Shopping Cart
Your Cart is Empty
Quantity:
Subtotal
Taxes
Shipping
Total
There was an error with PayPalClick here to try again
CelebrateThank you for your business!You should be receiving an order confirmation from Paypal shortly.Exit Shopping Cart

Albanian-American Freedom House

Albanian-American Freedom House

News

News

PETRO ZHEJI FJETI

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on March 16, 2015 at 11:35 PM


Petro Zheji ne dhomen e punes ne Washington


Nga Lekë Tasi


Petro Zheji vdiq në 15 Mars. Përdora foljen “fjeti” më lart, sepse kështu thuhej dhe vazhdon të thuhet për besimtarët kur ikin nga kjo jetë. Të njejtin kuptim ka dhe shprehja “ ndërroi jetë”, sepse nënkuptohet me të që jeta vazhdon mbas atij momenti. Jo vetëm bisedat e Petros me këdo dhe kurdoherë e shpallnin besimtarinë e tij, por edhe vepra e tij e shkruar vazhdon ta shpallë atë, duke e përkufizuar madje ai vetë kërkimin e tij filosofik si Kristologji, çfarëdo lëmë të shkencës të ketë pasë përfshirë kërkim i tij. Këtë cilsim e thekson edhe titulli i veprës së tij të fundit, “Roli Mesianik i Shqipes”, libër që doli nga shtypi pak ditë para se Petroja të jepte frymën e mbrame.


Mediat tona e ngrejnë lart Petron me epitete të larta, por heshtin rreth këtij tipari themelor të veprës së tij. Pse ndodh ? Gazetaria më e kualifikuar, po edhe ajo më pak e tillë, ajo që kërkon sensacionin, kanë në qendër të tyre, përcjeljen në publik thelbin e dishkaje, fenomen, ide, vepër o person; ato priren ta formulojë shkurt dhe qart, të diskutojë rreth tij, e jo ta fshehin me anë termash të pergjithshëm që sjellin zbehjen e subjektit dhe rënien e interesit të lexuesve.


Kush ishte në thelb Petro Zheji? Pse është kaq e panjohur për masën vepra e tij filozofike? Sa peshë specifike kanë përkthimet e tij dhe sa librat e tij origjinale në kontributin tërësor që ai i ka dhënë kulturës sonë? Këtu del çështja e interesit që masa e madhe e lexuesve mund të tregojë për problemet filozofike dhe veçan për debatin edhe më të thellë të gjuhës si fenomen i rastit apo metafizik. Kjo është e qartë, por kur vijmë te elita dhe rrethet akademike, pse kjo heshtje? Mos theksi që u vihet përkthimeve, fsheh dëshirën për të eklipsuar librat? Po të kthehemi te mediat, meqë për fat ose për vullnet të mirëfilltë politik nuk kemi revista, ato janë zhdukur, temat e mësipërme duhet të ishin lënda më e kërkuar e një shtypi që synon nivelin evropian. Mos vallë është ndjeshmëria e publikut shkaku që nuk promovohen?. E përjashtojmë, sepse privatisht Petroja merrte sinjale simpatie pavarësisht përkatësis fetare, madje edhe prej sektorit ateist. Cilido qoftë pozicioni i intelektualit, atij i “hanë duart” për debat. E pra, është pikërisht debati që u shmang kaq kohë, për çdofarë teme, sepse strukturat institucionale janë të mbyllura ndaj tij. Ai, debati, zëvendësohet rrallë-herë me fraza zhvleftësuese që sulmojnë sëtoku studime serioze (siç është rasti) dhe mitomanira pa rëndësi, duke mos dhënë emra, por me adresim të qartë. Ka edhe një prirje tjetër: i vishen studimit një numur valencash të tepëruara, ndofta prej padijës mirëdashëse apo dhe të nxitura, për ta spostuar punën në një terren jo shkencor.


Shkurt dhe për të përgjithësuar në planin kombëtar , kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi heshtje të plotë kur në tryezë shtrohen çështje që vënë në diskutim serioz me rrezik përmbysjeje të gjërave ekzistuese, të trashguara, dhe nga ana tjetër debate mjaft të gjalla por me një kufi të caktuar “hapjeje “, i përfaqësuar ky kufizim prej moderatorit, rrethit të të ftuarve, dhe financimit të aktiviteteve, në mënyrë që ajo që quajtëm “heshtje e plotë” më lart, të ketë një kundërpeshë zhurme, që të lozë rolin e debatit, natyrisht edhe me maja autenticiteti brënda saj, për të pasur e tëra një pamje demokratike të besueshme. Të ngushëllon fakti që vepra e tij është aty, e botua mbas kaq peripecish të autorit dhe rreziqesh, ajo është e pranishme përballë kësaj përzjerje heshtjeje –zhurme e-debati të mefshtë që po gëzojmë prej 20 vjetësh. Del pyetja: Kur do të dalin revistat , kur e kaluara do të japë lejen që ato të dalin, kur do jepet leja që temat pervëluese të preken, që e vërteta e vërtetë të apasionojë një rreth të gjerë intelektualësh të rinj të paduruar? Sepse ka shoqëria jonë dijetarë që t`i dalin zot edhe opusit të Petro Zhejit , për ta bërë të njohur këtyre të rinjve me mjetet e ndryshme të komunikimit , në katedra që fitohen me konkurse e me punime të botuara lirshëm përkundra mungesave të ndryshme penguese, madje edhe në gjuhë të huaja. Pritet vetëm sinjali nëse do vijë.

Categories: None