Shopping Cart
Your Cart is Empty
Quantity:
Subtotal
Taxes
Shipping
Total
There was an error with PayPalClick here to try again
CelebrateThank you for your business!You should be receiving an order confirmation from Paypal shortly.Exit Shopping Cart

Albanian-American Freedom House

Albanian-American Freedom House

News

News

A Ka dijeni Presidenti Nishani

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on February 23, 2015 at 12:55 AM

 


Visar Zhiti


Nga Mërgim Korça

 

 A Ka dijeni rreth fakteve që pasojnë, kur flet për Visar Zhitin, Presidenti Nishani ?


Nuk mjaftoi mynxyra q’e gjeti çiftin Zhiti me humbjen aksidentale të të vetmit bir të tyre, (ngjarje e cila ndodhi dhjetorin e kaluar e mos gjetë çift prindësh të tjerë) por, kohët e fundit u bënë të përditëshme pohime, shkrime si edhe konsiderata rreth emërimit të mundshëm të poetit si edhe shkrimtarit tone përmasash botërore, Visar Zhitit, si përfaqësues të Shqipërisë pranë Selisë së Shënjtë në Vatikan.


Jo vetëm pa u zgjatur por edhe pa hyrë fare në diskutime si edhe gjykime dhënë nga personalitete ose nga persona të ndryshëm rreth këtij problemi, por nisur vetëm nga sebepi, tek i cili mbështetet Presidenti Nishani se me të nuk u konsultua K/ministri lidhur me miratimin e listës përfaqësuesve të Shtetit Shqiptar akredituar pranë shtetesh të ndryshëm, mes të cilëve qé edhe emri i Visar Zhitit, nuk mund të mos e vemë në dukje se në fakt kemi të bëjmë me një shkelje të etikës brënda rregullave kushtetuese. Dakord. Mirëpo presidenti ka filluar dhe si argument, tashmë thjeshtë personal, për mos miratimin për t’a emëruar Visar Zhitin si ambasador në Vatikan ka nxjerr’edhe një letër tjetër nga mëng’e tij, faktin se Visar Zhiti ka përdorur edhe cakun gjuhësor inkuizicion ndaj pozicionimit të kishës. Por, duke e shikuar me këndvështrim më të shtrirë problemin do të doja, pa fare komente po thjeshtë t’ua hiqja tisin e harresës disa momenteve nga jeta e Visar Zhitit q’e veçojnë këtë kandidat ambasador kryekëput nga kolegët e tjerë të listës paraqitur Presidentit Nishani për miratim. Veç çmimeve të tjera por konkretisht akorduar në Itali poetit dhe shkrimtarit Visar Zhiti kemi në rend kronologjik :


-Leopardi d’Oro, (1991- Milano), Racconta il tuo Dio, (1992 – Milano), Gaetano Salvetti, (1997 – Romë), Ada Negri, (1998 – Lodi), Premio Internazionale per la Poesia, (1999 – San Felice Circeo), Premio Internazionale “Mario Luzi”, 2007 – Romë, etj. etj. -Anëtar i Akademisë Ndërkombëtare të Arteve, Letërsisë dhe Shkencës “Alfonso Grassi” si edhe Anëtar i “El Pen Club”, (i anëtarësuar në 2008-ën në të njajtën ditë me Evgeni Jevtushenko-n).


Dhe ne na lind e drejta legjitime të shtrojmë pyetjen, pa as më të voglin qëllim fyerës ndaj të tretëve : I takon personalitetit të Visar Zhitit të futet në një listë rrafshuese vlerash ?


E për t’i dhënë si përfundim edhe kokë muhabetit lidhur me vlerat e njohura ndërkombëtarisht Visar Zhitit, është krejt’e natyrëshme të rikujtojm’edhe një fakt i cili secilin shqiptar duhet t’a bëjë të ndjehet KRENAR :


