhe me servilizmin e peshtire te tij. Ngreu pleher, i thashe, e rrife Kosovarin keshtu me duar te zgjidhura e jo me pranga. Ai kishte ulur koken poshte e s' bzante. Thirra urgjent shefin e armatimit dhe disa shefa te tjere te kuadrit e ku di une. Pasi bera te qarte situaten, e çarmatosa dhe e largova nga dega e rendit per te mos i pare surratin me, nderkohe urdherova te mos futej me ne ate organ. Keto veprime u kryen ne syte kosovarit, i cili dukej itronditur nga skena. I keshillova te tre te persekutuarit nga dora e zeze e hetuesit te diktatures Durim Bino qe ta denonconin ne gjykate, “me akuzen shperdorim detyre”, ushtrim dhune etj..., por ata mu pergjigjen, se nuk kishin kohe te merreshin me te, ta gjeje nga zoti etj si keto. Ne vazhdoi kosovari do kapim kohen e humbur, do martohemi te lindim femije. Mu mbushen syte me lot. U bera meit siç thone, s'kisha fjale! Epilog. Kishin kaluar kohe dhe nuk ja kisha degjuar zerin Durim Binos, hetuesit bastard te diktatures. Veç nje nate shoh ne TV se Durimi ishte prokuror rrethi ne Kavaje. Mezi prita te zbardhej. Te nesermen kerkova takim me Dhori Sollakun, ish prokuror i pergjithshem. Me priti ne zyre me njehere. I spjegova situaten e prokurorit te tij. Sollaku heshti dhe nuk i preku as qimen e by... Durimit. Normale ishin homolog, kishin mbaruar nje shkolle ishin bij te vendosur te partise te asaj diktature mizore qe i beri prokurore etj. Kisha marre "misionin" e atyre çifuteve kur kerkojne nazistet qe kane ushtruar krime mbi ta. Durimi vazhdoi ca kohe prokuror ne Kavaje, por dhe une vazhdova misionin tim. Nje dite TV dha lajmet se ishin shkarkuar disa prokurore midis tyre dhe Durim Bino, nuk ishte Sollaku prokuror i pergjitheshm. U ndjeva i qete ate dite. Kisha vene per se dyti ne vend dinjitetin e Nazmiut, Luanit dhe Rustem Kosovarit. Respekt per ta kudo ndodhen .

Biberizem ne VOA

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on August 22, 2015 at 2:35 AM

Nga Vasel Malaj


A i ka shkelur Z. Elez Biberaj ligjet dhe rregullat e VOA Charter, dokumentit baze ku ligjerisht bazohet veprimtaria institucionale e "Zerit te Amerikes"?!

Duke lexuar artikullin ne gazeten "Dielli" me titull, "Leter per poetin e famshem me rastin e Ditelindjes", shkruar nga Z. Elez Biberaj, ish shefi i seksionit te gjuhes shqipe ne radion "Zeri i Amerikes", eshte e pa mundur te mos te shkoj mendja tek VOA Charter, dokumenti baze i "Zerit te Amerikes", i cili ka hyre ne fuqi ne vitn 1976, i firmosur nga Presidenti Gerald Ford, ku ligjerisht jane te sanksionuara ligjet dhe rregullat qe rregullojne veprimtarine e "Zerit te Amerikes" duke e bere nje institucion mediatik te besuar tek ndegjuesit e shumte neper bote. Duke lexuar me kujdes "Letren artikull" kam konstatuar se shkrimi i Z. Biberaj bie krejtesisht ne kundershtim me ligjet, rregullat dhe kodin e gazetarit te "Zerit te Amerikes". Ne dokumentin baze, VOA Charter, behet e qarte se gazetari i "Zerit te Amerikes" duhet te largohet nga preferencat personale politike. Gazetari i "Zerit te Amerikes” nuk munde te perdore MUZIKEN per te bere deklarime editorial. Gazetaret dhe pregaditesit e programeve te "Zerit te Amerikes" duhet te jene te pa anshem dhe te largohen nga çdo preference personale. Sipas ketij shkrimi dhe veprimtarive konkrete, seksioni i "Zerit te Amerikes" eshte pronetuar nga Z. Biberaj, gje qe eshte ne kundershtim me dokumentin baze ku bazohet veprimtaria ligjore e institucionale e "Zerit te Amerikes” seksoni i gjuhes shqipe.

Sipas realitetit ne kete leter Z. Biberaj eshte ne kundershtim me permbushjen e detyres se tij si drejtues i "Zerit te Ameriks", si dhe kontradiktor me vetevehten, pasi ka paqartesi te medha ne shkrimet e tij dhe ne veprimtarine konkrete tek "Zeri i Amerikes”. Si rezultat i kesaj veprimtarie “Zerit i Amerikes" seksioni ne gjuhen shqipe e ka humbur balancen, ku pas viteve 1990 u punuesuan ish punonjesit e propagandes se diktatures komuniste nga Shqiperia.

Ballanca eshte nje parim ne dokumentin baze, VOA Charter. Sipas te dhenave te sakta, eimsionit te gjuhes shqipe te "Zerit te Amerikes" i eshte ulur ndjeshem numri i degjuesve dhe shikuesve duke u shkelur rende nje nder parimet kryesore te dokumentit themeltar, VOA Charter, si dhe strategjise se "Zerit te Amerikes". Ulja e degjuesve dhe shikuesve ka qene nje sondazh i paradokohshem i vete "Zerit te Amerikes".

