Albanian-American Freedom House
Albanian-American Freedom House
News
|
Nga Doreida Dhonato Tezha
Nje borxh i imi moral ndaj drejtesise, vuajtjeve dhe talentit te saj me detyrojne te publikoj keto dy fjale: Ne pervjetorin e saj te vdekjes Ylli qe s'e lane te shkelqeje…
Jo cdo njeri zoteron talentin e bukur te te shkruarit, por sot te gjithe “shkrujane”. Fale teknologjise se sotme kane dale shume poete, shkrimtare, historiane etj., etj. Duke qene se s’kam te drejte te gjykoj askend, ne shenje respekti per jeten e “perdhunuar’ dhe duke I sherbyer historise se vertete (e theksoj te vertete) te popullit tim, me gjithe ngurrimin e kahkohshem, marr sot guximin te shkruaj dy fjale te verteta, te pazbukuruara dhe thjesht fakte nga jeta e Zj. Merita Sakoli Tezha, sot ne pervjetorin e saj te vdekjes.
Merita Sokoli Tezha
Merita lindi ne 29 Dhjetor 1924 ne qytetin e Korces. Qysh e vogel u shqua nga talenti i rralle per muziken dhe zerin e mrekullueshem, ze i cili terhoqi vemendjen e prof. Kozmo, pedagog i muzikes ne Liceun Kombetar te Korces. Qysh ne moshen 14-vjecare kendonte si soliste ne Radio Experimental Tirana. Ne koncertet e shumta ne Tirane dhe Korce Merita ne kenget popullore shoqerohej ne piano nga Pjeter Dungu, ndersa ne kenget klasike shoqerohej nga Tonin Guraziu. Ne vitin 1939 shkoi per studime ne Itali, ne Akademine Nacionale te Santa Cecilia ne Rome, institucion ne te cilin kane studjuar dhe te famshmit Beniamino Gigli, Maria Cherogiorgou-Sigara, Ennio Moricone, Franco Donatoni, Preng Jakova etj. Vazhdoi studimet deri ne gusht te vitit 1944 me pedagogun Ricardo Stracati, duke marre dhe mesime private nga Mark Antoni, pedagog i te famshmit I Mario del Monaco. Merita eshte aktorja e pare shqiptare ( fakt ky pak I njohur) me rol kryesor se bashku me Kristaq Antoniun ne filmin e pare shqiptar me metrazh te shkurter " Takim ne Liqen" i cili u xhirua ne Shkoder dhe ne Manastirin e Shen Naumit ne Pogradec ne vitin 1942, por qe u shfaq vetem ne Itali. Film ky per te cilin rinia shqiptare dhe ma don mendja pjesa me e madhe e popullit as qe e dine qe ka ekzistuar.Gjate pushimeve te shkolles angazhohej gjithmone me aktivitete artistike ne Tirane dhe Korce dhe korcaret e quanin " Bilbili i qyetit". Ne vitin 1943 dha nje koncert recital ne kinema "Majestik" me kenge popullore me qellim bamiresie. Ishte me rezultate te shkelqyera ne shkolle dhe per te mbrojtur diplomen kishte zgjedhur dhe po punonte me arien "Bohema", diplome qe ajo nuk mundi ta mbronte per arsye te se ashtuquajtures lufte qe solli si rezultat mbylljen e rrugeve. Ne vitin 1944 kendon ne Radio Tirana se bashku me Tefta Tashkon, Marie Krajen, Viktori Xhacken etj. dhe ne vitin 1945 me talentin e rralle qe dispononte u aktivizua dhe ne Teatrin Popullor, perkrah Naim Frasherit, Lazer Filipit, Prokop Mimes, Liza Vorfit etj. Ne maj te vitit 1947 e arrestojne bashke me te shoqin ( Tika Tezha) dhe e denojne me burgim per agjitacion e propagande si armike te popullit ( te popullit te cilit i kendonte me dashuri) duke i prere buzeqeshjen, duke I shuar zerin si bilbil dhe duke I “perdhunuar” jeten, Torturat dhe mundimet e tmerreshme ne burg I kaloi se bashku me zonjat Sabiha Kasimati, Rita Koci, Musine Kokalari, Diti Bicaku, etj ( fakte keto, te cilat I permend dhe Zj. Rita Koci ne rrefimet dhe kujtimet e saj) Tmerri i burgut, debimeve dhe internimeve e shoqeruan tere jeten se bashku me te shoqin dhe djalin e vetem (Didin). Ka jetuar ne Kavaje, ku nderohej nga ate gjithe njerezit e mire te Kavajes, deri ne vitin 1993 dhe pastaj emigroi ne Amerike me te birin dhe familjen e tij. Une, nga bashkejetesa 21 vjeçare me te, nuk me del nga mendja tronditja qe pesonte sa here qe degjonte zhurmen e makines se ndaluar poshte shtepise, zhurme e cila e bente gjithmone te rijetonte momentin e arrestimit. Vdiq ne 4 Nentor 2007 kur nderroi jete e semure nga kanceri i mushkerise. Merita ishte nje talent i rralle, nje bilbil i lindur, nje yll i artit shqiptar por qe komunizmi nuk e la kurre te shkelqente dhe e shojti qe ne hapat e pare duke copetuar jeten e saj dhe demtuar rende artin shqiptar.
Categories: None