Shopping Cart
Your Cart is Empty
Quantity:
Subtotal
Taxes
Shipping
Total
There was an error with PayPalClick here to try again
CelebrateThank you for your business!You should be receiving an order confirmation from Paypal shortly.Exit Shopping Cart

Albanian-American Freedom House

Albanian-American Freedom House

News

News

Komunistet jane vec tradhetar

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on March 5, 2015 at 2:45 AM


Nga Ilir Demalia


NË VEND TË MESHËS QË DUHEJ DHËNË SOT NGA KISHA KATOLIKE NE SHQIPËRI !

"As ma pak e as ma shumë, se ajo që kam dijtë me kohë, se, komunistët janë veç tradhëtar!" 
Këto janë fjalët që Dom Lazër Shantoja u tha komunistëve kur e arrestuan në 27 Janar të 1945.


Përpara se ta pushkatonin, i çuan nënën, Lucien. Kur pa të birin që e tërhiqshin zharg, me këmbë të prera e duar të keputura, ashtu si copë druri, ju lut hetuesve, prokurorëve, policëve, shtetit: "Ju lutem, tregonja nji mëshirë të fundit, ipjani nji plumb e mos leni me vuejt kështu djalin tem!".


Ata njerëz që e kthyen në copë drune dom Lazrin, kanë emër e mbiemër, ata janë: Jusuf Alibali, Vaskë Koleci, Mustafa Iljazi, Hysni Lame...


Kur erdhi Papa në fund të vitit të kaluar, në Meshën e Madhe në Tiranë, ishin, pikërisht, pasardhësit e të sipër/përmëndurve, realisht, si pasardhës funksionesh të krimit të diktaturës, ulur në poltronat e "nderit". Në fotografitë e Martirëve te "varura" në bulevard, mungonte Dom Lazër Shantoja, dhe prelati tjetër dhe miku e bashkëpuntori tij Patër Anton Harapi! Të dy si "kolaboracionistë" !!! Në qoftë se këta të dy nuk mund të quhen MARTIR të Kishës, atëherë Papa dhe Kisha Katolike duhet te redificionojnë fjalën MARTIR. 
Sa për Dom Rrok Mirditën, në këtë rast, i shkonte shumë mirë poltrona me heshtjen dhe pajtimin me shtetin midis pasuesve të atyne, që tërhoqën zharg Dom Lazrin e Patër Antonin!


Dom Lazri, njeriu që krijoi "Insitutin e Studimeve e Shqipëtare në 1941, sëbashku me Zef Valentinin, Karl Gurakuqin, Ernest Koliqin, Mustafa Krujën e Xhevat Korçën. 
Dom Lazri, perlë e letrave shqipe si tregimtar dhe poet. Perkthyes dhe oratar.
 Njeriu që bëri të flasë aq bukur shqip Faustin e Gëtes dhe Schillerin. 
Satirist i pashoq dhe thuprues, tregimtar e poet veprat e njohura Mergimi, Duhija, Lamtumirë, Keshtjelli. Ai trajton vuajtjen e pafund të shqipëtarit, që me shpresë të rrejshme, rrin e i krijon vetës jetë alucinacionate me një lavdi të rrejshme!!


Duke e mbyllur dhe për ta parë me gjendjen sot të Shkodrës, po e byll me fjalët e ketij oratori, mbajtun në Konferencën për Shkodrën në 1924.


"Ndînje, o zotёnì, zânin t’onё, kёqyrni tё drejtat t’ona! Per hater tё Zotit, per hater tё Shqipnìs, per hatrin e kombit shqiptàr, mos e dёnoni Shkodren, persè Shkodra do tё rrnojё! persè Shkodra edhè trup i dekun ne u baftё prej jush, kà per tё kênё «das lebende Leichnam»—kufomё e gjallё—Dinje se Perendija Shkodren e kà bâ per Shqipnì, sikur kà bâ Shqipnìn per Shqiptàr!
 Marrë nga GAZETA “ORA E MALEVE”, SHKODER, 19 PRILL 1924, NR. 17.


Sot lutna për ty Dom Lazër, siç ka thënë miku bashkëpuntori yt, Patër Anton Harapi:


"Ju jeni ma të fortë nen dhe, sa na mbi dhe."

Categories: None