Le te kthehemi tek kenga e preferuar e Z. Biberaj "Ne Dardani Bjen nje Tupan". Kjo kenge eshte kenduar ne fillim te viteve 1980-te, atehere kur ne vuanim nen regjimin gjakatar komuniste te diktatorit Enver Hoxha. Kesaj kenge i behej buje nga regjimi komuniste per tju terhequr vemendjen shqiptareve jashte Shqiperise, pasi populli shqiptare ne Shqiperi ishte i rrethuar me tela me gjemba ne kopshtin zologjik komunist, nen terrorin dhe diktaturen me te eger te te gjitha vendeve komuniste.

Ska si te mos habise mallengjimi qe ngjallin nacional-komunistet tek Z. Biberaj me kengen "Ne Dardani bjen nje Tupan". Intelktualet, kengetaret, poetet, gazetaret dhe propagandistet e perzgjedhur nga Sigurimi quheshin levat e Partise. Ne ate kohe ne Shqiperi djemte e rinj per t'i shpetuar terroit komunist vriteshin dhe terhiqeshin zvarre te lidhur pas makinave neper rruget e qyteteve per te terrorizuar popullin, ndersa Gezim Nika kendonte e dilte te kendonte jashte shtetit.

Ne vitet 80-te ju Z. Biberaj mallengjeheshit me politikat dhe keget e nacional-komunisteve?!! Ky eshte nje paradoks i vertete?!

Z. Biberaj duke pare veprimtarine tuaj konkrete shohim se jeni shume kontradiktor me veten tuaj.

Ne fund dua tju sugjeroj qe me kenget e nacional-komunisteve dhe veprimtareve matrapaze te regjimit komunist shqiptar mos u mallengje!!!

A State Rape

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on August 16, 2015 at 6:05 AM


By Visar Zhiti


(Excerpt from the book “Torn Hell” pg. 407)


During the very last inspection on a gloomy day - the sun had not appeared at all as if it were out on sick leave, a photograph had fallen from a prisoner amidst the crowd near a heap of thrown-out trash.


“What’s that? Bring it here!” The operative had barked. “What about this woman?”


“Mine,” the prisoner had said.


“Ah, she is beautiful, curvy, doesn’t look like she’s from the village,” the operative had licked his lips. The bloodhound. “Does she come to meet you? Hasn’t she divorced you, huh? It won’t be long till you hear words of her betraying you.” The prisoner froze.


“Go now,” the operative ordered. “Leave the photograph with me.”


“Never!” The prisoner wanted to strangle the whoremonger with his bear hands.


The inside guard pushed him away. One of the prisoner’s feet sank in the shallow water of a nearby puddle.


After some time, when his brothers came to see him in prison in a low voice they said that his wife... the state security people hounded her… it was better not to think about her, forget her. “But this is a state rape!” The prisoner screamed.


Luan Burimi, himself, told me this in despair, and in blighted hope said, “God’s will it isn’t true!”


Translated from The Albanian by Hilda Xhepa

Precillet mes miqsh Petro Zheji

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on August 12, 2015 at 12:25 AM


Petro Zheji

 


Prëcillet mes miqsh për në banesën e fundit Petro Zheji


Lekë Tasi


Unë kam qenë ithtar i Petros, nuk kisha aftësi të isha pjesëtar në "laboratorin" e tij filozofik, prandaj do të flas për humanitetin e tij.


Një vjazë që ia kishin marrë babanë në burg dhe vdiq aty, iu drejtua Petros, dhe ai lëvizi të gjitha gurët, gjeti njerzit në komunale, dhe kështu kur vajtën në varreza, Petro dhe ajo vajza, punonjësi i atyshëm, Tonini, ishte marrë vesh me Petron që kur unë të kollitem dhe të ul kokën, aty është varri atij fatkeqit.


Ose në një rast tjetër nga të shumtit, tre të mitur nga Lezha i gjen rrugës natën një shok i Petros, dhe ku do t`i çonte përveç se tek Petro? I cili i pret me përzëmërsi, i strehon dhe bisedon me ta për Zotin dhe Dashurinë. I kam parë dhe njohur unë vetë 10 vjet më vonë tek Petro, të rritur, e të gëzuar që kishin arritur jo rastësisht por prej Zotit, të bënin një mik të tillë si Petrua.


Petrua nuk pyeste fort. Kur shfaqej ne TV-ën Italiane Filmi Jezu Nazoreasi dhe e shikonte publiku, Petro e shpjegonte, por me kaq zjarr, sa njëri aty që donte të tregohej i zellshëm, i tha me ton ironik. “Si shumë i zellshëm po tregohesh, mos je gjë prift”? Petrua iu përgjigj me ton të fortë, “Po ashtu jam”.


Kushdo që mendon se jeta është thjesht një proces i natyrës është budalla. Jeta është një mrekulli që e ka dhënë Zoti. Prandaj ndeshemi me njerëz të tillë si Petro, që e kalojnë tërë jetën duke u përpjekur ta zbërthejnë në një farë mënyre këtë mrekulli me punë të parreshtur, siç bëri Petrua. I përkushtuar tërë jetën e tij atij qëllimi.