Ishte 1 janari i vitit 2000 ... dhe e festonte bota ardhjen e Mijëvjeçarit të Ri. Mes qyteteve të tjera europiane që donin t’u a tregonin njeritjetrit vlerat e ndërsjella të tyre kulturore, nuk kish se si të mos ishte edhe Roma, Djepi i Kulturës Latine. E pikërisht në Romë, në një kohë që tek Stacioni Hekurudhor Termini i saj, përzgjedhur nga ajka e inteligjencës bashkëkohore italiane, qé vendosur një pllakatë gjigande me vargjet e një poezie të Goethe-s që e çmojnë si gjeniun e poezisë që dijti në një varg të shkrijë mijëvjeçarë, në Piazza Navona, vatër e lasht’e rivalitetit profesional mes arkitektëve të famshëm Gian Lorenzo Berninit që ndërtoi “Shatrivanin e Katër Lumenjëve”, si edhe Borrominit që ndërtoi “Kishën e Shën Anjezës”, qé vendosur një tjetër pllakatë madhështore me vargjet e kujt, do të pyesë ai që nuk e di ? Pikërisht ato të Visar Zhitit, gjigantit të Letrave Shqipe ! Atij që kritiku i njohur letrar italian Sebastiano Grasso e ka cilësuar në vazhdim tek gazeta Corriere della Sera të 21 dhjetorit 2012 si “… poeti gladiator, Kalorësi i Varrit të Shënjtë, Poeti Engjëll ndër Poetët më të Mëdhenj Europianë … !


Dy fjalë tashti rreth sebep-it tjetër që ka filluar të zerë në gojë Presidenti Nishani për mos’emërimin e Visar Zhitit si përfaqësues të Shqipërisë pranë Selisë së Shënjtë në Vatikan. Nuk kam se si mos t’a ve në dukje se si pohimet e bëra nga Imzot (malltezi) Trendo në parim ishin aspak diplomatike, (nisur nga sa edhe si i takon të shprehet një klerik i atij liveli, pa lé pastaj mirësjelljes që mendohet se duhet t’a ketë në themel një klerik në përgjithësi). Qëndrimi si edhe pohimet e këtij prelati, sollën në vazhdim reagimin skajshëm diplomatik ku Visar Zhiti reagoi vetëm me “M’u duk shkrim për një inkuizicion”. Dhe në fakt Imzot Frendo reagoi menjëherë me një t’ashtuquajtur “autokritikë në shtyp”. Kjo më bën të mendoj, edhe jam disi i lëkundur dhe nuk e kam të plotë bindjen, se Presidenti Nishani e ka informacionin rreth tematikës së zhvilluar gjatë simpoziumit treditor të zhvilluar në Vatikan nga data 29 e deri më 31 tetor të vitit 1998 me porosí të Atit të Shënjtë Wojtyla. Kjo, sepse Ai donte që në pragun e hyrjes së mijëvjeçarit të dytë të njiheshin botërisht faktet “… lidhur me format e dëshmive të rréme si edhe për pasojë skandalet e lindur dhe zbatuar përgjatë harkut të historisë nga bijt’e Kishës …”, për të cilat Ati i Shënjtë kërkoi botërisht falje më 12 mars të vitit 2000 përgjatë Ditës së faljeve. Lidhur me ato zhvillime profesor Agostino Borromeo ka botuar veprën prej 788 faqesh të titulluar “Inkuizicioni”, (i cili zgjati jo pak por mbi pesë shekuj).


Prandaj unë theksoj se po t’a kishte këtë informacion Presidenti Nishani, jam i bindur se atë vetëm përdorimi i cakut gjuhësor “inkuizicion” nga ana e Visar Zhitit, sido që të ishte puna, nuk duhej t’a kishte shtyrë e t’a merrte si sebep për mos t’a akredituar Visar Zhitin si ambasador në Vatikan ! Kaq, pa dashur t’i a hyjm’e t’i shqyrtojmë më gjatë shëmbujt e një trajektoreje ecjeje gjithë zig-zage përgjatë 25 viteve të fundit të personit i cili sot për sot, nën petkun e Presidentit, mëton të japë leksjone se si duhet vepruar lege artis !


I mbyllim këto radhë me bindjen se Presidenti Nishani, nisur nga vlerësimet që i bëhen poetit dhe prozatorit shqiptar Visar Zhiti nga personalitete të shquara ndërkombëtare të letrave, do të dijë t’u shmanget “sebepeve” që lidhen me vogëlsirat e etikës kushtetuese ose përdorimit të një caku gjuhësor të papërshtatshëm sipas presidentit dhe, ashtu siç e veçojnë jashtë radhe Visar Zhitin për vlerat e tija të mëdhá në fushën e letërsisë, edhe presidenti do t’a nxjerrë veç nga lista e përgjithëshme e propozimeve dhe, KRENAR PËR KË KA NDERIN T’A DËRGOJË PËRFAQËSUES TË SHQIPËRISË, DO T’A AKREDITOJË VISAR ZHITIN PRANË SELISË SË SHËNJTË NË VATIKAN !

Categories: None