Uran Kostreci


Ne jemi, sot, këtu që të përcjellim për tek banesa e fundit Petro Zhejin që ishte një shqiptar i madh, një antikomunist i vendosur, erudit e një nga përkthyesit më të shquar të Shqipërisë. Petroja qe poliglot e stdiues i gjenezës së gjuhës shqipe. Tre librat e mëdhenj që ai la për këtë temë, e bëjnë të pavdekshëm.


Ne shqiptarët i detyrohemi aq shumë këtij njeriu, ndaj dhe hidhërimi ynë është i madh për humbjen e Tij. Natyrisht dhimbjen më të madhe e kanë familjaret e Petros; e ka djali e motrat e Tij, të cilët i ngushëlloj, me këtë rast, e i lutem Zotit që t’u japë forcë për ta përballuar humbjen që pësuan.


Unë si një nga miqtë e Tij më të afërt u lendova, shumë me ikjen e Petros nga kjo botë. Nga Petroja, që ishte siç thashë një savant, kam mësuar tepër. I detyrohem Petros edhe për parathënien e Tij të shkëlqyer kushtuar librit tim me sonete. Ajo parathënie është një ese e vërtetë, kur e lexova i thashë, o Petro, mos i ke lëvduar ca si shumë këto sonetet e mia, or vëlla? Po ai me atë buzëqeshjen e Tij të zgjuar aty për aty ma ktheu. “Mos të thotë mendja se tani në pleqëri unë do turpëroja veten duke lavdëruar krijime letrare, po të mos vlenin ato”.


Qoftë i lehtë, mbi Ty, dheu o mik i shtrenjtë e ishallah t’u preftë shpirti në xhenet!


Fjalët e Lekë Tasit dhe Uran Kostrecit mbajtur në varrezat e Tufinës gjatë përcjelljes për në banesën e fundit të Petro Zhejit. Tiranë, 15 Mars, 2015

Communists are evil

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on June 18, 2015 at 12:15 AM


Thomas Marsh and Uran Kostreci


Dear Mucci,

 

It was such a pleasure to see you at the VOC ceremony, and also to recall the conversation we had one year ago when my sons were in attendance. Your friend, Uran, is an amazing heroic man. Thank you so much for introducing us. Please tell him that it was an honor to meet him, and that I truly appreciate the gift of his book. I felt a little embarrassed asking him to autograph it, but it seemed that might be my only opportunity... and someday my children and their children will know that I met Uran in person. Please give Uran my heartfelt best wishes.

 

Please also tell him that his book is so beautiful, and so heartbreaking and (in the passages about the communist partisans) it is horrifying. How can human beings do such things to each other?? Though we see this throughout history, the communists still hold the all-time record for sheer numbers of brutal murders. It seems that our annual VOC ceremony may be the start of a movement to, as Prof. Maryanovich said last year, identify them as evil. it has been some time since a major public figure (since Ronald Reagan!) has had the courage to call communists what they are: evil.

 

Again, it was wonderful to see you again. Please feel free to contact me at any time. This email is the most effective way.

 

God bless you,

Thomas



Thomas Marsh and Mustafa Xhepa


Thomas Marsh is a classical figurative sculptor who has created many public monuments in California, as well as works in public and private collections throughout the U.S. He was the concept designer and sculptor of the Victims of Communism Memorial (2007) in Washington, DC.

Polemike me Z. Biberaj

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on April 26, 2015 at 2:30 AM


Nga Vasel Malaj


Z. Biberaj! Shume vone jeni kujtuar te jepni leksion per demokracine. Personalisht permes Facebook-ut i kam kritikuar politikanet shqiptare si pergjegjes per gjendjen e Shqiperise sot. Pas kritikave qe kam bere, ne kemi shkembyer nje mesazh te shkurter ne mes njeri tjetrit dhe menjehere me keni unfriend dhe bllokuar ne Facebook.


Ju Z. Biberaj jeni personi qe keni futur tek "Zeri i Amerikes" ish propagandiste dhe gazetare te Radio-Televizionit Komunist Shqiptare, te cilet kane qene familjarisht Leva te Diktatures Komuniste.


Se perse e keni bere kete, koha do ta tregoje!


E verteta qendron se emisioni i "Zerit te Amerikes" pas ardhjes se ketyre gazetareve te diktatures komuniste ka ndryshuar krejtesisht kahun qe kishte, duke u bere nje qender per te propaganduar intelektualet e regjimit komunist dhe spiunet e tyre pseudo intelektuale, te cilet jane derguar me mision te caktuar dhe te qellimte ne Perendim, per te dominuar komunitetet shqiptare ne Diaspore.


Nese do te krahasonim leksionin tuja te sotem me librin qe keni shkruar me pare "Shqiperia ne tranzicion", ju bieni ne kundershtim me veten tuaj, pasi beheni dashur dhe padashur nje mbrojtes dhe inkurajues i mafies komuniste shqiptare dhe kupoles se krimit ne Shqiperi. Me kete ju vertetoni katerciperisht komentet dhe kritikat qe une kam bere tek "Zeri i Amerikes" dhe ne rrjetin social Facebook kunder mafies komunste shqiptare, gje te cilat i keni mohuar padrejtesisht.


Komploti i mafies komuniste shqiptare kunder gazetareve te nderuara te "Zerit te Amerikes", Zonjave Isabela Çoçoli dhe Zamira Edwards, tregoi qarte se mafja komuniste po kerkon te na luftoje edhe ketu ne kete vend te madh demokratik. Analiza juaj eshte e pavlere sot, pasi ne ish te perdjekurit politike nga regjimi komunist i kemi thene per vite me radhe keto qe ju i sforcuar i thoni sot.


Me vjene mire per nje gje, me se fundi koleget e propagandes komuniste ju paskan mesuar te shpreheni formalisht “politically correct”.

VETVRASJA E NJE KOMBI

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on April 19, 2015 at 2:15 AM

Mbi librin e KOL BIB MIRAKAJT “VETVRASJA E NJE KOMBI”


Nga Lekë Tasi


Librat e autoreve te veçantë , qofshin kujime apo monografi, janë burimet më të vlefshme pranë dokumenteve per te shkruar historine e 70 viteve te fundit. Sidomos memuaret kanë pulsin e jetës, dhe sa për subjektivizmin që shumë shpesh lehtëson përgjegjësitë e veta dhe rrit ato të kundërshtarëve, i bie lexuesit të gjykojë për seriozitetin /sinqeritetin e shkruesit , veçanërisht kur ka dijeni të hollësishme të lëndës së trajtuar në to (regjimin komunist dhe personazheve që lojtën rol pro dhe kundër tij). Deri dje kjo ishte e pamundur nga mangësia dhe njëanshmëria e dëshmive; (konkretisht tek librat veteranëve ish partizanë: sado pak të vërteta jo-partiake të përmbanin dorëshkrimet e tyre, e drejta e botimit do tu hiqej në çast; shembull kujtimet që nisi Myslim Peza dhe u prenë me një shenjë të kokës që bëri Enveri.. Për këto arsye e kam pritur me shumë dëshirë e kureshtje librin e Kol Bib Mirakajt, të shkruar në 1951 dhe të botuar më 2014.


Libri evidenton në mënyrë të paekuivokueshme pikësëpari vetite e autorit : burrninë, atdhedashurinë dhe aftësinë e rrallë për të thënë fjalën e duhur aty për aty, dhe cilitdo qoftë, dhe mbi të gjitha largpamjen. Eshtë e habitshme por jo e pakuptueshme që ndër politikanët nacionalistë, ata më të demonizuarit gjat komunizmit, i pari Ernest Koliqi dhe pas tij Mustafa Kruja prej kohësh po dalin në media si njerëz të shquar dhe patriotë ( këtë famë të merituar të tyre e lejoka gradualisht fryma e dekomunistizimit me pikatore, që mbizotëron tek akademikët. Janë ata autoriteti shkencor që i rekomandon autoritetit shtetnor “këtë po, atë jo” , dhe në këtë shkallzim rehabilitues është lejuar të hyjë edhe Mit`hat Frashëri , sigurisht falë pacifizmit të tij që ua lehtësoi punën komunistëve, po edhe kuislingët Lef Nosi e Pater Anton Harapi, për personalitetin dhe kontributete e tyre të shquara patriotiko-kulturore, kurse për Mirakajn dhe figurat e tjera vendosmërisht antikomuniste si Xhafer Deva e Mark Gjonmarkaj -asnjë lëshim. Kjo është plotsisht e kuptueshme për kushtet tona të amullta. Kol Bib Mirakaj, meqë për Xhafer Devën folëm mëparë, paraqitet vetëm si politikan dhe më von si ushtarak ,rastisi që në një farë momenti t`i ngarkohej barra formale e partisë fashiste , e cila nuk pati jetë të gjatë, u shkri me rastin më të parë, nga vetë krerët e saj shqiptarë. Por “faji” kulmor i tij që i kushton mënjanimin sot për sot, është vendosmëria për të luftuar me armë ndërhyrjen e fqinjit tonë verior, me të cilin partizanët tanë ishin në marrëdhënie vartësie të plotë. Kur lexon librin e tij me titullin nga më të gjeturit “Vetvrasja e një Kombi”, kupton largpamësinë dhe energjinë e autorit, krahasuar me qullsinë skandaloze të shumicës së nacionalistëve, që deri vonë shpresonin në korrigjimin e NCl të drejtuar nga PKJ (...) Vendosmëria antijugosllave e veriorëve, ka shkaqe të njohura historike të kësaj pjese, të lakmuar dhe të masakruar herëpas here prej ushtrive serbe, por nuk është kuptuar njësoj nga të gjithë nacionalistët jugorë , dhe ç`është më e keqja, u përballua me një inkoshjencë politike që i detyrohej rivalitetit meskin të shumë krerëve, meskinitet që na karakterizon akoma sot. Edhe sot shfrytzohet një hollësi e parëndësishme siç është ajo e fashizmit (dhe harrohet që mbështetja tek i huaji ka qënë një tipar i vazhdueshëm , i pandërprerë politik shqiptar siç ish katandisur ai nga pushtimi shekullor (Lidhja e Pirzrenit, orvatja për autonomi nën Turqi më von, Esati nëshërbim serb,grek,francez,italian, marrëveshja Pashiç-Zog, traktatet Zog-Itali, ai Mugosha-Popoviç-Hoxha, i këtij të fundit me Bs,Kinën, Pakti Neubacher-Mehdi Frashëri, R. Alia që i dorëzohet tinëzi paktit BS- ShBA për të shpëtuar klikën e tij, Misioni Pelikan si “kurorëzim” i mllefit për humbjen e pushtetit. Ky nënshtrim vullnetit të huaj kur nuk arrijmë të mposhtim me fund rivalin e brëndshëm vazhdon sot e gjithë ditën por pa vënë mend; e tregojnë konfliktet pa dinjitet , kur gjyqin e kërkojmë në Evropë , dhe vendimin e saj nuk ia respektojmë, duke detyruar kështu diplomatët e saj të braktisin të neveritur llozhat e parlamentit .


Cdo veprim dypalësh nga këto që numuruam më lart me faktorët e huaj mund të gjykohet vetëm nga rezultatet praktike. E pra, asnjë prej periudhave respektive, duam s`duam, s`mund të barazohet me atë që quhet “koha e Italisë” ( : bashkim me tokat shqiptare përtej kufirit të 1913-ës, arsim kombëtar në ato zona, Institut i studimeve shqiptare, lulzim i tregut, i qytetërimit, i horizontit, i botimeve, rikonfigurim europian i qyteteve tona ), dhe sa për të shumëpërfolurën “vënie të figurave politike në shërbim të okupatorit”, kjo ësht një gënjeshtër e madhe e historiografisë komuniste; fakti është e kundërta, që pushtimi fashist u bë pabesisht e në padijeninë e tyre, kështu që politika filo-italiane e mëparshme e disave prej atyre personaliteteve doli shpëtimtare, sepse shmangu marrjen e karieristëve në shërbim nga fashizmi ( të cilët E. Hoxha i vuri në krye të shtetit në 1946) , dhe kështu patriotët që sot pranohen me zemër tëthyer nga elita 45vjeçare si personalitete, M.Kruja,E.Koliqi, e shumë të tjerë shfrytzuan lidhjet dhe prestigjin e tyre për t`i prurë atdheut shërbimet e jashtzakonshme që përmendëm, ndër to rivendosjen shumë shpejt edhe të dinjitetit të flamurit. Këto u bënë duke e shtrënguar Italinë, sepse ata ditën të përfitonin edhe nga konjukturat e luftës. Kush tjetër e ka mundur të bëjë një gjë të tillë në kushte analoge? Duhet para sëgjithash karakter, ndryshe të marrunit me politikë reduktohet në një sport për pinjollët e familjeve të mira ,që duan t`i përmendi historia në një farë mënyre.. K.B.Mirakaj e kishte karakterin për ta kthyer mendimin në veprim, sepse ai,karakteri, imponohet edhe tek psihika e tjetrit, kushdo qoftë ai. Dishka të tillë e kemi tek biseda e tij me Mussolinin në 23 Prill 1943, ende pra në kohë për të siguruar me armatimet e Italisë një baze solide kundër infliltrimit jugo-komunist në veprim, qëllim kryesor i asaj vizite . Prej fjalëve që u këmbyen gjatë bisedës, lexuesi e kupton qartë se diktatori italian u mbresua thellë nga e folura energjike dhe haptaz e bashkbiseduesit, dmth nga karakteri i tij . Marrëveshja u arrit menjëherë , por si gjithmonë, ajo sabotohet më pas në Tiranë, gati pa dashur por edhe me dashje, falë vullnetit të dobët, të pangjyrë respektivisht të bashkëpuntorëve dhe rivalëve të Mirakës, që flasin keq për këtë nismë tek Mëkambsi. Me efekt më vonë, që edhe ata të bien viktima të komunizmit, tek i cili shpresonin ndofta të gjenin favor për qëndrimin e tyre anti-okupator. Një histori që përsëritet gjatë kohërave .


Mosnjohja deri sot i shërbimeve të K.B. Mirakajt si atdhetar dhe parashikuesi më i qartë për strategjinë antikomuniste, por edhe si mbrojtës i palodhur uniteti në vend dhe në emigracionin e brejtur nga agjenturat dhe nga mediokriteti i krerëve me gjithë pasonjës, ka të bëjë sigurisht me dizinformimin themelor të deritashëm që do të mbajë edhe ca kohë. Historiografia zyrtare duhet më parë të ndërrojë shenjën algjebrike me të cilën vlerson atdhedashurinë. Opinioni publik që e ka vetdijën çfarë fshihet realisht në këtë tranzicion, megjithse ende i pakët, i di mirë arsyet, dhe nuk mund të presi që mbetja komuniste në ndërgjegjen e historianëve të deklarojë se lufta gjer në ekstrem veçanërisht i Veriut (Mark Gjonmarkaj, Kol Bib Mirakaj, Jup Kazazi , Maliq Bushati , Abaz Kupi, Halil Alia, Muharrem Bajraktari , Vëllezërit Kryeziu , Xhafer Deva me shokë në Kosovë, dhe më tej desantët në gjithë territorin, qindra djem që shkuan drejt vdekjes me vetmohim ) kanë qënë patriotizmi i vërtetë shqiptar, ai që na nderon në kontekst Europianolindor në dhjetvjeçarin e parë të Luftës së Ftohtë. Ata e kanë të sigurtë rrugën drejt Panteonit tonë. Por si duket ne duhet të presim akoma, që vendin e pesë djemve të Vigut dhe të shumë pjedestaleve të tjera, ta zënë përmendoret e Postribës e Malsis së Madhe , i Mark Gjonmarkajt, i Preng Calit, i Alush Lleshanakut e me rradhë, dhe`nuk duhet të jetë e vështirë për ata që kanë në dorë dokumentat ta identifikojnë edhe rolin përherë aktiv të K. B. Mirakajt, në të vetmen luftë që duhej bërë , atë kundër rrezikut komunist brënda vendit, dhe pak kohë më parë atij çetnik nëkufi (libri na sqaron për këtë;). Roli i tij kryesor, sepse ai kishte përballë si kundërshtarë kokëngjeshur ose tinzarë mjaft prej nacionalistëve, siç doli edhe hapur më von. Ai ka qënë ndër më të qartët si për aspektin politik ashtu dhe për atë ushtarak të përpjekjes së përbashkët që duhej në atë moment , dmth për një front kompakt nacionalist, sepse kauza shqiptare për shkaqe historike dhe aktuale nuk ishte ajo e koalicionit, por shpëtimi i kombit prej krahut lindor të tij. . Akoma sot ekziston një lloj servilizmi psikologjik ndaj prioritetit të pjesëmarrjes pa tjetër me koalicionin . Jo! Nuk fitohej përkrahja e anglosaksonëve me shërbimet e përcipta që fshihnin synimet e bllokut lindor (shih dokumentat britanike që e thone troç, dhe këto ditë edhe disa më të turpshme që zbulojnë edhe pazarin me gjermanët ). Përparësi për fuqitë perëndimore në vendosjen e kufive mbas luftës do të kishte aftësia e një kombi të vogël të luftojë për vete, dhe sa më kompakt aq më i imeritueshëm është për pavarësi. Këtë preferencë moralo-politike të tyre (që e kanë mbrojtur shumë filoshqiptarë të shquar anglezë dhe francezë pranë qeverive të tyre) ,ne e humbëm plotsisht, megjithse u quajtëm aleatë. Ne as nuk u ftuam prej krejt Koalicionit, si shegertë të padenjë. Të shikohet në libër dialogu i Mirakajt me Kolonelin Mc Neal, i rrallë në kronikat tona për tonin e hapur e burrnor si dy të barabartë, reagimin e këtij të fundit, për të kuptuar shumë gjëra. Ndër to edhe mbrojtja tek autoritetet italiane prej anglo-amerikanëve ngaçdo përndjekje që iu bë Mirakajt në Itali, Kurse gjermanët në një farë momenti e ndiqnin për ta vrarë, megjithse ai ishte me ta! (nënkupto nuk donte tu lehtësonte punën të dërguarve të PKJ dhe të digjte vendin). Kjo është shenja dalluese e personalitetit, dhe fatkeqësisht janë të rrallë ata që e kanë. Kol Bib Mirakaj ka qënë jo vetëm këmbëngulës dhe dinjitoz në atdhedashurinë e tij, por edhe i gatshëm për koncesione – duke ua lënë udhëheqjen të tjerëve ,mjaft që rreziku të kuptohej dhe të përballohej menjëherë dhe sëbashku. Thelbësore, nëse duam pasqyrim të plotë të historisë, është të dalin njëkohësisht edhe provat se si ky aksion u sabotua nga vetë krerët nacionalistë të Jugut dhe jo vetëm, dua të them edhe nga paqartësia e shumë krerëve të Veriut, të impresionuar nga prania e oficerëve aleatë. . . Por edhe konflikti i shurdhët mes politikarëve që i kishin dalë zot vendit në momentin më të rrezikshëm të historisë moderne të tij, flet shumë , dhe lexuesi mund të marrë vesh nga ky libër gjëra tepër interesante për shkaqet e dështimit , pikërisht për faj të këtij pasinqeriteti. Mbi këtë temë delikate, autori jep hollësi të panumurta rreth ndodhive dramatike të viteve të LDB dhe për amullinë dëshpëronjëse të pjesës më të madhe të antikomunistëve në vend dhe në emigracion. Mbi të gjitha ai jep sipas meje çelsin si mund të lexohet kjo dizarmoni mes atyre që e quanin veten nacionalistë , e cila ka brënda shkaqe ende shumë të gjalla historike të një vendi që mbetej i përçarë.. Eshtë kudo i pranishëm rivaliteti meskin që karakterizon edhe disa krerë që i dinim ndryshe nga emri i madh që mbanin. Nëse lexuesit i çfaqet dyshimi se është subjektivizmi dhe protagonizmi që inspirojnë penën e autorit, ai mund t`a vërtetojë versionin e tij me anë dëshmish të tjera , njeri prej tyre libri “Hasan Dosti, një jetë për Ceshtjen Shqiptare” , ku kreu ballist nën presion aleat kërkonte unitet të emigracionit, dhe ndeshte në kundërshtime kokëngjeshura fshatarake, derisa Amerika e neveritur ua preu fondet.


Tepër interesante janë edhe episodet e ekzodit nën bombardimet aleate nëpër Bosnjë-Kroaci-Austri, ku guximi i K.B. Mirakajt shpëton grupin e vet (Gjon Markagjonin,Irfan Ohrin, Tahir Kolgjinin, Pandeli Papalilon, Ndue Gjonmarkajn, Xhemal Bashatin etj) nga një kurth që një prej krerëve tanë emërmadh (Mirakaj ia kursen emrin), u kishte ngritur pranë Kroatëve për t`a eliminuar tërë grupin e tyre. Si kurdoherë trimin e shpëton vendosmëria. Ai refuzon prerazi që grupi i të ikurve të lërë hotelin në Zagreb (ishte pregatitur plotoni i ekzekutimit ) dhe fton kreun kroat Ljuburiç aty, dhe sqarohet me të për akuzat fallso të ngritura sëlargu prej tanëve sikur Kapidani i Mirditës dhe Mirakaj kishin komplotuar meçetnikët për sulm kudra Koracisë;). Po të njejtën vendosmëri ai tregon edhe nëVjenë, por me efekt të shumzuar : duke shpëtuar me qindra të arratisur nga avancimi i shpejtë i sovjetikëve. Austriakët u ofrojnë leje-kalim vetëm krerëve të lartpërmendur për në Insbruck, dhe ata nisen. Përveç Kol Bibës! Ai nuk i braktis emigrantët pa dokumenta nëdorë të fatit. Ata i vijnë në hotel tërë ankth dhe ai i qetëson; Mos u bëni merak, nuk iki pa ju. I sëmurë nga plaga e mahisur në gju, me këmbë të enjtura, shtrohet në makinë shkrimi, harton dhjetra leje-kalimi kolektive prej 10 vetësh me një kryetar secila, dhe me ndëmjetësimin e Neubacherit, i cili ia pranon këtë formë “pasaporte” , i firmos tek autorititetet. Po kjo punë përsëritet edhe në Insbruck, kur erdhi puna për të kaluar në Itali sëbashku dyqind e ca të ikur, pa mjete e pa gjuhë.


Cështja e Fashizmit ku përqëndrohen akuzat e ka një shpjegim tek politika e kohës së Zogut , kur ky sistem shihej si ide relativisht efikase në një epokë krize, falë realizimeve sociale të saj të një kapitalizmi populist . Qe katastrofa e luftës që e diskreditoi . Për Mirakajn dhe tërë të ashtuquajturit fashistë ose filo-italianë, motivimi i tyre ishte ekskluzivisht mbështetja tek Italia me anën e një politike miqësie për ndihme ekonomike dhe sigurisht anti-fqinjëve ,kur Perëndimi s`garantonte as tërësinë territoriale ; ata e kuptonin atë lidhje nëpërmjet vendosjes se një princi të Savojës si mbret, kurse Italia ( me sugjerimin e Cianos që deshi të bëntë posi Gjermania me Sudetët dhe Austrinë por pa potencialin e saj njerzor e ushtarak)) e okupoi krejt në befasi dhe nxori variantin e bashkimit personal. Ka disa nuanca mes krerëve që u aktivizuan. Disa më të rëndësishmit kanë shkruar mbi rrethanat dhe veprimeve/ pikpamjeve tëtyre. Mirakaj qëndron më vete dhe për një arsye të fortë, e cila të bind plotsisht kur lexon librin. Kur përmenda largpamësinë e tij kisha parasysh pikërisht këtë fakt; që, befasia e pushtimit të armatosur italian e bëri të linte mënjanë divergjencat me Zogun dhe të ofrohej ta luftonte zbarkimin në Shën Gjin (ai pat qëndruar në emigracion nga 1926 deri në 1932, pra në këtë moment ai ndodhej brënda kufive) , por me krijimin e gjendjes së re mbas pushtimit , ai mori përsipër detyra sikur edhe të tjerët, për të kërkuar kthimin te fjala që ishte dhënë për një princ mbi një shtet të pavarur. Të gjithë kërkuan energjikisht që pavarësia brënda unionit personal të vihej nëvend. Pra e luftuan forcën madhore menjëherë. Por Mirakaj veçanërisht , mendon të përfitojë nga momenti për të përballuar rreziqet e reja në horizont, që shumë të tjerë nuk i shihnin , ose flirtonin me një koalicion antifashist që as i përfillte. Ai e pa të udhës të mos e lindte pa shfrytzuar këtë prani në vend të makinës ushtarake Italiane që po humbte luftën duke i shkëputur armatime e fonde, sëpari përkundra rrezikut çetnik (ishte momenti kur D. Mihajloviç eluftonte dhe ai Gjermaninë . dhe kishte në program çfarosjen e popullsive shqiptare – një pukjan i K.B.Mirakës kishte zbuluar dokumentin e këtij programi tek trupi i një Malezezi të vrarë ). Më vonë , ky rrezik çetnik i la vendin një tjetri , bile në një farë mënyre u bë aleat i përkohëshëm, sepse doli fitues kërcënimi më i mbuluar por shumë më ugjent ,ai i PKJ që kishte depërtuar edhe në Shqipëri. Gjëra të habitshme dalin nga libri i Mirakajt dhe nga shkrimet e asaj pjese politikanësh që ka heshtur me detyrim deri sot ( për tu lexuar edhe “Ad Memorandum” i Institutit të Studimeve të krimeve të Komunizmit, me 10 dëshmi të rëndësishme). Kryesorja është kjo : Apelit të Veriut Shqiptar ( më i rrezikuari siç ishte tradicionalisht dhe më i dëmtuari siç doli menjëherë mbas) iu përgjigj me indiferencë pikërisht Balli Kombëtar, i cili në takime ia pranonte propozimet Mirakës për veprim urgjent, dhe i linte mënjanë posa ai kthente shpinën. Dhe kjo megjithse ai nuk pretendonte , por ofrohej si vetëm kontribues, mjaft që të pranohej plani i rezistencës. Por për habi edhe vetë Xhafer Deva, që duhej të ishte i interesuar në maksimum, u tregua i ftohtë me Mirakajn. Konkretisht, kur ai mori në dorëzim Ministrinë e P. Brëndshme nga Mirakaj, ky i fundit, i ofroi Devës listën e 12 mijë luftëtarëve të rekrutuar falë ndihmës italiane në javët e fundt të teposhtës së saj, Ai e refuzoi (!) duke thënë :’Nuk më duhen këshilla, do të ndërtoj shtet modern” (në gjashtë muaj do ta ndërtonte?...). Shkurt ai refuzoi në esencë strategjinë e sulmit dhe adoptoi posi të tjerët atë të planifikimit (...) Kështu mbetën armiq efektivë të komunizmit tonë të frymëzuar e komanduar nga dyshja Dushan-Miladin, krahinat e veriut si Mirdita e GjonMarkajve, Kol Bib Mirakajnë Pukë dhe Muharrem Bajraktari e Kryezestë në Verilindje, Kaloshët dhe krerët dibranë, dhe natyrisht Lidhja e Dyte e Prizrenit e Devës në Kosovë kur Regjenca e Qeveria e Tiranës nuk ranë më dakord me Devën. Por këto qendra nuk e kishin një komandë unike, dhe as ndërlidhje të rregullt mes tyre, gjë që shpjegon pse nuk u realizua një forcë unike dhe kompakte kaq e natyrshme për atë moment rreziku iminent, si mjet i vetëm shpëtimi, po edhe si një kryeurë perëndimore për luftën e ftohtë mbas pak muajsh. Krerët e Ballit kaluan në Veri veç për vetmbrojtje. Pra u duk sheshit pavendosmëria në planin e tyre të vonuar për rezistencë , të cilën përçudi e kërkuan me këmbëmgulje të bëhej në Lurë(!), dhe jo në Shkodër ku kishte përqëndrime të mëdha forcash. (Rivaliteti i vogël me Veriun del i qartë gjatë tërë kohës si në ato momente kritike, ashtu dhe në emigracion). Plani pra nuk u realizua, ngaqë ndërhynë shpejt partizanët që kishin kapur Dibrën. Kur përmenda aftësinë e Kol Bibës për përgjigje të duhur në çastin e duhur,do të ndërmend vetëm edhe një rast tjetër nga të shumtit . Kur pushteti në Shtator të1943 kaloi nga qeveria nën Italinë tek ajo nën Gjermanët, Kol Biba si ministër i brëndshëm mori vesh se po bëhej fshehtaz një mbledhje në Bashki për të ngritur një assamble të re kushtetuese, por pa respektuar autoritetin ekzistues. (shenjë mosrespekti qytetar përveçse shkelje kostitucionale) . Qeveria u dizorientua, çoi zvkryeministrin Iliaz Agushin (të vrarë më von në Tiranë ) tek Komanda gjermane për të pyetur nëse kjo ish nisma e saj. Ajo e mohoi diplomatikisht. Atëhere Mirakaj , me solidarizmin e vetëm ministrit të Drejtësis Anton Kosmaçit shkoi në Bashki , dhe u kumtoi : “Qeveria nuk don ta mbajë as një orë pushtetin, por don që kalimi i tij të bëhet kostitucionalisht, prandaj mbledhja duhet të shpërndahet tani menjëherë në praninë time”. Pjesëmarrsit ,u bindën dhe madje ata q ë kuptonin, u shprehën dakord me qëndrimin ligjor të ministrit nëfuqi. Përjashtimet e pakta qëautori i quan “luga në sahan” s`patën kurajën të hapnin gojën, kurse një ushtarak me origjinë tëhuaj që kundërshtoi , Mirakaj e vuri në vend në mënyrë të prerë. ( Janë momente në libër që nuk mund të mos admirosh qëndrimin dinjitoz dhe energjik të tij.) Ky ishte Kol Bib Mirakaj, dhe ky guximi e urtësia e një njeriu që i kishte barazi frymën e ligjshmërisë evropiane, Kanunin e traditës, dhe karakterin burrnor për tu dalë zot. Libri rekomandohet sëfundi thjesht si shprehës të njerës prej pikpamjeve që duhet të ballafaqohen pa tjetër me dokumentat e thatë dhe me logjikën historike dhe rrethanore shumë më të vlefshme, para se të vihet pena mbi kartë për të shkruar historinë.


Rss_feed